{"id":134651,"date":"2020-08-19T14:07:41","date_gmt":"2020-08-19T12:07:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=134651"},"modified":"2020-08-19T14:07:41","modified_gmt":"2020-08-19T12:07:41","slug":"vasili-rama-i-la-shqiptaret-ne-mes-te-kater-rrugeve-prokuroria-spo-leviz-gishtin-per-ta-hetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vasili-rama-i-la-shqiptaret-ne-mes-te-kater-rrugeve-prokuroria-spo-leviz-gishtin-per-ta-hetuar\/","title":{"rendered":"Vasili: Rama i la shqiptar\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve, Prokuroria s\u2019po l\u00ebviz gishtin p\u00ebr ta hetuar"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr n\u00ebnkryetarin e LSI Petrit Vasili, ende nuk ka nisur nj\u00eb hetim nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, p\u00ebr emergjenc\u00ebn humintare q\u00eb u shkaktua n\u00eb Kakavij\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Vasili tha i vetmi hetim p\u00ebr ngjarje t\u00eb k\u00ebtij dimensioni \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme ka nisur p\u00ebr t\u00eb zbuluar se si u informua Kreu i Shtetit lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sipas tij, nuk po hetohet fati i mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, dhe nj\u00eb tragjedi e cila b\u00ebri q\u00eb t\u00eb humbin edhe jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Vasili u shpreh se Prokuroria Speciale \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb merret me gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb nuk merret jo me peshqit e m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Vasilit<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e gjall\u00eb n\u00eb memorien ton\u00eb tragjedia humanitare q\u00eb u konsumua p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Kakavij\u00ebs dhe Kapshtic\u00ebs ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb u bllokuan dhe q\u00ebndruan n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira dhe tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, sh\u00ebndeti i tyre u rrezikua seriozisht sikurse dhe interesesat e tyre private lidhur me pun\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ta n\u00eb shtetin Grek.<\/em><\/p>\n<p><em>Por \u00e7\u00ebshtja m\u00eb dramatike, ajo q\u00eb tregon se n\u00eb \u00e7far\u00eb derexheje ndodhet shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht fakti i b\u00ebr\u00eb publik q\u00eb qeveria shqiptare me shkres\u00eb dhe informacion zyrtar nga ambasada jon\u00eb n\u00eb Athin\u00eb u njoftua 2 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb lidhur me vendimet e reja q\u00eb kishte nxjerr\u00eb qeveria greke.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot pas 3 dit\u00ebsh t\u00eb b\u00ebrjes publike t\u00eb k\u00ebtij fakti t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit nuk ka asnj\u00eb l\u00ebvizje nga Prokuroria Speciale p\u00ebr shp\u00ebrdorimin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, nj\u00ebherazi dhe Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, nuk ka asnj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe e gjith\u00eb ajo q\u00eb ndodhi me shqiptar\u00ebt ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb interes.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare! T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias shqiptare!<\/em><\/p>\n<p><em>Duhet t\u00eb dini q\u00eb i vetmi hetim p\u00ebr ngjarje t\u00eb k\u00ebtij dimensioni \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme ka nisur p\u00ebr t\u00eb zbuluar se si u informua Kreu i Shtetit lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pra informacioni q\u00eb Kreu i Shtetit merr n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit dhe me atributet q\u00eb detyra i jep, pra nj\u00eb informacion krejt\u00ebsisht zyrtar dhe korrekt, hetohet se p\u00ebrse e v\u00ebrteta del n\u00eb shesh. Nuk hetohet fati i mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, nuk hetohet nj\u00eb tragjedi e cila b\u00ebri q\u00eb t\u00eb humbin edhe jet\u00eb njer\u00ebzish, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb akuzohet nga qeveria populli, t\u00eb akuzohet qeveria greke, t\u00eb akuzohet edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i gjor\u00eb q\u00eb humb jet\u00ebn si fajtor q\u00eb nd\u00ebrron jet\u00eb, pra ngjarje nj\u00ebra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebs se tjetra, me pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb katastrofike, nuk hetohen nga Prokuroria Speciale.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0S\u2019ka l\u00ebvizur gishti. Prokuroria Speciale q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb merret me gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb nuk merret jo me peshqit e m\u00ebdhenj, por as edhe me cironkat, k\u00ebt\u00eb peshkaqenin e madh q\u00eb shp\u00ebrdoron detyr\u00ebn dit\u00ebn p\u00ebr diell dhe q\u00eb e ka t\u00eb shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, pra dy jav\u00eb rresht kryeministri dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme \u00ebsht\u00eb sh\u00ebllyer n\u00eb diell n\u00eb Dh\u00ebrmi dhe n\u00eb Jal\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ka l\u00ebvizur gishtin nga pushimet. Ai dhe ministrat e tij t\u00eb njoftuar gjer\u00eb e gjat\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ministri i Brendsh\u00ebm, gjith\u00eb personat n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme dhe ministrit\u00eb e tjera, por kryeministri i pari si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb. Pra nuk ka