{"id":136832,"date":"2020-08-27T12:49:22","date_gmt":"2020-08-27T10:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=136832"},"modified":"2020-08-27T12:49:22","modified_gmt":"2020-08-27T10:49:22","slug":"do-na-ishin-ngritur-leshrat-e-kokes-perpjete-fuga-per-zgjedhjet-ne-mal-te-zirreziqet-e-ndikimit-elektoral-nga-jashte-te-pakicave-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/do-na-ishin-ngritur-leshrat-e-kokes-perpjete-fuga-per-zgjedhjet-ne-mal-te-zirreziqet-e-ndikimit-elektoral-nga-jashte-te-pakicave-kombetare\/","title":{"rendered":"\u201cDo na ishin ngritur leshrat e kok\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb!\u201d, Fuga p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi:&#8221;Rreziqet e ndikimit elektoral nga jasht\u00eb t\u00eb pakicave komb\u00ebtare&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga ka reaguar n\u00eb lidhje me zgjedhjet q\u00eb pritet t\u00eb mbahen n\u00eb 30 gusht n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d Fuga ka analizuar situat\u00ebn si dhe thirrjet q\u00eb vijn\u00eb nga z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm partit\u00eb shqiptare q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre.<\/p>\n<p>Fuga renditi disa arsye t\u00eb asaj q\u00eb ai i cil\u00ebson rreziqe t\u00eb ndikimit elektoral nga jasht\u00eb t\u00eb pakicave komb\u00ebtare<\/p>\n<p><strong>ANALIZA<\/strong><br \/>\nRreziqet e ndikimit elektoral nga jasht\u00eb t\u00eb pakicave komb\u00ebtare<br \/>\nSh\u00ebnim<br \/>\nImagjinoni sikur shtetet e Ballkanit t\u00eb luanin rolin e kombeve et\u00ebr p\u00ebr bashk\u00ebpatriot\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetet fqinje. Dhe ta kuptonin k\u00ebt\u00eb se ishte detyr\u00eb e tyre dhe b\u00ebnin mir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr t\u00eb orientuar vot\u00ebn e tyre n\u00eb shtetet ku ata jetojn\u00eb.<br \/>\nImagjinoni q\u00eb Greqia t\u2019i orientonte minoritar\u00ebt grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonin n\u00eb zgjedhjet kuvendare n\u00eb Shqip\u00ebri. Imagjinoni sikur k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebnte edhe Mali i Zi p\u00ebr malazez\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pra n\u00eb shtetin e tyre. Imagjinoni q\u00eb Maqedonia e Veriut t\u00eb deklaronte solmenisht se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonin minoritar\u00ebt maqedonas si qytetar\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje edhe Egjipti t\u00eb udh\u00ebzonte se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonte komuniteti egjiptian n\u00eb Shqip\u00ebri!!!<br \/>\nNe do t\u00eb na ishin ngritur leshrat e kok\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb!!!<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishim b\u00ebrtitur se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje jo e Kin\u00ebs, as e Rusis\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb politike, por e shteteve t\u00eb Ballkanit po se po!<br \/>\nImagjinoni tani sikur kjo t\u00eb ishte hapur si loj\u00eb gjithandej, me deklarata solemne. Serbia t\u00eb deklaronte se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonin serb\u00ebt e Malit t\u00eb Zi. Bullgar\u00ebt se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonin bullgar\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Maqedonia e Veriut se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb votonin pakicat maqedonase n\u00eb Bullgari, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb a thua n\u00eb nivelin e kultur\u00ebs evropiane ku Gjermania do t\u00eb udh\u00ebzonte se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votonin gjerman\u00ebt e Strasburgut n\u00eb Franc\u00eb, Franca t\u00eb orientonte vot\u00ebn e frankofon\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr, Polonia t\u00eb orientonte vot\u00ebn e polak\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb Biellorusi, e pa fund!!!<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1598525251838\"><iframe id=\"pa_googleAdManager\" width=\"0\" height=\"0\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<p>Imagjinoni se \u00e7far\u00eb mish mashi do t\u00eb b\u00ebhej!<\/p>\n<p>Imagjinoni tani edhe m\u00eb tej q\u00eb Greqia t\u2019u thot\u00eb minoritar\u00ebve grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri votoni p\u00ebr bashkimin e t\u00eb gjitha grupimeve politike dhe shoqatave greke n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb etniko-komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri! Imagjinoni sikur Maqedonia e Veriut t\u2019u thot\u00eb maqedonasve etnik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mos votoni asnj\u00eb kandidat shqiptar, por vet\u00ebm maqedonas. Imagjinoni sikur Turqia t\u2019u thot\u00eb turq\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb votoni vet\u00ebm turqit dhe ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Imagjinoni si do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vendin e Ballkanit q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb demokraci shum\u00ebetnike dhe jo shtetet t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb grupe totalizuese etnike.