{"id":131566,"date":"2020-08-03T15:51:27","date_gmt":"2020-08-03T13:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=131566"},"modified":"2020-08-03T15:51:27","modified_gmt":"2020-08-03T13:51:27","slug":"cilet-jane-ministrat-me-te-pasur-dhe-me-te-varfer-te-rames-dalin-pasurite-e-secilit-prej-tyre-njerin-e-mban-gruaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cilet-jane-ministrat-me-te-pasur-dhe-me-te-varfer-te-rames-dalin-pasurite-e-secilit-prej-tyre-njerin-e-mban-gruaja\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt jan\u00eb ministrat m\u00eb t\u00eb pasur dhe m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs, dalin pasurit\u00eb e secilit prej tyre, nj\u00ebrin \u201de mban\u201d gruaja"},"content":{"rendered":"<div class=\"entry-content no-share\">\n<div class=\"content-inner\">\n<p>Me vitet n\u00eb pushtet, duket se edhe pasuria e ministrave t\u00eb qeveris\u00eb Rama ndryshon pas \u00e7do deklarimi vjetor q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb. Ka qen\u00eb \u2018Spending Data Albania\u2019 ajo q\u00eb ka zbardhur pasurit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb, duke nisur me vet\u00eb kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>Nga deklarimet e vjetore t\u00eb 2019-\u00ebs, portali rendit se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e vetdeklaruara gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar, sa ark\u00ebtojn\u00eb ata nga burime t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs si funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Po ashtu, n\u00eb vet\u00ebdeklarim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, sidomos bashk\u00ebshortit\/bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat, bie n\u00eb sy se pasuria e kryeministrit \u00ebsht\u00eb shtuar nga shitjet e krijimtarive artistike, po ashtu edhe t\u00eb birit, Gregu. M\u00eb i \u2018varfri\u2019 rezulton ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Gent Cakaj, nd\u00ebrsa kan\u00eb shtuar pasurin\u00eb edhe p\u00ebrmes partner\u00ebve Blendi \u00c7u\u00e7i, minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, apo ajo e Mbrojtjes, Olta Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama<\/strong><\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb paluajtshme 1) pronar me 100% i apartament banimi Tiran\u00eb, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivler\u00ebsimit t\u00eb 2012 vlera 5 422 100 lek\u00eb. 2) pronar me 100% t\u00eb studio artisti Tiran\u00eb, sip. 65 m2, me trash\u00ebgimi nga babai, me vler\u00eb t\u00eb raportuar 2 500 000 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>3) bashk\u00ebpronar me 50% e ku 50% t\u00eb tjera pjes\u00eb e regjimit martesor me bashk\u00ebshorten Lindita RAMA, sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe t\u00eb padeklaruar, p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kat, me vler\u00eb nd\u00ebrtimi 39 607 741 lek\u00eb, vendndodhja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri q\u00eb justifikohet me dokument leje nd\u00ebrtimi, momenti i deklarimit pa titull pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>4) bashk\u00ebshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor \u00ebsht\u00eb pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verand\u00eb 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiran\u00eb, bler\u00eb me pjes\u00eb n\u00eb 2015 dhe 2009. 5) bashk\u00ebshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor \u00ebsht\u00eb pronare e tok\u00eb ar\u00eb me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, bler\u00eb n\u00eb vitet 2005 dhe 2009, me titull pron\u00ebsie p\u00ebr tok\u00eb ar\u00eb. T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 2 024 485 Lek\u00eb nga paga si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhura t\u00eb personave pjes\u00eb e Certifikat\u00ebs Familjare<\/strong><\/p>\n<p>1) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 2 380 000 Lek\u00eb nga paga. 2) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 1 876 793 Lek\u00eb p\u00ebr konsulenca dhe ekspertiza t\u00eb ndryshme. 3) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 2 717 178 Lek\u00eb nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>4) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 2 782 Lek\u00eb nga interesat bankare. 5) Djali, Z. Gregor Rama, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 12 000 Euro nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb tipit Audi. 6) Djali, Z. Gregor Rama, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 27 150 Euro nga shitja e veprave t\u00eb artit (pasi \u00ebsht\u00eb likuiduar detyrimi tatimor i tatimit n\u00eb burim). 7) Djali, Z. Gregor Rama, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 36 481 Euro nga likuidimi. Gregor Rama \u00ebsht\u00eb aksioner i vet\u00ebm i shoq\u00ebis\u00eb Magenta shpk me NIPT L81616023T e themeluar n\u00eb 16.04. 2018 dhe e Likuiduar n\u00eb 11. 01. 2019.<\/p>\n<p>1) Shtes\u00eb vjetore me 428 348 Lek\u00eb nga t\u00eb ardhurave personale i shtohen gjendjes n\u00eb llogarin\u00eb bankare m\u00eb 31.12.2019. 2) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, shtes\u00eb 6 866 126 Lek\u00eb i t\u00eb ardhurave personale si gjendje n\u00eb llogari n\u00eb bankare m\u00eb 31.12.2019 3) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, pak\u00ebsuar me 86 000 Lek\u00eb gjendjen e mjeteve monetare cash. 4) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, pronare 100% e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme \u201ctok\u00eb trualli\u201d me sip\u00ebrfaqe 80 m2, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2019 n\u00eb vler\u00ebn 3 000 000 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>5) Bashk\u00ebshortja, Znj. Lindita Rama, kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 80 000 Euro, marr\u00eb n\u00eb 22.10.2013 me afat 10 vjet, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka likuiduar n\u00eb vitin 2019 shum\u00ebn 4 380 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit 17 807 Euro. 6) Djali, Z. Gregor Rama, shtes\u00eb 13 788 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare. 7) Djali, Z. Gregor Rama, shtes\u00eb 42 961 Euro n\u00eb llogarin\u00eb bankare. 8) Djali, Z. Grigor Rama, bler\u00eb automjet t\u00eb tipit BM\u00cb n\u00eb shum\u00ebn 15 000 Euro.<\/p>\n<p><strong>Belinda Balluku<\/strong><\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb paluajtshme 1) Pronare me 100 % e nj\u00eb apartamenti 1 plus 1 me sip. 98.68 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, bler\u00eb me kursime n\u00eb vitin 2005, vlera 37 922 euro. 2) Pronare me 50 % e nj\u00eb trualli me sip. 406 m2 dhe nd\u00ebrtese 2-kat\u00ebshe me sip. 106 m2 dhe nj\u00eb kat n\u00ebn \u00e7ati, bler\u00eb me kursime m\u00eb 13.04.2010, vlera 190 000 euro.<\/p>\n<p>3) Pronare e nj\u00eb apartamenti me sip 89.4 m2, (bler\u00eb m\u00eb 30.10.2012 me t\u00eb ardhura nga shitja n\u00eb vler\u00ebn 125 000 euro t\u00eb nj\u00eb ap. n\u00eb Golem), vlera e ap., 97 500 euro. 4) Pronare me 50 % e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Britanin\u00eb e madhe, bler\u00eb me kursime m\u00eb 17.09.2010, vlera 95 000 paund. 1) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 538 927.39 Lek\u00eb nga paga dhe shp\u00ebrblimet si Drejtore e P\u00ebrgjithshme e shoq\u00ebris\u00eb Albcontrol. E ardhura bruto nga paga \u00ebsht\u00eb 691 993 Lek\u00eb nd\u00ebrsa neto 433 694.06 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>2) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 591 505 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. 1) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 278 090.9 Lek\u00eb nga interesi i Fondit t\u00eb Pensionit Privat t\u00eb hapur nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb 01.12.2012 pran\u00eb SIGAL. 2) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 35.82 Euro nga interesat, pasi \u00ebsht\u00eb zbritur tatimi mbi t\u00eb ardhur\u00ebn nga banka.<\/p>\n<p>Llogari bankare me gjendje 1 711 530 Lek\u00eb n\u00eb 31.12.2019 me burim t\u00eb ardhura nga paga. 2) Fonde n\u00eb shum\u00ebn 5 647 500 Lek\u00eb t\u00eb transferuara nga nj\u00eb llogari bankare n\u00eb nj\u00eb llogari tjet\u00ebr bankare. 3) Llogari bankare me gjendje 846.44 Euro. 4) Llogari bankare me gjendje 375.35 Euro. 5) Llogari bankare me gjendje 460.25 Euro.<\/p>\n<p>6) Gjendja e llogaris\u00eb bankare n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb e hapur nga shtetasi Sokol Balla, p\u00ebr llogari t\u00eb shpenzimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, 146 380.47 Lek\u00eb. Llogaria bankare p\u00ebrdoret p\u00ebr likuidimin e qiramarrjes n\u00eb shum\u00ebn 50 000 Lek\u00eb n\u00eb muaj q\u00eb nga muaji Mars. N\u00eb muajin Dhjetor 2019, ka ndryshuar shuma e depozitimit p\u00ebr shpenzimet e f\u00ebmij\u00ebve nga 100 000 Lek\u00eb\/muaj n\u00eb shum\u00ebn 150 000 Lek\u00eb\/muaj.<\/p>\n<p>7) Llogari bankare me gjendje 25 294 Euro t\u00eb hapur nga Sokol Balla n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. 8) Llogari bankare me gjendje 25 294 Euro t\u00eb hapur nga Sokol Balla n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. 9) Gjendje t\u00eb mjeteve monetare cash, e pandryshuar nga deklarimi i m\u00ebparsh\u00ebm. 10) Fondi pensioni privat pran\u00eb SIGAL t\u00eb hapur nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb 01.12.2012, me gjendje 2 227 694.29 Lek\u00eb n\u00eb 01.01.2020.<\/p>\n<p><strong>Besa Shahini<\/strong><\/p>\n<p>1) Pronare 100% e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Prishtin\u00eb me vler\u00eb 31 000 Euro. Apartamenti me sip\u00ebrfaqe 63.67 m2, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb Janar 2014 me t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi 10 vje\u00e7ar si analiste n\u00eb nj\u00eb Organizat\u00eb Jofitimprur\u00ebse me baz\u00eb n\u00eb Berlin, Gjermani.<\/p>\n<p>1) Gjendja e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, 5 461.86 Euro. Burimi i t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb nga pun\u00ebsimi si konsulente dhe analiste p\u00ebrgjat\u00eb viteve.<br \/>\n2) Gjendja e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Berlin, Gjermani \u00ebsht\u00eb 40 669.69 Euro, e krijuar nga t\u00eb ardhurat e pun\u00ebsimit si analiste dhe konsulente.