{"id":123833,"date":"2020-03-16T12:36:42","date_gmt":"2020-03-16T11:36:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=123833"},"modified":"2020-03-16T12:36:42","modified_gmt":"2020-03-16T11:36:42","slug":"koronavirusi-bozdo-rama-refuzoi-propozimet-e-pd-dhe-mbeshtetjen-e-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/koronavirusi-bozdo-rama-refuzoi-propozimet-e-pd-dhe-mbeshtetjen-e-bashes\/","title":{"rendered":"Koronavirusi\/ Bozdo: Rama refuzoi propozimet e PD dhe mb\u00ebshtetjen e Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb situat\u00ebn ku ndodhet vendi, demokrati Eno Bozdo deklaron se m\u00eb I keqi lajm q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb d\u00ebgjuar nuk \u00ebsht\u00eb koronavirusi, por p\u00ebrgjigja negative q\u00eb kryeministri I dha dje kryetarit t\u00eb opzit\u00ebs, Edi Rama.<\/p>\n<p>Sipas tij, me refuzimin e propozimeve te kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb mir\u00ebmenduar ekonomike dhe sociale, Rama refuzoi edhe mb\u00ebshtetjen morale t\u00eb k\u00ebti jt\u00eb fundit, gj\u00eb kjo q\u00eb nuk ndodh n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>STATUSI I PLOTE<\/strong><br \/>\nLajmi m\u00eb i keq nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb koronavirusi, por p\u00ebrgjigjia e djeshme e kryeministrit<br \/>\nP\u00ebrgjigjia e djeshme e kryeministrit, tutje lajmeve trishtuese t\u00eb koronavirusit q\u00eb nuk di t\u00eb ndalet, ishte lajmi m\u00eb i keq i mund\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebrballur si\u00e7 duhet me k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb.<br \/>\nDje, propozimeve te kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb mir\u00ebmenduar (gjithsesi aspak luksoze) ekonomike dhe sociale, kryeministri i nxituar iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb refuzim t\u00eb plot\u00eb. Ai i kund\u00ebrshoi propozimet e opozit\u00ebs si \u201c\u2026k\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb stabilitetit ekonomik afatgjat\u00eb dhe d\u00ebmtuese t\u00eb interesave t\u00eb brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb\u2026\u201d.<br \/>\nTing\u00ebllon shum\u00eb ironik ky argument nga goja e kryeministrit q\u00eb ka lidhur dhjet\u00ebra kontrata korruptive afatgjata PPP p\u00ebr 25 vitet e ardhshme, duke thelluar borxhin publik n\u00eb nivele t\u00eb pap\u00ebrballueshme dhe duke v\u00ebn\u00eb realisht n\u00eb rrezik t\u00eb madh prosperitetin ekonomik t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy dekadat n\u00eb vazhdim.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb ironike t\u00eb mendosh se nd\u00ebrsa ai, kryeministri, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte personi i par\u00eb i interesuar t\u00eb kishte dakord\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs konservatore (madje mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb fort\u00eb) p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb madhe n\u00eb ekonomi n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebr interesa t\u00eb ulta bankare, garantim kredish nga shteti, reduktimit apo zerim t\u00eb taksave dhe kontributeve, p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje-ndihm\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb gjithan\u00ebshme, p\u00ebr \u00e7udi (p\u00ebr idiot\u00ebsi do t\u00eb thoja) \u00ebsht\u00eb personi i par\u00eb q\u00eb e kund\u00ebrshton at\u00eb menj\u00ebher\u00eb, pa menduar aspak!<br \/>\nN\u00eb Itali, Franc\u00eb, Greqi, SHBA, Spanj\u00eb, Britani, paketat e propozuara dhe q\u00eb tashm\u00eb po fillojm\u00eb t\u00eb implementohen jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra dhe mbulojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sektore se ato q\u00eb Basha propozoi dje. Ka nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: Basha \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb i matur (aspak i ekzagjeruar) n\u00eb propozimin e tij duke njohur mjaft mir\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Basha jo vet\u00ebm i dha dje propozime t\u00eb gatshme kryeministrit, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, i dha dje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mb\u00ebshtetjen e tij morale p\u00ebr t\u00eb implementuar k\u00ebto masa, pavar\u00ebsisht faktit se masat do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb sforcim i madh p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb anemike. M\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje se kaq asnj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk mund t\u00eb pres\u00eb.