{"id":135810,"date":"2020-08-23T19:19:44","date_gmt":"2020-08-23T17:19:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=135810"},"modified":"2020-08-23T19:19:44","modified_gmt":"2020-08-23T17:19:44","slug":"ushtria-paralajmeroi-ndeshkime-shembullore-bjelloruset-sfidojne-urdherat-dhjetra-mijera-qytetare-mbushin-rruget","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ushtria-paralajmeroi-ndeshkime-shembullore-bjelloruset-sfidojne-urdherat-dhjetra-mijera-qytetare-mbushin-rruget\/","title":{"rendered":"Ushtria paralajm\u00ebroi nd\u00ebshkime shembullore, bjellorus\u00ebt sfidojn\u00eb urdh\u00ebrat. Dhjetra-mij\u00ebra qytetar\u00eb mbushin rrug\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb bjellorus jan\u00eb rikthyer n\u00eb rrug\u00ebt e kryqytetit t\u00eb Minskut n\u00eb nj\u00eb tubim kund\u00ebr rizgjedhjes s\u00eb kontestueshme t\u00eb Presidentit Aleksand\u00ebr Lukashenko dhe represionit paszgjedhor. N\u00eb kryeqytet ka nj\u00eb prani t\u00eb madhe t\u00eb ushtris\u00eb, e cila paralajm\u00ebroi s\u00ebrish se do t\u00eb nd\u00ebrmerrte \u00e7do veprim ligjor ndaj personave apo akteve t\u00eb dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e Marshimit p\u00ebr \u2018Bjellorusin\u00eb e Re\u2019, turmat p\u00ebrshkuan rrug\u00ebt drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa protestat hyn\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 15-t\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore me nj\u00eb popullsi prej 9.5 milion\u00eb banor\u00ebsh. Protestuesit b\u00ebnin thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Lukashenkos, dhe d\u00ebgjoheshin t\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cliri\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara tubimit, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb monumenteve komb\u00ebtare nga protestuesit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ministria tha se ndaj \u00e7do trazire pran\u00eb monumenteve dhe statujave nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb forcat e policis\u00eb, por ushtria. Deklarata u b\u00eb nd\u00ebrsa personeli ushtarak u pa t\u00eb transportohej drejt kryeqytetit me mjete ushtarake.<\/p>\n<p>Kanali opozitar \u201cNEXTA Life Telegram\u201d njoftoi se postblloqe t\u00eb policis\u00eb ishin vendosur n\u00eb pikat hyr\u00ebse t\u00eb kryeqytetit bjellorus. Deri m\u00eb tani, dy njer\u00ebz jan\u00eb konfirmuar t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb protestave paszgjedhore n\u00eb Bjellorusi.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra njer\u00ebz dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebt e Bjellorusis\u00eb pasi Lukashenko, n\u00eb pushtet q\u00eb n\u00eb vitin 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve t\u00eb 9 gushtit. Mbi 7 mij\u00eb persona jan\u00eb ndaluar dhe qindra jan\u00eb rrahur nga policia. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb kritikuar procesin zgjedhor dhe kan\u00eb d\u00ebnuar represionin e ushtruar pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Organizime me vargan\u00eb njer\u00ebzish n\u00eb solidaritet me Bjellorusin\u00eb ishin planifikuar p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb 26 vende, nd\u00ebr to edhe n\u00eb Lituani ku shpresa \u00ebsht\u00eb q\u00eb zinxhiri i formuar nga njer\u00ebzit t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb kufirin me Bjellorusin\u00eb. 31 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 23 gusht 1989, gati 2 milion\u00eb njer\u00ebz bashkuan forcat n\u00eb tre shtetet baltike Estoni, Letoni dhe Lituani, n\u00eb protesta ndaj regjimit sovjetik