{"id":126334,"date":"2020-06-04T15:24:34","date_gmt":"2020-06-04T13:24:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126334"},"modified":"2020-06-04T15:24:34","modified_gmt":"2020-06-04T13:24:34","slug":"gjiknuri-zbardh-detaje-nga-diskutimet-me-ambasadoret-te-gjithe-dolem-te-fituar-u-pranuan-kerkesat-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjiknuri-zbardh-detaje-nga-diskutimet-me-ambasadoret-te-gjithe-dolem-te-fituar-u-pranuan-kerkesat-e-opozites\/","title":{"rendered":"Gjiknuri zbardh detaje nga diskutimet me ambasador\u00ebt: T\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebm t\u00eb fituar, u pranuan k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, Damian Gjiknuri, zbuloi nga foltorja e Kuvendit detaje nga diskutimet e tejzgjatura t\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit mes pal\u00ebve politike dhe ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA, Yuri Kim, BE, Luigi Soreca, Britanis\u00eb, Duncan Nornam, dhe OSBE, Bernd Borchardt.<\/p>\n<p>Gjiknuri deklaroi se \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb mes pal\u00ebve, ku asnj\u00ebri nuk ka humbur, por t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb fituar. Sipas Gjiknurit, jan\u00eb pranuar shumica e k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb nga identifikimi elektronik, trajnimi i komisioner\u00ebve, etj.<\/p>\n<p>\u201cKam detyrimin politik p\u00ebr t\u00eb informuar lidhur me procesin q\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen k\u00ebto dit\u00eb. Nuk meritonte ta merrte at\u00eb v\u00ebmendje dhe u zhvillua me pjes\u00ebmarrjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pasi shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb merreshin vesh vet\u00eb. Fal\u00ebnderoj nd\u00ebrkom\u00ebbtar\u00ebt q\u00eb na mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mir\u00eb, ku asnj\u00eb nuk humbi, po t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn t\u00eb fituar. Me pak fjal\u00eb edhe k\u00ebrkesa e opozit\u00ebs ka qen\u00eb menaxhimi i mir\u00eb i zgjedhjeve. Ne pranuam k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr identifikimin, duke pranuar q\u00eb personi q\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb t\u00eb zgjidhet nga opozita.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ka qen\u00eb skena e n\u00ebpun\u00ebsve, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb me detyrim t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb trajnimin zgjedhor. Trajnimi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sken\u00eb e hapur q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyret nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i opozit\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb ngarkohet posac\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt do t\u00eb caktohen me short, do jen\u00eb 3 zyrtar\u00eb q\u00eb do t\u00eb menaxhojn\u00eb procesin, q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb dhe dy observues politik\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, k\u00ebrkesa e opozit\u00ebs ka qen\u00eb edhe p\u00ebr garanci shtes\u00eb p\u00ebr procesin. Do t\u00eb jen\u00eb dy num\u00ebrues zyrtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur rast\u00ebsisht me short, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb. Kan\u00eb k\u00ebrkuar monitorim n\u00eb cdo qend\u00ebr votimi dhe iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Puna e \u00e7do num\u00ebruesi \u00ebsht\u00eb e verifikueshme. Nd\u00ebshkimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm penal, por p\u00ebrjashtohen p\u00ebrjet\u00ebsisht nga sh\u00ebrbimi civil dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb procese pune.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat shqet\u00ebsuese t\u00eb opozit\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr rolin e policis\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr at\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb, jan\u00eb pranuar. Qeveria teknike nuk mund t\u00eb ishte k\u00ebrkes\u00eb, dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb opozita reflektoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. U qart\u00ebsuan edhe shum\u00eb pika t\u00eb tjera dhe m\u00eb vjen mir\u00eb opozita ka ardhur aty ku \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb jet\u00eb procesi i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb past\u00ebr n\u00eb vend. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur p\u00ebr emigrant\u00ebt, ne vot\u00ebn e emigrant\u00ebve e kemi deleguar q\u00eb KQZ t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb votimin n\u00eb distanc\u00eb. Procedurat do t\u00eb zgjidhen me akte n\u00ebnligjore. Me nj\u00eb menaxhim politik, Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira se\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Vota e tyre nuk do t\u00eb preket. Ky kod i ri jam i bindur q\u00eb do ta garantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Gjiknuri.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><br \/>\nKam detyrimin politik por edhe qytetar p\u00ebr t\u00eb informuar aq sa mundem ata q\u00eb na ndjekin n\u00eb lidhje me nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen k\u00ebto dit\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, nuk meritonte t\u00eb merrte gjith\u00eb at\u00eb v\u00ebmendje. U zhvillua n\u00ebn mikpritjen e nj\u00eb ambasade t\u00eb nderuar, me pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb normalisht vet shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb merreshin vesh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, u k\u00ebrkoj ndjes\u00eb por realisht un\u00eb dua dhe t\u00eb falenderoj partner\u00ebt q\u00eb na mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, ku asnj\u00eb nuk humbi por t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn t\u00eb fituar. Me pak fjal\u00eb, k\u00ebrkesa e kahershme jo vet\u00ebm e ODIHR por edhe opozit\u00ebs shqiptare ka qen\u00eb garancia n\u00eb sistemin e manaxhimit t\u00eb vot\u00ebs. P\u00ebrkund\u00ebr rekomandimeve t\u00eb ODIHR, si\u00e7 e tha dhe Kryeministri k\u00ebtu, ne pranuam k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e votimit. Madje me garanci shtes\u00eb q\u00eb personi q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebmanaxher i k\u00ebtij procesi n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve do t\u00eb caktohej nga opozita.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr q\u00eb kishte opozita ka qen\u00eb se si do t\u00eb reflektohet dhe sanksionohet e t\u00eb funksionoj\u00eb mir\u00eb skema e rekrutimit t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve q\u00eb do t\u00eb manaxhojn\u00eb zgjedhjet. Natyrsh\u00ebm, do t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsve civil q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb me detyrim n\u00eb trajnimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb administrator zgjedhor ashtu sikurse \u00e7do qytetar tjet\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i nxitur edhe nga \u00e7dolloj partie e ka k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb zyrtar zgjedhor. Trajnimi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e hapur e cila do t\u00eb mbik\u00ebqyret, pra rekrutimi dhe trajnimi do mbik\u00ebqyret nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi pra zv.komisioneri i opozit\u00ebs q\u00eb do t\u00eb ngarkohet posa\u00e7\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb n\u00eb KQZ. Kjo adreson nj\u00eb nga ato frik\u00ebrat q\u00eb kishin se si njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb bindje X apo Y do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb trajnimi t\u00eb hapur. Komisioner\u00ebt do t\u00eb caktohen me short, do t\u00eb jen\u00eb tre zyrtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb manaxhojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe k\u00ebta tre zyrtar\u00eb do t\u00eb ken\u00eb edhe dy observues politik q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb \u00e7do procesverbal, n\u00eb \u00e7do material t\u00eb vendimmarrjes aty.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb edhe p\u00ebr garanci shtes\u00eb p\u00ebr procesin, qoft\u00eb n\u00eb administrim apo edhe n\u00eb num\u00ebrimin e votave q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb. Pra, do t\u00eb jen\u00eb dy num\u00ebrues zyrtar\u00eb zgjedhor t\u00eb p\u00ebrzgjedhur rast\u00ebsisht me short dhe t\u00eb v\u00ebzhguar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues politik t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e kontestimit t\u00eb \u00e7do vote.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb procesi tjet\u00ebr ekstra? Kan\u00eb k\u00ebrkuar monitorim n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi. Kjo i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjithashtu. Kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb sinjalizuesit p\u00ebr krimet zgjedhore t\u00eb marrin imunitet dhe kjo i \u00ebsht\u00eb pranuar. Pra, flasim p\u00ebr imunitet penal, \u00e7do njeri q\u00eb denoncon p\u00ebr krim zgjedhor merr imunitet penal. Kan\u00eb k\u00ebrkuar rihapje t\u00eb \u00e7do kutie votimi dhe rinum\u00ebrim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pas daljes s\u00eb rezultatit zgjedhor. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb puna e \u00e7do num\u00ebruesi apo \u00e7do zyrtari zgjedhor \u00ebsht\u00eb e verifikueshme dhe e auditueshme. E dini cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi? \u00cbsht\u00eb nd\u00ebshkimi jo vet\u00ebm penal por p\u00ebrjashtohen p\u00ebrjet\u00ebsisht nga Sh\u00ebrbimi Civil dhe nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb pun\u00ebt e sektorit publik. K\u00ebto jan\u00eb masa q\u00eb jan\u00eb garanci integriteti p\u00ebr \u00e7do zyrtar i cili do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e tjera q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr opozit\u00ebn qoft\u00eb p\u00ebr rolin e policis\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr rolin e prokuroris\u00eb, t\u00eb gjitha jan\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm, qeveria teknike nuk mund t\u00eb ishte nj\u00eb kusht p\u00ebr Kodin Zgjedhor dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb edhe opozita reflektoi mbi k\u00ebt\u00eb. Ashtu sikurse edhe shashka do ta quaja, e hedhur q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb gjykat\u00eb ankimore, edhe kjo nuk q\u00ebndronte. Gjykata Kushtetuese nuk mund t\u00eb merrte rolin e Kolegjit Zgjedhor pasi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb fakti. V\u00ebrtet ka nj\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese q\u00eb mund ta k\u00ebrkosh n\u00eb nivel kushtetues por asnj\u00ebher\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb fakti. Nga ana tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb pranohet logjika q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb qenka e vetuar dhe nj\u00eb pjes\u00eb e pa vetuar. Pra, nj\u00eb ishull p\u00ebr gjykat\u00ebn politike nuk e meriton vetingun nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore e meritoka vetingun. K\u00ebshtu q\u00eb edhe ky argument besoj u qart\u00ebsua dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb opozita ka ardhur aty ku duhet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb dua t\u00eb them, me gjith\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb marra, ky do t\u00eb jet\u00eb procesi i par\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb votim i past\u00ebr p\u00ebrmes nj\u00eb procesi administrativ t\u00eb pa politizuar. Ky do t\u00eb jet\u00eb hapi i par\u00eb q\u00eb ne t\u00eb vazhdojm\u00eb reform\u00ebn zgjedhore dhe duke garantuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb fatkeq\u00ebsiht na kan\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbyllur. P\u00ebr sa i takon emigrant\u00ebve, ne vot\u00ebn e emigrant\u00ebve e kemi deleguar q\u00eb KQZ me akt normativ ta mund\u00ebsoj\u00eb votimin n\u00eb distanc\u00eb. E drejta \u00ebsht\u00eb e garantuar nd\u00ebrsa procedurat do t\u00eb zgjidhen me akt n\u00ebnligjor. Besoj se me nj\u00eb manaxhim civil, administrativ por dhe me v\u00ebzhgimin partiak, Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ti b\u00ebj\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira se sa i ka b\u00ebr\u00eb kurdoher\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha forcat duhet t\u00eb l\u00ebn\u00eb retorik\u00ebn politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb mos pengojn\u00eb integrimin dhe n\u00ebse mendojn\u00eb se kan\u00eb avantazhe elektorale le t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebbisedojn\u00eb me qytetar\u00ebt dhe ti mobilizojn\u00eb ata p\u00ebr vota. Vota e tyre nuk do t\u00eb preket dhe ky kod i ri, jam i bindur q\u00eb do ta garantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Politik t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, Damian Gjiknuri, zbuloi nga foltorja e Kuvendit detaje nga diskutimet e tejzgjatura t\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit mes pal\u00ebve politike dhe ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA, Yuri Kim, BE, Luigi Soreca, Britanis\u00eb, Duncan Nornam, dhe OSBE, Bernd Borchardt. Gjiknuri deklaroi se \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126335,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126334","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126334\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}