{"id":131474,"date":"2020-08-03T13:33:24","date_gmt":"2020-08-03T11:33:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131474"},"modified":"2020-08-03T13:33:24","modified_gmt":"2020-08-03T11:33:24","slug":"hetimi-nga-spak-sekuestrohet-pasuria-e-ylli-ndroqit-dhe-televizioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hetimi-nga-spak-sekuestrohet-pasuria-e-ylli-ndroqit-dhe-televizioni\/","title":{"rendered":"Hetimi nga SPAK\/Sekuestrohet pasuria e Ylli Ndroqit , dhe televizioni"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit ka vendosur seksuestro t\u00eb 26 pasurive t\u00eb Ylli Ndroqit bazuar n\u00eb dyshimet e lindur pas hetimit pasuror nga SPAK, se ky i fundit rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Ndroqi rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i arrestuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike bashk\u00eb me 7 persona t\u00eb tjer\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb operacioni t\u00eb kryer n\u00eb Stamboll n\u00eb vitin 1998, kur Ndroqi paraqitej me emrin Xhemail Pasma\u00e7iu.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><\/div>\n<p>Gjithashtu Interpol ka p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave verifikohet arrestimi i tij n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2005 si organizator i trafikut t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal. Nga hetimet ka rezultuar se Ndroqi ka disa pasuri t\u00eb pajustifikuara t\u00eb cilat dyshohet t\u2019i ket\u00eb p\u00ebrfituar nga aktivitetet kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri, Turqi dhe Itali.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\"><\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<div id=\"rekl-56\"><\/div>\n<p><strong>NJOFTIMI ZYRTAR<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\"><\/div>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, ka regjistruar\u00a0procedimin pasuror nr.10, dat\u00eb 21.07.2020, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi\u00a0(alias\u00a0Xhemail Pasma\u00e7iu), lindur dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb. Nga aktet e administruara n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me strukturat e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb konfirmuar se ekziston nj\u00eb dyshim i arsyesh\u00ebm, i bazuar n\u00eb indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasma\u00e7iu) ka q\u00ebn\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 3 t\u00eb ligjit Nr. 10 192, dat\u00eb 03.12.2009 \u2033P\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve t\u00eb tjera, n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb\u2033 (ligji Antimafia) :<\/p>\n<p>1. N\u00eb dat\u00eb 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kund\u00ebr narkotik\u00ebve t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Stambollit Turqi, pas kryerjes s\u00eb hetimeve proaktive dy mujore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit t\u00eb policis\u00eb \u2033ESAS\u2033, p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, jan\u00eb sekuestruar 30.5 kg l\u00ebnd\u00eb narkotike heroin\u00eb dhe jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasma\u00e7iu. Nga ana e sh\u00ebrbimeve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb administruar gjurm\u00ebt daktiloskopike t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasma\u00e7iu) dhe n\u00ebp\u00ebrmjet Zyr\u00ebs Q\u00ebndrore Interpol Tirana jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr krahasim zyrave homologe n\u00eb Ankara, Turqi dhe Rom\u00eb, Itali.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruar nga Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn Q\u00ebndrore Komb\u00ebtare, Interpol-Ankara, Turqi, \u00ebsht\u00eb konfirmuar se shtetasi\u00a0Ylli Bahri NDROQI,\u00a0i dat\u00eblindjes 11.03.1965, lindur dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti person me\u00a0Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMA\u00c7IU),\u00a0i arrestuar n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>2. Zyra Q\u00ebndrore Komb\u00ebtare Interpol ka p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr aktivitetin kriminal t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasma\u00e7iu), t\u00eb siguruara nga Interpol Roma\/Itali. Autoritetet italaine kan\u00eb konfirmuar se n\u00eb vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), \u00ebsht\u00eb referuar tek Autoritetet Gjyq\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb operacionit \u2033BAKLLAVA\u2033, si organizator i trafikut t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shtetas shqiptar\u00eb. N\u00eb vijim ai u arrestua m\u00eb dat\u00eb 17.02.2015 bazuar n\u00eb urdh\u00ebr arrestin e l\u00ebshuar n\u00eb vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.<\/p>\n<p>Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit t\u00eb administruar p\u00ebrsa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb shtetasit\u00a0Ylli Ndroqi\u00a0(alias Xhemail Pasma\u00e7iu), dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, rezulton se kan\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se k\u00ebto pasuri t\u00eb paluajtshme apo t\u00eb luajtshme, t\u2019i ken\u00eb fituar si rezultat i veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kriminale q\u00eb ai ka zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri, Turqi dhe Itali.<\/p>\n<p>S\u00eb pari,\u00a0pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb pasuri q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 dat\u00eb 03.12.2009 \u2033P\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organizuar, trafikimit dhe korrupsionit n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb\u2033,\u00a0pasi ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se shtetasi\u00a0Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasma\u00e7iu)\u00a0\u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb vepr\u00ebs penale \u2033Trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve\u2033 dhe \u2033Organizata kriminale\u2033, sipas legjislacionit penal turk, parshikuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht si vep\u00ebr penale nga nenet 283\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe pasurit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb krijuar gjat\u00eb p\u00ebrshirjes s\u00eb k\u00ebtij shtetasi n\u00eb veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti,\u00a0pasuria e m\u00ebsip\u00ebrme, zot\u00ebrohet nga shtetasit e sip\u00ebrp\u00ebrmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojn\u00eb prova konkrete se jan\u00eb t\u00eb pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me t\u00eb ardhurat e fituara n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu p\u00ebrgjigjet duksh\u00ebm nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb fitimeve t\u00eb realizuara n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>S\u00eb treti,\u00a0ka arsye t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb besuar s\u00eb lidhur me pasurin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme ekziston rreziku real p\u00ebr humbjen, p\u00ebr marrjen apo p\u00ebr transferimin e saj tek persona t\u00eb tjer\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur konfiskimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr Prokuroria e Posa\u00e7me i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasma\u00e7iu) dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. Me vendimin Nr.16, dat\u00eb 01.08.2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Pasuria e llojit apartament, me sip\u00ebrfaqe 117 m 2 , me adres\u00eb, Lagjia Nr.13, Plazh, Durr\u00ebs.