{"id":125880,"date":"2020-05-26T14:54:35","date_gmt":"2020-05-26T12:54:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=125880"},"modified":"2020-05-26T14:54:35","modified_gmt":"2020-05-26T12:54:35","slug":"pas-3-oresh-arrihet-marreveshje-zgjedhjet-jo-me-ne-qershor-shtohet-financimi-publik-per-partite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pas-3-oresh-arrihet-marreveshje-zgjedhjet-jo-me-ne-qershor-shtohet-financimi-publik-per-partite\/","title":{"rendered":"Pas 3 or\u00ebsh arrihet marreveshje: Zgjedhjet jo m\u00eb n\u00eb qershor, shtohet financimi publik p\u00ebr partit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Reforma zgjedhore b\u00ebn hapa para. Partit\u00eb politike kan\u00eb arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi sa i takon kapitullit t\u00eb financimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Pas mbledhjes q\u00eb ka zgjatur gati 3 or\u00eb bashk\u00ebkryetari socialist i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh optimist.<\/p>\n<p>Dakord\u00ebsia eshte gjetur p\u00ebr shkurtimin e periudh\u00ebs zgjedhore, si dhe financimin miks t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe t\u00eb kuotave gjinore.<\/p>\n<p><em>\u201cPeriudha zgjedhore t\u00eb shkurtohet. Ram\u00eb dakord p\u00ebr kuot\u00ebn gjinore, 1 n\u00eb tre emra t\u00eb jet\u00eb nga gjinia fem\u00ebrore. \u00a0Ram\u00eb dakord p\u00ebr financimin miks. Ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shtoj\u00eb pjes\u00ebn e financimit publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet pesha e financimi publik. Ende kemi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb na ndajn\u00eb por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kapitulli I financimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ka marr\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb me p\u00ebrjashtim t\u00eb 2-3 element\u00ebve.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Mbledhja tjeter do te jete te enjten dhe do te diskutohet krimi elektoral.<\/p>\n<p><strong>Tryeza e reform\u00ebs zgjedhore pranon propozimin e opozit\u00ebs p\u00ebr shkurtimin e periudhave zgjedhore.<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet do t\u00eb mbahen n\u00eb periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe \u00a0nga 15 Tetor &#8211; 15 N\u00ebntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet t\u00eb caktoj\u00eb dat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga 2 t\u00eb dielat e fundit t\u00eb periudh\u00ebs, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund t\u00eb dekretoj\u00eb zgjedhjet n\u00eb secil\u00ebn nga t\u00eb dielat brenda periudh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb miratuar. Opozita propozoi shkurtimin e periudhave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mos zhvillohen n\u00eb periudha q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sezonin turistik, por t\u2019u jepet qytetar\u00ebve \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ora 11: 20 &#8211; PD e LSI n\u00eb tryez\u00eb me 3 propozime konkrete<\/strong><\/p>\n<p>Opozita ka shkuar n\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs zgjedhore me propozime konkrete q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me financimin e partive, rolin e grave dhe koh\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht:<\/p>\n<p><strong>1. Financimi i partive<\/strong><\/p>\n<p>Opozita propozon nj\u00eb ligj q\u00eb ul n\u00eb minimum financimin privat t\u00eb partive dhe eleminon korrupsionin<\/p>\n<p>Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparenc\u00ebs, verifikimit t\u00eb financimit dhe sanksionet. Nj\u00eb nd\u00ebr propozimet e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrjashtimi i privat\u00ebve q\u00eb financojn\u00eb \u00a0partit\u00eb politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eleminohet mund\u00ebsia e favorizimit t\u00eb tyre t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Opozita propozon q\u00eb financimi nga privati t\u00eb jet\u00eb sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partit\u00eb lejohen t\u00eb shpenzojn\u00eb sa 10 her\u00eb shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milion\u00eb lek\u00eb, financimi privat do t\u00eb jet\u00eb 15 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 300 milion\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb e kontrollit t\u00eb shpenzimeve n\u00eb fushat\u00eb, me q\u00ebllim eleminimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb parave t\u00eb pista n\u00eb zgjedhje. Propozimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>2. Kuota gjinore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00a0q\u00eb t\u00eb zbatohet realisht p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb lista t\u00eb jo m\u00eb pak se 30% gra dhe 1 nd\u00ebr 3 emrat e par\u00eb t\u00eb list\u00ebs t\u00eb jet\u00eb grua, opozita propozon q\u00eb partit\u00eb apo koalicionet t\u00eb ken\u00eb aq kandidat\u00eb sa numri i mandateve n\u00eb qark. Asnje kandidat m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mos pranohet. \u00a0Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs e b\u00ebn joefektive kuot\u00ebn 30%. Sanksioni p\u00ebr shkeljen e kuot\u00ebs gjinore nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gjoba, por refuzimi i regjistrimit t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr qarkun p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>3. Periudha zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Opozita k\u00ebrkon shkurtimin e periudh\u00ebs zgjedhore n\u00eb t\u00eb dy sezonet e parashikuar aktual\u00eb. Nga 3 muaj k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet 1 muaj. Opozita propozon q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mos zhvillohen n\u00eb periudha q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sezonin turistik, por t\u2019u jepet qytetar\u00ebve \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Periudhat e zgjedhjeve t\u00eb propozuara nga opozita jan\u00eb 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor &#8211; 15 N\u00ebntor.<\/p>\n<p><strong>Ora 08:40 &#8211; PD e LSI rikthehen n\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>PD dhe LSI rikthehen sot n\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs zgjedhore. N\u00eb or\u00ebn 11:00 mazhoranca dhe opozita brenda e jasht\u00eb parlamentare do t\u00eb ulen s\u00ebbashku n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit Politik p\u00ebr t\u2019u dakord\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e shumta p\u00ebr t\u00eb cilat ende nuk \u00ebsht\u00eb gjendur konsensusi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje \u00ebsht\u00eb ajo e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Kolegjit Zgjedhor. PS nuk e pranon propozimin e PD p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kolegj gjyqtar\u00eb t\u00eb apelit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sistem, edhe pse nuk e kan\u00eb kaluar sit\u00ebn e vettingut.<\/p>\n<p>Arsyetimi i mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb kolegji zgjedhor t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 2022, deri sa t\u00eb pastrohet sistemi gjyq\u00ebsor nga t\u00eb korruptuarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb ku pal\u00ebt ndahen \u00ebsht\u00eb edhe ajo e financimit t\u00eb partive politike. T\u00eb dy draftet si t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar kan\u00eb marr\u00eb kritika t\u00eb ashpra nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs p\u00ebr mos adresimin si\u00e7 duhet t\u00eb rekomandimeve t\u00eb ODIHR p\u00ebr financimet e partive politike si n\u00eb koh\u00eb normale ashtu dhe n\u00eb periudhat zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndahet edhe vet opozita e bashkuar, kjo pasi PD k\u00ebrkon t\u00eb kufizoj\u00eb financimet private, nd\u00ebrsa LSI propozon nj\u00eb sistem miks, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb PS. \u00a0Gjithashtu pritet q\u00eb n\u00eb takimet e radh\u00ebs opozita jasht\u00ebpalamentare t\u00eb propozoj\u00eb draftin e saj p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, nd\u00ebrsa nuk ka shprehur asnj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr propozimin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb institucion monokratik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i mban pal\u00ebt larg arritjes s\u00eb konsensusit \u00ebsht\u00eb edhe ajo p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie teknike 6 muaj para zgjedhjeve. Opozita ebashkuar e ka vendosur k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nga cc\u00ebshtjet m\u00eb prioritare t\u00eb k\u00ebtij diskutimi, nd\u00ebrsa mazhoranca ka refuzuar deri m\u00eb tani ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb, n\u00ebse t\u00ebknologjia n\u00eb zgjedhje do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb projekt pilot apo do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Nd\u00ebrsa emigrant\u00ebt edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do t\u00eb votojn\u00eb pasi si nj\u00eb elektorat gri, nuk ka vullnet politik p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb ata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr sistemin zgjedhor, i k\u00ebrkuar me ngulm nga opozita parlamentare, deri tani nuk ka gjetur dakord\u00ebsin\u00eb e dy partive t\u00eb m\u00ebdha. Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka patur nj\u00eb sugjerim nga SHBA, PD dhe PS mendojn\u00eb q\u00eb kjo shkon p\u00ebrtje k\u00ebtij komisioni, pasi do t\u00eb duhet t\u00eb ndryshohet Kushtetuta dhe k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb si dhe p\u00ebrfshirjen e aktor\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb politik\u00eb dhe teknik\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reforma zgjedhore b\u00ebn hapa para. Partit\u00eb politike kan\u00eb arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi sa i takon kapitullit t\u00eb financimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Pas mbledhjes q\u00eb ka zgjatur gati 3 or\u00eb bashk\u00ebkryetari socialist i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh optimist. Dakord\u00ebsia eshte gjetur p\u00ebr shkurtimin e periudh\u00ebs zgjedhore, si dhe financimin miks t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":125881,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-125880","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/125881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}