{"id":126931,"date":"2020-06-13T14:12:07","date_gmt":"2020-06-13T12:12:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=126931"},"modified":"2020-06-13T14:12:07","modified_gmt":"2020-06-13T12:12:07","slug":"maturantet-draft-me-te-gjitha-problematikat-e-testit-te-letersise-e-dorezojne-te-ministria-e-arsimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/maturantet-draft-me-te-gjitha-problematikat-e-testit-te-letersise-e-dorezojne-te-ministria-e-arsimit\/","title":{"rendered":"Maturant\u00ebt draft me t\u00eb gjitha problematikat e testit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, e dor\u00ebzojn\u00eb te Ministria e Arsimit"},"content":{"rendered":"<p>Maturant\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur sot draftin me t\u00eb gjitha problematikat q\u00eb ata mendojn\u00eb se kishte testi i Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb, duke sjell\u00eb edhe pyetje konkrete, t\u00eb cilat jan\u00eb pakuptimta dhe thuajse t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Drafti i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore, proces ky i cili vler\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsit e sistemit arsimor parauniversitar duke p\u00ebrbyllur nj\u00eb cik\u00ebl 12 vjecar studimesh, dit\u00ebn e enjte, dat\u00eb 11 Qershor 2020, nga ora 10:00 deri n\u00eb or\u00ebn 12:00 ,\u00ebsht\u00eb zhvilluar provimi (i detyruar) p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e Gjuh\u00eb Shqipe dhe Let\u00ebrsi B\u00ebrtham\u00eb. Si pasoj\u00eb e kushteve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme,kjo p\u00ebr hir t\u00eb Pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, q\u00eb p\u00ebrfshiu vendin ton\u00eb nga Marsi 2020 deri n\u00eb Maj 2020, sistemi arsimor dhe procesi arsimor n\u00eb vend u pezullua, ashtu si shum\u00eb aktivitete t\u00eb tjera shtet\u00ebrore. Me rihapjen e vendit dhe daljen nga karantina shtet\u00ebrore e detyruar,t\u00eb gjith\u00eb aktivitetet p\u00ebsuan ndryshime t\u00eb plota ose t\u00eb pjesshme. Konkretisht procesi i Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimeve konstruktive dhe administrative. Kjo list\u00eb ndryshimesh p\u00ebrfshin:<br \/>\na) Ndryshim e tipologjis\u00eb s\u00eb testimeve p\u00ebr maturant\u00ebt dhe hartimin e nj\u00eb sistemi testimi me alternativa.<br \/>\nb) Ndryshimin e programit sipas t\u00eb cilit realizohet testimi i maturant\u00ebve, bazuar n\u00eb njohurit\u00eb dhe temat e zhvilluara ne ambientet e klas\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb tremujorit t\u00eb fundit t\u00eb vitit shkollor 2019-2020.<br \/>\nc) Ndryshimi i koh\u00ebzgjatjes s\u00eb testimit t\u00eb maturant\u00ebve nga 2 or\u00eb e 30 minuta n\u00eb 2 or\u00eb.<br \/>\nd) Ndryshimi i procesit t\u00eb korrigjimit t\u00eb provimeve, ku kalohet nga nj\u00eb sistem korrigjimi fizik (metoda manual) nga grupe m\u00ebsuesish specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, n\u00eb korrigjim elektronik me skaner (aplikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vitin e shkuar vet\u00ebm p\u00ebr pyetjet me alternativa).<br \/>\ne) Ndryshime administrative t\u00eb administrimit dhe realizimit t\u00eb testimeve si proces, bazuar n\u00eb rregullat strikte kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19.<br \/>\nf) S\u00eb fundmi, ndryshimet prek\u00ebn edhe metodologjin\u00eb e identifikimit t\u00eb maturant\u00ebve, duke krijuar teza t\u00eb personalizuara. (Kujdes! Tez\u00eb e personalizuar n\u00ebnkupton teza t\u00eb ve\u00e7anta testimi p\u00ebr \u00e7do individ, shoq\u00ebruar me em\u00ebr, mbiem\u00ebr dhe at\u00ebsi, si dhe e firmosur nga \u00e7do maturant q\u00eb i n\u00ebnshtrohet testimit.)