{"id":134062,"date":"2020-08-17T16:40:05","date_gmt":"2020-08-17T14:40:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=134062"},"modified":"2020-08-17T16:40:05","modified_gmt":"2020-08-17T14:40:05","slug":"situata-ne-kakavije-vasili-rama-me-pushime-sa-here-shqiptaret-kane-hall-tamponi-te-behet-falas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/situata-ne-kakavije-vasili-rama-me-pushime-sa-here-shqiptaret-kane-hall-tamponi-te-behet-falas\/","title":{"rendered":"Situata n\u00eb Kakavij\u00eb, Vasili: Rama me pushime sa her\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb hall, tamponi t\u00eb b\u00ebhet falas"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr n\u00ebnkryetarin e LSI Petrit Vasili, situata n\u00eb Kakavij\u00eb e gjeti qeverin\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe se p\u00ebr kryeministrin ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pushimet se vuajtja e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Vasili tha se kryeministri Rama kishte aft\u00ebsi zero menaxhuese t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, tamponi p\u00ebr Covid-19 u duhet b\u00ebr\u00eb falas qytetar\u00ebve, dhe se pala shqiptare duhet t\u00eb komunikojm\u00eb me at\u00eb greke n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget fluksi n\u00eb pikat kufitare.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se shteti duhet t\u00eb marr\u00eb masa, q\u00eb t\u00eb mos gjendet e pap\u00ebrgatitur si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Vasilit<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare!<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjith\u00eb kemi ndjekur me ankth dit\u00ebt dramatike ku mij\u00ebra e mij\u00ebra v\u00ebllez\u00ebr e motra tan\u00ebt ishin bllokuar n\u00eb Kakavij\u00eb e Kapshtic\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vap\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin e p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Greqi. \u00cbsht\u00eb fare e qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, e gjeti krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgatitur qeverin\u00eb shqiptare dhe n\u00eb dit\u00ebt e zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj situate, qeveria ishte n\u00eb bisht t\u00eb situat\u00ebs. Kurrkush nga fjalaman\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb qeveris\u00eb, ministra e t\u00eb tjer\u00eb, nuk po p\u00ebrmend kryeministrin pasi pushimet e tij jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb n\u00eb Kakavij\u00eb dhe patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebto pushime nuk mund t\u00eb preken dhe ai nuk mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga vendi.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pushim sa her\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb hall t\u00eb madh. Ka qen\u00eb n\u00eb bisht t\u00eb situat\u00ebs kur kemi pasur t\u00ebrmete, kur kemi pasur p\u00ebrmbytje. Ka qen\u00eb n\u00eb bisht t\u00eb situat\u00ebs kur kemi t\u00eb tilla drama humanitare n\u00eb kufi. Praktikisht nuk kemi nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, kemi nj\u00eb shp\u00ebrdorues pushteti, i cili s\u00eb bashku me ministrat e tij gjeti t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb faj\u00ebsonte shqiptar\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb roptohen e derdhin djers\u00eb, e me gjak fitojn\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb Greqi, por nuk kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetjen e shtetit n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. U demonstrua qart\u00eb q\u00eb kishte aft\u00ebsi zero menaxhuese t\u00eb situat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk u b\u00eb publik gj\u00ebkundi nj\u00eb shtab, i cili t\u00eb drejtonte nj\u00eb operacion t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb humanitar, me t\u00eb gjitha element\u00ebt e tij, sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, logjistik, t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb ushqyerit, apo element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pasi mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz ndodheshin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb mot p\u00ebrv\u00eblues. Pra gjith\u00eb ky operacion humanitar\u00eb nuk ndodhi dhe praktikisht qytetar\u00ebt u improvizuan me gjith\u00eb \u00e7\u2019 mund\u00ebn dhe duhen fal\u00ebnderuar patjet\u00ebr edhe banor\u00ebt e zon\u00ebs q\u00eb u treguan shum\u00eb solidar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur qytetar\u00ebt, se sa vet shteti. D\u00ebshmi t\u00eb shumta t\u00eb qytetar\u00ebve e provojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situate \u00ebsht\u00eb harruar di\u00e7ka shum\u00eb e madhe q\u00eb nuk po ktheheshin thjesht mij\u00ebra e mij\u00ebra Shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e tyre n\u00eb Greqi, por ishin mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve mbahen gjall\u00eb dhe mij\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shteti as nuk ka mund\u00ebsi ti mb\u00ebshtes, as ka mund\u00ebsi ti ndihmoj\u00eb dhe as ka mund\u00ebsi ti siguroj\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs. Pra puna e k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb. Sot qeveria dhe ndonj\u00eb nga ata ministrat e qeveris\u00eb q\u00eb flasin si kofini pas t\u00eb vjelit, thon\u00eb situata u kap\u00ebrcye. T\u00eb nderuar qeveritar, situata nuk ka mbaruar.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky operacion rikthimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri sa fluksi i ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar . kushdo q\u00eb do t\u00eb mendoj\u00eb suksese dhe fitore t\u00eb para koh\u00ebshme, ashtu si\u00e7 ndodhi dhe me covidin, sigurisht q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pa bes\u00eb me qytetar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebto situata k\u00ebrkohet nj\u00eb informacion shum\u00eb i gjer\u00eb. P\u00ebrgatitja e spoteve t\u00eb shpeshta, frekuente dhe t\u00eb qarta ku t\u00eb qart\u00ebsohen t\u00eb gjitha strukturat ku qytetar\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb kthehen n\u00eb Greqi, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ekzaminimi p\u00ebr covid.