q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura me emrin \u201cRruga e Baltikut\u201d<\/p>\n<p>Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja e opozit\u00ebs q\u00eb u largua p\u00ebr n\u00eb Lituani pas zgjedhjeve dhe pretendoi se kishte fituar nga 60 deri n\u00eb 70 p\u00ebrqind t\u00eb votave, tha t\u00eb shtun\u00ebn se bjellorus\u00ebt duhet t\u00eb \u201cluftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre\u201d dhe t\u00eb mos shp\u00ebrqendrohen nga pretendimet e zotit Lukashenko se vendi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim ushtarak.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi populli i Bjellorusis\u00eb, jemi shumica dhe nuk do t\u00eb largohemi. Ne nuk ua kemi m\u00eb frik\u00ebn atyre\u201c, tha ajo p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AFP. Komentet e saj erdh\u00ebn nd\u00ebrsa zoti Lukashenko p\u00ebrs\u00ebri pretendoi se forcat e NATO-s n\u00eb Poloni dhe Lituani po \u201cl\u00ebvizin seriozisht\u201d pran\u00eb kufijve t\u00eb Bjellorusis\u00eb.<\/p>\n<p>I veshur me uniform\u00eb ushtarake, Lukashenko i tha nj\u00eb nj\u00ebsie ushtarake n\u00eb Hrodna t\u00eb shtun\u00ebn se ushtria e Bjellorusis\u00eb duhet t\u00eb \u201cmbroj\u00eb integritetin territorial t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, duke shtuar se \u201cmb\u00ebshtetja e ushtarak\u00ebve \u00ebsht\u00eb e dukshme\u201d.<\/p>\n<p>NATO tha se pretendimet ishin \u201ct\u00eb pabaza\u201d.<br \/>\n\u201cSi\u00e7 e kemi sqaruar tashm\u00eb, NATO-ja nuk paraqet asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Bjellorusin\u00eb ose ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr dhe nuk po shton forcat ushtarake n\u00eb rajon\u201c, tha aleanca e NATO-s\u00a0n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb\u00a0jav\u00ebn e kaluar. Presidenti lituanez Gitanas Nauseda gjithashtu e mohoi akuz\u00ebn t\u00eb shtun\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cRegjimi po p\u00ebrpiqet t\u00eb largoj\u00eb me \u00e7do kusht v\u00ebmendjen nga problemet e brendshme t\u00eb Bjellorusis\u00eb me deklarata krejt\u00ebsisht t\u00eb pabazuara p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb jashtme imagjinare\u201c, i tha Nauseda AFP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme lituaneze njoftoi gjithashtu t\u00eb shtun\u00ebn se Z\u00ebvend\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun do t\u00eb vizitoj\u00eb Lituanin\u00eb dhe Rusin\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr bisedime mbi kriz\u00ebn paszgjedhore t\u00eb Bjellorusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekipi i zonj\u00ebs Tsikhanouskaya tha t\u00eb shtun\u00ebn se zoti Biegun do t\u00eb takohej me kandidaten e opozit\u00ebs n\u00eb Lituani. Asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhjesh n\u00eb Bjellorusi n\u00ebn qeverisjen e zotit Lukashenko nuk jan\u00eb konsideruar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb lira ose t\u00eb drejta nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb bjellorus jan\u00eb rikthyer n\u00eb rrug\u00ebt e kryqytetit t\u00eb Minskut n\u00eb nj\u00eb tubim kund\u00ebr rizgjedhjes s\u00eb kontestueshme t\u00eb Presidentit Aleksand\u00ebr Lukashenko dhe represionit paszgjedhor. N\u00eb kryeqytet ka nj\u00eb prani t\u00eb madhe t\u00eb ushtris\u00eb, e cila paralajm\u00ebroi s\u00ebrish se do t\u00eb nd\u00ebrmerrte \u00e7do veprim ligjor ndaj personave apo akteve t\u00eb dhun\u00ebs. N\u00eb kuadrin e Marshimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":135811,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-135810","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}