<\/p>\n<p>Pas njohjes me tez\u00ebn e testimit ton\u00eb, dit\u00ebn e enjte 11.06.2020 dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb testimit n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt Gjuh\u00eb Shqipe dhe Let\u00ebrsi B\u00ebrtham\u00eb, ne maturant\u00ebt konstatuam se teza e provimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve Gjuh\u00eb Shqipe dhe Let\u00ebrsi B\u00ebrtham\u00eb nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me orientimin paraprak q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs disa javore t\u00eb p\u00ebrgatitjes p\u00ebr testim. Ne,fillimisht individualisht dhe m\u00eb pas kolektivisht, kemi konstatuar probleme konkrete n\u00eb hartimin e tezave t\u00eb testimit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu paqart\u00ebsi n\u00eb kumtim dhe formulime jo t\u00eb p\u00ebrshtashme.<br \/>\nN\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij materiali do ju njohim me t\u00eb gjitha konstatimet tona, shoq\u00ebruar me argumente dhe shembuj konkret nga pyetjet e provimit. Ky material vjen si rezultat i nj\u00eb analizimi t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb provimit nga ana jon\u00eb, si dhe mb\u00ebshtetur me argumentime t\u00eb specialist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shprehur publikisht dhe me vullnet t\u00eb plot\u00eb opinionin e tyre mbi formatin e hartimit t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb provimit.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1592050293116\"><\/div>\n<p>1. P\u00ebrmbajtja e testit dhe r\u00ebndesa e tij nuk korrespondonte me koh\u00ebn e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, pasi minutazhi p\u00ebrkat\u00ebs, llogaritur p\u00ebr secil\u00ebn pyetje nuk mjaftonte. Ne maturant\u00ebt jemi detyruar t\u2019i rikthehemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar pyetjeve (shumic\u00ebs prej tyre), pasi mund\u00ebsia e kuptimit t\u00eb pyetjes dhe v\u00ebshtir\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb alternative ishin kund\u00ebr sfid\u00ebs me koh\u00ebn e testit. Kjo v\u00ebrtetohet nga nevoja q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar me zgjidhjen e testit edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb orarit zyrtar prej dy or\u00ebsh.<\/p>\n<p>2. S\u00eb dyti, ne maturant\u00ebt u p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb test i cili vler\u00ebsonte dije periferike dhe jo t\u00eb programit m\u00ebsimor t\u00eb zbatuar n\u00eb vitin m\u00ebsimor 2019-2020. Pyetje konkrete q\u00eb faktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim jan\u00eb: pyetja rreth gjetjes s\u00eb funksionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb imazheve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve paraqitur n\u00eb nj\u00eb reklam\u00eb (parku), pyetja rreth gjetjes s\u00eb instumenteve t\u00eb duhura p\u00ebr ilustimin e nj\u00eb artikulli rreth shpellave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb, pyetja e cila k\u00ebrkonte gjetjen e informacionit, t\u00eb cilit i duhet treguar burimi,pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve t\u00eb marra nga dy burime t\u00eb ndryshme, pyetja e cila k\u00ebrkonte gjetjen e nj\u00eb informacioni t\u00eb n\u00ebnkuptuar n\u00eb nj\u00eb artikull mbi f\u00ebmij\u00ebt dhe koh\u00ebn q\u00eb ata kalojn\u00eb para televizorit.<\/p>\n<p>3. S\u00eb treti, testi p\u00ebrmbante pyetje, alternativat e t\u00eb cilave nuk na testonin njohurit\u00eb tona,por logjik\u00ebn dhe p\u00ebrq\u00ebndrimit n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb testit. E shohim t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb shtojm\u00eb se presioni q\u00eb ka n\u00eb vetvete procesi i testimit p\u00ebr cdo maturant (me t\u00eb drejt\u00eb) e ul nivelin e p\u00ebrq\u00ebndrimit momental dhe v\u00ebshtir\u00ebson tez\u00ebn, jo p\u00ebr nga konteksti, po p\u00ebr nga synimi q\u00eb kan\u00eb pyetjet testuese n\u00eb vetvete. E gjith\u00eb k\u00ebsaj situate i shtohet edhe faktori koh\u00eb. Pyetje konkrete jan\u00eb: pyetja e cila k\u00ebrkonte gjetjen e veprimit t\u00eb rradh\u00ebs