{"id":126902,"date":"2020-06-13T12:46:29","date_gmt":"2020-06-13T10:46:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126902"},"modified":"2020-06-13T12:46:29","modified_gmt":"2020-06-13T10:46:29","slug":"bizneset-ne-vlore-i-ankohen-bashes-jemi-ne-prag-falimentimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bizneset-ne-vlore-i-ankohen-bashes-jemi-ne-prag-falimentimi\/","title":{"rendered":"Bizneset n\u00eb Vlor\u00eb i ankohen Bash\u00ebs: Jemi n\u00eb prag falimentimi"},"content":{"rendered":"<p>Vlora ka qen\u00eb ndalesa e radh\u00ebs p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka d\u00ebgjuar nga af\u00ebr shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve. Lideri i opozit\u00ebs u takua me dhjet\u00ebra biznese n\u00eb qytetin bregdetar, t\u00eb cil\u00ebt u shprehen se jan\u00eb n\u00eb prag falimentimi.<\/p>\n<p>\u201cHotelet jan\u00eb 100% n\u00eb dit\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb zez\u00eb, restorantet mbahen me k\u00ebto t\u00eb qytetit, nuk \u00ebsht\u00eb se ka t\u00eb ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova. Na kan\u00eb premtuar p\u00ebr dy nga punonj\u00ebsit at\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00ebshin, por ai mbulon vet\u00ebm nj\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vajt\u00ebm 4 muaj pa pun\u00eb edhe nuk e dim\u00eb akoma sesa do t\u00eb jemi. Qiran\u00eb edhe detyrimet e tjera i kemi paguar nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb.\u201d, -tha pronari i nj\u00eb agjencie turistike, i cili tregoi konkretisht sesa e pamjaftueshme \u00ebsht\u00eb ndihma e qeveris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pronari i nj\u00eb lokali u shpreh se; \u201cSituata si tani nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb! E shikoni, \u00ebsht\u00eb bosh. Vajti disa vite k\u00ebshtu, por tani pas pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb katastrofike fare.\u201d. Po ashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues biznesi tha se: \u201cSituata k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar si n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb 1923, q\u00eb nd\u00ebrrohej mall me mall, nga puna e inflacionit t\u00eb paras\u00eb. Tek furra e buk\u00ebs dikush i ofroi nj\u00eb televizor p\u00ebr nj\u00eb muaj buk\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb rrug\u00ebn tregtare n\u00eb Vlor\u00eb, pronarja tregoi se konsumi ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. \u201cXhiroja \u00ebsht\u00eb skandal. Ja si\u00e7 e shikon p\u00ebrdit\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb!\u201d- tha ajo duke i treguar Bash\u00ebs dyqanin bosh. Edhe nj\u00eb lokal i madh af\u00ebr detit ishte bosh. \u201cUn\u00eb kam 5 t\u00eb pun\u00ebsuar. Po vazhdoi k\u00ebshtu kjo koh\u00eb, s\u2019ka se si t\u00eb vazhdosh. Nuk ka xhiro, nuk ka gj\u00eb!\u201d- shprehet i d\u00ebshp\u00ebruar pronari i tij, i cili mb\u00ebshtet konstatimin e zotit Basha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje kishte par\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb lokalet e tjer\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Vlor\u00eb, kreu i opozit\u00ebs u takua me disa operator\u00eb turistik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt treguan gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb turizmit dhe papun\u00ebsin\u00eb n\u00eb rritje p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. \u201cT\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jemi k\u00ebtu jemi bosh, jo se jan\u00eb vet\u00ebm dyqanet. Situata \u00ebsht\u00eb alarmante fare, bosh fare. Pun\u00ebtor\u00ebt i kemi kthyer. Pagesat e rrogave nuk arrijm\u00eb dot t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjitha. Po vazhdoi k\u00ebshtu deri n\u00eb n\u00ebntor, duhet t\u00eb ngrem\u00eb duart t\u00eb gjith\u00eb. Njer\u00ebzit nuk vijn\u00eb n\u00eb hotele, jemi bosh, zero, zero, zero. Menduam fundjav\u00ebs mos l\u00ebvizte, por edhe fundjavat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vakta fare. Zero!\u201d, -u shpreh nj\u00ebri nga operator\u00ebt turistik\u00eb, i cili u pasua nga nj\u00eb tjet\u00ebr me parashikime pesimiste p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb pasiguria p\u00ebr nes\u00ebr. Pandemia do t\u00eb kaloj\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ne jemi t\u00eb pasigurt n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg. Tani jemi t\u00eb falimentuar ne. \u00cbsht\u00eb biznes i falimentuar! Jemi t\u00eb vdekur q\u00eb marrim frym\u00eb.\u201d, -tha pronari i nj\u00eb hoteli. Lideri i opozit\u00ebs mb\u00ebshteti k\u00ebrkesat e operator\u00ebve turistik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr turizmin, i cili ka marr\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga anulimet e t\u00eb gjitha rezervimeve. Basha tha se kjo duhej b\u00ebr\u00eb shpejt dhe se nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshire apo l\u00ebmoshe e qeveris\u00eb, por e detyrimit ligjor t\u00eb emergjenc\u00ebs civile.