{"id":125646,"date":"2020-05-16T16:47:28","date_gmt":"2020-05-16T14:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125646"},"modified":"2020-05-16T16:47:28","modified_gmt":"2020-05-16T14:47:28","slug":"roland-bejko-leter-te-hapur-per-zhustin-kur-i-forti-sterhiqet-referendum-ose-perplasje-civile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/roland-bejko-leter-te-hapur-per-zhustin-kur-i-forti-sterhiqet-referendum-ose-perplasje-civile\/","title":{"rendered":"Roland Bejko let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr Zhustin: Kur i \u2018forti\u2019 s\u2019t\u00ebrhiqet, referendum, ose p\u00ebrplasje civile"},"content":{"rendered":"<p>as thirrjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb aktorit Viktor Zhusti p\u00ebr \u2018ulje t\u00eb arm\u00ebve\u2019 sa i takon situat\u00ebs s\u00eb krijuar lidhur me Teatrin Komb\u00ebtar, ku bashkia ka vendosur ta shemb\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e artist\u00ebve jan\u00eb ngujuar te godina n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj, vjen nj\u00eb reagim nga studiuesi i Shkencave t\u00eb Administrimit, Roland Bejko.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb letre drejtuar Zhustit, Bejko shkruan se si mund t\u00eb firmoste aktori nj\u00eb peticion symbylluraz, nd\u00ebrsa shton se Rama dhe Veliaj p\u00ebrdor\u00ebn firmat e artist\u00ebve, emrat e tyre si makijazh. Mes t\u00eb tjerash studiuesi arsyeton k\u00ebrkes\u00ebn e Zhustit, p\u00ebr dialog, nd\u00ebrsa shton se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kjo gj\u00eb, kur kryeministri deklaron se ishte pro shembjes s\u00eb teatrit edhe 20 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Roland Bejko parashtron dy zgjidhje n\u00ebse i \u2018forti\u2019 nuk t\u00ebrhiqet, ose referendumin, ose p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebrplasje civile.<\/p>\n<p>LETRA E HAPUR E BEJKOS<br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetje Viktor, uroj t\u00eb jesh mir\u00eb. T\u00eb jesh pro a kund\u00ebr prishjes s\u00eb teatrit \u00ebsht\u00eb e drejta jote sigurisht. Po nj\u00eb gj\u00eb nuk kuptova un\u00eb, si ka mund\u00ebsi q\u00eb ti t\u00eb firmos\u00ebsh symbyllurazi nj\u00eb peticion t\u00eb b\u00ebr\u00eb kushedi n\u00eb \u00e7\u2019zyr\u00eb pushteti pasi qeveria dhe bashkia kan\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr prishjen e godin\u00ebs. \u00cbsht\u00eb non sens.<br \/>\nMegjith\u00ebse ti nuk je jurist a burokrat q\u00eb ta dish q\u00eb k\u00ebshilli i bashkis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit nuk e ka kompetenc\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr prishje godinash, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr teatrin. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr akoma kur Qeveria i kaloi n\u00eb pron\u00ebsi vet\u00ebm truallin bashkis\u00eb dhe jo godin\u00ebn. Dhe n\u00eb k\u00ebto kushte, p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhej ai peticion? Kujt i drejtohej postum? Qeveris\u00eb? Bashkis\u00eb? Po ato e kan\u00eb marr\u00eb tashm\u00eb vendimin e prishjes. Si artist i lexuar, t\u00eb pakt\u00ebn ti e di q\u00eb peticionet jan\u00eb atribute t\u00eb t\u00eb \u201cdob\u00ebt\u00ebve\u201d, t\u00eb pambrojturve, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ti adresuar qeveris\u00eb, \u201ct\u00eb fortit\u201d dmth, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me nj\u00eb tis t\u00eb holl\u00eb revolte dhe pak\u00ebnaq\u00ebsie, apo dhe nj\u00eb far\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi brenda\u2026etj. K\u00ebshtu q\u00eb pasi qeveria e kish marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, peticioni juaj nuk vlen m\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb zgjidhjes s\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>Aa, vlen p\u00ebr di\u00e7ka. Ngaq\u00eb Edi Rama me konen e vet t\u00eb bashkis\u00eb e din\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendimarrje jo legjitime, dhe p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb legjitimitet moral aktit t\u00eb tyre n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik, p\u00ebrdor\u00ebn firm\u00ebn tuaj, emrin dhe reputacionin tuaj prej artist\u00ebsh, si meikap.