{"id":125288,"date":"2020-05-04T14:03:47","date_gmt":"2020-05-04T12:03:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125288"},"modified":"2020-05-04T14:03:47","modified_gmt":"2020-05-04T12:03:47","slug":"revista-e-njohur-spanjolle-nxitoni-te-vizitoni-tiranen-nje-nga-kryeqytetet-me-ekzotike-te-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/revista-e-njohur-spanjolle-nxitoni-te-vizitoni-tiranen-nje-nga-kryeqytetet-me-ekzotike-te-europes\/","title":{"rendered":"Revista e njohur spanjolle: Nxitoni t\u00eb vizitoni Tiran\u00ebn, nj\u00eb nga kryeqytetet m\u00eb ekzotike t\u00eb Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Do t\u2019ju tregojm\u00eb sot p\u00ebr nj\u00eb nga kryeqytetet m\u00eb ekzotike dhe t\u00ebrheq\u00ebse europiane, shkruan Cristina Fernandez Gonzalez e revist\u00ebs s\u00eb njohur spanjolle t\u00eb udh\u00ebtimeve, traveler.es.<\/p>\n<p>\u201dTirana \u00ebsht\u00eb rishfaqur fuqish\u00ebm pas dekadave vuajtje nga diktatura paranojake e Enver Hoxh\u00ebs. Ajo q\u00eb e la Shqip\u00ebrin\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb izoluar nga bota dhe q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, i jep asaj k\u00ebt\u00eb rol misterioz, at\u00eb t\u00eb thesarit p\u00ebr ta zbuluar, q\u00eb sot na p\u00ebshp\u00ebrit n\u00eb vesh k\u00ebng\u00eb sirenash.<\/p>\n<p>Tirana ka di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb fut n\u00eb kurth. Kjo ju befason dhe ju fton ta \u201dzhvishni\u201d at\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb deri sa t\u00eb zbuloni se cili \u00ebsht\u00eb thelbi i saj i v\u00ebrtet\u00eb. Dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta \u201dzhveshim\u201d. P\u00ebr 48 or\u00eb, jo m\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>Dita e par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ora 09:30. Pas nj\u00eb m\u00ebngjesi t\u00eb bollsh\u00ebm, i denj\u00eb p\u00ebr kampion\u00eb, p\u00ebr dit\u00ebn turistike q\u00eb na pret, vendos\u00ebm itinerarin apo pik\u00ebnisjen e \u00e7do rruge n\u00ebp\u00ebr qytet: Sheshin \u201dSk\u00ebnderbej\u201d dhe 40 000 metra katroret e tij q\u00eb na presin.<\/p>\n<p>Nga kjo hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200be jasht\u00ebzakonshme, nderohet heroi komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, i cili u vu n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr osman\u00ebve n\u00eb shekullin XV. Statuja e tij ekuestriane dominon mbi gjith\u00e7ka. Por, ky shesh \u00ebsht\u00eb gjithashtu vendi i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb pulsin e qytetit.<\/p>\n<p>Por, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb vendi i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb matur pulsin e qytetit: i p\u00ebrshtatur p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb q\u00eb nga viti 2017, n\u00ebse ndalojm\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb l\u00ebvizjen e jet\u00ebs, do t\u00eb shohim zot\u00ebrinj t\u00eb moshuar q\u00eb sh\u00ebtisin n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb, t\u00eb rinj me bi\u00e7iklet\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs dhe turist\u00eb t\u00eb rastit duke masakruar me klikime aparatesh fotografike muralen e madhe q\u00eb kuror\u00ebzon Muzeun Historik Komb\u00ebtar. Titulli i tij? Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ora 10:00. Sapo muzeu hap dyert e tij, ne jemi atje p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Vizita e plot\u00eb atje mund t\u00eb zgjas\u00eb nj\u00eb jet\u00eb dhe prap\u00eb se prap\u00eb di\u00e7ka do t\u00eb na mungoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb shkurt\u00ebr kohor q\u00eb na \u00e7on nga Parahistoria n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ilire; nga pushtimi osman deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore; nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb te, natyrisht, vitet e diktatur\u00ebs s\u00eb