{"id":122977,"date":"2020-02-28T16:20:33","date_gmt":"2020-02-28T15:20:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122977"},"modified":"2020-02-28T16:20:33","modified_gmt":"2020-02-28T15:20:33","slug":"gati-nisja-e-punimeve-ne-sheshin-shqiponja-prezantohet-plani-si-do-te-menaxhohet-trafiku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gati-nisja-e-punimeve-ne-sheshin-shqiponja-prezantohet-plani-si-do-te-menaxhohet-trafiku\/","title":{"rendered":"Gati nisja e punimeve n\u00eb sheshin \u201cShqiponja\u201d, prezantohet plani si do t\u00eb menaxhohet trafiku"},"content":{"rendered":"<p>Trafiku i automjeteve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kryeqytet p\u00ebrmes nyjes s\u00eb sheshit Shqiponja do t\u00eb devijohet, duke nisur nga fillimi i jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mbikalimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, pjes\u00eb e projektit \u201cRehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me shigjeta \u2013 Rrethrrotullimi Shqiponja\u201d. P\u00ebrballimi i fluksit t\u00eb trafikut n\u00eb k\u00ebt\u00eb nyje, si dhe krijimi i hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb me ritmet e duhura pun\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj vepre, jan\u00eb dy nga arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebtij devijimi.<\/p>\n<p>Plani i menaxhimit t\u00eb trafikut, i cili parashikon masat p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebri sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb t\u00eb automjeteve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb punimeve, i hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Policin\u00eb e Shtetit \u00ebsht\u00eb prezantuar sot nga z\u00ebvend\u00ebsministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Artan Shkreli, n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arbjan Mazniku, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho si dhe shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Rrugore Tiran\u00eb, Erion Ahmeti.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo dakort\u00ebsi, e cila merret sot midis disa institucioneve t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e transportit, siguris\u00eb rrugore sidomos, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet n\u00eb nj\u00eb nga akset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb transportit nga nj\u00ebra an\u00eb, por dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb siguri maksimale gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb realizohen k\u00ebto punime, jo vet\u00ebm gjat\u00eb dit\u00ebs, por edhe gjat\u00eb nat\u00ebs kur ky shesh do t\u00eb jet\u00eb i ndri\u00e7uar. Skaleta t\u00eb cil\u00ebn specialist\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb k\u00ebto punime t\u00eb realizohen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr, radh\u00ebt apo pritjet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb vogla mund\u00ebsisht\u201d, u shpreh z\u00ebvend\u00ebsministri Shkreli.<\/p>\n<p>Drejtori i ARRSH sqaroi se jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr pajisjen me sinjalistik\u00ebn e nevojshme, q\u00eb do t\u00eb orientoj\u00eb l\u00ebvizjen e drejtuesve t\u00eb automjeteve n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me Policin\u00eb Rrugore. Verdho b\u00ebri t\u00eb ditur gjithashtu se do t\u00eb punohet 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo vep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cSot pritet t\u00eb miratohet Leja e nd\u00ebrtimit dhe menj\u00ebher\u00eb fillojn\u00eb punimet. P\u00ebr t\u00eb dakort\u00ebsuar menaxhimin jemi mbledhur me aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb veprimeve. Kemi menduar nj\u00eb skem\u00eb trafiku ku do pajiset me sinjalistik\u00ebn e nevojshme t\u00eb kantierit, me vij\u00ebzime ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb, sinjalistik\u00eb horizontale dhe vertikale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sigurt dhe gjat\u00eb dit\u00ebs dhe gjat\u00eb nat\u00ebs. Policia do na mb\u00ebshtes\u00eb dhe ne do jemi n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb dhe me bashkin\u00eb n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb projektit. Do t\u00eb punohet 24 or\u00eb n\u00eb 24 derisa vepra t\u00eb mbaroj\u00eb\u201d, theksoi Verdho.