<\/em><\/p>\n<p><em>Tamponin n\u00eb gjuh\u00ebn popullore. Pra n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat, qofshin ato publike apo private. Duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00ebp\u00ebrmjet spoteve televizive dhe t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e tjera t\u00eb informimit. Pra ku ndodhen k\u00ebto, \u00e7far\u00eb numrash telefonash kan\u00eb, \u00e7far\u00eb adresash\u2026 t\u00eb gjitha mund\u00ebsit e komunikimit me to. Ne e dinim q\u00eb ku kishim covid dhe kishim vet\u00ebm 25 raste, kryeministri na shfaqi me mesazh n\u00eb celular. Sigurish q\u00eb k\u00ebto ishin mesazhe t\u00eb \u00e7mendura, por e dinim m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komunikuar. Le ta gjejn\u00eb rrug\u00ebn dhe t\u00eb komunikojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, t\u00eb njoftojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri dhe qart\u00eb duke komunikuar edhe me pal\u00ebn greke, se cilat jan\u00eb oraret e pun\u00ebs t\u00eb kalimit t\u00eb kufirit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti komunikojn\u00eb qytetar\u00ebt se cilat jan\u00eb or\u00ebt e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kalim p\u00ebr t\u00eb rregulluar nj\u00eb kalimshm\u00ebri t\u00eb fluksit dhe p\u00ebr t\u00eb evituar krijimin e radh\u00ebve kilometrike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tmerrshme. Qoft\u00eb nga pik\u00ebpamja humanitare, por edhe n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>E treta dhe jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishmja. T\u2019iu siguroj\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebto ekzaminime, ky testim t\u00eb jet\u00eb gratis. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb minimumi minimumit q\u00eb ky shtet mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh jo thjesht e vet\u00ebm robtohen, por fal tyre mbahen mij\u00ebra e mij\u00ebra familje n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa ndihm\u00ebn e tyre Shqip\u00ebria do t\u00eb vuante nj\u00eb situat\u00eb sociale shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe shp\u00ebrthyese se sa kjo q\u00eb jetojm\u00eb sot. Pra nj\u00eb tampon i vet\u00ebm, \u00e7mimi i nj\u00eb tamponi t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 30 vjet q\u00eb japim kontribute pafund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padukshme, t\u00eb paz\u00ebshme p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E fundit, shteti duhet t\u00eb marr\u00eb masa dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga situatat e papritura n\u00eb t\u00eb cilat ai gjendet gafil si\u00e7 thot\u00eb populli, krejt\u00ebsisht i pap\u00ebrgatitur por n\u00eb k\u00ebto pika kufitare ku fluksi i kalimit \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i lart\u00eb t\u00eb ngresh strukturat p\u00ebermamente sh\u00ebndet\u00ebsore dhe humanitare p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve pasi flukset e rritura jan\u00eb t\u00eb paevitueshme, krijimi i radh\u00ebve \u00ebsht\u00eb i paevituesh\u00ebm dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndodhen p\u00ebrpara t\u00eb papriturave krijimi i k\u00ebtyre strukturave, pajisja e tyre me t\u00eb gjith\u00eb mjetet e domosdoshme dhe t\u00eb nevojshme, ngritja e nj\u00eb shtabi permament i cili do t\u00eb funksionoj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj situate t\u00eb ngarkuar jan\u00eb minimumet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shtet p\u00ebr t\u00eb treguar kujdesin minimal, serioziteti minimal para shtetit dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet serioz dhe n\u00eb raport me partneret rasti konkret me shtetin grek pasi nj\u00eb shtet i till\u00eb i shk\u00ebrmoqur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimet e tija dhe jo serioz sigurisht q\u00eb ka aft\u00ebsi 0 q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb dhe me t\u00eb tjer\u00ebt pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner jo serioz dhe sa m\u00eb i lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb serioziteti, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, puna e planifikuar n\u00eb \u00e7do detaj, e n\u00eb \u00e7do moment e shtetit am\u00eb aq m\u00eb e fort\u00eb do t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia e negocimit p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebt e mundshme p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dhe qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifilluar pun\u00ebn e tyre e cila \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ta por t\u00eb evitohen dhe dramat e tilla humanitare.<\/em><\/p>\n<p><em>Shteti, qeveria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mori nj\u00eb not\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht negative, e cila ra e t\u00ebra n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb taksirat q\u00eb t\u00eb presin pasivitetin dhe pushimet e paprekura t\u00eb qeveris\u00eb dhe qeveritar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb qeverisin nga facebooku-u dhe nga shezlongjet e plazheve por k\u00ebrkojn\u00eb veprime konkrete sepse kan\u00eb kontribuar dhe kontribojn\u00eb e u rr\u00ebmbehen para pafund nga xhepat e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet taksave p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb shtet n\u00eb funksion t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb koha nuk pret m\u00eb ky plan prej 4 pikash duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb operoj\u00eb, t\u00eb monitorohet, t\u00eb jet\u00eb transparent e t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb 24 t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm shqiptar\u00eb q\u00eb u takon dhe e meritojn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb till\u00eb, faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr n\u00ebnkryetarin e LSI Petrit Vasili, situata n\u00eb Kakavij\u00eb e gjeti qeverin\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe se p\u00ebr kryeministrin ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pushimet se vuajtja e shqiptar\u00ebve. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Vasili tha se kryeministri Rama kishte aft\u00ebsi zero menaxhuese t\u00eb situat\u00ebs. Sipas tij, tamponi p\u00ebr Covid-19 u duhet b\u00ebr\u00eb falas qytetar\u00ebve, dhe se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":132015,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-134062","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134062","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134062"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134062\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}