err\u00ebt. Nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb ku pam\u00eb xhevahire si koka e Apolonit nga shekulli IV para Krishtit dhe deri te mozaiku i par\u00eb i zbuluar n\u00eb Shqip\u00ebri: Bukuroshja e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ora 11:30 P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shesh po hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim nga Banka Komb\u00ebtare, Hotel Tirana Internacional dhe Pallatin e Kultur\u00ebs, me Oper\u00ebn n\u00eb krye: nd\u00ebrtesat e thjeshta, por monumentale n\u00eb nj\u00eb stil racionalist vazhdojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr koh\u00ebt e shkuara dhe kontrastin me ato modernet, rrokaqiejt q\u00eb ngrihen atje, n\u00eb distanc\u00eb, n\u00eb sfond. P\u00ebrpara nesh, Xhamia historike e Et\u2019hem Beut nga shekulli XVIII, nj\u00eb nga nd\u00ebrtesat m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb dy afresket e saj t\u00eb jashtme dhe pikturat e brendshme jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi absolute.<\/p>\n<p>Por, ne mund t\u00eb gjejm\u00eb pamjen panoramike t\u00eb sheshit edhe nga maja e Kull\u00ebs s\u00eb Sahatit, nj\u00eb tjet\u00ebr nga reliket arkitektonike t\u00eb qytetit, megjith\u00ebse kjo v\u00ebshtir\u00eb se p\u00ebrfshin ngjitjen n\u00eb shkall\u00ebt e pjerr\u00ebta dhe t\u00eb ngushta n\u00eb 35 metra lart\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ora 12:00 Rrethinat e sheshit \u201dSk\u00ebnderbej\u201d vazhdojn\u00eb t\u00eb na mbushin me histori t\u00eb vjetra: ne hasim n\u00ebp\u00ebr ato rrug\u00eb q\u00eb ishin dhe akoma jan\u00eb, Toptanasit, nj\u00eb nga familjet fisnike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe nd\u00ebrtesat e tyre t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>Deri tani kemi kuptuar se Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndihet sesa duket. Nj\u00eb qytet q\u00eb na k\u00ebrkon fort q\u00eb ne ta \u201dg\u00ebrvishtim\u201d thell\u00eb nga brenda. Dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, asgj\u00eb nuk vlen m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb vizitosh nj\u00eb nga mij\u00ebra bunker\u00ebt q\u00eb Hoxha urdh\u00ebroi t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, e gjith\u00eb kjo nga frika e tij e jasht\u00ebzakonshme nga nj\u00eb sulm b\u00ebrthamor nga armiqt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Tirana ka dy q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore. P\u00ebr t\u00eb vizituar Bunk\u00b4Art 1 do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme t\u00eb kaloni disa or\u00eb, pasi ai ndodhet n\u00eb periferi t\u00eb qendr\u00ebs historike: nj\u00eb kompleks i t\u00ebr\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin zyra dhe dhoma gjumi p\u00ebr zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb, apartamente p\u00ebr lider\u00ebt politik\u00eb, madje edhe nj\u00eb kantin\u00eb, gjithsej 106 dhoma. P\u00ebr af\u00ebrsi dhe prakticitet, vendosim p\u00ebr Bunk\u00b4Art 2, ngjitur me sheshin \u201dSk\u00ebnderbej\u201d, q\u00eb lidhej me korridore n\u00ebntok\u00ebsore me Ministrin\u00eb e Brendshme, q\u00eb do t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb sulmi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb korridoreve t\u00eb tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bodrum t\u00eb qytetit, fshihen deri n\u00eb 24 ambiente t\u00eb zymta, t\u00eb shp\u00ebrndara mes dhomave t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje, qelit\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrestuarit, nj\u00eb dhom\u00eb dekontaminimi, nj\u00eb apartament luksoz p\u00ebr ministrin e Brendsh\u00ebm dhe madje disa instalime artistike moderne.<\/p>\n<p>Pam\u00eb panele informative dhe video me d\u00ebshmi, q\u00eb jo vet\u00ebm na m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb edhe na ngrit\u00ebn qimet e kok\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb.<\/p>\n<p>Ora 14:00 Kur kuptojm\u00eb se stomaku po na k\u00ebrkon \u201dkarburant\u201d dhe mendja di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb ham\u00eb? Ne zgjodh\u00ebm bulevardin me pem\u00eb \u201dMurat Toptani\u201d, vet\u00ebm disa hapa larg, ku ndodhen edhe Teatri Komb\u00ebtar, Kinema \u201cMillenium\u201d, kopshte rast\u00ebsore dhe tarraca t\u00eb ndryshme.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb qytetit, jeta rrjedh me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb ngadalt\u00eb, borit\u00eb e makinave jan\u00eb larg. M\u00eb t\u00eb af\u00ebrtat jan\u00eb cic\u00ebrimat e zogjve, q\u00eb rrin\u00eb pezull rreth tryezave, n\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7do th\u00ebrrime. Nj\u00eb mjedis i qet\u00eb dhe i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb vakt t\u00eb leht\u00eb, para se t\u00eb vazhdoni rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Ora 15:30 Tani \u00ebsht\u00eb radha e artit. Dhe rezulton se jemi pran\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve, nj\u00eb monument i v\u00ebrtet\u00eb i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb eksploruar p\u00ebrs\u00ebri historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb bazuar n\u00eb krijimtarin\u00eb e artist\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb muret e saj shpaloset nj\u00eb festival i t\u00ebr\u00eb pikturash dhe punimesh, me t\u00eb cilat mund t\u00eb zbulohet realizmi socialist, deri tek mostrat shum\u00eb interesante t\u00eb propagand\u00ebs komuniste. Paradoksalisht, ishte pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb her\u00eb, kur censura ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb arti njohu rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7do devijim nga arti i promovuar socialist ishte rrept\u00ebsisht i ndaluar. Veprat artistike duhej t\u00eb idealizonin Enver Hoxh\u00ebn. Ata q\u00eb guxuan t\u00eb anashkalonin rregullat u nd\u00ebshkuan r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pikturat dhe skulpturat p\u00ebr t\u00eb tani jan\u00eb shfaqur n\u00eb muze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sh\u00ebnim i fundit? \u201dCloud\u201d vepra artistike shum\u00eb origjinale e arkitektit japonez Sou Fujimoto q\u00eb dekoron kopshtin n\u00eb natyr\u00eb q\u00eb prej vitit 2016, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qoshet m\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb paharrueshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Ora 17:30 Ne zbresim rrug\u00ebn drejt nj\u00eb prej ikonave t\u00eb kryeqytetit, por jo p\u00ebrpara se t\u00eb kalojm\u00eb pran\u00eb kalas\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, pron\u00eb e familjes Toptani, q\u00eb vendosi ta rimodeloj\u00eb at\u00eb dhe ta hap\u00eb s\u00eb fundmi. Aty gjenden restorantet bashk\u00ebkohore t\u00eb kuzhin\u00ebs \u2013 pastat q\u00eb p\u00ebrgatisin te \u201dLuga e Argjendt\u00eb\u201d jan\u00eb spektakolare, me dyqane origjinale, t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb delikatesat komb\u00ebtare, ashtu sikurse vajrat e ullirit t\u00eb prodhuar n\u00eb Vor\u00eb dhe sendet origjinale artizanale.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1588593805700\"><\/div>\n<p>Ora 18:30 Dhe tani, po: pas nj\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb na \u00e7on p\u00ebrtej lumit Lana, shkojm\u00eb te nd\u00ebrtesa e Piramid\u00ebs. Piramida, nj\u00eb sulm autentik ndaj estetik\u00ebs, e realizuar nga vet\u00eb vajza e Enver Hoxh\u00ebs. Nd\u00ebrtimi, q\u00eb gjithashtu nuk kalon pa u v\u00ebn\u00eb re, u krijua p\u00ebr t\u00eb strehuar nj\u00eb mauzole n\u00eb nder t\u00eb babait t\u00eb saj, megjithat\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, funksionoi edhe si nj\u00eb qend\u00ebr konferencash dhe seli e NATO-s.