{"id":131359,"date":"2020-08-02T16:12:13","date_gmt":"2020-08-02T14:12:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131359"},"modified":"2020-08-02T16:12:13","modified_gmt":"2020-08-02T14:12:13","slug":"po-perse-ministria-e-arsimit-nuk-flet-me-per-mesimin-onllajne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/po-perse-ministria-e-arsimit-nuk-flet-me-per-mesimin-onllajne\/","title":{"rendered":"Po p\u00ebrse Ministria e Arsimit nuk flet m\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin onllajne?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p>E dashuruar fort pas m\u00ebsimit onllajne, prej marsit e deri n\u00eb fund t\u00eb majit, Besa ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi, prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh. Nj\u00ebher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dilte na p\u00ebrsh\u00ebndeste familjarisht, na pyeste si e kishim sh\u00ebnden\u00eb, na kthente xhevap p\u00ebr pyetjet q\u00eb i b\u00ebnte vet\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve, nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00ebsuesve dhe prind\u00ebrve. Tani Besa na humbi nga ekrani dhe FB-ja. D\u00ebrgon ndonj\u00eb postim n\u00eb FB, me parlamentin e t\u00eb rinjve, student\u00ebve, nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb 9-vje\u00e7ares dhe kopshtit me drek\u00eb dhe kaq.<\/p>\n<div id=\"rekl-50\"><\/div>\n<p><strong>Po p\u00ebrse Besa nuk flet m\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin onllajne?<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<p>Si fillim Besa nuk e di n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb shtator apo jo. Disa goj\u00eb t\u00eb liga e lidhnin at\u00eb dhe bashkatdhetarin e saj n\u00eb Ministris\u00eb e Jashtme, Gjinon, me spastrimet e mundshme q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarri Komandanti n\u00eb shtator. K\u00ebshtu q\u00eb Besa me siguri e ka p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen tek bereqeti i fundit q\u00eb mund t\u00eb hedhi n\u00eb magazin\u00ebn e saj, p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebrim sa m\u00eb t\u00eb mbar\u00ebn n\u00eb vitet e ardhshme. P\u00ebr tendera, ndonj\u00eb lek q\u00eb mund t\u00eb dali p\u00ebr ndere t\u00eb vogla n\u00eb ikje e sip\u00ebr, ja vlen t\u00eb p\u00ebrqendrosh t\u00eb gjitha fuqit\u00eb e tua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye jo dosido, q\u00eb mund t\u00eb renditet si m\u00eb kryesorja. Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye \u00ebsht\u00eb se Besa nuk ka asnj\u00eb plan, nuk ka zhvilluar asnj\u00eb trajnimin, nuk ka asnj\u00eb informacion p\u00ebr shum\u00eb problematika mjaft t\u00eb mprehta me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet arsim shqiptar prej fundit t\u00eb muajit gusht e n\u00eb vijim. Trajnimi i premtuar p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb lidhje me m\u00ebsimin onllajn, u krye fare pak dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale. Numri i sakt\u00eb i nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve q\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin onllajne ose nuk dihet fare dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shifrat jan\u00eb kontradiktore. P\u00ebr shembull: n\u00eb fillim Besa tha se \u201cjan\u00eb identifikuar 10 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk marrin m\u00ebsim onllajne\u201d. Kjo ishte deklarata e muajit maj. N\u00eb fillim t\u00eb qershorit Besa e \u201cfuti n\u00eb uj\u00eb shifr\u00ebn\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb 9400. A jan\u00eb k\u00ebto shifra reale? Kurrsesi jo. Mjafton t\u00eb num\u00ebrosh f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb dalin n\u00eb \u00e7do kronik\u00eb t\u00eb TV, nga sht\u00ebpit\u00eb dhe \u00e7adrat ku rrin\u00eb q\u00eb prej t\u00ebrmetit t\u00eb muajit shtator e dhjetor 2019, e deri m\u00eb tani dhe