{"id":125750,"date":"2020-05-20T15:34:32","date_gmt":"2020-05-20T13:34:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125750"},"modified":"2020-05-20T15:34:32","modified_gmt":"2020-05-20T13:34:32","slug":"petrit-vasili-keta-jane-pergjegjesit-per-prishjen-e-teatrit-kombetar-i-hapen-rruge-aferes-korruptive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/petrit-vasili-keta-jane-pergjegjesit-per-prishjen-e-teatrit-kombetar-i-hapen-rruge-aferes-korruptive\/","title":{"rendered":"Petrit Vasili: K\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar, i hap\u00ebn rrug\u00eb afer\u00ebs korruptive"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili e cil\u00ebsoi prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar nj\u00eb afer\u00eb, e cila, sic tha ai, provon rr\u00ebnimin total t\u00eb shtetit ligjor, \u201crr\u00ebnimin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, shuajtjen e \u00e7do iluzioni t\u00eb shqiptar\u00ebve tek shteti ligjor t\u00eb cilin kishte detyrim t\u00eb ngrinte kjo qeveri e cila p\u00ebrkundrazi e rr\u00ebnoi\u201d.<\/p>\n<p>Ai publikoi edhe nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb i quan p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr prishjen e TK. Vasili thot\u00eb se ata \u201ckan\u00eb shkelur dhe dhunuar ligjin me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb afer\u00ebs kriminale, korruptive, hajdut\u00ebrore dhe \u00e7b\u00ebrjes s\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs nga kryeministri\u201d.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetare dhe qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Shembja e Teatrit Komb\u00ebtar dhe paligjshm\u00ebria, dhuna ndaj ligjit, ndaj Kushtetut\u00ebs dhe \u00e7do norme q\u00eb e shoq\u00ebroi, sigurisht e ka v\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me t\u00eb cilin ajo \u00ebsht\u00eb ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nSot Ram\u00ebt, Veliajt dhe Ball\u00ebt me kompani, tani s\u00eb fundmi dhe Balla, arkitekti Balla na shpjeguan q\u00eb teatri ishte nje tallash, q\u00eb ishte nj\u00eb objekt pavler\u00eb e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera. Jemi k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha, t\u00eb cilat Taulant Balla me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me historin\u00eb e vet\u00eb PS-s\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Me VKM me num\u00ebr 180 t\u00eb vitit 2000 t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Kryeministri Meta n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave ka b\u00ebr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur asamb\u00ebl dhe monument kulture t\u00eb aksit kryesor t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nHarta shoq\u00ebruese e k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb kjo hart\u00eb (Harta) t\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe k\u00ebtu t\u00eb rrethuar me t\u00eb verdhe me num\u00ebr 32 \u00ebsht\u00eb objekti i Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb shembur nga vandal\u00ebt Rama-Veliaj-Balla e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me qen\u00eb se arkitekti Balla, arkitekti Rama dhe arkitekti Veliaj, 3 t\u00eb pashkoll\u00eb q\u00eb po u tregojn\u00eb tallashin e Teatrit Komb\u00ebtar shqiptar\u00ebve po u them q\u00eb Europa Nostra dhe komisionerja p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb BE, Gabriel e njohin m\u00eb s\u00eb miri dhe e kan\u00eb konsideruar si monument t\u00eb rrezikuar q\u00eb duhet mbrojtur dhe kan\u00eb kerkuar t\u00eb mos merret kurr\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb i pakthyesh\u00ebm, si ky vendim, m\u00eb i poshtri q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Po a ka nj\u00eb shqiptar q\u00eb mendon se ka t\u00eb drejt\u00eb arkitekti Taulant Balla dhe nuk ka Europa Nostra, ku ekzistojn\u00eb figura t\u00eb shk\u00eblqyera t\u00eb artit, personalitete politike. Po a ka ndonj\u00eb shqiptar q\u00eb beson Taulant Ball\u00ebn, Toyota Yaris dhe nuk beson komisionerin e Bashkimit Europian Gabriel? Nuk ka asnj\u00eb shqiptar t\u00eb till\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, fillim-mbarim kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb e cila provon rr\u00ebnimin total t\u00eb shtetit