{"id":129438,"date":"2020-07-20T16:02:58","date_gmt":"2020-07-20T14:02:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=129438"},"modified":"2020-07-20T16:02:58","modified_gmt":"2020-07-20T14:02:58","slug":"kater-ore-vijon-debati-ne-keshillin-politik-rama-te-hapim-listat-sistemi-nuk-ndryshon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kater-ore-vijon-debati-ne-keshillin-politik-rama-te-hapim-listat-sistemi-nuk-ndryshon\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr or\u00eb, vijon debati ne K\u00ebshillin Politik. Rama: T\u00eb hapim listat, sistemi nuk ndryshon"},"content":{"rendered":"<p>Vijon prej kat\u00ebr or\u00ebsh mbledhja e K\u00ebshillit Politik sa i takon ndryshimeve kushtetuese. N\u00eb mbledhjen Keshillit Politik jan\u00eb: kryeministri Edi Rama, Rudina Hajdari, Gazmend Bardhi, Myslim Murrizi, Oerd Bylykbsahi dhe Petrit Vasili.<\/p>\n<p><strong>Ora 15:33- Rama: K\u00ebrkojm\u00eb hapjen e listave, sistemi nuk ndryshon <\/strong>Burime nga mbledhja b\u00ebjn\u00eb me dije se Rama ka deklaruar n\u00eb K\u00ebshillin Politik se nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb asgj\u00eb nga marr\u00ebveshja e 5 qershorit dhe se do ta votojn\u00eb.Por p\u00ebr ta votuar, ka theksuar ai, duhen votat e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb hapjen e listave.<\/p>\n<p><strong><em>Rama:<\/em><\/strong><em>\u00a0P\u00ebr ta votuar n\u00eb parlament na duhen votat e opozit\u00ebs n\u00eb parlament. N\u00eb takimet me opozit\u00ebn parlamentare kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb hapim listat. Un\u00eb k\u00ebrkoj nga ju q\u00eb t\u00eb ulemi t\u00eb reflektojm\u00eb n\u00eb kod sanksionimin e hapjes s\u00eb list\u00ebs q\u00eb vjen nga ndryshimet kushtetuese pa c\u00ebnuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin ligjor. Nuk do t\u00eb ndryshojm\u00eb as sistem dhe as zonat zgjedhore, por t\u00eb vetmen q\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb hapja e listave. Me ndryshimet kushtetuese nuk ndalohen koalicionet parazgjedhore, pasi ju mund t\u00eb grumbolloheni n\u00eb nj\u00eb list\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ora 14:00<\/strong>\u2013 Pas tre ore diskutimesh keshilli politik u nd\u00ebrpre p\u00ebr nj\u00eb pauz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga vet\u00eb kryeministri.Fillimisht Gjiknuri b\u00ebri nj\u00eb rezume t\u00eb propozimeve sa i takon hapjes s\u00eb listave dhe koalicioneve parazgjedhore dhe pragut qe do vendoset ne kodin elektoral. Gjiknuri eshte shprehur se nuk jemi p\u00ebr heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi ato mund t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb list\u00eb por kjo nuk pranohet nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u00a0 i PD Gazment Bardhi. Opozita k\u00ebrkon q\u00eb marr\u00ebveshja e 5 qershorit t\u00eb miratohet pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb. Nga ana e tjeter kryeministri eshte shprehur se i duhet t\u00eb marr\u00eb Ka th\u00ebn\u00eb se un\u00eb do t\u00eb marr parasysh dhe k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs n\u00eb parlament pasi PS nuk I ka 84 votat e nevojshme.<\/p>\n<p><em>O<strong>ra 13:50<\/strong><\/em>\u00a0\u2013\u00a0<strong>Opozita: I q\u00ebndrojm\u00eb firm\u00ebs son\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e 5 qershorit<\/strong><\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u00a0 i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar gjat\u00eb mbledhjes, se q\u00ebllimi i kryeministrit Rama, \u00ebsht\u00eb t\u00eb rihap\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb diskutimin p\u00ebr marr\u00ebveshjen e 5 qershorit.Por, opozita i q\u00ebndron firm\u00ebs s\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje, dhe nuk mund t\u00eb rishihet si \u00e7\u00ebshtje.Gjithashtu, sipas Bardhit, ndryshimi i sistemit zgjedhor, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet tani, por n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme.<\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi:\u00a0<\/strong><em>\u201dKuptuam nga diskutimi i Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb rihapim edhe nj\u00ebher\u00eb diskutimin p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime t\u00eb saj. Drafti i marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt 6 mujore, \u00ebsht\u00eb miratuar dhe n\u00ebnshkruar me konsensusin e t\u00eb gjitha pal\u00ebve, me mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/em><em>Ne i q\u00ebndrojm\u00eb firm\u00ebs son\u00eb dhe deklarojm\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb rishihet apo rishkruhet asnj\u00eb fjal\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb dakord\u00ebsuar dhe n\u00ebnshkruar bashk\u00ebrisht. \u00c7\u00ebshtjet q\u00eb ju shtruat bien n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe ndryshojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakord\u00ebsin\u00eb q\u00eb ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 t\u00eb draftit t\u00eb n\u00ebnshtruar n\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit).<\/em><em>Gjithashtu, n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit Politik, por edhe gjat\u00eb diskutimeve n\u00eb Rezidenc\u00ebn e Ambasadores s\u00eb SHBA-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi zyrtar i Partis\u00eb Socialiste nuk ka dh\u00ebn\u00eb konsensusin p\u00ebr ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakord\u00ebsuar se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u00eb diskutohet tani, por n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme.<\/em><em>Ky fakt konfirmohet edhe nga p\u00ebrmbajtja e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 Qershorit, ku specifikohet n\u00eb sh\u00ebnimin nr. 2 q\u00eb \u201cnuk ka konsensus p\u00ebr ndryshimin e sistemit\u201d. Sipas pik\u00ebs 12 t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb firmosur m\u00eb 5 Qershor \u201c12. Hyrja n\u00eb fuqi\u201d: \u201cky sh\u00ebnim \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet e rradh\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijon prej kat\u00ebr or\u00ebsh mbledhja e K\u00ebshillit Politik sa i takon ndryshimeve kushtetuese. N\u00eb mbledhjen Keshillit Politik jan\u00eb: kryeministri Edi Rama, Rudina Hajdari, Gazmend Bardhi, Myslim Murrizi, Oerd Bylykbsahi dhe Petrit Vasili. Ora 15:33- Rama: K\u00ebrkojm\u00eb hapjen e listave, sistemi nuk ndryshon Burime nga mbledhja b\u00ebjn\u00eb me dije se Rama ka deklaruar n\u00eb K\u00ebshillin Politik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":129435,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129438","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}