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 500 000 Lek\u00eb nga paga dhe rimbursim shpenzimesh si Ministre e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb p\u00ebr 11 muaj p\u00ebr vitin 2012. Paga e muajit n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb dhuruar si ndihm\u00eb financiare p\u00ebr t\u00ebrmetin.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti, Z. Dardan Molliqaj, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 19 332 Euro nga paga si Deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 6 500 Euro nga shitja n\u00eb muajin Prill 2019 t\u00eb automjetit Volks\u00ebagen, vit prodhimi 2010.<\/p>\n<p>1) Pak\u00ebsuar llogaria rrjedh\u00ebse pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Prishtine, me gjendje 0 Eur n\u00eb 31.12.2019 (e mbyllur nga subjekti). 2) Llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb Tiran\u00eb me gjendje 1 450 000 Lek\u00eb n\u00eb 31.12.2019, me burim t\u00eb ardhura nga paga si Ministre e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb dhe nga shitja e automjetit Volks\u00ebagen. 3) Bashk\u00ebshorti, Z. Dardan Molliqaj, bler\u00eb n\u00eb vitin 2017 me kursime nga t\u00eb ardhurat e pun\u00ebsimit, automjetin Alfa Romeo me viti prodhimi 2005, me vler\u00eb 3 500 Euro.<\/p>\n<p>4) Bashk\u00ebshorti, Z. Dardan Molliqaj, gjendje 14 000 Euro n\u00eb llogarit\u00eb bankare n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb 31.12.2019, me burim t\u00eb ardhura nga pagat dhe rimbursimet e shpenzimeve si Deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Bledi \u00c7u\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb paluajtshme 1) Bashk\u00ebpronar me 33% t\u00eb Ap.banimi Tiran\u00eb me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro. 2) Bashk\u00ebpronar me 10% (vler\u00ebsuar pjesa si 25 000 euro) Ap.banimi Tiran\u00eb, me sip.130.3m plus ambiente ndihm\u00ebse, me blerje total n\u00eb shum\u00ebn prej 78 000 euro. 3) Bashk\u00ebpronar me 50% t\u00eb Garazh p\u00ebr makin\u00eb, me sip.18.37 m2 Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 23 000 euro.<\/p>\n<p>4) Bashk\u00ebpronar me 50% e Tok\u00eb Pyll me sip.1000 m2 n\u00eb Lanabregas bler\u00eb 2007 n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1 400 000 lek\u00eb. 5) Bashk\u00ebjetuesja, ap. Rr. \u201cReshit \u00c7ollaku\u201d, Tiran\u00eb, 8 000 000 lek\u00eb. 6) Bashk\u00ebjetuesja, garazh Rr. \u201cReshit \u00c7ollaku\u201d, Tiran\u00eb, 23 0000 euro, pjesa takuese 50 %.<\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 287 593 Lek\u00eb nga paga si Deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 01.01.2019-16.01.2019. 2) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 1 505 258 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural p\u00ebr periudh\u00ebn 16.01.2019-31.12.2019T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 51 000 Lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga honoraret p\u00ebr vitin 2019, si si K\u00ebshilltar\u00eb\/An\u00ebtar\u00eb Bordesh.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, si rezidente e p\u00ebrhershme n\u00eb SHBA deklaron t\u00eb ardhura nga paga p\u00ebr vitin 2019 si Drejtore p\u00ebr Programet e Shoq\u00ebris\u00eb Civile n\u00eb Institutin e Menaxhimit Lindje-Per\u00ebndim (East \u00cbest Management Institute), OJF n\u00eb Ne\u00eb York, shuma 89 218.29 Dollar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjera 1) Gjendje 3 434 474.42 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb pag\u00ebs n\u00eb 31.12.2019. 2) Gjendje 789 915.5 Lek\u00eb n\u00eb depozit\u00ebn bankare n\u00eb 31.12.2019, me burim t\u00eb ardhura nga interesat bankare. 3) Gjendje 18 990.1 Euro n\u00eb depozit\u00ebn bankare n\u00eb 31.12.2019, me burim t\u00eb ardhura nga paga. 4) Gjendje 115 183.1 Euro n\u00eb depozit\u00ebn bankare n\u00eb 31.12.2019, me pjes\u00eb takuese 33.3%, me burim t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>5) Gjendje 571 626.4 Lek\u00eb n\u00eb depozit\u00ebn bankare n\u00eb 31.13.2019 me burim t\u00eb ardhura nga paga. 6) Pronar 100% i nj\u00eb apartamenti banimi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 100 000 Euro, me sip\u00ebrfaqe 121.94 m2 nga t\u00eb cilat jan\u00eb hipotekuara 108.58 m2 si sip\u00ebrfaqe banimi dhe 13.36 m2 si sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pasuria e rregjistruar n\u00eb ZRPP Tiran\u00eb n\u00eb 08.06.2019, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhura nga nj\u00eb kredi bankare (referim pika<\/p>\n<p>7) Kredi bankare hipotekore n\u00eb shum\u00ebn 12 200 000 Lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 02.08.2019 me afat 20 vjet (02.08.2019-26.07. 2039) p\u00ebr blerje apartamenti, me norm\u00eb interesi 2.72 % n\u00eb vit dhe me k\u00ebst mujor 65 855.53 Lek\u00eb. Likuiduar detyrimi n\u00eb shum\u00ebn 263 422.1 Lek\u00eb dhe mbetur gjendja e pashlyer n\u00eb vler\u00ebn 12 029 268.54 Lek\u00eb. 8) Kart\u00eb krediti me limit shume 4 900 Euro e disbursuar n\u00eb dat\u00ebn 26.07.2019 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn deri n\u00eb 31.12.2019 nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim. 9) Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, llogari kursimi n\u00eb USA me burim t\u00eb ardhura nga paga, me gjendje 7 574.4 Dollar\u00eb.