s\u00eb personazhit t\u00eb nj\u00eb paragrafi t\u00eb shkurt\u00ebr ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi, pyetja e cila k\u00ebrkonte gjetjen e tez\u00ebs t\u00eb nj\u00eb paragrafi q\u00eb ilustronte dilem\u00ebn mes t\u00eb shkruajturit histori t\u00eb shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes s\u00eb instumenteve t\u00eb duhura p\u00ebr ilustimin e nj\u00eb artikulli rreth shpellave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb, pyetja rreth gjetjes s\u00eb funksionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb imazheve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve paraqitur n\u00eb nj\u00eb reklam\u00eb,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes s\u00eb Ptroklikt n\u00eb fragmentin e Iliad\u00ebs, pyetja mbi p\u00ebrcaktimin e situat\u00ebs paraqitur n\u00eb fragmentin e Iliad\u00ebs n\u00ebse ishte dramatike, heroike, sarkastike apo realiste.<\/p>\n<p>4. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kostatojm\u00eb se ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb folur mediatikisht dhe \u00ebsht\u00eb cituar n\u00eb materailin zyrtar publikuar n\u00eb dat\u00ebn 13.05.2020, me Nr.protokolli 1552, n\u00eb rubriken e dyt\u00eb SPECIFIKA T\u00cb TESTIT se testi i Gjuh\u00ebs Shqipe do t\u00eb kishte vet\u00ebm dy pjes\u00eb dhe jo tre, se n\u00eb k\u00ebto dy pjes\u00eb do testoheshin p\u00ebrkat\u00ebsisht arritjet n\u00eb fush\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe arritjet n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare dhe bot\u00ebrore,n\u00eb test ne u p\u00ebrball\u00ebm me pyetje teorike mbi aft\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb shkruar. (Citoj se ndryshe nga testi i Gjuh\u00ebs Shqipe, testi i Gjuh\u00ebs s\u00eb huaj e cil\u00ebsonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e t\u00eb shkruarit.) Heqja e eses\u00eb dhe risjellja e saj n\u00eb planin teorik nuk mat kopetencat e t\u00eb shprehurit drejt dhe sakt\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb cdo lloj niveli. K\u00ebtu futen pyetjet si: gjeni tez\u00ebn e p\u00ebrshtatshme dhe efektive p\u00ebr nj\u00eb ese bind\u00ebse, gjeni veprimin e rradh\u00ebs t\u00eb Turit q\u00eb vijon n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stil aksioni (kompetenca jo t\u00eb mir\u00ebfillta gjuh\u00ebsore, me natyr\u00eb kinematografike), gjeni hyrjen e p\u00ebrshtashme p\u00ebr nj\u00eb ese narrative, zgjidhni nje tez\u00eb t\u00eb p\u00ebrshatshme mbi esen\u00eb me tem\u00eb: \u201cZgjidhni nj\u00eb grup t\u00eb cilit ju i p\u00ebrkisni dhe shpjegoni pse p\u00ebrfshirja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju\u201d.<\/p>\n<p>5. N\u00eb sektorin e testimit i cili p\u00ebrmbante pyetje mbi analiz\u00ebn strukturore dhe gjuh\u00ebsore t\u00eb teksteve joletrare, ne konstatruam se pyetjet ishin jo t\u00eb qarta p\u00ebr nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt nj\u00eb k\u00ebrkese specifike, por t\u00eb v\u00ebrdalliste n\u00ebp\u00ebr alternativa t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta. K\u00ebsaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, paragraf\u00ebt me mang\u00ebsi informacioni e v\u00ebshtir\u00ebsonin deri n\u00eb kufinjt\u00eb e s\u00eb pamundur\u00ebs gjetjen e p\u00ebrgjigjes s\u00eb sakt\u00eb. Esht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmendet se ndryshe nga \u00e7far\u00eb jemi orientuar p\u00ebr tre vite pune n\u00eb gjimnaz dhe nj\u00eb periudhe disa javore konsultimesh, kjo pjes\u00eb e testimit na vjen n\u00eb nj\u00eb format krejt t\u00eb patrajtuar m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe penalizues. Pyetje ilustruese: gjeni fjal\u00eb apo togje fjal\u00ebsh q\u00eb tregojn\u00eb burimin e kumtimit,shprehni titullin e dh\u00ebn\u00eb t\u00eb fragmentit me nj\u00eb fjali pa folje,cfar\u00eb fjalie duhet shtuar n\u00eb fund t\u00eb shkrimit p\u00ebr t\u00eb rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs,ku duhen shtuar detajet p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e tekstit, gjeni mesazhin q\u00eb p\u00ebrcjell fotoja, cili nga fjalit\u00eb e paragrafit shpreh q\u00ebndrimin e autorit ndaj interest t\u00eb mikut t\u00eb tij ndaj natyr\u00ebs, gjeni modelin organizues me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar struktura e p\u00ebrgjithshme e paragrafit, cila \u00ebsht\u00eb teza e fragmentit mbi dilem\u00ebn e t\u00eb shkruarit histori t\u00eb shkurtra apo romane.