{"id":123001,"date":"2020-02-29T11:35:39","date_gmt":"2020-02-29T10:35:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123001"},"modified":"2020-02-29T11:35:39","modified_gmt":"2020-02-29T10:35:39","slug":"presidenti-i-pse-ne-kongresin-e-ps-nuk-duhet-te-keni-iluzione-se-fushata-e-ardhshme-do-jete-e-lehte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/presidenti-i-pse-ne-kongresin-e-ps-nuk-duhet-te-keni-iluzione-se-fushata-e-ardhshme-do-jete-e-lehte\/","title":{"rendered":"Presidenti i PSE n\u00eb kongresin e PS: Nuk duhet t\u00eb keni iluzione se fushata e ardhshme do jet\u00eb e leht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka p\u00ebrsh\u00ebndetur sot Kongresin Zgjedhor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste duke siguruar p\u00ebr angazhimin dhe mb\u00ebshtetjen e k\u00ebsaj familje politike p\u00ebr hapjen e bisedimeve dhe integrimin europian. Stanishev iu shprehu keqardhjen shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00ebrmetin duke p\u00ebrs\u00ebritur sloganin e maxhoranc\u00ebs \u2018nuk jeni vet\u00ebm\u2019.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar miq \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua t\u00eb jem n\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres dhe t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes n\u00eb em\u00ebr t\u00eb socialist\u00eb-demokrat\u00ebve tan\u00eb. \u00c7do kongres \u00ebsht\u00eb sigurisht p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e madhe.<br \/>\nUn\u00eb mund t\u00eb deklaroj se e njoh partin\u00eb tuaj prej shum\u00eb vitesh. Kam qen\u00eb k\u00ebtu kur ishit n\u00eb opozit\u00eb dhe luftonit me regjimin e Berish\u00ebs dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb jam k\u00ebtu tani q\u00eb jeni n\u00eb qeveri.<br \/>\nN\u00eb fakt, jam i sigurt q\u00eb PS \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe i ka rr\u00ebnj\u00ebt mjaft thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb ka gjithmon\u00eb nj\u00eb reflektim, nj\u00eb autokritik\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e k\u00ebnaqur dhe do t\u00eb arrij\u00eb objektiva m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr vete dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt.<br \/>\nJam i bindur q\u00eb do ta shfryt\u00ebzoni k\u00ebt\u00eb kongres p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rrug\u00ebtimin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Do doja t\u00eb shprehja keqardhjen dhe p\u00ebr popullit shqiptar dhe ata q\u00eb p\u00ebsuan humbje gjat\u00eb t\u00ebrmetit.<br \/>\nDo doja mbi t\u00eb gjitha q\u00eb t\u2019ju drejtohesha atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar humbje, do t\u2019i kushtoja nj\u00eb homazh pop shqiptar p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn gjat\u00eb t\u00ebrmetit dhe solidaritetin.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptoni se nuk jeni vet\u00ebm dhe se ka nj\u00eb solidaritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sidomos europian dhe do doja t\u2019i referohesha konferenc\u00ebs s\u00eb donator\u00ebve e cila n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb shkurt\u00ebr mblodhi nj\u00eb shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<br \/>\nJam besimplot\u00eb q\u00eb qeveris\u00eb e drejtuar nga Edi Rama do ta drejtoj\u00eb procesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase e transparente\u201d, deklaroi Stanishev.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket negociatave ai e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar vendimin e tetorit p\u00ebr shtyrjen e tyre. Nj\u00eb vler\u00ebsim ishte p\u00ebr lidershipin shqiptar dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb fqinj\u00ebsi.<br \/>\n\u201cDo doja q\u00eb t\u00eb shprehja mb\u00ebshtetjen e PSE sa i p\u00ebrket negociatave me BE, ne jemi p\u00ebr hapjen sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb mundur. Shtyrja e vendimit n\u00eb tetor, ishte nj\u00eb vendim i gabuar politik.