<\/p>\n<p>10) Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 55 514.61 Dollar\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare n\u00eb USA me burim t\u00eb ardhura nga paga. 11) Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 178.95 Dollar\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare me burim t\u00eb ardhura nga paga. 12) Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 4 414.32 Euro n\u00eb llogarin\u00eb bankare me burim t\u00eb ardhura nga paga.<\/p>\n<p>13) Bashk\u00ebjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 69 100 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare me burim t\u00eb ardhura nga paga. 14) Djali, Z. Endi \u00c7u\u00e7i, gjendje 20 205.68 Euro n\u00eb llogarin\u00eb Future me burim t\u00eb ardhura nga paga e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p><strong>Blendi Klosi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 570 352 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Turizmit dhe Mjedisit p\u00ebr vitin 2019. T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 77 000 Lek\u00eb nga pjes\u00ebmarrjet n\u00eb KKRT p\u00ebr vitin 2019, si K\u00ebshilltar\u00eb\/An\u00ebtar\u00eb Bordesh. Bashk\u00ebshortja, Znj. Nora Klosi, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 2 355 072 Lek\u00eb nga paga si drejtuese departamenti pran\u00eb Televizionit TV Klan, p\u00ebr vitin 2019. E ardhura mujore neto \u00ebsht\u00eb 196 256 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>1) Pak\u00ebsuar me 98 543 Lek\u00eb llogaria bankare e pag\u00ebs me gjendje 1 523 176 Lek\u00eb n\u00eb 31.12.2019. 2) Shtuar me 91 166 Lek\u00eb llogaria bankare, gjendja e t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb 31.12.2019 \u00ebsht\u00eb 447 849 Lek\u00eb. Llogaria kreditohet me t\u00eb ardhurat nga paga dhe debitohet me fondet p\u00ebr likuidimin e kredis\u00eb bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2004 p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>3) Kredi bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 15.10.2004 n\u00eb shum\u00ebn 5 000 000 Lek\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti me afat 25 vjet dhe me k\u00ebst mujor 23 000 Lek\u00eb. Detyrimi i likuiduar n\u00eb vitin 2019 \u00ebsht\u00eb 146 451 Lek\u00eb nd\u00ebrsa gjendja e mbetur e detyrimit t\u00eb pashlyer \u00ebsht\u00eb 1 600 883 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>4) Bashk\u00ebshortja, Znj. Nora Klosi, shtes\u00eb 852 722 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare me burim t\u00eb ardhura nga paga mujore pran\u00eb TV Klan. Gjendja e llogaris\u00eb n\u00eb 31.12.2019 \u00ebsht\u00eb 1 047 516 Lek\u00eb. 5) Bashk\u00ebshortja, Znj. Nora Klosi, pak\u00ebsuar me 47 924 Lek\u00eb llogarin\u00eb bankare, gjendja e t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb 31.12.2019 \u00ebsht\u00eb 374 931 Lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eduard Shalsi<\/strong><\/p>\n<p>Kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 50 000 Dollar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb me afat shlyerje 10 vite (2003-<br \/>\n2013) dhe norm\u00eb interesi libor plus 1%. Deri n\u00eb Gusht 2009, \u00ebsht\u00eb shlyer shuma 3 704 Dollar\u00eb si principal dhe interesa dhe n\u00eb 1 Shtator gjendja e detyrimit t\u00eb mbetur \u00ebsht\u00eb 21 298 Dollar\u00eb.<\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 393 918 Lek\u00eb nga paga si deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. 2) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 1 461 766 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr Shteti p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes. T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 8 160 Euro nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>1) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 942 029 Lek\u00eb nga paga si menaxhere e projektit REEHUB IPA CBC Italy- Albanian-Montenegro. 2) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 213 576 Lek\u00eb nga Insituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore p\u00ebr leje lindje. 3) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 885 600 Lek\u00eb nga paga si Person Fizik. 4) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 3 499 904 Lek\u00eb si fitim nga Personi Fizik.<\/p>\n<div class=\"a9fcb11b072c38fcec0bfa090f5533a2\" data-index=\"1\"><\/div>\n<p>1) Shtuar me 106 Lek\u00eb gjendja e llogaris\u00eb bankare. 2) Bashk\u00ebshort\u00ebt kan\u00eb pak\u00ebsuar me 88 Euro gjendjen e llogaris\u00eb bankare me pjes\u00eb takuese 50% secili. 3) Shtuar me 908 942 Lek\u00eb gjendja e llogaris\u00eb bankare. 4) Pak\u00ebsuar me 1 724 Lek\u00eb gjendja e llogaris\u00eb bankare.<\/p>\n<p>5) Shtuar me 8 317 Euro gjendja e llogaris\u00eb bankare. 6) Kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 42 000 Euro me afat 20 vjet, me norm\u00eb interesi 4.5% p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shlyer detyrimi n\u00eb shum\u00ebn 2 161 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer n\u00eb shum\u00ebn 9 655 Euro. 7) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, pak\u00ebsuar me 996 671 Lek\u00eb gjendjen e llogaris\u00eb bankare, t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>8) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 3 294 Euro llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse. 9) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, pak\u00ebsuar me 71 238 Lek\u00eb gjendjen e kart\u00ebs s\u00eb kreditit. Llogaria bankare e kart\u00ebs s\u00eb kreditit \u00ebsht\u00eb mbyllur nga Znj.Shalsi. 10) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 243 Lek\u00eb gjendjen e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse. 11) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 1 859 957 Lek\u00eb gjendjen e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb Personit Fizik.<\/p>\n<p>12) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, shtuar me 24 525 Euro gjendjen e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb Personit Fizik. 13) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, llogari rrjedh\u00ebse me gjendje 10 Euro.<br \/>\n14) Bashk\u00ebshortja, Znj. Eranda Shalsi, llogari rrjedh\u00ebse me gjendje 500 060 Lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Elva Margariti<\/strong><\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 499 623 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn Janar 2019- Dhjetor 2019. 2) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 189 778 Lek\u00eb nga dietat dhe pjesmarrjet n\u00eb borde t\u00eb ndryshme p\u00ebr periudh\u00ebn Janar 2019-Dhjetor 201<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Asllani, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 3 300 Euro n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kontributi dhurat\u00eb nga qiradh\u00ebnia t\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb subjekt (identiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion i sekretuar nga punonj\u00ebsi i ILKDPKI-s\u00eb si nj\u00eb informacion personal e dh\u00ebn\u00eb sensitive ose private)<\/p>\n<p>1) Bashk\u00ebshort\u00ebt jan\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb me pjes\u00eb takuese 50%, t\u00eb nj\u00eb Apartamenti me vler\u00eb 110 000 Euro, me sip\u00ebrfaqe 103 m2 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb hua bankare n\u00eb vitin 2017 pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>2) Pronare 100% e nj\u00eb atomjeti t\u00eb tipit Volvo, Model V50, vit prodhimi 2009 me vler\u00eb 8 000 Euro t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Itali me t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi n\u00eb Itali. 3) Pronare me pjes\u00eb takuese 50% t\u00eb j\u00eb automjeti t\u00eb tipit Audi, model A4, vit prodhimi 2002 me vler\u00eb 4 500 Euro t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Itali me t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>4) Gjendje 2 968.2 Euro t\u00eb llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse me pjes\u00eb takuese 50%. 5) Llogari rrjedh\u00ebse me gjendje minus 3.13 Euro. 6) Llogari rrjedh\u00ebse me gjendje 688 350.13 Lek\u00eb. 7) Bashk\u00ebshort\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb hua bankare n\u00eb vitin 2017, n\u00eb vler\u00ebn 110 000 Euro, me q\u00ebllim blerje t\u00eb nj\u00eb apartamenti banimi, me pjes\u00eb takuese 50%. P\u00ebr vitin 2019 nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shlyerje e k\u00ebsteve t\u00eb huas\u00eb dhe detyrimi n\u00eb 31 Dhjetor 2019 mbetet 110 000 Euro.<\/p>\n<p>8) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Asllani, llogari rrjedh\u00ebse pran\u00eb Intesa San Paolo Bank me pjes\u00eb takuese 50%, me gjendje 486.24 Euro. 9) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Asllani, llogari rrjedh\u00ebse pran\u00eb Intesa San Paolo Bank me pjes\u00eb takuese 50%, me gjendje 3 874.2 Lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Etilda Gjonaj<\/strong><\/p>\n<p>1) Pronare me 50 % (sipas regjimit martesor 50 % me 50 % me bashk\u00ebshortin) e nj\u00eb banese 67 m2 ku edhe banon, kontrata e shitblerjes dt. 19.12.2008, me certifikat\u00eb pron\u00ebsie dt. 3012.2008, vlera 7 216 300 lek\u00eb.<\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 1 570 352 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitin 2019. 2) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 7 000 Lek\u00eb nga dietat brenda vendit t\u00eb p\u00ebrfituar si Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitin 2019. 3) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 2 360 Euro nga dietat jasht\u00eb vendit t\u00eb p\u00ebrfituar si Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 61 600 Lek\u00eb si an\u00ebtare e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit p\u00ebr vitin 2019 (pjes\u00ebmarrje n\u00eb mbledhje). 2) T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 25 500 Lek\u00eb si an\u00ebtare e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, si K\u00ebshilltar\u00eb\/An\u00ebtar\u00eb Bordesh<\/p>\n<p>1) Bashk\u00ebshorti, Z.Irvelin Gjonaj, t\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 838 364 Lek\u00eb si Inspektor pran\u00eb Drejtorin\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, p\u00ebr vitin 2019. 