{"id":131010,"date":"2020-07-31T17:32:43","date_gmt":"2020-07-31T15:32:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131010"},"modified":"2020-07-31T17:33:27","modified_gmt":"2020-07-31T15:33:27","slug":"reagon-levizja-vetevendosje-ne-shqiperi-listat-e-hapura-do-te-mbushin-parlamentin-me-milionera-injorante","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagon-levizja-vetevendosje-ne-shqiperi-listat-e-hapura-do-te-mbushin-parlamentin-me-milionera-injorante\/","title":{"rendered":"Reagon L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri &#8220;Listat e hapura do t\u00eb mbushin parlamentin me milionera injorant\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje Qendra Shqip\u00ebri, ka reaguar n\u00eb lidhje me ndryshimet kushtetuese q\u00eb nd\u00ebrmori dit\u00ebn e djeshme mazhoranca n\u00eb Kuvend. Sipas Vet\u00ebvendosjes k\u00ebto ndryshime i shtrojn\u00eb rrug\u00ebn Ram\u00ebs drejt kapjes afatgjat\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb deklarat\u00eb thuhet se hapja e listave nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb efekt demokratizues pasi do t\u00eb sjell\u00eb mbushjen e parlamentit me milioner\u00eb injorant\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb: Denoncojm\u00eb votimin e Kuvendit p\u00ebr ndryshimet kushtetuese<\/p>\n<p>Me votimin e \u201cndryshimeve kushtetuese\u201d n\u00eb dat\u00ebn 30 korrik 2020, Edi Rama v\u00ebrtetoi edhe nj\u00eb her\u00eb se ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb institucionin q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte mish\u00ebrim i demokracis\u00eb dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Deputet\u00ebt e shumic\u00ebs i binden pa ia kthyer fjal\u00ebn, e shum\u00eb prej atyre t\u00eb pakic\u00ebs, nj\u00eb surrogat\u00eb e opozit\u00ebs, po p\u00ebrdoren prej Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb shtroj\u00eb rrug\u00ebn drejt kapjes s\u00eb fort\u00eb dhe afatgjat\u00eb t\u00eb pushtetit, sipas shembujve t\u00eb Gjukanovi\u00e7it, Tha\u00e7it e Vu\u00e7i\u00e7it. Ngjashm\u00ebria e disa metodave dhe synimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Ram\u00ebs me ato t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it ka prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri, sikurse n\u00eb Serbi, nj\u00eb qeverisje pa opozit\u00eb. Tri dekada n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mjaftuan q\u00eb pluralizmi programor e politk t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb vler\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, por po rr\u00ebshkitet drejt autokracis\u00eb s\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Shqip\u00ebri ka mospajtime e kritika p\u00ebrmbajt\u00ebsore e formale ndaj \u201cndryshimeve kushtetuese\u201d. Listat e hapura, pjes\u00ebrisht apo jo, nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb efekt pozitiv n\u00ebse paraprakisht nuk shnd\u00ebrrohet e gjith\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb, me nj\u00eb prag t\u00eb arsyesh\u00ebm. K\u00ebshtu si\u00e7 po b\u00ebhen, listat e hapura do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mjet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si k\u00ebrkes\u00eb popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por k\u00ebshtu si\u00e7 q\u00ebndrojn\u00eb pun\u00ebt me partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, e si\u00e7 po b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime, listat e hapura nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb efekt demokratizues, as brenda partive e as jasht\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Brenda partive listat e hapura do t\u00eb prodhojn\u00eb realitetin ku strukturat partiake do t\u00eb vihen n\u00eb funksion t\u00eb dirigjimit t\u00eb vot\u00ebs te persona t\u00eb paracaktuar. Do t\u00eb nis\u00eb fushata e brendshme, gara p\u00ebr vota brenda list\u00ebs, e cila do t\u00eb fitohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe prej personave q\u00eb mb\u00ebshteten prej grupeve t\u00eb fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shum\u00eb ndikim n\u00eb parti.