{"id":122690,"date":"2020-02-25T11:27:43","date_gmt":"2020-02-25T10:27:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122690"},"modified":"2020-02-25T11:27:43","modified_gmt":"2020-02-25T10:27:43","slug":"gjermania-duhet-te-ktheje-besueshmerine-qe-humbi-be-ne-maqedoni-e-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjermania-duhet-te-ktheje-besueshmerine-qe-humbi-be-ne-maqedoni-e-shqiperi\/","title":{"rendered":"Gjermania duhet t\u00eb kthej\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb humbi BE n\u00eb Maqedoni e Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>E ardhmja e rajonit t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb ardhmes s\u00eb paqes e stabilitetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontinentin, thot\u00eb presidenti i Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, Manuel Sarrazin n\u00eb bised\u00eb me Deutsche Wellen.<\/p>\n<p><em><strong>Deutsche Welle:<\/strong>\u00a0Sapo u zgjodh\u00ebt president i Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Gjermani, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfytyroni me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Manuel Sarrazin:\u00a0<\/strong>Fillimisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nderim i madh, q\u00eb nj\u00eb komunitet i till\u00eb i p\u00ebrzgjedhur dhe i madh m\u00eb jep k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr dy vitet e ardhshme t\u00eb drejtoj Shoqat\u00ebn e Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb bashk\u00ebpunim me presidiumin dhe k\u00ebshillin shkencor. Ne duam t\u00eb jemi nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Europ\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e rajonit dhe p\u00ebr vet\u00eb iden\u00eb europiane n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><em>Ku doni t&#8217;i vendosni pik\u00ebr\u00ebndesat? Pas 20 vitesh t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Gernot Erler me ju fillon nj\u00eb epok\u00eb e re, edhe nj\u00eb nd\u00ebrrim brezash &#8230;<\/em><\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdohet puna e suksesshme e shoqat\u00ebs, dhe t\u00eb trajtohen sfidat q\u00eb sjellin koh\u00ebt e reja edhe p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Europ\u00ebs Juglindore. E dyta \u00ebsht\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb rajoni, p\u00ebr momentin i gjith\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje politike n\u00eb kryeqytetet europiane dhe n\u00eb Berlin. Ne duam t\u00eb p\u00ebrpiqemi si me pun\u00ebn ton\u00eb baz\u00eb, shkenc\u00ebn, por edhe me lobingun politik dhe si &#8220;think tank t\u00eb mbajm\u00eb lart n\u00eb Berlin v\u00ebmendjen p\u00ebr rajonin. E kjo sigurisht n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb lidhet me temat q\u00eb trajtohen n\u00eb mars, \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb tani e \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore?<\/em><\/p>\n<p>Besoj, se Bashkimi Europian me mosmarrjen e vendimit p\u00ebr fillimin e negociatave n\u00eb gusht ka humbur shum\u00eb besueshm\u00ebri tek t\u00eb dyja vendet. Dhe k\u00ebrkohet ve\u00e7an\u00ebrisht roli i Gjermanis\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mbush\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk besueshm\u00ebrie p\u00ebrmes nj\u00eb angazhimi proaktiv dhe intensiv me rajonin e t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb sinjale t\u00eb forta aty. Mendoj, se Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore k\u00ebtu mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me ekspertiz\u00eb dhe sinjale t\u00eb veta politike n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><em>Krahas Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb edhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje. \u00c7far\u00eb parashikoni n\u00eb Serbi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb zhvillohen n\u00eb prill zgjedhjet parlamentare?<\/em><\/p>\n<p>Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore e shoq\u00ebron t\u00eb gjith\u00eb procesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike konstruktive. E shohim me shqet\u00ebsim, q\u00eb zgjedhjet n\u00eb Serbi zhvillohen para sfidave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb politik\u00ebn e brendshme. E sigurisht jemi t\u00eb preokupuar, se si (mund t\u00eb) respektohen standartet demokratike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, si n\u00eb drejtim t\u00eb q\u00ebndrimit q\u00eb mbajn\u00eb aktor\u00ebt qeveritar\u00eb ashtu edhe t\u00eb sjelljes s\u00eb opozit\u00ebs. Mendoj, se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi, nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb lart angazhimin e qart\u00eb t\u00eb BE p\u00ebr procesin e zgjerimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, pra edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, nga ana tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb rabat t\u00eb standarteve q\u00eb prekin nenet 23 dhe 24.<\/p>\n<p><em>Gregor Mayer u nderua k\u00ebt\u00eb vit me \u00e7mimin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore si &#8220;kronist i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i minimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Hungari&#8221;. Si n\u00eb Hungari edhe vende t\u00eb tjera n\u00eb rajon jan\u00eb t\u00eb prekura nga proceset e g\u00ebrryerjes nga brenda t\u00eb demokracis\u00eb dhe populizmit n\u00eb rritje. Me \u00e7far\u00eb iu del ball\u00eb k\u00ebtyre proceseve shoqata?