<\/p>\n<p>6. Shprehim indinjat\u00ebn ndaj mosrespektimit t\u00eb sistemit testues i cili na \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb testin model t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore 2020, publikuar nga QSHA N\u00cb 25.05.2020, i cili ndryshon t\u00ebr\u00ebsisht sa i p\u00ebrket natyr\u00ebs s\u00eb pyetjeve nga testi i provimit komb\u00ebtar i dat\u00ebs 11.06.2020. Testi model ishte fokusur zbatimin praktik t\u00eb njohurive tona duke identifikuar n\u00eb tekste t\u00eb mirfillta tipare t\u00eb teksteve joletrare, jo n\u00eb testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, testi model respektonte barazin\u00eb mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb provimi komb\u00ebtar p\u00ebrmbante vet\u00ebm dy tekste letrare poetike cfar\u00eb rrjedhimisht rrit v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e testit mbi nivelin mesatar.<\/p>\n<p>7. Pyetjet e gramatik\u00ebs kan\u00eb synuar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb na v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00eb, duke na ngat\u00ebrruar, sesa t\u00eb testojn\u00eb nivelin dhe arritjet tona n\u00eb fush\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe.Ilustrimi: pyetja mbi p\u00ebrcaktimin e lidh\u00ebz\u00ebs prandaj, pyetja mbi funksionin e fjal\u00ebve t\u00eb paraprira nga pjesorja, pyetja: \u201cCila fjali \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sakt\u00eb sipas raporteve sintaksore t\u00eb gjymtyr\u00ebve t\u00eb saj?\u201d<\/p>\n<p>8. P\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb sektorin e Let\u00ebrsis\u00eb, zgjedhja e poezis\u00eb \u201cDrit\u00eb fsheht\u00ebsie\u201d e Lasgush Poradecit, vler\u00ebsohet nga ana jon\u00eb aspak e p\u00ebrshatshme.Kjo pasi kjo poezi ka karakter shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb filozofiko-poetik, si\u00e7 vler\u00ebsohet nga m\u00ebsuese Marsela Neni n\u00eb nj\u00eb website online. E renditur n\u00eb nj\u00eb prej shkrimeve poetike, i paanlizuar m\u00eb par\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit n\u00ebp\u00ebr shkolla(kjo jo domosdoshm\u00ebrisht, por per etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematik\u00eb reale n\u00eb p\u00ebrceptimin e saj nga ne maturant\u00ebt.Shpesh e d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb artikuluar si poezi e cila i p\u00ebrshatet nivelit t\u00eb nj\u00eb kritiku letrar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr botimi \u201cYlli i zemr\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i pap\u00ebrfshir\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb tekstet m\u00ebsimore duke nxjerr\u00eb problematika p\u00ebrshtatjeje edhe nga vet\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit.D\u00ebshmojm\u00eb se n\u00eb materialet e aksesueshme nga nx\u00ebn\u00ebsit nuk ka asnj\u00eb analiz\u00eb, koment apo shkrim i p\u00ebrshatsh\u00ebm p\u00ebr nivelin e nx\u00ebn\u00ebsve gjimnazist\u00eb si material suplementar.<\/p>\n<p>9. Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e k\u00ebtij teksti ishin t\u00eb nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe koptencave t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.Ilustrime: nga buron thelbi i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb n\u00eb poezi, cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i fjal\u00ebs dlirnja, gjeni epitetin tipik lasgushian t\u00eb krijuar sipas frym\u00ebs organike t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe,gjeni vargun n\u00eb kontrast me harmonin\u00eb e pafund q\u00eb \u201cshpaloset vargje\u201d(kujdes: gabim n\u00eb hartimin e pyetjes), gjeni p\u00ebrqasjen simbolike t\u00eb dy vargjeve t\u00eb fundit t\u00eb strof\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tingujve dhe fjal\u00ebve, gjeni vargun e nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e paradoksit, gjeni motivin kryesor t\u00eb poezise, gjeni simbolik\u00ebn e drit\u00ebs s\u00eb fsheht\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe alternativat e tekstit tjet\u00ebr letrar kishin modele t\u00eb qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes.Ilustrim: \u00e7far\u00eb nxit inversion n\u00eb vargun e tret\u00eb, cilat jan\u00eb kulmet n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat zhvillohet vdekja e Patroklit, duke u nisur nga fragmenti cilat jan\u00eb tiparet e heronjve t\u00eb eposit grek (k\u00ebtu:Patrokli).<\/p>\n<p>10. Shqet\u00ebsim q\u00eb q\u00ebndron mbetet formulimi i pasakt\u00eb i pyetjeve ose i st\u00ebrzgjatur q\u00eb ul performanc\u00ebn e p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb cdo maturanti apo personi t\u00eb testuar dhe orienton krejt gabimisht n\u00eb rrug\u00ebn drejt gjetjes s\u00eb alternativ\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb. Ilustrime: cila \u00ebsht\u00eb teza e p\u00ebrshatshme p\u00ebr esen\u00eb: \u201cZgjidhni nj\u00eb grup t\u00eb cilit i p\u00ebrkisni dhe shpjegoni pse p\u00ebrfshirja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb p\u00ebr ju\u201d, cili \u00ebsht\u00eb funksioni I grupit t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt p\u00ebrmban informacion q\u00eb i duhet treguar burimi, cila nga fjalit\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull i nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebne t\u00eb n\u00ebnkuptuar n\u00eb fragmentin rreth q\u00ebndrimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pra televizorit,cfar\u00eb mesazhi p\u00ebrcjell fotoja,cilat fjal\u00eb apo togje fjal\u00ebsh tregojn\u00eb burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmonin\u00eb e pafund q\u00eb shaploset vargje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb akt-konstatimit ton\u00eb listojm\u00eb pritsh\u00ebmrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr trajtimin e materialit (nga ana juaj) t\u00eb paraqitur nga ana jon\u00eb.<br \/>\nK\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ky material t\u00eb studiohet dhe shqyrtohet me detaje dhe pa paragjykime apo abuzime me statusin ton\u00eb,t\u00eb qenurit maturant\u00eb.<br \/>\nShprehim unanimisht se ne jemi ndjer\u00eb t\u00eb abuzuar dhe t\u00eb tallur n\u00eb p\u00ebrballje me tez\u00ebn e paraqitur dit\u00ebn e enjte 11.06.2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maturant\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur sot draftin me t\u00eb gjitha problematikat q\u00eb ata mendojn\u00eb se kishte testi i Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb, duke sjell\u00eb edhe pyetje konkrete, t\u00eb cilat jan\u00eb pakuptimta dhe thuajse t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb alternativ\u00eb. Drafti i plot\u00eb: N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore, proces ky i cili vler\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":126827,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-126931","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=126931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/126931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=126931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=126931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=126931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}