{"id":126512,"date":"2020-06-06T14:18:45","date_gmt":"2020-06-06T12:18:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126512"},"modified":"2020-06-06T14:18:45","modified_gmt":"2020-06-06T12:18:45","slug":"hoti-merr-vendimin-e-pare-qeveria-e-kosoves-shfuqizon-reciprocitetin-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hoti-merr-vendimin-e-pare-qeveria-e-kosoves-shfuqizon-reciprocitetin-me-serbine\/","title":{"rendered":"Hoti merr vendimin e par\u00eb\/ Qeveria e Kosov\u00ebs shfuqizon reciprocitetin me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb mbledhjen e sotme ka votuar p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbis\u00eb. K\u00ebto masa u vendos\u00ebn m\u00eb 1 prill nga qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit jan\u00eb hequr pengesat p\u00ebr vazhdimin e dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot, duke i hequr pengesat p\u00ebr procesin e dialogut, n\u00eb p\u00ebrputhje me zotimet q\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb para partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cTani presim q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ta shohim nga pala serbe, q\u00eb t\u00eb heqin t\u00eb gjitha pengesat dhe t\u2019i japin frym\u00eb procesin e dialogut. Por ne ruajm\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat tona, si shtet sovran, q\u00eb t\u00eb vendosim t\u00eb gjitha masat e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb ruajtur sovranitetin ton\u00eb, n\u00eb koordinim me partner\u00ebt tan\u00eb\u201d, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se shfuqizimi i masave t\u00eb reciprocitetit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme, q\u00eb t\u2019i jepet shans\u00eb dialogut, por theksoi se nuk mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb sakt\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb ky vendim do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Kryeministri Hoti tha se p\u00ebr vendimin p\u00ebr shfuqizimin e masave t\u00eb reciprocitetit \u00ebsht\u00eb koordinuar me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ai tha se gjat\u00eb takimit q\u00eb ka pasur t\u00eb premten me ambasadorin amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Philip Kosnett ka marr\u00eb zotimin se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb Serbia po ashtu t\u00eb heq\u00eb pengesat p\u00ebr dialog, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fushata p\u00ebr \u00e7njohjet e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb dakordim me miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb presioni i tyre do t\u00eb jet\u00eb edhe karshi Serbis\u00eb, q\u00eb edhe ata t\u00eb heqin pengesat p\u00ebr dialog dhe pasi t\u00eb heqin ato pengesa p\u00ebr dialog, ne do t\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve\u201d, tha Hoti.<\/p>\n<p>Kryeministri Hoti tha se ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb menj\u00ebher\u00eb sapo Serbia t\u00eb ndal\u00eb fushat\u00ebn e \u00e7njohjeve, t\u00eb rinis\u00eb dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udh\u00ebheq\u00eb ai dhe jo presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb ulemi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut. Kryeministri i vendit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kompetencave kushtetuese, e udh\u00ebheq\u00eb dialogun. Edhe po t\u00eb doja un\u00eb, nuk mund t\u2019i transferoj kompetencat e mija kushtetuese, as te presidenti e as te askush tjet\u00ebr. Un\u00eb nuk dua dhe nuk do t\u2019i transferoj ato kompetenca\u201d, tha Hoti gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media pas mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq: Heqja e reciprocitetit, vendim i mir\u00eb<br \/>\nVendimin p\u00ebr heqjen e masave t\u00eb reciprocitetit e ka mir\u00ebpritur presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si vendim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c(Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim) Tha\u00e7i e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb sepse donte t\u00eb thoshte \u2018nuk m\u00eb intereson BE-ja, m\u00eb intereson vet\u00ebm SHBA-ja\u2019. Ne nuk jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion. Ne mendojm\u00eb se (Kosova) \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija i tyre (SHBA-s\u00eb). Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr t\u00eb gjitha pengesat tregtare midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Un\u00eb thjesht dua t\u00eb theksoj se ne nuk jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion\u201d, tha Vu\u00e7iq gjat\u00eb nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb sot p\u00ebr televizionin serb, Prva.<\/p>\n<p>Qeveria e kaluar e Kosov\u00ebs kishte hequr taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina, dhe m\u00eb 1 prill kishte vendosur masat e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.<\/p>\n<p>Ky vendim nuk ishte mir\u00ebpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pasi reciprociteti u pa si penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u nd\u00ebrpre n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, kur Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb at\u00ebbot\u00eb udh\u00ebhiqej nga Ramush Haradinaj, vendosi taks\u00eb 100 p\u00ebr qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Beogradi ka kusht\u00ebzuar rikthimin n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve me heqjen e t\u00eb gjitha pengesave t\u00eb vendosura nga Prishtina zyrtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb mbledhjen e sotme ka votuar p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbis\u00eb. K\u00ebto masa u vendos\u00ebn m\u00eb 1 prill nga qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti. Kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit jan\u00eb hequr pengesat p\u00ebr vazhdimin e dialogut me Serbin\u00eb. \u201cKemi marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126513,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126512","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}