e kupton g\u00ebnjeshtr\u00ebn trash\u00eb t\u00eb Bes\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\"><\/div>\n<p>Por le t\u00eb marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb shifrat e dh\u00ebna. Cili \u00ebsht\u00eb plani i Bes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb edhe k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ecin me hapin e shok\u00ebve t\u00eb p\u00ebrparuar fal\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb suksessh\u00ebm onllajne? Po plani i masave i premtuar me aq buj\u00eb p\u00ebr vitin e ri shkollor 2019-2020 dhe ai akademik 2019-2020, kur do t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr publikun? Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb Besa dhe Denaj me shum\u00eb p\u00ebrtim vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb, udh\u00ebzimin e vitit t\u00eb ri shkollor, q\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e arsimit parauniversitar ishte n\u00eb duart e drejtuesve, m\u00ebsuesve, prind\u00ebrve dhe nx\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor. Por Besa m\u00eb shum\u00eb duket se e ka p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen tek reforma zgjedhore dhe mbi t\u00eb gjitha tek zgjedhjet apo m\u00eb mir\u00eb votimet n\u00eb universitete, q\u00eb rastisin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike me ndryshimet kushtetuese e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb do t\u00eb mbahen mend gjat\u00eb t\u00eb dyja ngjarjet e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p><strong>Me apo Bes\u00ebn, do t\u00eb kemi m\u00ebsim onllajne, n\u00eb shkolla, apo nuk do t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebsim fare?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb tilla hamend\u00ebsime e dilema t\u00eb tjera, mudn t\u00eb ket\u00eb kushdo n\u00eb kok\u00eb. P\u00ebrgjigja m\u00eb e sigurt n\u00eb k\u00ebto raste, \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb marrim p\u00ebrgjigjen e Bes\u00ebs. Do t\u00eb kemi improvizime, sikund\u00ebr ndodhi n\u00eb mars. \u00c7do dy jav\u00eb pas dat\u00ebs zyrtare t\u00eb fillimit t\u00eb shkoll\u00ebs, Besa do t\u00eb dali nga zyra e saj komode dhe do t\u00eb thot\u00eb premtimet bajate se \u201cne shpresojm\u00eb q\u00eb shkolla t\u00eb hapet shkolla pas dy jav\u00ebsh\u201d, por askush nuk do t\u00eb kuptoj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhi me f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Prej m\u00eb se 4 muajsh e m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb shkolla dhe n\u00eb institucionet arsimore.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi as n\u00eb grupime t\u00eb vogla, t\u00eb punojn\u00eb, arg\u00ebtohen dhe socializohen n\u00eb periudh\u00ebn e ver\u00ebs. Nuk dihet sesi do t\u00eb ofrohet sh\u00ebrbimi arsimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me nevoja dhe aft\u00ebsi ndryshe, t\u00eb cil\u00ebt e ndiejn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tjer\u00eb munges\u00ebn e mjediseve t\u00eb shkoll\u00ebs. Shkolla p\u00ebr ta ishte oazi i lumturis\u00eb, si k\u00ebnd i mrekulluesh\u00ebm, ku ishin me shok\u00ebt, k\u00ebndonin, qeshnin m\u00ebsonin, arg\u00ebtoheshin, p\u00ebrpara se t\u00eb mbylleshin pas dyerve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Tani ata nuk kan\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr ve\u00e7 prind\u00ebrve (dhe ata me orar t\u00eb kufizuar), por syt\u00eb u mbeten tek dera, n\u00ebse m\u00ebsuesi, shoku apo shoqja do t\u00eb brofin krejt papritur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sado pak t\u00eb lumtur. Arsimi profesional nuk e di si do t\u2019i shkoj\u00eb filli. Humb\u00ebn nj\u00eb gjysm\u00eb viti shkollor, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aspektin e praktik\u00ebs profesionale dhe nuk dihet sesi do t\u00eb filloj\u00eb viti i ri shkollor. Po k\u00ebshtu edhe