<\/p>\n<p>Imagjinoni tani sikur kombet n\u00eb shumic\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit n\u00eb vendet e tyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb. Pra q\u00eb asnj\u00eb maqedonas n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut t\u00eb mos votoj\u00eb asnj\u00eb kandidat p\u00ebr deputet q\u00eb i takon nj\u00eb etnie tjet\u00ebr. Kosovar\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje q\u00eb asnj\u00eb shqiptar atje t\u00eb mos votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kandidat nga etnit\u00eb atje. Imagjinoni k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb serb\u00ebt me boshnjak\u00ebt, Malazez\u00ebt me shqiptar\u00ebt!!!<\/p>\n<p>Urrejtja e nd\u00ebrsjellt\u00eb komb\u00ebtare do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb, ndarjet politike komb\u00ebtare dhe etnike n\u00eb shtetet e Ballkanit do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vija ndar\u00ebse me thik\u00eb, si fronte lufte, n\u00eb vend t\u00eb demokracive shum\u00eb etnike do t\u00eb kishim vet\u00ebm kantone politike komb\u00ebtare, nd\u00ebrhyrjet e shteteve t\u00eb Ballkanit te njeri tjetri do t\u00eb kishin sjell\u00eb kacafytje t\u00eb papara!<\/p>\n<p>Shyqyr q\u00eb nuk ndodh! Mund t\u00eb ndodhte, por sa m\u00eb mir\u00eb q\u00eb mbi Ballkanin vigj\u00eblon gjeopolitika e partner\u00ebve t\u00eb demokracive t\u00eb m\u00ebdha! Do t\u00eb kishte ndodhur sikur grek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ishin aq budallenj dhe t\u00eb votonin sipas ndonj\u00eb thirrjeje nga Athina, sikur egjiptian\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ishin aq budallenj sa t\u00eb votonin sipas udh\u00ebzimeve nga Kajro, do t\u00eb kishte ndodhur sikur turqit n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ishin aq budallenj sa t\u00eb votonin sipas urdh\u00ebrave nga Stambolli (!), do t\u00eb kishte ndodhur sikur shqiptar\u00ebt ta zem\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut t\u00eb ishin aq budallenj saq\u00eb t\u00eb mos votonin sipas interesave t\u00eb tyre, por t\u00eb prisnin t\u00eb ndri\u00e7oheshin nga udh\u00ebzimet e Tiran\u00ebs!!!<\/p>\n<p>Por asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ndodh. Sa mir\u00eb q\u00eb pakicat komb\u00ebtare t\u00eb votojn\u00eb lirsh\u00ebm, komb\u00ebtarisht, demokratikisht, si qytetar\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tyre, sepse \u00e7do udh\u00ebzim q\u00eb vjen nga kombi at e m\u00ebm\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb thjesht i kot\u00eb, se sigurisht askush nuk pret sot t\u00eb orientohet n\u00eb ushtrimin e liris\u00eb t\u00eb vot\u00ebs, por edhe sepse interesat e veta i din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo n\u00eb mjedisin ku jetojn\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ndodh sepse sikurse ka zbuluar prej dekadash sociologjia politike amerikane e veriut n\u00eb autor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si \u00cbaltzer, Kimlycka, etj, cdo antar i nj\u00eb pakice komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sardele e mbyllur n\u00eb nj\u00eb kuti teneqeje hermetike, por \u00ebsht\u00eb edhe me nj\u00eb status social, me nj\u00eb status ekonomik, \u00ebsht\u00eb edhe me nj\u00eb profesion t\u00eb caktuar, etj., pra komunitetet etnike shkartisen me njeri tjetrin, dhe nuk votojn\u00eb si rregjimente me ngjyra komb\u00ebtare, por si qenie sociale me shum\u00eb identitete dhe profile sociopolitike. T\u2019i trajtosh sikur jan\u00eb nj\u00eb aramat\u00eb ushtar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion i shekullit t\u00eb 19 ndofta! Pa k\u00ebt\u00eb, harrojeni demokracin\u00eb, e bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb harrojini edhe standartet n\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare q\u00eb na jan\u00eb aq t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Sado e mir\u00eb t\u00eb duket edhe parrulla : Votat jepjani kandidat\u00ebve shqiptar\u00eb! \u2013 edhe ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike p\u00ebr dy tre arsye:<br \/>\nE para, sepse i gethoizon politikisht shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i vendos n\u00eb enklav\u00eb politike dhe sidomos i izolon nga shoq\u00ebria makro, s\u00eb dyti, sepse mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme elektorale vota t\u00eb shkoj\u00eb d\u00ebm, dhe s\u00eb treti sepse pas zgjedhjeve, popullsia mazhoritare do ta trajtoj\u00eb pakic\u00ebn shqiptare si separatiste politikisht, \u00e7ka kjo e fundit mund ta paguaj\u00eb shtrenjt\u00eb!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke ruajtur interesat e tyre komb\u00ebtare kan\u00eb interes primordial t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb malazeze si qytetar\u00eb integral\u00eb, si qytetar\u00eb edhe universal\u00eb, dhe jo thjesht si grup etnik totalitues i mbyllur n\u00eb vetevete (\u00cbaltzer : \u201cPolitika si pasion\u201d)<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe pakicat komb\u00ebtare do t\u00eb jen\u00eb ashensor\u00eb q\u00eb shtetar\u00ebt e vendeve ballkanike u d\u00ebrgojn\u00eb njeri tjetrit p\u00ebr t\u00eb mbledhur vota, ose topa pingpongu p\u00ebr loj\u00ebn politike vendase, nj\u00eb lloj huaje ballkanike n\u00eb merkaton politike!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga ka reaguar n\u00eb lidhje me zgjedhjet q\u00eb pritet t\u00eb mbahen n\u00eb 30 gusht n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d Fuga ka analizuar situat\u00ebn si dhe thirrjet q\u00eb vijn\u00eb nga z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm partit\u00eb shqiptare q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136832","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136832\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}