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1582903176386\"><\/div>\n<p>Nga ana e tij, Shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Rrugore Tiran\u00eb, Erion Ahmeti, njoftoi masat q\u00eb ka marr\u00eb policia lidhur me menaxhimin e trafikut sa i takon punimeve q\u00eb jan\u00eb parashikuar t\u00eb nisin. \u201cPolicia Rrugore e Tiran\u00ebs i ka marr\u00eb detyrimet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij plani t\u00eb menaxhimit t\u00eb trafikut lidhur me punimet q\u00eb do t\u00eb kryhen. Kemi qen\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb pun\u00ebs me ARRSH-n\u00eb dhe me bashkin\u00eb n\u00eb hartimin e k\u00ebtij plani. Me sh\u00ebrbimet e p\u00ebrditshme, por dhe me ato shtes\u00eb, sidomos ato t\u00eb emergjenc\u00ebs, kemi marr\u00eb masat dhe detyrimet p\u00ebr nj\u00eb rrjedhshm\u00ebri normale t\u00eb trafikut n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebr gjith\u00eb problematik\u00ebn jemi n\u00eb komunikim t\u00eb her\u00eb pas hersh\u00ebm me ARRSH dhe Bashkin\u00eb\u201d, b\u00ebri t\u00eb ditur Ahmeti.<\/p>\n<p>Duke nisur q\u00eb nga dita e h\u00ebn\u00eb, nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr leht\u00ebsimin e trafikut do t\u00eb fillojn\u00eb me lejimin e aksesit drejt rrug\u00ebs dyt\u00ebsore n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb superstrad\u00ebs Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs (drejtimin Durr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb) p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb dy pjes\u00eb, pran\u00eb Kryq\u00ebzimit t\u00eb rrug\u00ebs \u201cDardania\u201d dhe rrug\u00ebs \u201cNozllaku\u201d do t\u00eb lejohet kalimi djathtas drejt rrug\u00ebs dyt\u00ebsore t\u00eb superstrad\u00ebs p\u00ebr akses n\u00eb zon\u00ebn e Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj. Pran\u00eb fillimit t\u00eb mbikalimit t\u00eb Kamz\u00ebs, do t\u00eb lejohet akesi kthim djathtas nga superstrada drejt rrug\u00ebs dyt\u00ebsore si dhe drejt rrug\u00ebs \u201cKasem Shima\u201d e cila do t\u00eb dedikohet me nj\u00eb sens kalimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos kemi trafik t\u00eb mjeteve.<\/p>\n<p>Mbikalimi i Kamz\u00ebs n\u00eb krahun e majt\u00eb (drejtimi Durr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb) do p\u00ebrdoret vet\u00ebm me dy korsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb disiplinohet trafiku drejt sheshit Shqiponja. Mjetet q\u00eb vijn\u00eb nga n\u00ebnkalimi i Kamz\u00ebs dhe drejtohen drejt Tiran\u00ebs do ngushtohet n\u00eb nj\u00eb korsi sapo kalon rrug\u00ebn \u201c7 Marsi\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb Rruga \u201c7 Marsi\u201d mund t\u00eb p\u00ebrdoret si rrug\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur pran\u00eb ur\u00ebs se lumit Lana n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTeodor Keko\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkimin e linjave t\u00eb trafikut drejt rrug\u00ebs \u201c29 N\u00ebntori\u201d n\u00eb krahun e majt\u00eb (n\u00eb zbritje t\u00eb mbikalimit) n\u00eb p\u00ebrfundim do kemi tre korsi, dy q\u00eb vijn\u00eb nga drejtimi Durr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb dhe nj\u00eb korsi nga n\u00ebnkalimi i Kamz\u00ebs. Gjithashtu me 3 korsi do p\u00ebrdoret edhe drejtimi tjet\u00ebr i l\u00ebvizjes (drejtimi Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs) q\u00eb nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri p\u00ebrpara mbikalimit t\u00eb Kamz\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb vijuar n\u00eb sheshin Shqiponja ku l\u00ebvizja do vazhdoj\u00eb t\u00eb kryhet me rrethrrotullim, me t\u00eb vetmin ndryshim q\u00eb rrethrrotullimi do t\u00eb zhvendoset drejt jugut rreth 25-30 m dhe do t\u00eb zgjerohet n\u00eb rreze p\u00ebr t\u00eb akomoduar num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh mjetesh n\u00eb rreth.<\/p>\n<p>Rruga \u201cTeodor Keko\u201d (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do t\u00eb p\u00ebrdoret me 3 korsi n\u00eb t\u00eb dy senset e l\u00ebvizjes. Rruga \u201cDritan Hoxha\u201d n\u00eb drejtimin Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs do t\u00eb ngushtohet nga 4 korsi n\u00eb 3 korsi dhe ngushtimi i korsis\u00eb do t\u00eb kryhet rreth 100 nga rrethi.Rruga \u201cVangjel Noti\u201d do vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret si\u00e7 p\u00ebrdoret aktualisht me dy korsi (me nga nj\u00eb korsi p\u00ebr \u00e7do sens l\u00ebvizje).K\u00ebmb\u00ebsoret do t\u00eb mund t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb vendkalimet e dedikuara me vij\u00ebzim e sinjalistik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trafiku i automjeteve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kryeqytet p\u00ebrmes nyjes s\u00eb sheshit Shqiponja do t\u00eb devijohet, duke nisur nga fillimi i jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mbikalimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, pjes\u00eb e projektit \u201cRehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me shigjeta \u2013 Rrethrrotullimi Shqiponja\u201d. P\u00ebrballimi i fluksit t\u00eb trafikut n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122978,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122977","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122977\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}