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e braktisur, pa roje. Jo pak njer\u00ebz guxojn\u00eb t\u00eb ngjiten n\u00eb muret e saj t\u00eb pjerr\u00ebta deri n\u00eb maj\u00eb, me gjith\u00eb rrezikun q\u00eb sjell aventura. Sigurisht, ka nga ata q\u00eb thon\u00eb se soditja e per\u00ebndimit t\u00eb diellit nga lart \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ora 19:30 Dhe m\u00eb n\u00eb fund arrit\u00ebm n\u00eb lagjen n\u00eb mod\u00eb, Blloku, lagje ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e nomenklatura komuniste \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb Hoxh\u00ebn \u2013 banonin gjat\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo ishte e mbyllur p\u00ebr njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr dekada. Kur mbaroi diktatura dhe tiranasit m\u00eb n\u00eb fund ishin n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrshkonin rrug\u00ebt e saj, ata gjet\u00ebn sht\u00ebpi q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb lidhje me nd\u00ebrtesat e stilit komunist t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Sot, shumica e atyre sht\u00ebpive jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb restorante, bare, kafene t\u00eb lezetshme dhe klube. Sh\u00ebtisim n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e saj dhe shijojm\u00eb si atmosfer\u00ebn e gjall\u00eb, ashtu edhe tezgat e librave.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e dark\u00ebs, ne zgjodh\u00ebm \u201dSalt\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn \u201dPjet\u00ebr Bogdani\u201d, nj\u00eb restorant me nj\u00eb stil avangard, elegant dhe t\u00eb rafinuar, dizajni i t\u00eb cilit n\u00eb format dupleks na b\u00ebn t\u00eb dashurohemi.<\/p>\n<p>Specializuar n\u00eb kuzhin\u00ebn mesdhetare, ushqim deti dhe sushi, ajo gjithashtu ka edhe nj\u00eb ambient p\u00ebr koktej. Aty gjendet edhe \u201dChoko\u201d q\u00eb bashkon tradicionalen me modernen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pije pas darke, \u201dNunu Club\u201d ka tavolina t\u00eb larta dhe nj\u00eb zon\u00eb tarrac\u00eb ku mund t\u00eb shijoni me k\u00ebnaq\u00ebsi cilindo nga koktejet e shijshme n\u00eb menun\u00eb tuaj.<\/p>\n<p><strong>Dita e dyt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ora 10:00 Pas nj\u00eb dite t\u00eb par\u00eb intensive, destinacioni i radh\u00ebs ishte Pazari i Ri, megjith\u00ebse n\u00eb realitet origjina e tij daton nga 1939.<\/p>\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bku m\u00ebngjeset jan\u00eb t\u00eb mbushura me atmosfer\u00eb u rimodelua n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb treg m\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ato europiane. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse, nga mesdita, dyqanet mbyllen, por restorantet hapen aty ku ne mund t\u00eb k\u00ebnaqemi me t\u00eb gjitha llojet e shijeve. Gjithashtu, shpesh organizohen ngjarje kulturore si festivale, koncerte dhe panaire artizan ale.<\/p>\n<p>Ora 12:00 Shkojm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebtitje me nj\u00eb itinerar shum\u00eb origjinal: ai q\u00eb na \u00e7on t\u00eb zbulojm\u00eb t\u00eb gjitha ato fasada, q\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb projekti karakteristik t\u00eb promovuar nga ish-kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb qytetit, Edi Rama, tani kryeminist\u00ebr i vendit. Q\u00eb nga viti 2000, ai k\u00ebrkoi t\u2019i jepte nj\u00eb pamje t\u00eb re t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesave gri t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin. Si? Duke pikturuar fasadat e tyre me ngjyra dhe figura t\u00eb ndritshme.