student\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb planin e Bes\u00ebs p\u00ebr fillim e vitit t\u00eb ri akademik p\u00ebr programin Bachelor dhe Master n\u00eb muajin n\u00ebntor. At\u00ebher\u00eb m\u00ebsimi do t\u00eb p\u00ebrfundoj n\u00eb gusht t\u00eb vitit tjet\u00ebr. Student\u00ebt do t\u00eb futen n\u00eb vitin e ri akademik 2019-202, t\u00eb lodhur nga vijim\u00ebsia q\u00eb do ti b\u00ebjn\u00eb leksioneve n\u00eb muajin shtator dhe pa u \u00e7lodhur akoma, fillojn\u00eb nj\u00eb vit tjet\u00ebr, t\u00eb pasigurt e t\u00eb mundimsh\u00ebm. M\u00eb t\u00eb fituarit sigurisht dol\u00ebn ata q\u00eb mbaruan studimet Bachelor dhe Master. Nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e mor\u00ebn shkoll\u00ebn pa ndonj\u00eb mundim t\u00eb madh dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kan\u00eb fatin t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr organet drejtuese n\u00eb universitet, duke qen\u00eb se vit tjet\u00ebr nuk jan\u00eb m\u00eb student\u00eb?! P\u00ebr bes\u00eb, plan i bukur Bes\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto Besa nuk e vret mendjen fare. Dhe n\u00eb fakt nuk ka p\u00ebrse ta vras. Kismet Zotit ishalla \u00ebsht\u00eb n\u00eb shtator, pastaj e ka fare t\u00eb thjesht\u00eb. Komandanti do ti \u00e7oj tekstin dhe Besa do t\u00eb ligj\u00ebroj n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj se \u00e7ar\u00eb do t\u00eb ndodhi me arsimin parauniversitar dhe at\u00eb universitar n\u00eb sezonin 2019-2020. P\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr ta ndjekur onllajne, kufizimet e internetit, pamund\u00ebsin\u00eb ekonomike, problemet q\u00eb do t\u00eb hasin m\u00ebsuesit, gjithsecili t\u00eb mendoj\u00eb vet\u00eb. Besa nuk \u00ebsht\u00eb aty t\u00eb mendoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto halle, bile-bile, as q\u00eb duhet t\u2019ia p\u00ebrmendim. N\u00eb fund t\u00eb fundit e vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo nuk di, nga shum\u00eb t\u00eb tjera mang\u00ebsi q\u00eb ka, \u00ebsht\u00eb arsimi. Aty padija e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb kot ja shtrojm\u00eb edhe k\u00ebto pyetje. Prandaj Besa nuk del t\u00eb flas p\u00ebr m\u00ebsimin onllajne. E p\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet xhan\u00ebm q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr arsimin, kur Rilindja t\u00eb cil\u00ebn ajo e adhuron m\u00eb shum\u00eb se do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, e urren dijen, kultur\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, intelektin dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jep shkollimi p\u00ebr sukses n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj Bes\u00eb, hi\u00e7 mos fol m\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin onllajne. Bli vez\u00eb e sallat\u00eb e rri rehat n\u00eb sht\u00ebpi. As mos u merr e as mos na kthe p\u00ebrgjigje ne njer\u00ebzve t\u00eb dal\u00eb \u201cjasht\u00eb mode\u201d, q\u00eb flasim p\u00ebr arsim, dije e pasuri shpirt\u00ebrore me t\u00eb cilat duhet t\u00eb pajiset rinia dhe shoq\u00ebria jon\u00eb sot, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e begat\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Mehmeti E dashuruar fort pas m\u00ebsimit onllajne, prej marsit e deri n\u00eb fund t\u00eb majit, Besa ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi, prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh. Nj\u00ebher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dilte na p\u00ebrsh\u00ebndeste familjarisht, na pyeste si e kishim sh\u00ebnden\u00eb, na kthente xhevap p\u00ebr pyetjet q\u00eb i b\u00ebnte vet\u00eb n\u00eb em\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131360,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131359","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131359\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}