{"id":131181,"date":"2020-08-01T17:35:26","date_gmt":"2020-08-01T15:35:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131181"},"modified":"2020-08-01T17:35:26","modified_gmt":"2020-08-01T15:35:26","slug":"korriku-ishte-i-dhimbshem-erion-dasho-i-pervishet-keq-komitetit-te-eksperteve-per-situaten-dhe-ka-nje-paralajmerim-edhe-per-dimrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/korriku-ishte-i-dhimbshem-erion-dasho-i-pervishet-keq-komitetit-te-eksperteve-per-situaten-dhe-ka-nje-paralajmerim-edhe-per-dimrin\/","title":{"rendered":"\u201cKorriku ishte i dhimbsh\u00ebm\u201d, Erion Dasho \u2018i p\u00ebrvishet\u2019 keq Komitetit t\u00eb Ekspert\u00ebve p\u00ebr situat\u00ebn dhe ka nj\u00eb paralajm\u00ebrim edhe p\u00ebr dimrin"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti i sh\u00ebndetit publik, Erion Dasho ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e koronavirusit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku muajin korrik e cil\u00ebson si t\u00eb dhimbsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Dashos, jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gj\u00ebrash q\u00eb nuk kan\u00eb funksionuar, q\u00eb ai i analizon m\u00eb posht\u00eb, por b\u00ebn edhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr stin\u00ebn e virozave q\u00eb na pret pas gushtit.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb se krahasimet b\u00ebhen p\u00ebr 1 milion banor\u00eb, pamja duket qartazi m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. 33 vdekje p\u00ebr 1 milion banor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 16 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se Gjermania madje edhe 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se Italia q\u00eb ishte vendi m\u00eb i goditur prej COVID-10 n\u00eb Europ\u00eb. Gjat\u00eb muajit korrik, Gjermania pati vet\u00ebm 2 vdekje dhe Italia vet\u00ebm 6 vdekje p\u00ebr 1 milion banor\u00eb\u201d<\/em>, shkruan Dasho.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cSTATUSI I FUNDJAV\u00cbS, 8.01.2020<\/em><\/p>\n<p><em>COVID-19: M\u00cbSIMET E KORRIKUT<\/em><\/p>\n<p><em>Korriku ishte nj\u00eb muaj i dhimbsh\u00ebm. 93 jet\u00eb t\u00eb humbura nga COVID-19 p\u00ebrkthehen n\u00eb mbi 33 vdekje p\u00ebr 1 milion banor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, Spanja aq e goditur gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb epidemis\u00eb dhe me nj\u00eb popullsi 17 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Shqip\u00ebria pati vet\u00ebm 90 vdekje!<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb se krahasimet b\u00ebhen p\u00ebr 1 milion banor\u00eb, pamja duket qartazi m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. 33 vdekje p\u00ebr 1 milion banor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 16 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se Gjermania madje edhe 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se Italia q\u00eb ishte vendi m\u00eb i goditur prej COVID-10 n\u00eb Europ\u00eb. Gjat\u00eb muajit korrik, Gjermania pati vet\u00ebm 2 vdekje dhe Italia vet\u00ebm 6 vdekje p\u00ebr 1 milion banor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7FAR\u00cb NDODHI N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE SI ARRITI SITUATA DERI N\u00cb K\u00cbT\u00cb PIK\u00cb?<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, d\u00ebshtoi drejtimi dhe organizimi i p\u00ebrgjigjes ndaj epidemis\u00eb. Politikan\u00ebt dhe drejtuesit shqiptar\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019a lidhin pun\u00ebn me dukjen. P\u00ebr ta dalja n\u00eb kamera duke dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla, duke inspektuar apo edhe duke k\u00ebrkuar llogari, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i pun\u00ebs. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi \u201cpun\u00ebn\u201d e vet i papenguar.