{"id":123158,"date":"2020-03-02T11:37:54","date_gmt":"2020-03-02T10:37:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123158"},"modified":"2020-03-02T11:37:54","modified_gmt":"2020-03-02T10:37:54","slug":"operacioni-mezhgorani-reagon-gjykata-e-larte-dvorani-nuk-ka-pasur-kontakt-me-asnje-person","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/operacioni-mezhgorani-reagon-gjykata-e-larte-dvorani-nuk-ka-pasur-kontakt-me-asnje-person\/","title":{"rendered":"Operacioni \u2018Mezhgorani\u2019, reagon Gjykata e Lart\u00eb: Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnj\u00eb person"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me operacionin \u201cMezhgorani\u201d, ku mes 30 personave t\u00eb arrestuar ishte dhe botuesi Henri \u00c7ili, i cili u la i lir\u00eb dit\u00ebn e djeshme. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi drejtuar mediave, Gjykata thekson se Ardian Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnj\u00eb person, nd\u00ebrsa thuhet se dosjet shqyrtohen sipas radh\u00ebs s\u00eb ardhjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u raportua dhe m\u00eb her\u00ebt, prokuroria n\u00eb p\u00ebrgjimet e saj, pohonte se pedagogu Henri \u00c7ili kishte kontaktuar me relatorin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Arbion Alikos, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burg p\u00ebrjet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar me p\u00ebrpar\u00ebsi dosja. Relatori i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ishte pik\u00ebrisht Ardian Dvorani.<\/p>\n<p>NJOFITMI I GJYKATES SE LARTE<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 28.02.2020, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp, Policia e Shtetit njoftoi publikisht disa t\u00eb dh\u00ebna lidhur me disa veprime dhe rezultate t\u00eb arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2019 dhe nj\u00eb operacioni policor t\u00eb em\u00ebrtuar \u201cMezhgorani\u201d.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj deklarate, n\u00eb media u shfaq\u00ebn informacione dhe komente se ishin ndaluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij operacioni edhe disa persona me dyshimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb veprimtari q\u00eb synonin t\u00eb p\u00ebrshpejtonin shqyrtimin e s\u00eb paku nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe m\u00eb tej ndryshimin e situat\u00ebs ligjore t\u00eb personave t\u00eb gjykuar dhe d\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave, n\u00eb media e p\u00ebrhap menj\u00ebher\u00eb edhe informacioni se nj\u00ebra prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve penale, me nr. 52105-00941-00-2019, e regjistruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 09.10.2019, ka si relator t\u00eb saj gjyqtarin Ardian Dvorani. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, informohej publiku se nj\u00eb apo disa nga personat e ndaluar ishin takuar me nj\u00eb funksionar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe kishin marr\u00eb prej tij\/saj premtimin se kjo \u00e7\u00ebshtje penale do t\u00eb shqyrtohej mes \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb para sapo Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb b\u00ebhej funksionale.<\/p>\n<p>Duke i lidhur k\u00ebto dy episode, ku padyshim i pari \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe konfirmohet edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat tona zyrtare, filloi t\u00eb aludohej se n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ka qen\u00eb gjyqtari Ardian Dvorani apo ndonj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb aktualisht apo n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb ndikonte n\u00eb realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre lidhur \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb sip\u00ebrcituar. Ky aludim u p\u00ebrhap me nxitim n\u00eb media pa kryer verifikimet minimale t\u00eb fakteve dhe pa k\u00ebrkuar informacion zyrtar nga ana e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Po k\u00ebshtu, si\u00e7 ndodh gjithmon\u00eb, shpesh edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, pa minimumin e kujdesit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qytetare dhe institucionale n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe me regjim demokratik, ky aludim u ushqye pa asnj\u00eb arsyetim t\u00eb bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb respektit p\u00ebr veten e tyre dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore nga subjekte politike dhe persona t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb komunikojn\u00eb me publikun dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Prandaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykata dhe prokuroria po kryejn\u00eb dhe duhet t\u00eb kryejn\u00eb detyrat e tyre deri n\u00eb fund edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke rip\u00ebrs\u00ebritur se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nuk ka pasur asnj\u00eb lloj kontakti, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo natyre dhe me \u00e7far\u00ebdo personi, t\u00eb gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me \u00e7far\u00ebdo \u00e7\u00ebshtjeje gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen penale nr. 52105-00941-00-2019, vler\u00ebsuam ti paraqesim publikut disa shpjegime t\u00eb thjeshtuara p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si administrohen \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore, si caktohet gjyqtari relator, si caktohet dhe kur shqyrtohen \u00e7\u00ebshtjet nga kolegjet e gjykat\u00ebs, si edhe disa t\u00eb dh\u00ebna konkrete t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb proceduar me \u00e7\u00ebshtjet penale n\u00eb periudh\u00ebn N\u00ebntor 2019 dhe deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Gjyqtari relator i \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb vjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb caktohet n\u00ebp\u00ebrmjet shortit elektronik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb rast\u00ebsishme, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb momentin e regjistrimit t\u00eb saj n\u00eb regjistrat e k\u00ebsaj Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas natyr\u00ebs s\u00eb tyre, \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb shqyrtohen duke respektuar radh\u00ebn e ardhjes s\u00eb tyre p\u00ebr shqyrtim pran\u00eb k\u00ebsaj Gjykate. P\u00ebrjashtimisht, n\u00eb raste t\u00eb caktuara dhe t\u00eb motivuara sipas kritereve t\u00eb paracaktuara dhe t\u00eb miratuara n\u00eb rregullat e brendshme t\u00eb administrimit t\u00eb tyre, \u00e7\u00ebshtje konkrete mund t\u00eb shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, jasht\u00eb radh\u00ebs s\u00eb ardhjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb . [1] Procesi i p\u00ebrshpejtimit t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre kritereve, por