<br \/>\n2. Pasuria e llojit truall, me sip\u00ebrfaqe 300 m 2 , me adres\u00eb, Zbarqe, Tiran\u00eb.<br \/>\n3. Pasuria e llojit truall, me sip\u00ebrfaqe 600 m 2 , mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodhet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 90 m 2 , me adres\u00eb, Zbarqe, Tiran\u00eb.<br \/>\n4. Pasuria e llojit nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, me sip\u00ebrfaqe totale 43.7 m 2 , me adres\u00eb, Tiran\u00eb.<br \/>\n5. Pasuria e llojit ar\u00eb, me sip\u00ebrfaqe totale 67.3 m 2 , me adres\u00eb, Tiran\u00eb.<br \/>\n6. Pasuria e llojit truall, me sip\u00ebrfaqe totale 15 m 2 , me adres\u00eb, Tiran\u00eb.<br \/>\n7. Pasuria e llojit truall, me sip\u00ebrfaqe totale 300 m 2 , me adres\u00eb, Zbarqe, Tiran\u00eb.<br \/>\n8. Pasuria e llojit truall, me sip\u00ebrfaqe totale 2026 m 2 , me adres\u00eb, Mullet, Tiran\u00eb.<br \/>\n9. Pasuria e llojit apartament, me sip\u00ebrfaqe 52.3 m 2 , me adres\u00eb, Rruga \u2033Qemal Stafa\u2033, Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasen Mimoza Ndroqi<br \/>\n10. Pasuria e llojit pyll, me sip\u00ebrfaqe totale 100 000 m 2 , me adres\u00eb, Lanabregas, Tiran\u00eb.<br \/>\n11. Automjeti i tipit autovetur\u00eb, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zez\u00eb, me targa AA 007 YN, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n12. Automjeti i tipit autovetur\u00eb, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zez\u00eb, me targa AA 007 AV, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n13. Automjeti i tipit autovetur\u00eb, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zez\u00eb, me targa CD 6902 A, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n14. Automjeti i tipit autovetur\u00eb, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zez\u00eb, me targa CD 6901 A, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n15. Automjeti i tipit autovetur\u00eb, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zez\u00eb, ma targ\u00eb AA 001 YN, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetases Mimoza Ndroqi.<br \/>\n16. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 51% t\u00eb kuotave t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033Landon\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT K92226004H, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u201cYLDON\u201d sh.p.k.,\u00a0me NIPT K31618007S, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u201cRENDON OIL\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT L57716501I.<br \/>\n19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u201cDON \u2013 UCD\u201d sh.p.k.,\u00a0me NIPT L51326022D, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n20. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 80% t\u00eb kuatave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033Ecogades Landon Balcan\u2033 sh.a.,\u00a0me NIPT L22006005S, me aksioner shoq\u00ebrin\u00eb \u2033Landon\u2033, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.<br \/>\n21. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 30% t\u00eb kuatave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033CHANNEL ONE\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT K12412002L, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n22. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 50% t\u00eb kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033P S 31\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT L42215016R, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n23. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 80% t\u00eb kuatave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033INTERKINEX\u2033 sh.p.k., me NIPT J71506006T,\u00a0me aksioner shoq\u00ebrin\u00eb \u2033YLDON\u2033, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.<br \/>\n24. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 60% t\u00eb kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033ORA\u2033 sh.a.,\u00a0me NIPT K71505003O, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi dhe t\u00eb mas\u00ebs 40% t\u00eb kuotave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetases Mimoza Ndroqi.<br \/>\n25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033REN-DON\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT L41622002A, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ylli Ndroqi.<br \/>\n26. Sekuestrimin e mas\u00ebs prej 50% t\u00eb kuatave dhe aksioneve t\u00eb\u00a0shoq\u00ebris\u00eb \u2033ALBANIA BAY MARINE\u2033 sh.p.k.,\u00a0me NIPT L61307081M, me aksioner shoq\u00ebrin\u00eb \u2033YLDON\u2033, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr administrimin dhe p\u00ebrdorimin e pasurive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme gjykata ka ngarkuar Agjencin\u00eb p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb aktivitet, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mediat televizive, do vazhdojn\u00eb aktivitetin e tyre, por t\u00eb administruara nga Agjencia p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit ka vendosur seksuestro t\u00eb 26 pasurive t\u00eb Ylli Ndroqit bazuar n\u00eb dyshimet e lindur pas hetimit pasuror nga SPAK, se ky i fundit rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale. Sipas SPAK, Ndroqi rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i arrestuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike bashk\u00eb me 7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131475,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131474","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131474"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131474\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}