{"id":133745,"date":"2020-08-14T16:37:12","date_gmt":"2020-08-14T14:37:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=133745"},"modified":"2020-08-14T16:37:12","modified_gmt":"2020-08-14T14:37:12","slug":"veliaj-premton-se-do-te-thyej-rekordeshte-nje-dite-e-mrekullueshme-per-qytetin-kur-mbyllet-nje-bingo-dhe-hapet-nje-shkolle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/veliaj-premton-se-do-te-thyej-rekordeshte-nje-dite-e-mrekullueshme-per-qytetin-kur-mbyllet-nje-bingo-dhe-hapet-nje-shkolle\/","title":{"rendered":"Veliaj premton se do t\u00eb thyej rekord:\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr qytetin kur mbyllet nj\u00eb bingo dhe hapet nj\u00eb shkoll\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Bashkia Tiran\u00eb ka njoftuar p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate nisjen e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are n\u00eb zon\u00ebn e Astirit. Projekti do t\u00eb realizohet nga arkitekti italian Stefano Boeri si dhe do t\u00eb mbaj\u00eb emrin e analistit t\u00eb njohur Andrea Stefani, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2016. Krebashkiaku Veliaj u shpreh se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr qytetin kur mbyllet nj\u00eb bingo dhe hapet nj\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb: Zona e Astirit n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb shpejt nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb re 9-vje\u00e7are, me parashkollor, t\u00eb dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po nd\u00ebrtohet af\u00ebr rrethrrotullimit \u201cShqiponja\u201d, do t\u00eb mbaj\u00eb emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndar\u00eb papritur nga jeta n\u00eb vitin 2016. Ajo do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb mbi 1 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb komunitetit t\u00eb Astirit dhe Dogan\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e hershme e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj tha se 2021 do t\u00eb jet\u00eb viti rekord i hapjes s\u00eb shkollave t\u00eb reja. \u201cP\u00ebr qytetin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme kur mbyllet nj\u00eb bingo apo nj\u00eb dyqan bixhozi dhe hapet nj\u00eb shkoll\u00eb e re. M\u00eb vjen mir\u00ebq\u00eb kjo shkoll\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb emrin \u201cAndrea Stefani\u201d, e nj\u00eb gazetari t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve se ka ekzistuar nj\u00eb koh\u00eb kur gazetaria nuk vilte gjoba dhe kur gazetari p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke kritikuar \u00e7do lloj pushteti. Shkolla do t\u00eb ket\u00eb 1 mij\u00eb banka p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb 11, Nj\u00ebsis\u00eb 7, pra t\u00eb pjes\u00ebs fundore t\u00eb \u201cDon Boskos\u201d, Dogan\u00ebs dhe rrethrrotullimit \u2018Shqiponja\u2019\u201d, u shpreh Veliaj.<\/p>\n<p>Kjo shkoll\u00eb, bashk\u00eb me institucionet e tjera arsimore q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Kod\u00ebr-Kamz\u00eb dhe n\u00eb \u201cDon Bosko\u201d, pritet t\u2019i jap\u00eb zgjidhje nevojave t\u00eb k\u00ebtyre zonave. \u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn perimet\u00ebr, 1 km vij\u00eb ajrore, po mbarojm\u00eb dy shkolla: shkollat \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe \u201cJohn F. Kennedy\u201d n\u00eb Kod\u00ebr-Kamz\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb po vijojm\u00eb me dy shkolla t\u00eb tjera te \u201cDon Bosko\u201d, shkollat \u201cVa\u00e7e Zela\u201d dhe \u2018Kristo Frash\u00ebri\u2019\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Shkolla e re pritet t\u00eb ul\u00eb edhe numrin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkollat e tjera t\u00eb Kryeqytetit. \u201cKjo zon\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbehet m\u00eb n\u00eb fund me nj\u00eb shkoll\u00eb super dinjitoze, t\u00eb dizajnuar nga Stefano Boeri, arkitekti fantastik Italian q\u00eb ka krijuar edhe disa projekte t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb. Do ket\u00eb m\u00eb pak dyndje tek \u201cAhmet Gashi\u201d, tek \u201cDhora Leka\u201d, dhe me nj\u00eb mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb do kemi k\u00ebtu, nj\u00eb mij\u00eb familje shp\u00ebtojn\u00eb nga ecejaket, vajtje-ardhje me autobus. Mezi pres q\u00eb shkolla e re \u201cAndrea Stefani\u201d t\u00eb jet\u00eb bizhuja e radh\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb mbaron n\u00ebnkalimi, mbaron edhe shkolla; pra, nj\u00eb kantier nuk do t\u00eb pengoj\u00eb tjetrin, por do t\u00eb ecim paralelisht\u201d, deklaroi Veliaj.<\/p>\n<p>Krahas paket\u00ebs prej 17 shkollave t\u00eb reja, kryeqyteti do t\u00eb ket\u00eb edhe 11 t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen me financim t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. \u201cShtimi i shkollave na ndihmon jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hequr turnin e dyt\u00eb, por sidomos n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur klasa me m\u00eb pak nx\u00ebn\u00ebs. Paketa me 17 shkollat, plus 11 shkollat q\u00eb na financon qeveria me rind\u00ebrtimin, si gjimnazi \u201cSami Frash\u00ebri\u201d, do t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrtesa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb puna ajo q\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do fjali e \u00e7do podium, dhe besoj q\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm do vazhdojm\u00eb deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb faqebardh\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Paralelisht, Bashkia e Tiran\u00ebs po punon dhe p\u00ebr dezinfektimin e mjediseve t\u00eb institucioneve parashkollore dhe shkollore, q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb gati n\u00eb shtator. \u201cDo t\u00eb presim vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr fillimin e vitit shkollor, megjithat\u00eb kurdo q\u00eb ky vendim t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dezinfektimin p\u00ebr kopshtet dhe \u00e7erdhet. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb me dezinfektimin dhe higjien\u00ebn, por derisa ta kemi at\u00eb dat\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb gatishm\u00ebri dhe do t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb shtuar shkollat\u201d, n\u00ebnvizoi kryebashkiaku.<\/p>\n<p>Shkolla e re do t\u00eb ofroj\u00eb jo vet\u00ebm mjedise tep\u00ebr estetike, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mjaft moderne, duke plot\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb standardet evropiane, q\u00eb nga numri i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00ebp\u00ebr klasa, laborator\u00eb e gjer te terrenet sportive dhe hap\u00ebsirat e jashtme, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren dhe nga komuniteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia Tiran\u00eb ka njoftuar p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate nisjen e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are n\u00eb zon\u00ebn e Astirit. Projekti do t\u00eb realizohet nga arkitekti italian Stefano Boeri si dhe do t\u00eb mbaj\u00eb emrin e analistit t\u00eb njohur Andrea Stefani, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2016. Krebashkiaku Veliaj u shpreh se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":133385,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133745","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133745\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133385"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}