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, fenomenit t\u00eb blerjes s\u00eb votave jasht\u00eb partis\u00eb, tashm\u00eb do t\u2019i shtohet edhe fenomeni i blerjes s\u00eb votave brenda partis\u00eb. Servilizmi i kandidat\u00ebve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i madh. Parlamenti edhe m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb mbushet me milioner\u00eb, kryesisht injorant\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, dhe do t\u00eb forcohet edhe m\u00eb shum\u00eb figura e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb parashikime n\u00eb tym, por efekte t\u00eb studiuara t\u00eb hapjes s\u00eb listave n\u00eb shum\u00eb vende.<\/p>\n<p>Shembulli i Kosov\u00ebs d\u00ebshmon se listat e hapura p\u00ebr mbi nj\u00eb dekad\u00eb nuk kan\u00eb prodhuar demokratizim t\u00eb partive, rritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Kuvend dhe as zvog\u00eblim t\u00eb rolit t\u00eb kryetarit, p\u00ebrkundrazi. I vetmi p\u00ebrjashtim \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE!, e ajo jo p\u00ebr shkak t\u00eb listave t\u00eb hapura, por p\u00ebr shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb punuan, pasi L\u00ebvizja hyri n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb hartuar e miratuar nj\u00eb statut me mekanizma demokratik\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt po zhvillohen me gjith\u00eb sfidat e shumta dhe sulmet ndaj L\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb partive, \u201cndryshimet kushtetuese\u201d k\u00ebshtu si\u00e7 u b\u00ebn\u00eb, do t\u00eb prodhojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr subjektet e reja. Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria, dhe imponimi i pragut t\u00eb dyfisht\u00eb, rajonal e komb\u00ebtar, i dyfishon pengesat p\u00ebr grupe shoq\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim jasht\u00eb partive t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, k\u00ebto ndryshime nuk e prek\u00ebn formul\u00ebn \u201cD\u2019Hondt\u201d p\u00ebr alokimin e mandateve, formul\u00eb e cila me k\u00ebt\u00eb sistem favorizon partit\u00eb e vjetra kund\u00ebr subjekteve t\u00eb reja dhe favorizon partin\u00eb e par\u00eb duke diskriminuar gjith\u00eb votuesit e partive t\u00eb tjera. Atyre q\u00eb e mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb me argumentin se ajo \u201cprodhon stabilitet\u201d, u themi se qytetar\u00ebt jan\u00eb ngopur me \u201cstabilitete\u201d t\u00eb tilla q\u00eb prodhojn\u00eb despot\u00eb. Stabiliteti i sundimit mbi padrejt\u00ebsi e varf\u00ebri nuk i duhet vendit. Stabiliteti q\u00eb sjell zhvillim, drejt\u00ebsi e demokraci, \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr t\u00eb cilin kemi nevoj\u00eb si popull.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Shqip\u00ebri e denoncon loj\u00ebn e pafytyr\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet me Kushtetut\u00ebn dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtet autokratik Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar ndryshimin. Megjithat\u00eb, dija dhe p\u00ebrvoja na tregojn\u00eb se zullumi k\u00ebputet kur trashet. Sa m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb ndryshimin, aq m\u00eb t\u00eb domosdoshme do t\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn organizative dhe vet\u00ebdij\u00ebsimin krah p\u00ebr krah me qytetar\u00ebt. Tiran\u00eb, 31 korrik 2020 L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! Qendra n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje Qendra Shqip\u00ebri, ka reaguar n\u00eb lidhje me ndryshimet kushtetuese q\u00eb nd\u00ebrmori dit\u00ebn e djeshme mazhoranca n\u00eb Kuvend. Sipas Vet\u00ebvendosjes k\u00ebto ndryshime i shtrojn\u00eb rrug\u00ebn Ram\u00ebs drejt kapjes afatgjat\u00eb t\u00eb pushtetit. Gjithashtu n\u00eb deklarat\u00eb thuhet se hapja e listave nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb efekt demokratizues pasi do t\u00eb sjell\u00eb mbushjen e parlamentit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}