asnj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrdorim q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja katastrofike dhe hetim ka se p\u00ebrse kjo e v\u00ebrtet\u00eb u b\u00eb publike dhe shqiptar\u00ebt u njoh\u00ebn se \u00e7 \u2018qeveri t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb kriminalizuar q\u00eb kan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb\u0308 qeveri q\u00eb nuk e shqet\u00ebson as jeta e as fati i njer\u00ebzve por i shqet\u00ebson se si t\u00eb mbyllin t\u00eb v\u00ebrtetat, se si k\u00ebta t\u00eb mos nd\u00ebshkohen. Pra pa nd\u00ebrshkueshm\u00ebri e plot\u00eb. Absolute. T\u00eb gjith\u00eb\u0308 ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar kilometra me fjalime, n\u00eb shqip e n\u00eb anglisht p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, jan\u00eb\u0308 sot p\u00ebrpara prov\u00ebs s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Cila ishte reforma n\u00eb drejt\u00ebsi? Kjo reform\u00eb q\u00eb shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs sa nj\u00eb\u0308 mal t\u00eb kryeministrit, t\u00eb informuar me shkrim\u00eb nga ambasador\u00ebt edhe e propozuar prej tij, nuk i heton k\u00ebto veprime.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto shp\u00ebrdorime kaq t\u00eb r\u00ebnda me pasoja katastrofike n\u00eb planin njer\u00ebzor, humanitar, shtet\u00ebror, por nis hetim se si informohet kreu i shtetit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb cilat ky informacion duhet t\u00eb ishte rutin\u00eb, i zakonsh\u00ebm dhe q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb lajm. Pra kemi nj\u00eb prokurori speciale p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtetat. T\u00eb mos nd\u00ebrshkoj\u00eb, t\u00eb mos hetoj, tu fsheh p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryeministrit dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb ka merak si ti mbys\u00eb\u0308 t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb dalin. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat nuk mbyten.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo let\u00ebr ishte nja damk\u00eb. Ky dokument ishte nj\u00eb damk e pashlyeshme p\u00ebr sot e p\u00ebr mot dhe sigurisht kryeministri ose ndokush tjet\u00ebr mund ta ndjej veten t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb, p\u00ebr 72 or\u00eb, po dhe 96 or\u00eb, po dhe 1 jav\u00eb, 2 jav\u00eb. I garantojm\u00eb q\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se kaq. Dhe kjo mizori p\u00ebr shqiptar\u00ebt , kjo pa ndjeshm\u00ebri p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llogari e hapur.<\/em><\/p>\n<p><em>Prokuroria speciale sot apo prokuroria speciale nes\u00ebr k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie nuk mund ti shp\u00ebtojm\u00eb as e para p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe as i dyti kryeministri p\u00ebr hetuar dhe p\u00ebr t\u00eb dal para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, praktikisht sot duhet t\u00eb mbetet n\u00eb memorien tuaj, pra q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb hetimit se si qeveria la n\u00eb mes t\u00eb 4 rrug\u00ebve n\u00eb zheg q\u00eb t\u00eb piqeshin dhe si t\u00eb humbisnin jet\u00ebn shqiptar\u00ebt n\u00eb Kakavij\u00eb, pra kjo nuk hetohet, por hetohet se pse k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb qeveria kishte 2 jav\u00eb q\u00eb e dinte dhe nuk b\u00ebri asgj\u00eb t\u00eb informonte shqiptar\u00ebt, nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb , nuk u kujdes p\u00ebr asgj\u00eb, por e la t\u00eb mbijetojn\u00eb si t\u00eb mbijetojn\u00eb, dhe kush t\u00eb mbijetoj\u00eb, kush t\u00eb mos mbijetoj\u00eb, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb qeveria t\u00eb nxjerr\u00eb foto n\u00eb kufij t\u00eb 3-4 muajve p\u00ebrpara q\u00eb vet\u00ebm dhe vet\u00ebm t\u00eb mashtroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb grabitqare njer\u00ebzit dhe t\u00eb mos nd\u00ebshkohet kurr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Koh\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrmbysjes s\u00eb madhe i ka ardhur momenti dhe \u00ebsht\u00eb pa kthim, t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb denoncojm\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betim solemn q\u00eb nuk do t\u00eb mbeten kurr\u00eb pa nd\u00ebshkuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb opozit\u00ebs shqiptare dhe drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare ja ka dh\u00ebn\u00eb populli shqiptar, ja kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhjet\u00ebra, mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb Kakavij\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm detyrim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb amanet q\u00eb duhet \u00e7uar deri n\u00eb fund dhe q\u00eb do t\u00eb \u00e7ohet patjet\u00ebr deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr n\u00ebnkryetarin e LSI Petrit Vasili, ende nuk ka nisur nj\u00eb hetim nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, p\u00ebr emergjenc\u00ebn humintare q\u00eb u shkaktua n\u00eb Kakavij\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Vasili tha i vetmi hetim p\u00ebr ngjarje t\u00eb k\u00ebtij dimensioni \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme ka nisur p\u00ebr t\u00eb zbuluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":130907,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-134651","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134651"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134651\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}