<\/p>\n<p>Dhe Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaft progres, n\u00eb reformat e gjyq\u00ebsorit, kund\u00ebr korrupsionit dhe n\u00eb p\u00ebrgatitjen e vendit n\u00eb procesin e integrimit. Jeni treguar mjaft t\u00eb qart\u00eb dhe n\u00eb angazhimin tuaj n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nNe historikisht kemi pasur nj\u00eb rajon t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e me konflikte dhe natyrisht me shum\u00eb plag\u00eb e humbje dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb shohin nga e ardhmja dhe k\u00ebt\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe dy lider\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri e Maqedonin\u00eb e Veriut duke mos ngritur mure por duke ngritur ura.\u201d, deklaroi Stanishev.<\/p>\n<p>Ai theksoi se BE duhet t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb keni b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn tuaj t\u00eb detyrave dhe BE duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e tij t\u00eb detyrave.<br \/>\n\u201cN\u00eb fakt KE sapo ka prezantuar metodologjin\u00eb e re t\u00eb zgjerimit dhe \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mir\u00ebprit\u00ebm mjaft sepse kjo do ndryshoj\u00eb dhe q\u00ebndrimin e disa vendeve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave. Na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb, na pret pun\u00eb p\u00ebrpara si PSE dhe duhet t\u00eb p\u00ebrdorim ndikimin ton\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb proces. PSE s\u00eb shpejti do t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb prag t\u00eb samitit t\u00eb majit.<br \/>\nDo t\u00eb kem mjaft k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb takoj liderin tuaj, kryeministrin Edi Rama n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim dhe gjithashtu t\u00eb shihni qart\u00eb angazhimin e k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr integrimin europian.<br \/>\nProcesi i integrimit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb, k\u00ebrkon p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm dialog t\u00eb brendsh\u00ebm por edhe me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE dhe ne ofrojm\u00eb eksperienc\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nShpresoj fort q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb kemi arsye p\u00ebr t\u00eb festuar s\u00eb bashku. Mund t\u00eb mb\u00ebshteteni tek angazhimi i plot\u00eb i yni si familje politike p\u00ebr t\u2019ju mb\u00ebshtetur\u201d, tha Presidenti i PSE.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv n\u00eb vetvete por nj\u00eb instrument p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe kjo \u00ebsht\u00eb treguar dhe nga partia juaj.<br \/>\n\u201cSepse bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb ndryshon shum\u00eb shpejt dhe n\u00eb momentin q\u00eb jemi k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb kemi arritur mbetemi pas\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Stanishev foli dhe p\u00ebr fushat\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<br \/>\n\u201cMendoj q\u00eb kongresi juaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb stimul p\u00ebr partin\u00eb tuaj p\u00ebr zgjedhjet e 2021. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar stabilitet, zhvillim prosperitet p\u00ebr jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e axhend\u00ebs suaj. Nuk duhet t\u00eb keni iluzione se kjo fushat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb. Po, ju jeni nj\u00eb parti e fort\u00eb, m\u00eb e fort\u00eb se opozita por prisni q\u00eb do t\u00eb sulmoheni n\u00eb \u00e7do faz\u00eb. Jam besimplot\u00eb q\u00eb ju do ta nd\u00ebrtoni k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<br \/>\nJu uroj fushat\u00eb t\u00eb mbar\u00eb edhe pse nuk ka filluar ende, por \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb fushat\u00eb, b\u00ebjeni mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoni jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka p\u00ebrsh\u00ebndetur sot Kongresin Zgjedhor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste duke siguruar p\u00ebr angazhimin dhe mb\u00ebshtetjen e k\u00ebsaj familje politike p\u00ebr hapjen e bisedimeve dhe integrimin europian. Stanishev iu shprehu keqardhjen shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00ebrmetin duke p\u00ebrs\u00ebritur sloganin e maxhoranc\u00ebs \u2018nuk jeni vet\u00ebm\u2019. \u201cT\u00eb nderuar miq \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":123002,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123001","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123001\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}