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, komiteti i ekspert\u00ebve konfirmoi edhe nj\u00ebher\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e vet. Nuk u kuptua tendenca e qart\u00eb e muajit qershor ku u konstatuan m\u00eb tep\u00ebr raste COVID se gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb epidemis\u00eb (1,398 p\u00ebrkundrejt 1,137) dhe nj\u00eb num\u00ebr pothuajse i nj\u00ebjt\u00eb vdekjesh (30 jet\u00eb t\u00eb humbura n\u00eb qershor p\u00ebrkundrejt 33 jet\u00ebve t\u00eb humbura gjat\u00eb mars-maj). Komiteti jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kuptoi k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb, por q\u00ebndroi refraktiv edhe ndaj paralajm\u00ebrimeve q\u00eb erdh\u00ebn prej autoriteteve shkencore shqiptare q\u00eb punojn\u00eb e jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Korriku ishte pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e qershorit.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. P\u00ebr nga numri i testeve Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e fundit n\u00eb Europ\u00eb. Megjth\u00ebse mesatarja e rasteve gjat\u00eb muajit korrik ishte 7 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn mars-maj, numri i testeve u rrit m\u00eb pak se 2 her\u00eb duke arritur nj\u00eb shkall\u00eb pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me k\u00ebt\u00eb num\u00ebr rastesh \u00ebsht\u00eb i pamundur sepse personeli i angazhuar \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb epidemis\u00eb. Trajtimi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb paraqiten me vones\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kujdes t\u00eb specializuar, \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi, parandalimi primar vazhdon t\u00eb jet\u00eb i goditur r\u00ebnd\u00eb me nj\u00eb publik thell\u00ebsisht mosbesues ndaj masave q\u00eb i komunikohen. Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave n\u00eb mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave t\u00eb diagnostikuar apo t\u00eb dyshuar. Kjo sepse qeveritar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb japin shembuj pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nuk p\u00ebrdorte mask\u00eb n\u00eb takime me njer\u00ebzit deri dy dit\u00eb para se t\u00eb diagnostikohej me COVID, Kryeministri b\u00ebn gallat\u00eb n\u00eb publik duke e quajtur COVID-in \u201cstafet\u00eb\u201d, kurse Parlamenti mblidhet n\u00eb sesion t\u00eb rregullt (jo online) n\u00eb koh\u00ebn kur nj\u00eb koleg i tyre nisej p\u00ebr trajtim t\u00eb specializuar p\u00ebr COVID jasht\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebto kushte, a duhet publiku t\u00eb besoj\u00eb refrenin e p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr mbajtjen e mask\u00ebs n\u00eb publik?!<\/em><\/p>\n<p><em>KORRIKU V\u00cbRTETOI SE P\u00cbRGJIGJA SHQIPTARE NDAJ COVID-19 \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE E D\u00cbSHTUAR!<\/em><\/p>\n<p><em>VATRAT E TRANSMETIMIT T\u00cb COVID SOT NUK JAN\u00cb VET\u00cbM SPITALET, ADMINISTRATA DHE BIZNESET, POR EDHE PARLAMENTI, BASHKIT\u00cb DHE GJYKATAT! SIPAS DISA EKSPERT\u00cbVE TASHM\u00cb KEMI ARRITUR N\u00cb PIK\u00cbN E TRANSMETIMIT KOMUNITAR!<\/em><\/p>\n<p><em>DERI TANI MINISTRIA E SH\u00cbNDET\u00cbSIS\u00cb DHE KOMITETI I EKSPERT\u00cbVE KAN\u00cb TREGUAR PAAFT\u00cbSI JO VET\u00cbM P\u00cbR T\u00cb ORGANIZUAR NJ\u00cb P\u00cbRGJIGJE VIZIONARE DHE T\u00cb INTEGRUAR, POR EDHE P\u00cbR T\u00cb M\u00cbSUAR NGA GABIMET E TYRE.<\/em><\/p>\n<p><em>ME GUSHTIN IK\u00cbN VAPA DHE VJEN STINA E RE E VIROZAVE. A DO T\u00cb SH\u00cbRBEJ\u00cb NDONJ\u00cb PREJ SHUM\u00cb P\u00cbSIMEVE T\u00cb M\u00cbSIP\u00cbRME SI M\u00cbSIM??!!\u201d<\/em>, ka shkruar Dasho.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i sh\u00ebndetit publik, Erion Dasho ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e koronavirusit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku muajin korrik e cil\u00ebson si t\u00eb dhimbsh\u00ebm. Sipas Dashos, jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gj\u00ebrash q\u00eb nuk kan\u00eb funksionuar, q\u00eb ai i analizon m\u00eb posht\u00eb, por b\u00ebn edhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr stin\u00ebn e virozave q\u00eb na pret pas gushtit. \u201cN\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131182,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131181","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131181\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}