{"id":126327,"date":"2020-06-04T13:54:56","date_gmt":"2020-06-04T11:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126327"},"modified":"2020-06-04T13:54:56","modified_gmt":"2020-06-04T11:54:56","slug":"meta-leter-rucit-dhe-kuvendit-presion-politik-ndaj-meje-per-te-propozuar-nje-kandidature-nga-ato-qe-do-mazhoranca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-leter-rucit-dhe-kuvendit-presion-politik-ndaj-meje-per-te-propozuar-nje-kandidature-nga-ato-qe-do-mazhoranca\/","title":{"rendered":"Meta let\u00ebr Ru\u00e7it dhe Kuvendit: Presion politik ndaj meje p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kandidatur\u00eb nga ato q\u00eb do mazhoranca"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 premtoi Presidenti i Republik\u00ebs ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike \u00e7do veprimtari, q\u00ebndrim, deklarat\u00eb apo dhe propozim t\u00eb tijin.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta i ka drejtuar Kryetarit t\u00eb Kuvendit z.Gramoz Ruci nj\u00eb let\u00ebr mbi propozimin e zotit Arben Shehu p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Kryetar i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr Kreu i Shtetit denoncon, presionet si\u00e7 shprehet ai t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kandidatur\u00eb nga ato q\u00eb k\u00ebrkon prej koh\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i referohet projektligjit t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb zv.kryetar t\u00eb KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani jam v\u00ebn\u00eb para faktit t\u00eb kryer t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb propozimeve p\u00ebr tre kandidatura radhazi p\u00ebr n\u00eb KLSH. T\u00eb tre k\u00ebto kandidatura p\u00ebrmbushnin kriteret ligjore dhe g\u00ebzonin p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb profesionale. Nisi fushat\u00eb n\u00eb media p\u00ebr miratimin e nj\u00eb projektligji, p\u00ebr em\u00ebrimin e Zv\/Kryetarit t\u00eb KLSH. Kjo fushat\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kandidatur\u00eb nga ato q\u00eb k\u00ebrkon prej koh\u00ebsh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon munges\u00eb vullneti p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Presidenti. E nj\u00ebjta qasje e Kuvendit si gjat\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00ebse vijohet n\u00eb drejtimin p\u00ebr kapjen e institucioneve t\u00eb pavarura, tregues se 3 kandidat\u00ebt p\u00ebr KLSH u rr\u00ebzuan pa t\u00eb drejt\u00eb\u201d, shkruan Meta.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Presidenti vler\u00ebson kandidatur\u00ebn e propozuar prej tij t\u00eb Arben Shehut.<br \/>\n\u201cDr.Arben Shehu \u00ebsht\u00eb kandidat shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, me p\u00ebrvoj\u00eb, profesionaliz\u00ebm dhe me dinjitet. Ai \u00ebsht\u00eb diplomuar jurist dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale.<br \/>\nDr. Shehu \u00ebsht\u00eb gjithashtu i diplomuar edhe n\u00eb fush\u00ebn e administrimit t\u00eb biznesit, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb akademike, k\u00ebrkime dhe shkrime shkencore<br \/>\nKuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb brenda k\u00ebtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u201d, shkruan m\u00eb tej Meta.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit ka nj\u00eb apel edhe p\u00ebr kreun n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb KLSH Bujar Leskaj.<br \/>\n\u201cI kam k\u00ebrkuar kryetarit t\u00eb KLSH z.Bujar Leskaj t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e kryetarit t\u00eb ri.<br \/>\nBujar Leskaj t\u00eb mos i bindet asnj\u00eb urdhri p\u00ebr uzurpimin e k\u00ebtij pozicioni kushtetues\u201d, shprehet Meta.<\/p>\n<p><strong>LETRA E PLOT\u00cb<\/strong><br \/>\nKRYETARIT T\u00cb KUVENDIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<br \/>\nZOTIT GRAMOZ RU\u00c7I<\/p>\n<p>DEPUTET\u00cbVE T\u00cb KUVENDIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>T I R A N \u00cb<br \/>\nI nderuar Kryetar,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Si\u00e7 dhe jeni n\u00eb dijeni, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb ushtrim t\u00eb rolit dhe kompetencave t\u00eb tij kushtetuese, si dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 162, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe t\u00eb ligjit nr. 154\/2014 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d, p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendit vakant t\u00eb krijuar nga p\u00ebrfundimi mandatit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit zotit Bujar Leskaj, ka respektuar me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri maksimale detyrimet kushtetuese dhe ka propozuar deri m\u00eb tani tre kandidatura p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, kandidatura k\u00ebto mjaft dinjitoze dhe t\u00eb kualifikuara q\u00eb garantonin pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij organi. P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb tre k\u00ebto kandidatura nuk jan\u00eb miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht:<\/p>\n<p>1. N\u00eb p\u00ebrputhje me afatet e parashikuara n\u00eb ligjin nr. 154\/2014, Presidenti i Republik\u00ebs, me Dekretin nr. 10929, dat\u00eb 05.11.2018, i propozoi Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb zonja Vitore Tusha, t\u00eb zgjidhet n\u00eb detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, pasi shqyrtoi k\u00ebt\u00eb propozim me Vendimin nr.126, dat\u00eb 20.12.2018, vendosi: \u201cMosmiratimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Vitore Tusha dhe rr\u00ebzimin e dekretit nr. 10929, dat\u00eb 05.11.2018 t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u201cP\u00ebr propozimin e Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d. Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Kuvendi n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me shkres\u00eb nr.3553\/2 prot, dat\u00eb 24.12.2018.<\/p>\n<p>2. Pasi ky propozim nuk u miratua nga Kuvendi, Presidenti i Republik\u00ebs. s\u00ebrish n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb tij, me Dekretin nr. 11063, dat\u00eb 19.01.2019 i propozoi Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kandidatur\u00ebn e zotit Bahri Shaqiri p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb pozicionin e Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, me Vendimin nr. 25, dat\u00eb 31.01.2019, vendosi: \u201cMosmiratimin e kandidatur\u00ebs t\u00eb zotit Bahri Shaqiri dhe rr\u00ebzimin e dekretit nr. 11063, dat\u00eb 19.01.2019 t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u201cP\u00ebr propozimin e Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Kuvendi me shkres\u00ebn nr. 234\/1 prot., dat\u00eb 01.02.2019 n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1591271664960\"><\/div>\n<p>3. S\u00ebrish Presidenti i Republik\u00ebs, me Dekretin nr. 11229, dat\u00eb 17.07.2019 i propozoi Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb zoti Petraq Milo t\u00eb zgjidhet n\u00eb pozicionin kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, me Vendimin nr. 94, dat\u00eb 12.9.2019, vendosi: \u201cMosmiratimin e kandidatur\u00ebs t\u00eb zotit Petraq Milo dhe rr\u00ebzimin e dekretit nr. 11229, dat\u00eb 17.7.2019 t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u201cP\u00ebr propozimin e Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, pavar\u00ebsisht se i ka lexuar me v\u00ebmendje e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur sugjerimet dhe mendimet e shprehura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me profilin profesional q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb kandidati p\u00ebr Kryetar t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para faktit t\u00eb kryer t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb propozimeve p\u00ebr tre kandidatura radhazi, pavar\u00ebsisht se t\u00eb tre k\u00ebto kandidatura p\u00ebrmbushnin kriteret ligjore dhe g\u00ebzonin p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs u njoh gjithashtu edhe me letr\u00ebn nr. 1358 prot, dat\u00eb 26 maj 2020 t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkohet Presidentit t\u00eb propozoj\u00eb kandidatur\u00ebn e re p\u00ebr kreun e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u evidentuar se letra e Kryetarit t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb fushat\u00eb publiciteti n\u00eb media nga Kuvendi mbi nism\u00ebn ligjore q\u00eb ky i fundit do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr miratimin e nj\u00eb projektligji, p\u00ebrmes t\u00eb cilit do t\u00eb b\u00ebhet i mundur em\u00ebrimi me ligj i nj\u00eb Z\u00ebvend\u00ebskryetari t\u00eb KLSH-s\u00eb, duke e justifikuar k\u00ebt\u00eb si zhbllokim t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se e gjith\u00eb kjo veprimtari, e shoq\u00ebruar me k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb publiciteti, ka p\u00ebr q\u00ebllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb p\u00ebr Kryetar t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit nj\u00eb kandidatur\u00eb nga ato q\u00eb k\u00ebrkon prej koh\u00ebsh mazhoranca.<\/p>\n<p>Ky veprim i Kuvendit tregon munges\u00eb vullneti p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Presidentin e Republik\u00ebs dhe reflekton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje t\u00eb legjislativit t\u00eb shfaqur p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ku p\u00ebrmes miratimit t\u00eb ligjit antikushtetues nr. 14\/2020 \u201cP\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb ligjin nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, u synua q\u00eb t\u2019i rr\u00ebmbehej kompetenca kushtetuese Presidentit p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetues, drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ligj me efekt prapaveprues.<\/p>\n<p>Ky ligj u kthye p\u00ebr rishqyrtim nga Presidenti i Republik\u00ebs dhe gjithashtu \u00ebsht\u00eb kritikuar n\u00eb t\u00eb gjitha draft-opinionet q\u00eb Komisioni i Venecias ka hartuar p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebrkuar nga vet\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 30 dhjetor 2019.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, si organi m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb monitoron pun\u00ebn, veprimtarin\u00eb e organeve kushtetuese dhe ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara prej tij, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr gjendjen ku ndodhet vendi, ku Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb funksionale prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh, Gjykata e Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksionale, si dhe e gjith\u00eb ecuria e zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb gjitha afateve kushtetuese.<\/p>\n<p>Ndaj \u00e7do veprimtari e m\u00ebtejshme n\u00ebn k\u00ebt\u00eb drejtim me paraqitje nismash legjislative, me q\u00ebllim kapjen e institucioneve t\u00eb pavaruara apo ushtrimin e presionit politik ndaj institucioneve t\u00eb tjera, nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se provon faktin q\u00eb tre kandidaturat e m\u00ebparshme t\u00eb propozuara nga Presidenti i Republik\u00ebs, jan\u00eb rr\u00ebzuar pa t\u00eb drejt\u00eb nga Kuvendi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb propozohet nj\u00eb kandidatur\u00eb q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e mazhoranc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mazhoranca t\u00eb kontrolloj\u00eb po veten e saj?!