ligjor, rr\u00ebnimin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, shuajtjen e \u00e7do iluzioni t\u00eb shqiptar\u00ebve tek shteti ligjor t\u00eb cilin kishte detyrim t\u00eb ngrinte kjo qeveri e cila p\u00ebrkundrazi e rr\u00ebnoi. Shqiptar\u00ebt din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se si u shemb pa ligj, se si nuk l\u00ebvizi gishtin p\u00ebr tu trajtuar \u00e7do lloj ankim legjitim se si n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske dhe hitleriane u ushtruan t\u00eb gjitha veprimet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kan\u00eb em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, pra \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi ka em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, ka nj\u00eb list\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shkelur dhe dhunuar ligjin me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb afer\u00ebs kriminale, korruptive, hajdut\u00ebrore dhe \u00e7b\u00ebrjes s\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs nga kryeministri.<\/p>\n<p>Kjo list\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb kryesohet nga Edi Rama, pasohet nga kryetari i Bashkis\u00eb, Erion Veliaj dhe m\u00eb tutje jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt nominal\u00eb t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak, \u00ebsht\u00eb inspektorati i nd\u00ebrtimit i cili shkat\u00ebrroi dhe vuri fadromat mbi Teatrin Komb\u00ebtar, q\u00eb nga drejtoresha dhe deri tek ata q\u00eb kan\u00eb firmosur, \u00ebsht\u00eb inspektorati i nd\u00ebrtimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ekspertiz\u00ebn pa shkuar n\u00eb vend, por i telekomanduar nga Edi Rama, pra nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb falsifikuar, e m\u00eb tej policia dhunuese, e cila me arm\u00eb ka dhunuar artist\u00ebt dhe ka lejuar e ka mbrojtur fillimin e shembjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit ishin brenda. Policia gjithashtu me dhun\u00eb, si n\u00eb k\u00ebto pamje q\u00eb shikoni, ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebpuc\u00ebn mbi fytyr\u00ebn e qytetarit. Pra nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb e b\u00ebr\u00eb pis, nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb e qelbur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb mbi fytyr\u00ebn e qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb, pa asnj\u00eb interes personal, por thjesht vun\u00eb zemr\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e nj\u00eb objekti t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, q\u00eb bashk\u00eb me shembjen e tij po tregon dhe shembjen e shtetit ligjor. K\u00ebta persona q\u00eb shikoni ka em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, kan\u00eb edhe fytyr\u00eb, jan\u00eb edhe t\u00eb fotografuar, edhe t\u00eb filmuar dhe asnj\u00eb ligj nuk iu ka lejuar q\u00eb nga 15 nj\u00ebherazi t\u00eb hidhen me eg\u00ebrsi dhe t\u00ebrbim mbi qytetar\u00ebt. Ashtu sikurse gazeta austriake derStandard thot\u00eb si naziski. Por \u00e7far\u00eb pandehin k\u00ebta naziskinj, q\u00eb nuk i njeh populli? Po i njohu\u00edm q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. I kemi evidentuar dhe po i evidentojm\u00eb me nj\u00eb kujdes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos harruar asnj\u00eb detaj, asnj\u00eb em\u00ebr, asnj\u00eb fytyr\u00eb cilado qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur deri m\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1589981474517\"><\/div>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrgjigjen edhe t\u00eb gjith\u00eb ata civil\u00eb t\u00eb paidentifikuar q\u00eb kan\u00eb ngritur grushtin dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb fortin n\u00eb mes t\u00eb sheshit, sepse i mbron Edi Rama. Por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata polic\u00eb mercenar\u00eb ngado q\u00eb kan\u00eb ardhur, pasi ka informacione shum\u00eb t\u00eb dyshimta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb nuk kan\u00eb num\u00ebr identifikimi.T\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb mercenar\u00eb, kriminel\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb krimineli. P\u00ebr fat fytyrat e tyre jan\u00eb t\u00eb evidentuara, t\u00eb fiksuara tashm\u00eb, ndaj kjo list\u00eb e plot\u00eb me emra dhe mbiemra dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim nga kryeministri Edi Rama secili prej tyre mori p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb thyerjes s\u00eb ligjit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb afer\u00ebs mafioze, kriminale t\u00eb Edi Ram\u00ebs, at\u00ebhere le t\u00eb marrin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga m\u00eb i pari tek m\u00eb i fundit.