2) Bashk\u00ebshorti, Z.Irvelin Gjonaj, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 428 229 Lek\u00eb si d\u00ebmshp\u00ebrblim nga ekzekutimi n\u00eb dat\u00eb 13.05.2019 i Vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs dat\u00eb 25.05.2016. 3) Bashk\u00ebshorti, Z.Irvelin Gjonaj, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 188 560 Lek\u00eb si dieta sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>1) Shtuar me 306 976.35 Lek\u00eb llogaria rrjedh\u00ebse me burim t\u00eb ardhura nga paga, dietat dhe honoraret, me gjendje 1 024 633.99 Lek\u00eb n\u00eb 31.12.2019. 2) Pak\u00ebsuar me 16.5 Euro llogaria rrjedh\u00ebse, me burim t\u00eb ardhura nga ekspertiza, gjendja e t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb 31.12.2019 \u00ebsht\u00eb 2 402 Euro. 3) Pak\u00ebsuar me 2 384.88 Lek\u00eb llogaria rrjedh\u00ebse me t\u00eb ardhura nga honoraret, gjendja e t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb 31.12.2019 \u00ebsht\u00eb 176 502.34 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>4) Depozit\u00eb bankare pa afat me gjendje 199.43 Euro n\u00eb 31.12.2019, e pandryshuar nga deklarimi i vitit 2018. 5) Bashk\u00ebshorti, Z.Irvelin Gjonaj, llogari bankare me gjendje 10 000 Euro me burim t\u00eb ardhura nga shitja e kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c23 Option\u201d Sh.p.k sipas kontrat\u00ebs dat\u00eb 28.07.2017. Gjendja e llogaris\u00eb \u00ebsht\u00eb e pandryshuar nga viti 2018.<\/p>\n<p>6) Bashk\u00ebshorti, Z.Irvelin Gjonaj, shtes\u00eb 295 530 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse me burim t\u00eb ardhura nga paga, me gjendje 368 814 Lek\u00eb n\u00eb 31.12.2019.<\/p>\n<p><strong>Gent Cakaj<\/strong><\/p>\n<p>1) Babai i subjektit, Shk\u00eblzen Cakaj pronar 100% i nj\u00eb nd\u00ebrtese me sip\u00ebrfaqe 80 m2 n\u00eb Prishtin\u00eb me vler\u00eb 75 000 Euro. Nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1999 me kursimet familjare t\u00eb p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimi pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cTelekom\u201d n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr rreth 20 vite.<\/p>\n<p>2) Shk\u00eblzen Cakaj s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Naime Cakaj, kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nd\u00ebrtes\u00ebn me vler\u00eb 200 000 Euro, me sip\u00ebrfaqe 210 m2 n\u00eb periferi t\u00eb Prishtin\u00ebs. Banesa \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2013 me kursimet familjare dhe me nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>3) N\u00ebna e subjektit, pronare 100% e nj\u00eb nd\u00ebrtese me sip\u00ebrfaqe 63 m2 n\u00eb Prishtin\u00eb me vler\u00eb 60 000 Euro. Banesa n\u00eb vitin 1982 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim nga funksioni, kuad\u00ebr defi\u00e7itar nd\u00ebrsa marrja e pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas nj\u00eb periudh\u00eb 10 vje\u00e7are shfryt\u00ebzimi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit pozitiv t\u00eb koh\u00ebs. 4) N\u00ebna pronare 100% i nj\u00eb pasurie 14 000 Euro, me sip\u00ebrfaqe 14 m2 .<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 393 764 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr n\u00eb Detyr\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, periudha janar- dhjetor 2019. E ardhura mujore \u00ebsht\u00eb 116 147 Lek\u00eb. Depozit\u00eb bankare n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjendja 700 598.15 Lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ogerta Manastirliu<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka pasuri t\u00eb paluajtshme. T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 568 595 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtes Sociale p\u00ebr periudh\u00ebn Janar- Dhjetor 2019.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti, Z.Ermal Gjinaj, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 707 903 Lek\u00eb nga paga pran\u00eb OSHEE-s\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 01.01.2019-16.04.2019.<\/p>\n<p>1) Shtes\u00eb 343 032 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr vitin 2019. 2) Pak\u00ebsuar me 1 800 Lek\u00eb llogaria rrjedh\u00ebse p\u00ebr vitin 2019. 3) Shtes\u00eb 2 555 Lek\u00eb n\u00eb depozit\u00ebn bankare t\u00eb kursimit p\u00ebr vitin 2019. 4) Pak\u00ebsuar me 940 Dollar\u00eb llogaria rrjedh\u00ebse.<\/p>\n<p>5) Kredi bankare (kredi shtet\u00ebrore e leht\u00ebsuar) p\u00ebr blerje apartamenti e marr\u00eb sipas Kontrat\u00ebs Tetor 2011, me vler\u00eb 5 000 000 Lek\u00eb, me norm\u00eb interesi 4%, me afat 360 muaj dhe me k\u00ebst mujor 24 000 Lek\u00eb. Detyrimi i likuiduar \u00ebsht\u00eb 277 871 Lek\u00eb nd\u00ebrsa gjendja e pashlyer e detyrimit n\u00eb 31 Dhjetor 2019 \u00ebsht\u00eb 4 007 333 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>6) Bashk\u00ebshorti, Z.Ermal Gjinaj, pak\u00ebsuar me 508 915 Lek\u00eb llogaria bankare e pag\u00ebs p\u00ebr vitin 2019. 