<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs ka detyrimin kushtetues q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb veprimtaris\u00eb dhe ushtrimit t\u00eb funksioneve t\u00eb tij, t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb mekanizmat kushtetues t\u00eb funksionojn\u00eb dhe institucionet kushtetuese t\u00eb k\u00ebtij niveli t\u00eb vazhdojn\u00eb veprimtarin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb me parimet kushtetuese t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, parime k\u00ebto q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs vler\u00ebson me shum\u00eb kujdes integritetin e kandidatur\u00ebs s\u00eb propozuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb pandikuar politikisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi si p\u00ebrmbushja e k\u00ebrkesave ligjore p\u00ebr zgjedhjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion kushtetues, por dhe p\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb kandidature q\u00eb ofron garancit\u00eb e nevojshme p\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij funksioni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs i risjell n\u00eb v\u00ebmendje Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se mosplot\u00ebsimi i pozicionit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, rrezikon t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb cenim t\u00eb ekuilibrit institucional t\u00eb k\u00ebtij organi kushtetues me p\u00ebrgjegj\u00ebsi jet\u00ebsore p\u00ebr financat publike.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr institucionin kushtetues m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion q\u00eb ka atributet e tij n\u00eb procesin e em\u00ebrimit t\u00eb drejtuesit t\u00eb k\u00ebtij institucioni, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb respektim t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb jasht\u00eb interesit politik, diskutimin dhe shqyrtimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb propozuar p\u00ebr Kryetar t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb njohur me shprehjen e interesit t\u00eb Dr. Arben Shehu, dhe pas shqyrtimit t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb tij, vler\u00ebson se Dr. Arben Shehu \u00ebsht\u00eb kandidat shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur me profesionaliz\u00ebm dhe me dinjitet k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese.<\/p>\n<p>Profili i tij si njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i legjislacionit, ve\u00e7an\u00ebrisht atij penal, njohurit\u00eb dhe certifikimet n\u00eb fush\u00ebn ekonomike dhe p\u00ebrvoja akademike e profesionale 16-vje\u00e7are, e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr drejtimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, si nj\u00eb institucion q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb ushtrimin e funksioneve p\u00ebr kontrollin e p\u00ebrdorimit t\u00eb pasuris\u00eb publike dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb abuzuesve me to.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bindje, mbi karakteristikat q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb drejtuesi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, mb\u00ebshtetur n\u00eb faktin q\u00eb kandidatura e Dr. Arben Shehu plot\u00ebson t\u00eb gjitha kushtet dhe kriteret ligjore p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, vler\u00ebsimi i karrier\u00ebs dhe aft\u00ebsive t\u00eb tij profesionale n\u00eb raport me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ushtroj\u00eb sipas ligjit, me Dekretin nr.11498 , dat\u00eb 4.6.2020, vendosa t\u2019i propozoj Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb Dr. Arben Shehu t\u00eb zgjidhet n\u00eb pozicionin kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Dr. Arben Shehu \u00ebsht\u00eb diplomuar jurist dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale. Dr. Shehu \u00ebsht\u00eb gjithashtu i diplomuar edhe n\u00eb fush\u00ebn e administrimit t\u00eb biznesit, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb akademike, k\u00ebrkime dhe shkrime shkencore, por edhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv edhe i profesionit t\u00eb avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb brenda k\u00ebtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucioni i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrave t\u00eb tij kushtetuese e ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po sot, i kam k\u00ebrkuar Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, zotit Bujar Leskaj q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, deri n\u00eb zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb ri dhe t\u00eb mos i bindet asnj\u00eb urdhri p\u00ebr uzurpimin e k\u00ebtij pozicioni kushtetues.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur gjeni Dekretin nr.11498, dat\u00eb 04.06.2020, me t\u00eb cilin i propozohet Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb Dr. Arben Shehu t\u00eb zgjidhet n\u00eb funksionin kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, si dhe dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzuar nga Dr. Arben Shehu, administruar pran\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 premtoi Presidenti i Republik\u00ebs ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike \u00e7do veprimtari, q\u00ebndrim, deklarat\u00eb apo dhe propozim t\u00eb tijin. Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta i ka drejtuar Kryetarit t\u00eb Kuvendit z.Gramoz Ruci nj\u00eb let\u00ebr mbi propozimin e zotit Arben Shehu p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Kryetar i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr Kreu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":62987,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126327","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126327\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}