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ti b\u00ebn thirrje p\u00ebr zgjidhje t\u00eb nyjes me djalog\u2026 M\u00eb fal Viktor, seriozisht e ke? Po Edi Rama sapo tha se ka 22 vjet q\u00eb ka dash ta rafshonte godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar se i vret syt\u00eb.( Megjith\u00ebse mua m\u00eb duket, si kompleks frojdian ky fiksimi i tij ndaj asaj godine dhe dje kam pyetur nj\u00eb ish mikun e tij t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb se mos vall\u00eb ka pas ndonj\u00eb histori p\u00ebrdhunimi kur ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb kthinat e asaj godine\u2026? \u00c7\u2019 nuk b\u00ebn te vaki n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb frustruar e t\u00eb mbyllur si ajo e asaj kohe. Ne kur ishim vegj\u00ebl kemi gjet nj\u00eb oficer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrua q\u00eb p\u00ebrdhunonte nj\u00eb gomaric\u00eb\u2026\ud83d\ude00\ud83d\ude09Se q\u00eb masturbohej n\u00eb bunker, e ke shkruar vet Rama n\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb tij).Nejse. A ka vend p\u00ebr dialog k\u00ebtu?! Ai e ka q\u00eblluar pabesisht dialogun me nj\u00eb plumb posht\u00eb brinj\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb artist\u00ebve, duke i hapur shoq\u00ebris\u00eb plag\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb konfliktit, e nga ana tjet\u00ebr duke e fshehur arm\u00ebn e krimit mes gjetheve t\u00eb r\u00ebna t\u00eb peticioneve tuaja t\u00eb pa vlera, e turp\u00ebruese. Mir\u00eb teatrin si vler\u00eb historike e refuzoni, por ruani dinjitetin ooo burra, mos u koritni tani n\u00eb pleq\u00ebri. Mendoni dhe zgjidhni si t\u00eb doni, por mos u p\u00ebrdorni se nj\u00eb artist nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasuri e vetes, por edhe i yni, i spektator\u00ebve.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb jo legjitim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, n\u00eb fakt, si ata q\u00eb duan ta prishin dhe ata q\u00eb po e mbrojn\u00eb. Askush nuk ka ekskluzivitetin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pronar i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. K\u00ebto konflikte n\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore zgjidhen me referendum ku shprehet sovrani pasi d\u00ebshton dialogu. Por jo me arroganc\u00ebn e forc\u00ebs s\u00eb pushtetit, as me manipulime hileqare peticionesh t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb kund\u00ebr tjetr\u00ebs. Ja m\u00eb thuaj mua, pse firma jote paska m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb e vler\u00eb se e Budin\u00ebs? Pse ke ti t\u00eb drejt\u00eb dhe jo Budina, Rama dhe jo un\u00eb si qytetar, dhe anasjelltas? Zihen si gomari n\u00eb hipi t\u00eb bot\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pasuri e sovranit, e askujt tjet\u00ebr. Prandaj o Referendum, o p\u00ebrplasje civile p\u00ebr fat t\u00eb keq, kur \u201ci forti\u201d nuk t\u00ebrhiqet.<br \/>\nT\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat Viktor.<\/p>\n<p>REAGIMI I ZHUSTIT<br \/>\nAktori Viktor Zhusti shkruante sot n\u00eb \u201cFacebook\u201d se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe e domosdoshme m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb qet\u00ebsia dhe mir\u00ebkuptimi, pasi sipas tij, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb deklarata, peticione, intervista e k\u00ebrc\u00ebnime, jan\u00eb benzin\u00eb e hedhur, n\u00eb nj\u00eb zjarr q\u00eb vet\u00ebm shkat\u00ebrron.<\/p>\n<p>Mes rreshtash, Zhusti shkruante se \u201cSikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>as thirrjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb aktorit Viktor Zhusti p\u00ebr \u2018ulje t\u00eb arm\u00ebve\u2019 sa i takon situat\u00ebs s\u00eb krijuar lidhur me Teatrin Komb\u00ebtar, ku bashkia ka vendosur ta shemb\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e artist\u00ebve jan\u00eb ngujuar te godina n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj, vjen nj\u00eb reagim nga studiuesi i Shkencave t\u00eb Administrimit, Roland Bejko. P\u00ebrmes nj\u00eb letre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":81066,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125646","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125646\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}