<br \/>\nPo cfar\u00eb po b\u00ebjn\u00eb vendet e tjera:<br \/>\nN\u00eb itali, Dekreti (Decreto Salva Economia) parashikon:<br \/>\na. pezullim t\u00eb t\u00eb gjitha detyrimeve fiskale t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve dhe individ\u00ebve,<br \/>\nb. pezullim te detyrimeve te kredis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmarrje dhe individ\u00eb;<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1584358581877\"><\/div>\n<p>c. akses t\u00eb menj\u00ebhershm\u00eb n\u00eb kredi t\u00eb buta (t\u00eb siguruara pjes\u00ebrisht nga shteti) p\u00ebr bizneset q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb;<br \/>\nd. ndihm\u00eb p\u00ebr qiran\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb;<br \/>\ne. reduktim apo shuarje t\u00eb faturave t\u00eb energjis\u00eb dhe ujit<br \/>\nf. benefite (mesatarisht 500 euro p\u00ebr nj\u00eb xhiro vjetore 50 mij\u00eb euro dhe deri 1000 euro n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb xhiro m\u00eb t\u00eb madhe vjetore) p\u00ebr punonj\u00ebsit n\u00eb profesione t\u00eb lira;<br \/>\ng. leje e detyrueshme e paguar p\u00ebr prind\u00ebrit me f\u00ebmij\u00eb;<br \/>\nh. leje e detyrueshme e paguar p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb prind\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor;<br \/>\ni. pagesat p\u00ebr babysitter ( 600 deri 1000 euro n\u00eb muaj);<br \/>\nN\u00eb Franc\u00eb, Macron propozoi masa t\u00eb gj\u00ebra dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr \u201c..t\u00eb mbrojtur pagat dhe nd\u00ebrmarrjet franceze..\u201d. \u201c..T\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet franceze mund t\u00eb shtyjn\u00eb detyrimet e tyre fiskale t\u00eb muajit mars, kur t\u00eb duan, pa asn\u00eb gjob\u00eb, pa asnj\u00eb burokraci, vet\u00ebm me nj\u00eb lajm\u00ebrim pran\u00eb zyrave t\u00eb fiskut..\u201d- deklaroi pardje Macron. Macron gjithashtu deklaroi se po punon p\u00ebr nj\u00eb plan francez dhe evropian p\u00ebr ringritjen e ekonomis\u00eb franceze dhe evropiane.<br \/>\nN\u00eb Gjermani, Merkel prezantoi paket\u00ebn (deri) n\u00eb 500 miliard\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ekponomin\u00eb dhe punonj\u00ebsit. Kjo do t\u00eb ofrohet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kredie pa limit, pa asnj\u00eb burokraci, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga bankat dhe t\u00eb siguruar nga qeveria federale, me kosto zero p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet! Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz deklaroi dje q\u00eb \u201c asnj\u00eb pun\u00ebtor gjerman nuk do t\u00eb humb\u00eb pag\u00ebn dhe vendin e tij t\u00eb pun\u00ebs, dhe asnj\u00eb nd\u00ebrmarrje gjermane nuk do t\u00eb familimentoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb koronavirusit..\u201d<br \/>\nN\u00eb Greqin\u00eb fqinj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur nga pandemia thuajse n\u00eb p\u00ebrmasat tona, kryeministri Mitsotakis deklaroi pezullim e t\u00eb gjitha detyrimeve fiskale p\u00ebr t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet greke si dhe 400 euro n\u00eb muaj pages\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet n\u00eb nevoj\u00eb apo q\u00eb vuajn\u00eb nga papun\u00ebsia sezonale (turiz\u00ebm dhe agrikultur\u00eb). Ai lajm\u00ebroi gjithashtu reduktim t\u00eb faturave t\u00eb energjise dhe t\u00eb telefonis\u00eb.<br \/>\nKa tashm\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb pjekur politik dhe ekonomik evropian se kriza do t\u00eb ngjasoj\u00eb shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit 2008, dhe se masa urgjente te leht\u00ebsimit fiskal dhe mbrojtjes sociale duhet t\u00eb merren nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare.<br \/>\nPropozimet e Bash\u00ebs nuk vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb paprekur. K\u00ebto dit\u00eb, tre shoqata biznesesh, ajo e Operator\u00ebve turistik\u00eb, ajo e Biznesit t\u00eb vog\u00ebl si dhe Unioni i Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb plot\u00eb ndihme ekonomike dhe sociale p\u00ebr biznesin dhe shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nPra kriz\u00ebn e kemi tek dera, n\u00eb mos ka hyr\u00eb brenda tashm\u00eb! P\u00ebr shak t\u00eb keqqeverisjes dhe korrupsionit galopant, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit n\u00eb vet\u00ebm dhjet\u00eb duar miqsh t\u00eb kryeministrit, parametrat makroekonomike te vendit jan\u00eb kaq t\u00eb brisht\u00eb sa nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmerren nd\u00ebrhyrje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomi se ato q\u00eb Basha k\u00ebrkoi dje. Duhet patjet\u00ebr t\u00eb ndryshohet buxheti i shtetit (t\u00eb mbidhet Kuvendi, nqs \u00ebsht\u00eb e nevojshme) dhe t\u00eb miratohen nderhyrjet e k\u00ebrkuara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duhet financuar shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, sepse 3.5 milione euro jan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me pandemin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, Rama nuk ka aspak luksin t\u00eb refuzoj\u00eb propozimin e Bash\u00ebs. Rama e di se pas disa dit\u00ebsh ai vet\u00eb do t\u00eb detyrohet t\u00eb zbatoj\u00eb rekomandimet e Bash\u00ebs pik\u00eb pas pike, si\u00e7 edhe ka ndodhur me rekomandimet e m\u00ebparshme. Por si i kompleksuar nuk do t`ia njoh\u00eb Bash\u00ebs lidershipin n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs. Vet\u00ebm se kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur sedr\u00ebn politike. Cdo dit\u00eb q\u00eb kalon na fut n\u00eb skenare edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb rritje p\u00ebr t`i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. P\u00ebr k\u00ebto arsye qeveria nuk duhet t\u00eb vonohet as edhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe duhet t\u00eb nxitoj\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb paket\u00ebn ekonomike dhe sociale t\u00eb propozuar nga opozita.<br \/>\nKryeministrin gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe e kemi par\u00eb n\u00eb rolin e infermierit, mjekut, psikologut dhe estetistit. K\u00ebshillat e tij p\u00ebr larje duarsh, shmangie t\u00eb kontakteve, mosputhjesh n\u00eb faqe, jog\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pesh\u00eb, etj.. mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme, por n\u00eb goj\u00ebn e nj\u00eb mjeku profesionist, dhe jo t\u00eb nj\u00eb kryeministri. N\u00eb goj\u00ebn e nj\u00eb kryeministri ting\u00ebllojn\u00eb qesharake dhe d\u00ebshp\u00ebruese. Vecan\u00ebrisht d\u00ebshp\u00ebruese sepse japin p\u00ebrshtypjen e thell\u00eb se kryeministri nuk do m\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr dhe i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar pa kushte kriz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto kushte, edhe pse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se vullneti i ka shterruar dhe d\u00ebshira i mungon t\u00ebr\u00ebsisht, ka nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje. T\u00eb ndjek\u00eb me vemendje dhe t\u00eb zbatoj\u00eb cfar\u00eb i rekomandon Basha. Dhe mos ta z\u00ebr\u00eb plog\u00ebshtia apo paniku, se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur pandemin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb situat\u00ebn ku ndodhet vendi, demokrati Eno Bozdo deklaron se m\u00eb I keqi lajm q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb d\u00ebgjuar nuk \u00ebsht\u00eb koronavirusi, por p\u00ebrgjigja negative q\u00eb kryeministri I dha dje kryetarit t\u00eb opzit\u00ebs, Edi Rama. Sipas tij, me refuzimin e propozimeve te kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb mir\u00ebmenduar ekonomike dhe sociale, Rama refuzoi edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":123834,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-123833","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=123833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/123833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=123833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=123833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=123833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}