7) Bashk\u00ebshorti, Z.Ermal Gjinaj, pak\u00ebsuar me 122 098 Lek\u00eb llogaria rrjedh\u00ebse p\u00ebr vitin 2019. 8) Bashk\u00ebshorti, Z.Ermal Gjinaj, shtes\u00eb 16 Lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. 9) Bashk\u00ebshorti, Z.Ermal Gjinaj, shtes\u00eb 350 000 Lek\u00eb n\u00eb mjetet monetare cash p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p><strong>Olta Xhacka<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka pasuri t\u00eb paluajtshme. T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 570 352 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr i Mbrojtjes p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>1) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Gaci, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 3 788 400 Lek\u00eb nga qiradh\u00ebnia p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit, dyqan. 2) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Gaci, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 1 175 775 Lek\u00eb nga ISSH-ja. 3) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Gaci, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 345 000 Lek\u00eb nga shitja e automjetit t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>4) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Gaci, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 600 000 Lek\u00eb nga paga si administrator i shoq\u00ebris\u00eb AG T\u00c7 p\u00ebr vitin 2019. 1) Znj. Xha\u00e7ka p\u00ebr kontrat\u00ebn e lidhur me kompanin\u00eb Agikons Sh.p.k me q\u00ebllim blerje t\u00eb nj\u00eb apartamenti banimi 2+1, n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vitin 2019 nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb dhe gjendja e detyrimi t\u00eb pashlyer ka mbetur e pandryshuar.<\/p>\n<p>2) Bashk\u00ebshorti, Z. Artan Gaci,p\u00ebr kredin\u00eb bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, ka shlyer n\u00eb 2019 si principal dhe interesa shum\u00ebn 7 642.7 Euro (921 764 Lek\u00eb). Gjendja e mbetur e detyrimit kundrejt bank\u00ebs n\u00eb 31 Dhjetor 2019 \u00ebsht\u00eb 3 225 Euro.<\/p>\n<p>3) Z.Artan Gaci, kredi bankaren n\u00eb shum\u00ebn 50 000 Euro (6 750 000 Lek\u00eb), me q\u00ebllim blerje makin\u00eb t\u00eb tipit Land Rover n\u00eb vitin 2017. P\u00ebr vitin 2019, \u00ebsht\u00eb likuiduar detyrimi 9 751.63 Euro (1 199 450 Lek\u00eb) dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit n\u00eb shum\u00ebn 27 755 Euro.<\/p>\n<p><strong>Pandeli Majko<\/strong><\/p>\n<p>1) Z.Majko pronar 100% i nj\u00eb apartamenti banimi 2 plus 1, nga enti i banesave .<br \/>\n2) Subjekti deklarohet pronar 100% i nj\u00eb apartamenti 3 plus 1, i bler\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kredie t\u00eb kryeministrit.T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 1 569 182 Lek\u00eb nga paga si Minist\u00ebr Shteti p\u00ebr Diaspor\u00ebn p\u00ebr vitin 2019. E ardhura bruto \u00ebsht\u00eb 2 097 120 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura neto n\u00eb vler\u00ebn 16 320 Euro nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb banese sipas Kontrat\u00ebs s\u00eb Qiras\u00eb dat\u00eb 17.10.2018.<\/p>\n<p>1) Djali, Z. Gjergji Majko, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 10 280 Dollar, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kontrat\u00ebs Individuale dat\u00eb 13.09.2019 t\u00eb lidhur me Kombet e Bashkuara p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 4 mujore. 2) Djali, Z. Eden Majko, t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 116 000 Lek\u00eb nga paga si asistent pran\u00eb subjektit \u201cRezidenca Studentore Universitare Nr.1\u201d. E ardhura mujore bruto \u00ebsht\u00eb 40 000 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>1) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 220 000 Euro nga shitja e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, apartament banimi n\u00eb Tiran\u00eb sipas Kontrat\u00ebs s\u00eb Shitjes me Kusht Kreditimi dat\u00eb 11.09.2019. 2) T\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 20 000 Euro sipas Deklarat\u00ebs Noteriale dat\u00eb 01.11.2019 p\u00ebr shitjen e aseteve t\u00eb mobilimit, orendive dhe elektrosht\u00ebpiake si pjes\u00eb e apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb 11.09.2019.<\/p>\n<p>1) Pronar i nj\u00eb banese t\u00eb bler\u00eb sipas Kontrat\u00ebs s\u00eb Shitjes me Rezerv\u00eb dat\u00eb 02.12.2019 me vler\u00eb 232 100 Euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn disponohet certifikata e pron\u00ebsis\u00eb. 2) Llogari rrjedh\u00ebse (Card Visa) pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, e p\u00ebrdorur p\u00ebr pagesa mujore.