{"id":122953,"date":"2020-02-28T14:30:10","date_gmt":"2020-02-28T13:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122953"},"modified":"2020-02-28T14:30:10","modified_gmt":"2020-02-28T13:30:10","slug":"emerimet-ne-kushtetuese-dvorani-ked-nuk-ka-funksionuar-ishin-tejkaluar-afatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/emerimet-ne-kushtetuese-dvorani-ked-nuk-ka-funksionuar-ishin-tejkaluar-afatet\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimet n\u00eb \u201ckushtetuese\u201d, Dvorani: KED nuk ka funksionuar, ishin tejkaluar afatet"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi Ardian Dvorani u thirr n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb Presidentit p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Dvorani justifikoi veprimet e KED-s, p\u00ebr shpalljen e nj\u00ebkohshme t\u00eb listave, me faktin se sipas tij ishin tejkaluar t\u00eb gjitha afatet. Sipas Dvoranit, KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk kishte funksionuar, ndaj n\u00eb vitin 2019 kishte nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur t\u00eb gjith\u00eb procedurat p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakancave.<\/p>\n<p>Dvorani: Vendet vakantet q\u00eb do t\u00eb krijoheshin koh\u00eb pas kohe nga nj\u00ebra-tjetrat. N\u00eb vitin 2019 p\u00ebr shum\u00eb arsye, ku s\u00eb pari p\u00ebr shkak t\u00eb vettingut, u krijuan t\u00eb gjitha vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk funksionoi. K\u00ebshtu q\u00eb KED e vitit 2019 u ngarkua t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka. S\u00eb pari duhet t\u00eb miratonim t\u00eb gjitha aktet n\u00ebnligjore. Ky proces na mori disa muaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai shtoi se KED nuk pati koh\u00eb edhe p\u00ebr shkak se deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019 iu desh t\u00eb plot\u00ebsonte aktet n\u00ebn ligjore p\u00ebr verifikimit t\u00eb kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Dvorani: Deri n\u00eb fillim t\u00eb muajit prill ne p\u00ebrfunduam paket\u00ebn e akteve. Ne filluam verifikimin e t\u00eb gjitha vakancave nj\u00ebher\u00ebz. Ne ishim n\u00eb kushtet kur t\u00eb gjitha afatet ishin t\u00eb tejkaluara, dhe duhet t`i b\u00ebnim t\u00eb gjitha nj\u00ebher\u00ebz. Kjo u kusht\u00ebzua dhe nga nj\u00eb fakt tjet\u00ebr, sepse n\u00eb listat kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb kandidonte p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vakanc\u00eb. K\u00ebto nuk kan\u00eb ndikim te nj\u00ebri-tjetri n\u00eb kuptimin e paragjykimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai tha se nj\u00eb tjet\u00ebr problem ishte dhe fakti se nga 57 kandidatura p\u00ebr vakancat e Gjykat\u00ebs Kushtetutuese mbet\u00ebn n\u00eb gar\u00eb vet\u00ebm 6 p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet vakante.<\/p>\n<p>Dvorani: Procesi i verifikimit zgjati deri n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik. Gjat\u00eb vitit u verifikua dhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr, ku p\u00ebr shkak t\u00eb s`kualifikimeve nj\u00eb pjes\u00eb e vendeve vakante mbet\u00ebn pa num\u00ebr t\u00eb caktuar kandidat\u00ebsh. U shqyrtuan 57 kandidat\u00eb, ku 15 kandidat\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn dhe 20 kandidat\u00eb iu ndalua kandidimi. N\u00eb fund vet\u00ebm 6 kandidat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet vakante.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr verifikimin e kandidat\u00ebve, Ardian Dvorani e quajti spekulim faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mbeteshin vet\u00ebm 6 kandidat\u00eb. Ai tha se kushtet e kandidimit jan\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme dhe t\u00eb parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb. Ai e justifikoi k\u00ebt\u00eb edhe me faktin q\u00eb 9 nga kandidat\u00ebt e skualifikuar b\u00ebn padi n\u00eb gjykat\u00eb, ku 8 prej tyre u rr\u00ebzuan.<\/p>\n<p>Dvorani: Un\u00eb them q\u00eb b\u00ebm nj\u00eb proces rigoroz dhe me veprimeve hetimuese t\u00eb ve\u00e7anta vet\u00ebm n\u00eb kushte specifike. Kushtet e kandidimit jan\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme. KED ruajti standardin e gjykimit dhe legjitimitetin e procesit. Ndaj \u00e7do ide q\u00eb hidhet se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, mendoj se \u00ebsht\u00eb spekulim. Edhe pse u ndaluan nga kandimi 20 kandidat\u00eb vet\u00ebm 9 prej tyre i jan\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs, ajo i ka rr\u00ebzuar 8 nga padit\u00eb e ngritura. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast Gjykata Administrative e Apelit kishte gjetur shkelje n\u00eb procedur\u00ebn e KED.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, para nisjes s\u00eb marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Ardian Dvoranit, an\u00ebtari i k\u00ebtij Komisioni nga radh\u00ebt e opozit\u00ebs, Adriatik Alimadhi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebzuar aktet e Presidentit, duhet t\u00eb ishin p\u00ebrpara k\u00ebtij komisioni. K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ka mb\u00ebshtetur dhe deputeti tjet\u00ebr opozitar, Alban Zeneli. Por, kryetari i k\u00ebtij Komisioni, Ulsi Manja, u shpreh se ka nj\u00eb plan hetimi i cili \u00ebsht\u00eb ezauruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb. Ulsi Manja tha se Komisioni i ka shtuar objektit t\u00eb hetimit edhe shkeljet e Kushtetut\u00ebs nga Presidenti p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Ulsi Manja rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Alimadhit p\u00ebr t\u00eb thirrur edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me dekretet e Presidentit. Por, pas fjal\u00ebs s\u00eb Ulsi Manj\u00ebs, Alimadhi reagoi p\u00ebrs\u00ebri duke k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni Hetimor t\u00eb filloj\u00eb procedur\u00ebn e pyetjeve me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve pasi Venecia t\u00eb publikoj\u00eb opinionin e saj n\u00eb lidhje me shkeljet kushtetuese t\u00eb Presidentit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi Ardian Dvorani u thirr n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb Presidentit p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Dvorani justifikoi veprimet e KED-s, p\u00ebr shpalljen e nj\u00ebkohshme t\u00eb listave, me faktin se sipas tij ishin tejkaluar t\u00eb gjitha afatet. Sipas Dvoranit, KED [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":65642,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122953","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122953\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}