<\/em><\/p>\n<p>Mendoj, se n\u00eb vende si Hungaria, apo edhe n\u00eb Turqi p\u00ebr shembull \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur q\u00eb dalim n\u00eb krah t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende ndodhet n\u00ebn presion t\u00eb madh, por edhe n\u00eb an\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve dhe aktivist\u00ebve q\u00eb ndodhen n\u00ebn presion. Natyrisht n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme, n\u00ebse i krahason k\u00ebto dy vende. Megjithat\u00eb duhet t\u00eb tregojm\u00eb q\u00eb ne e drejtojm\u00eb vemendjen tek situata, tek aktor\u00ebt (e shoq\u00ebris\u00eb civile) dhe rolin e tyre dhe t\u00eb jemi n\u00eb Gjermani nj\u00eb z\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, mendoj, se nj\u00eb diskurs i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim se n\u00eb \u00e7&#8217;mas\u00eb mund t\u00eb forcojm\u00eb proceset europiane, ve\u00e7an\u00ebrisht brenda an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BE q\u00eb kan\u00eb probleme t\u00eb tilla, k\u00ebtu nuk b\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm Hungaria, por edhe vende t\u00eb tjera n\u00eb rajon. Mendoj, se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb qeveria gjermane ka lejuar q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr shtetin ligjor, q\u00eb parimisht v\u00ebzhgon t\u00eb gjitha vendet europiane dhe nuk krijon p\u00ebrshtypjen, se v\u00ebzhgohen vet\u00ebm shtete t\u00eb ve\u00e7anta, nga rajone t\u00eb tilla. Por ky proces duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb lidhje me situat\u00ebn n\u00eb Hungari, Rumani, Bullgari, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><em>Krahas \u00e7mimit p\u00ebr gazetar\u00eb q\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, shoqata do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb m\u00eb shum\u00eb gazetar\u00ebt n\u00eb rajon me dh\u00ebnien p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr gazetar\u00eb nga Europa Juglindore q\u00eb ndodhen n\u00ebn presione t\u00eb ndryshme&#8230;<\/em><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr gazetar\u00ebt nga rajoni, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr transparenc\u00eb, luftimin e korrupsionit dhe ekonomis\u00eb klienteliste, e q\u00eb shpesh punojn\u00eb n\u00ebn presion apo n\u00eb rreziqe -kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ne. Dhe ne duam q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb sinjal me dh\u00ebnien e nj\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr gazetar\u00ebt nga rajoni.<\/p>\n<p><em>Ju jeni deputet i T\u00eb Gjelb\u00ebrve dhe z\u00ebvend\u00ebsoni nj\u00eb socialdemokrat. A do t\u00eb ket\u00eb zhvendosje n\u00eb trajtimin e pik\u00ebr\u00ebndesave?<\/em><\/p>\n<p>E ardhmja e rajonit t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore \u00ebsht\u00eb, sipas mendimit tim, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb ardhmes p\u00ebr paqen dhe stabilitetin e t\u00eb gjith\u00eb kontinentit. Dhe un\u00eb ndjehem k\u00ebtu si nj\u00ebri nga deputet\u00ebt e Bundestagut, q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr rajonin, e p\u00ebr mua nuk do b\u00ebja dallime me koleg\u00ebt nga partit\u00eb e tjera demokratike. Sigurisht q\u00eb ka tema t\u00eb caktuara, q\u00eb lidhen m\u00eb shum\u00eb me T\u00eb Gjelbrit, e q\u00eb e prekin shum\u00eb rajonin, si p\u00ebr shembull ndryshimi i klim\u00ebs. P\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb, se Gernot Erler tema t\u00eb tilla i kishte po ashtu n\u00eb axhend\u00eb si\u00e7 do t&#8217;i kemi edhe ne n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><em>Po i afrohemi presidenc\u00ebs gjermane t\u00eb BE n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgatit Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Ne do ta shoq\u00ebrojm\u00eb presidenc\u00ebn. P\u00ebr ne ka r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb Gjermania t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb profil t\u00eb sajin si aktor i perceptuar n\u00eb rajon n\u00eb periudh\u00ebn e presidenc\u00ebs s\u00eb BE. Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore s\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Jashtme dhe institucione t\u00eb tjera, si Aspen-Institute do t\u00eb p\u00ebrpiqet me aktivitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb jap\u00eb kontributin e saj p\u00ebr nj\u00eb presidenc\u00eb t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p><em>Manuel Sarrazin, MdB (Aleanca 90\/T\u00eb GjelbritGr\u00fcnen), \u00ebsht\u00eb zgjedhur president i ri Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore (SOG). Shoqata e Europ\u00ebs Juglindore \u00ebsht\u00eb shoqata m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme konsultuese e politik\u00ebs n\u00eb Gjermani p\u00ebr temat nga Europa Juglindore.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ardhmja e rajonit t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb ardhmes s\u00eb paqes e stabilitetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontinentin, thot\u00eb presidenti i Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, Manuel Sarrazin n\u00eb bised\u00eb me Deutsche Wellen. Deutsche Welle:\u00a0Sapo u zgjodh\u00ebt president i Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Gjermani, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfytyroni me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb? Manuel Sarrazin:\u00a0Fillimisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122691,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122690","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}