<\/p>\n<p>Ka 0 mund\u00ebsi q\u00eb ti shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie por k\u00ebto 24 or\u00eb nuk do t iu ndodh\u00eb asgj\u00eb sepse jan\u00eb akoma n\u00eb pushtetin e Edi Ram\u00ebs por t\u00eb nes\u00ebrmen e mrapa kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e hapur shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ligjore t\u00eb cil\u00ebs nuk i shmangesh dot dhe do japin p\u00ebrgjigje nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb atje dhe n\u00eb protest\u00ebn e sotme t\u00eb or\u00ebs 17:30 kemi evidentuar dhe t\u00eb gjith\u00eb postblloqet e policis\u00eb q\u00eb pengojn\u00eb qytetar\u00eb nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka ndodhur dhe nj\u00ebherazi po iu them publikisht q\u00eb akti normativ q\u00eb ka lidhje me pandemin\u00eb dhe Covid19 ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb akt e rr\u00ebzoi me 17 Maj Edi Rama kur mij\u00ebra polic sup m\u00eb sup u l\u00ebshuan tek teatri komb\u00ebtar.<br \/>\nK\u00ebta akt e ka rr\u00ebzuar kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb p\u00ebrqafon dhe puth t\u00eb moshuarit t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ishin ata q\u00eb duhet t\u00eb izoloheshin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do njeri tjet\u00ebr dhe u izoluan sipas aktit normativ e t\u00eb tjera veprime me rradh\u00eb pra aktin normativ e kan\u00eb rr\u00ebzuar po vet\u00eb mij\u00ebra polic me 17 Maj dhe puthjet publike t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj akt normativ nuk ka m\u00eb as nga pik\u00ebpamja shkencore as nga pik\u00ebpamja shtet\u00ebrore.<br \/>\nKushdo q\u00eb vazhdon t\u00eb mbroj\u00eb k\u00ebt\u00eb akt normativ \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb krim.<br \/>\nDrejt\u00ebsis\u00eb shqiptare i b\u00ebj thirrje q\u00eb nga SPAK-u e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrve\u00e7 afer\u00ebs s\u00eb teatrit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb kriminale, t\u00eb fillojn\u00eb hetimin dhe nd\u00ebshkimin p\u00ebr p\u00ebrhapjen dhe p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb pik\u00ebrisht aktin e tyre normativ duke lejuar dy standartet nj\u00eb standart p\u00ebr vete m\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb grumbulluar q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb horrat q\u00eb do t\u00eb sulmonin teatrin dhe nj\u00eb standart tjet\u00ebr p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb l\u00ebvizin dhe nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Praktikisht shteti ligjor ka r\u00ebn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb shkulin \u00e7do rr\u00ebnj\u00eb dhe \u00e7do identitet dhe do t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Teatrin pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap pas pasi nj\u00eb hap pas \u00ebsht\u00eb gremina.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shqiptar\u00eb nuk do q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gremin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrgatitur Edi Rama ndaj dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb hap t\u00eb vet\u00ebm pas.<br \/>\nJu faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili e cil\u00ebsoi prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar nj\u00eb afer\u00eb, e cila, sic tha ai, provon rr\u00ebnimin total t\u00eb shtetit ligjor, \u201crr\u00ebnimin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, shuajtjen e \u00e7do iluzioni t\u00eb shqiptar\u00ebve tek shteti ligjor t\u00eb cilin kishte detyrim t\u00eb ngrinte kjo qeveri e cila p\u00ebrkundrazi e rr\u00ebnoi\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107732,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125750","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}