<\/p>\n<p>3) Kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 5 000 000 Lek\u00eb, marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 16.01.2003 pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn detyrimi i likuiduar n\u00eb vitin 2019 \u00ebsht\u00eb 284 524 Lek\u00eb nd\u00ebrsa detyrimi i mbetur i pashlyer n\u00eb 31 Dhjetor 2019 \u00ebsht\u00eb 2 003 615 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>4) Kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dat\u00eb 19.03.2009 me vler\u00eb 129 030 Euro p\u00ebr porositjen e nj\u00eb banese, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira nga subjekti. P\u00ebr vitin 2019 \u00ebsht\u00eb likuiduar detyrimi n\u00eb shum\u00ebn 21 630 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer prej 10 000 Euro n\u00eb 31.12.2019, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn \u00e7mimin e garazhit. Burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr likuidimin e detyrimit \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb ardhurat e qiras\u00eb s\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>5) Bashk\u00ebshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedh\u00ebse me burim t\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb banese (referim pika 4) me gjendje 19 328 Euro. 6) Bashk\u00ebshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedh\u00ebse pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, pa gjendje. 7) Bashk\u00ebshortja, Znj. Enkelejda Majko, llogari rrjedh\u00ebse pran\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb kryer transaksionet e shitjes dhe t\u00eb blerjes s\u00eb pasurive t\u00eb paluajthme p\u00ebr 2019.<\/p>\n<p><strong>Sand\u00ebr Lleshaj nuk deklaron pasurin\u00eb p\u00ebr 2019-\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, pasuria e deklaruar n\u00eb 2018-\u00ebn<\/p>\n<p>Nuk ka pasuri t\u00eb paluajtshme 1) T\u00eb ardhura nga paga neto, si K\u00ebshilltar i Kryeministrit p\u00ebr periudh\u00ebn Janar-Tetor 2018 dhe si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn N\u00ebntor-Dhjetor 2018, shuma 1 469 982 Lek\u00eb. 2) T\u00eb ardhura nga shp\u00ebrblime dhe honorare, si pedagog i ftuar n\u00eb Kolegjin Universitar \u201cLuarasi\u201d, 157 389 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura nga shp\u00ebrblimet si Kryetar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil p\u00ebr 10 muaj, 366 690 Lek\u00eb. Shp\u00ebrblimi mujor \u00ebsht\u00eb 36 669 Lek\u00eb. 1) Bashk\u00ebshortja, t\u00eb ardhura nga paga neto si Drejtoresh\u00eb e Shkoll\u00ebs 9-Vje\u00e7are \u201cMihal Grameno\u201d, shuma 675 600 Lek\u00eb. E ardhura mujore, 56 300 Lek\u00eb<br \/>\n2) E bija, Znj. Dorotea LLeshaj deklaron t\u00eb ardhura nga paga pran\u00eb institucionit \u201cInstituti Max Planck\u201d, n\u00eb Tuebingen Gjermani p\u00ebr vitin 2018 n\u00eb vler\u00ebn 4 510 Euro.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 5 809 460 Lek\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfituar nga Ministria e Mbrojtjes, si detyrim p\u00ebr zbatimin e Vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit t\u00eb dat\u00ebs 07.12.2017.<\/p>\n<p>1) Gjendja e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse me burim, t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshort\u00ebve \u00ebsht\u00eb 3 382 552 Lek\u00eb, e pak\u00ebsuar me 167 016 Lek\u00eb. 2) Z.Lleshaj deklaron gjendjen monetare cash ne vler\u00ebn 2 000 000 Lek\u00eb, si pjes\u00eb e kredis\u00eb 5 000 000 Lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Raiffeisen Bank n\u00eb dat\u00ebn 06.06.2008. P\u00ebr kredin\u00eb me q\u00ebllim strehimi, p\u00ebr efektiv pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes jan\u00eb shlyer si k\u00ebste p\u00ebrgjat\u00eb 2018, shuma 335 832 lek\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 31 Dhjetor pjesa e detyrimit ndaj bank\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi \u00ebsht\u00eb 2 731 335 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>3) Vlera e detyrimit p\u00ebr autovetur\u00ebn e tipit \u201cHonda CRV\u201d n\u00eb 31 Dhjetor 2018 \u00ebsht\u00eb 12 000 Euro, e pak\u00ebsuar gjat\u00eb vitit q\u00eb po deklarohet me 2 000 Euro. Subjekti deklarohet posedues i makin\u00ebs n\u00eb Vitin 2014, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kontrat\u00ebs Leasing t\u00eb lidhur me Credins Bank n\u00eb shum\u00ebn 18 550 Euro n\u00eb muajin Korrik 2010.<\/p>\n<p>4) N\u00eb 31 Dhjetor 2018, gjendja e llogaris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb 2 139 Euro plus 728 Dollar\u00eb. 5) Gjendja e depozit\u00ebs s\u00eb kursimit n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, 7 000 000 Lek\u00eb.<\/p>\n<div class=\"a9fcb11b072c38fcec0bfa090f5533a2\" data-index=\"2\"><\/div>\n<div><\/div>\n<div class=\"jeg_post_tags\"><\/div>\n<div class=\"jeg_share_bottom_container\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jnews_prev_next_container\">\n<div class=\"jeg_prevnext_post\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me vitet n\u00eb pushtet, duket se edhe pasuria e ministrave t\u00eb qeveris\u00eb Rama ndryshon pas \u00e7do deklarimi vjetor q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb. Ka qen\u00eb \u2018Spending Data Albania\u2019 ajo q\u00eb ka zbardhur pasurit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb, duke nisur me vet\u00eb kryeministrin Edi Rama. Nga deklarimet e vjetore t\u00eb 2019-\u00ebs, portali rendit se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131567,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131566","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131566\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}