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1592045163231\"><\/div>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pak shejtanll\u00ebk ajo q\u00eb thot\u00eb \u201cpaga e luft\u00ebs\u201d. Luft\u00eb nuk ka, ka pandemi, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb ka masa anti-pandemi. P\u00ebr shkak t\u00eb masave t\u00eb anti-pandemis\u00eb ka d\u00ebm ekonomik, d\u00ebmin ekonomik me ligjin n\u00eb fuqi qeveria \u00ebsht\u00eb e detyruar ta d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb. Ai e di fare mir\u00eb q\u00eb d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se 240 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se 400 mij\u00eb lek\u00ebshi. Dakord, nuk e shp\u00ebrblen dot 100%, nuk e lan dot 100%, po t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb lash nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb d\u00ebmit. Brenda mund\u00ebsive. A jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb? Absolutisht jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb. Sepse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sot q\u00eb flasim, ka paguar nga thesari aq sa ka paguar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebr 5 apo 6 veta\u201d, -theksoi kreu i opozit\u00ebs. \u201cJemi shtr\u00ebnguar sa s\u2019ka m\u00eb, kemi vajtur te kocka!\u201d- tha nj\u00eb tjet\u00ebr pronar hoteli duke treguar padrejt\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb raport me ndihm\u00ebn e pakt\u00eb q\u00eb jep dhe detyrimet e m\u00ebdha q\u00eb k\u00ebrkon. Pronari i nj\u00eb biznesi hotelerie u shpreh se kishte t\u00eb pun\u00ebsuar 200 vet\u00eb, por n\u00ebse situata do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb si tani, do t\u00eb detyrohet t\u00eb largoj\u00eb nga puna shumic\u00ebn e tyre. \u201cMe ndihm\u00ebn sociale t\u00eb qeveris\u00eb nuk ia dilet p\u00ebr asgj\u00eb.\u201d \u2013 i tha ai zotit Basha, i cili pati rastin t\u00eb shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeveris\u00eb aktuale n\u00eb trajtimin e biznesit.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebqenia juaj, prosperiteti juaj si sektor dhe i biznesit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb interes publik i Shqip\u00ebris\u00eb. Ata ju shikojn\u00eb si taksapagues, p\u00ebr mua jeni pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Taksa \u00ebsht\u00eb instrument n\u00eb funksion t\u00eb ekonomis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb pun\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb instrument n\u00eb funksion t\u00eb rilindjes urbane apo t\u00eb 10 koncensioneve ku i ka \u00e7uar lek\u00ebt ky.\u201d- u shpreh Basha.<br \/>\n\u201cN\u00eb qoft\u00eb se s\u2019merren masa nga qeveria p\u00ebr taksat e p\u00ebr detyrimet e tjera, ne jemi t\u00eb mbyllur. Vet\u00ebm t\u2019i v\u00ebm\u00eb zjarrin se s\u2019ka zgjidhje tjet\u00ebr.\u201d- i tha kreut t\u00eb opozit\u00ebs pronari i nj\u00eb hoteli. \u201c\u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar. Prenotimet u fshin\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha.\u201d- tha nj\u00eb tjet\u00ebr. \u201cUn\u00eb d\u00ebgjoj \u201cluft\u00eb, luft\u00eb, luft\u00eb\u201d, duhet t\u00eb hiqet fjala \u201cluft\u00eb\u201d. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e pranojm\u00eb. Tani na del kryeministri edhe na thot\u00eb q\u00eb ne do ta mbyllim prap\u00eb. Po hajde i mbyllim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sepse s\u2019ka pun\u00eb, por n\u00eb fund s\u2019vdes nga virusi, do t\u00eb vdesim nga uria\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i opozit\u00ebs tha se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb provokohen situata t\u00eb tilla q\u00eb demotivojn\u00eb turizmin n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs, si\u00e7 ishte edhe rasti i Velipoj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku kryeministri e fillon sezonin turistik me matrapik, me prishje. Nj\u00eb gj\u00eb ju garantoj: nuk ka p\u00ebr t\u00eb pasur njer\u00ebz t\u00eb privilegjuar se po s\u2019hap\u00ebm konkurrenc\u00ebn, po nuk garantuam barazi mes aktor\u00ebve n\u00eb treg, kjo vet\u00ebm ekonomi tregu nuk quhet. T\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb m\u00eb 4-5 t\u00eb preferuar dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ulin kok\u00ebn para tyre.\u201d- theksoi zoti Basha, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr vlonjat\u00ebt: \u201cVlora \u00ebsht\u00eb e men\u00e7ur, do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn k\u00ebsaj radhe besoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vlora ka qen\u00eb ndalesa e radh\u00ebs p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka d\u00ebgjuar nga af\u00ebr shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve. Lideri i opozit\u00ebs u takua me dhjet\u00ebra biznese n\u00eb qytetin bregdetar, t\u00eb cil\u00ebt u shprehen se jan\u00eb n\u00eb prag falimentimi. \u201cHotelet jan\u00eb 100% n\u00eb dit\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb zez\u00eb, restorantet mbahen me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126903,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126902","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126902\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}