<\/p>\n<p>Guidat me rrug\u00ebn e sh\u00ebnuar jan\u00eb falas dhe mund t\u00eb merren n\u00eb Zyr\u00ebn e Turizmit pran\u00eb sheshit \u201dSk\u00ebnderbej\u201d. Ka edhe itinerare t\u00eb arkitektur\u00ebs komuniste, historis\u00eb dhe temave t\u00eb tjera dhe p\u00ebrfshin nj\u00eb mori fasadash m\u00eb befasuese, t\u00eb shp\u00ebrndara p\u00ebrreth qendr\u00ebs historike t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Artist\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb huaj kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb projekt si Ann Edholm nga Stokholmi, Franz Ackermann nga Berlini ose Tala Madani, nga Irani \u2013 t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb, edhe sot, duke reflektuar krijimtarin\u00eb e tyre p\u00ebrmes vizatimeve origjinale dhe muraleve mbi nd\u00ebrtesat.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi? Shnd\u00ebrrimi i Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb galeri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hapur arti.<\/p>\n<p>Ora 14:30 Jemi duke provuar kuzhin\u00ebn tradicionale shqiptare n\u00eb restorant \u201dOda\u201d, nj\u00eb restorant komod i vendosur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjet\u00ebr, kuzhina e t\u00eb cilit kombinon receta antike me propozime t\u00eb tjera m\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Mjedisi? Autentik. Aq shum\u00eb, sa besojm\u00eb se po drekojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb tirani: tavolina t\u00eb ul\u00ebta prej druri, dekorim disi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe v\u00ebmendja m\u00eb e kujdesshme sigurojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. N\u00eb pjat\u00eb, t\u00eb gjitha llojet e propozimeve me nj\u00eb arom\u00eb Shqip\u00ebrie: Qengji i pjekur, byrek me spinaq dhe pat\u00ebllxhan\u00eb t\u00eb mbushur.<\/p>\n<p>Ora 16:30 \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shihni Sht\u00ebpin\u00eb e Gjetheve. Ky muze, i hapur n\u00eb vitin 2017, z\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e vjet\u00ebr nga epoka komuniste q\u00eb sh\u00ebrbeu si baz\u00eb p\u00ebr Sigurimin, policin\u00eb sekrete shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb dhomat e saj tregohet gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet p\u00ebr procedurat dhe sistemet e spiunazhit: pajisje fotografike, sisteme regjistrimi, mikrofon\u00eb, video, intervista\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb univers paralel q\u00eb tregon, edhe nj\u00eb her\u00eb, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb realiteti tejkalon trillimet.<\/p>\n<p>Ora 18:30 Vendi ideal p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn Tiran\u00ebs, k\u00ebtij qyteti q\u00eb na ka treguar kaq shum\u00eb fytyra t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb mushk\u00ebria e gjelb\u00ebr e kryeqytetit: 289 hektar\u00ebt e Parkut t\u00eb Madh jan\u00eb vendi ideal ku t\u00eb sh\u00ebtis\u00ebsh, t\u00eb merresh me sport, t\u00eb peshkosh n\u00eb liqenin e tij artificial ose t\u00eb pushosh, i shtrir\u00eb n\u00eb l\u00ebndin\u00eb, pas nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ngarkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr ne, Tirana po ndryshon me hapa t\u00eb m\u00ebdha, duke u munduar t\u00eb kompensoj\u00eb koh\u00ebn e humbur, por pa hequr dor\u00eb nga e kaluara e saj, thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta zbuluar at\u00eb, b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb nxitoni, sepse kur er\u00ebrat e reja t\u00eb Europ\u00ebs ta pushtojn\u00eb, ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb von\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Do t\u2019ju tregojm\u00eb sot p\u00ebr nj\u00eb nga kryeqytetet m\u00eb ekzotike dhe t\u00ebrheq\u00ebse europiane, shkruan Cristina Fernandez Gonzalez e revist\u00ebs s\u00eb njohur spanjolle t\u00eb udh\u00ebtimeve, traveler.es. \u201dTirana \u00ebsht\u00eb rishfaqur fuqish\u00ebm pas dekadave vuajtje nga diktatura paranojake e Enver Hoxh\u00ebs. Ajo q\u00eb e la Shqip\u00ebrin\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb izoluar nga bota dhe q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125288","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125288\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}