edhe angazhimin dhe p\u00eblqimin paraprak t\u00eb gjyqtarit relator, kolegjit p\u00ebrkat\u00ebs dhe Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht, p\u00ebr shkak se n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb gjyqtar n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore, t\u00eb \u00e7do lloji e natyre, pavar\u00ebsisht nga koha kur kan\u00eb ardhur p\u00ebr shqyrtim, n\u00eb sistemin e administrimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve rezultojn\u00eb me gjyqtar relator t\u00eb vetmin gjyqtar n\u00eb detyr\u00eb: Ardian Dvorani. Gjithsesi, n\u00eb sistem e administrimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe n\u00eb secil\u00ebn dosje administrohet edhe historiku i caktimit t\u00eb gjyqtarit relator dhe ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr tu shqyrtuar nga kolegji p\u00ebrkat\u00ebs. Natyrisht, n\u00eb t\u00eb ardhmen, me em\u00ebrimin dhe fillimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj, do t\u00eb veprohet me shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve dhe caktimin e gjyqtar\u00ebve relator\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb procedojn\u00eb me p\u00ebrgatitjen e secil\u00ebs \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr relatim dhe m\u00eb pas p\u00ebr gjykim n\u00eb kolegjin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Gjykata e Lart\u00eb prej koh\u00ebsh ka qen\u00eb pjes\u00ebrisht funksionale dhe prej shum\u00eb muajsh nuk \u00ebsht\u00eb funksionale me pasoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e mundshme, \u00ebsht\u00eb punuar dhe vijon t\u00eb punohet me intensitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr studimin e dosjeve dhe p\u00ebrgatitjen e relacioneve p\u00ebrkat\u00ebse nga ana e k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrgatitje b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb krijuar sa m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb, kur Gjykata t\u00eb b\u00ebhet funksionale, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe vendos\u00eb p\u00ebr zgjidhjen sa m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb muajit Janar 2020, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr tu shqyrtuar 5202 \u00e7\u00ebshtje penale, nga t\u00eb cilat 79 jan\u00eb n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore dhe 5123 n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr tu shqyrtuar, n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi 566 \u00e7\u00ebshtje penale, num\u00ebr i cili rritet vazhdimisht me rreth 40-50 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebrgatiten \u00e7do muaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, aktualisht dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb afatmesme, Gjykata e Lart\u00eb po bashk\u00ebpunon dhe do t\u00eb mb\u00ebshtetet me ekspertiz\u00eb, masa dhe burime t\u00eb tjera nga SHBA n\u00ebp\u00ebrmjet Projektit Justice for All dhe nga Euralius.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 26 dhe t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 34 t\u00eb ligjit nr.98\/2016, Z\u00ebvend\u00ebskryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani ka ndjekur dhe p\u00ebrmbushur detyrimin procedural t\u00eb caktimit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve ligjore q\u00eb ngarkohen me studimin dhe p\u00ebrgatitjen e relatimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore, duke ndjekur rigorozisht kriterin kohor t\u00eb ardhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. N\u00eb gjendjen aktuale, jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb kuptim por edhe nuk \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb fakt n\u00eb asnj\u00eb rast m\u00eb urdh\u00ebrimin e p\u00ebrgatitjes p\u00ebr shqyrtim t\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje gjyq\u00ebsore jasht\u00eb radh\u00ebs s\u00eb ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 i deklaruam mediave t\u00eb interesuara dit\u00ebn e premte, pa miratimin me shkrim t\u00eb drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, asnj\u00eb dosje gjyq\u00ebsore nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqet p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo q\u00ebllimi nga ana e k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb. Akoma m\u00eb tej, duke vijuar si deri m\u00eb sot ndjekjen me rigorozitet t\u00eb procedurave dhe kritereve t\u00eb miratuara, si edhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb presin prej vitesh zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tyre, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb drejtuesit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb gjyqtari Ardian Dvorani do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb respektimin e k\u00ebtyre procedurave. Prandaj, jo vet\u00ebm nuk ka ndodhur, por askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr apo t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb duke i paracaktuar ndonj\u00eb trajtim t\u00eb privilegjuar rasteve dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara, si aktualisht ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Gjykata e Lart\u00eb, me ardhjen e gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj, do t\u00eb b\u00ebhet funksionale.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr t\u00eb mos ngelur vet\u00ebm tek fjal\u00ebt, meqen\u00ebse, k\u00ebto dit\u00eb ka ndjeshm\u00ebri lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale nr. 52105-00941-00-2019 e regjistruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 09.10.2019, s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb Njoftim Publik p\u00ebrcillen publikisht p\u00ebr ti njohur konkretisht kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar edhe kopje t\u00eb skanuara t\u00eb dokumenteve q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs N\u00ebntor 2019 dhe deri m\u00eb sot, me t\u00eb cilat u jan\u00eb caktuar p\u00ebr studim k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb cilat nuk jan\u00eb trajtuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Kushdo mund t\u00eb konstatoj\u00eb, jo vet\u00ebm respektimin e radh\u00ebs kohore t\u00eb ardhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, por edhe faktin e thjesht\u00eb se nuk ka asnj\u00eb veprim n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale nr. 52105-00941-00-2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me operacionin \u201cMezhgorani\u201d, ku mes 30 personave t\u00eb arrestuar ishte dhe botuesi Henri \u00c7ili, i cili u la i lir\u00eb dit\u00ebn e djeshme. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi drejtuar mediave, Gjykata thekson se Ardian Dvorani nuk ka pasur kontakt me asnj\u00eb person, nd\u00ebrsa thuhet se dosjet shqyrtohen sipas radh\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":123159,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123158","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}