{"id":136893,"date":"2020-08-27T14:32:47","date_gmt":"2020-08-27T12:32:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=136893"},"modified":"2020-08-27T14:32:47","modified_gmt":"2020-08-27T12:32:47","slug":"shefi-i-madh-dhe-gjeniu-i-vogel-takojne-lukashenkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shefi-i-madh-dhe-gjeniu-i-vogel-takojne-lukashenkon\/","title":{"rendered":"Shefi i Madh dhe Gjeniu i Vog\u00ebl takojn\u00eb Lukashenkon"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\">Nga\u00a0<strong>Ermal Mulosmani<\/strong>\u00a0<\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">Shefi i Madh ishte si n\u00eb ethe.\u00a0 Momenti q\u00eb kishte pritur prej vitesh ishte m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb. Avioni po udh\u00ebtonte mbi Poloni, p\u00ebr pun\u00eb or\u00ebsh do vinte zbritja n\u00eb Minsk. Gjith\u00eb Evropa po priste takimin e tij me Lukashenkon, fryma e kancelarive m\u00eb t\u00eb larta evropiane mbahej pezull nga rezultatet e atij takimi.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Mendja i vajti te vizita e par\u00eb e tij n\u00eb Gjermani.\u00a0 Ju kujtuan barcaletat me Shqip\u00ebrin\u00eb e komunizmit q\u00eb kishte pregatit\u00eb, provat para pasqyr\u00ebs, suksesi para udh\u00ebheq\u00ebsve evropian\u00eb\u2026 U shkrin\u00eb s\u00eb qeshuri at\u00ebher\u00eb, ia vleu barra qeran\u00eb. Nami si \u201cqerrata kryeplak\u201d\u00a0i doli shpejt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo tani ishte krejt tjet\u00ebr gj\u00eb\u2026<\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<p>Ku hante pyk\u00eb Lukashenko? Dinte ai se \u00e7far\u00eb jan\u00eb barcaletat?<\/p>\n<p>Pastaj mendja i shkoi n\u00eb katundin e vet t\u00eb vog\u00ebl ku ishte Kryeplak. Se p\u00ebrpos halleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare i duhej t\u00eb merrej edhe me katundin e vet, kupto ti\u2026<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb, para se t\u00eb flinte i hodhi nj\u00eb sy ngjarjeve kryesore t\u00eb dit\u00ebs. Mitsotakisi i kishte \u00e7uar fjal\u00eb\u00a0 se uj\u00ebrat e Greqis\u00eb zgjeroheshin edhe 12 milje n\u00eb detin Jon. Ministria e Financ\u00ebs i b\u00ebnte t\u00eb ditur ultimatumin e\u00a0 Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr 107 milion\u00ebt e Becchetit. Pas 4 dit\u00ebsh n\u00eb Malin e Zi mbaheshin zgjedhjet, Gjeniu i Vog\u00ebl i sugjeronte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb thirrje p\u00ebr elektoratin shqiptar q\u00eb t\u00eb votonote Partit\u00eb shqiptare\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto ngjarje vler\u00ebsoi si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen zgjedhjet n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>Duhej nj\u00eb mesazh absurd, nj\u00eb p\u00ebrkrahje p\u00ebr Gjukanovi\u00e7in. Zakonisht njer\u00ebzit p\u00ebrsh\u00ebndesin m\u00eb s\u00eb shumti at\u00eb q\u00eb nuk kuptojn\u00eb. \u201cDuhet ta ket\u00eb pas\u00eb me qitje t\u00eb larg\u00ebt\u201d do mendojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjali serbisht dhe nj\u00eb \u201cFaleminderit q\u00eb ekziston\u201d do i trullos\u00eb fare.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb perl\u00eb\u201d\u00a0\u2013mendoi me vete, sikur ka dal\u00eb nga goja e Majkos.\u00a0Ke pa ti q\u00eb nga k\u00ebto budallall\u00ebqe njer\u00ebzit e duan at\u00eb?<\/p>\n<p>Gjeniu u mahnit nga ideja. Ai gjithmon\u00eb mahnitej nga Shefi.<\/p>\n<p>Pastaj s\u00ebrish mendja iu kthye te Lukashenko\u2026<\/p>\n<p>Imazhet me automatik n\u00eb dor\u00eb ia kishin zbehur entuziasmin. Ishte ndryshe kur propozoi t\u00eb ishte nd\u00ebrmjet\u00ebs n\u00eb dialog.\u00a0 At\u00ebher\u00eb mendonte se Lukashenko ishte negociator me t\u00eb cilin mund t\u00eb bisedohej. Mir\u00ebpo ja, tani avioni po i afrohej Minskut, \u00e7far\u00eb dreqin do t\u2019i thoshte ?! T\u2019i thoshte q\u00eb duhej t\u00eb rib\u00ebsh zgjedhjet?! T\u00eb pranosh Opozit\u00ebn?! Po p\u00ebrse p\u00ebr k\u00ebso k\u00ebshillash ka mbetur Luka thua? Sa mir\u00eb m\u00eb shkoi mendja, nuk \u00ebsht\u00eb keq si fillim t\u2019i th\u00ebrras\u00ebsh me \u201cLuka\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjeniu i vog\u00ebl\u201d i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb historive t\u00eb m\u00ebparshme negociuese nga organizata n\u00eb nj\u00eb tekst p\u00ebrplot me frazat tipike t\u00eb tij si \u201cshtjell\u00eb\u201d, \u201ckonceptuale\u201d, \u201cempirike\u201d \u201csubstancial\u00eb\u201d etj etj.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb budallall\u00ebk me brir\u00eb\u201d- mendoi Shefi dhe u mb\u00ebshtet n\u00eb supin e \u201cGjeniut t\u00eb vog\u00ebl\u201d e po dremiste.<\/p>\n<p>Ohhh, \u00e7far\u00eb sikleti e kapi Gjeniun! Nuk ishte i zoti t\u00eb l\u00ebvizte asnj\u00eb milimet\u00ebr! \u201cAhhh, sikur t\u00eb isha jast\u00ebk i but\u00eb p\u00ebr k\u00ebto minuta, t\u2019ia b\u00ebja t\u00eb leht\u00eb k\u00ebt\u00eb dremitje shefit\u201d\u00a0\u2013 \u00ebnd\u00ebrronte.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ju faneps nj\u00eb zbritje solemne nga avioni, nj\u00eb qilim i kuq dhe posht\u00eb avionit as m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb Presidenti Putin. Banda frymore po luante marshin solemn dhe mbrapa, shum\u00eb mbrapa dalloi Luk\u00ebn e ngrat\u00eb, kok\u00ebulur si nx\u00ebn\u00ebsit katranjos n\u00eb mbledhjen e prind\u00ebrve. Presidenti Putin e p\u00ebrsh\u00ebndeti me p\u00ebrzem\u00ebrsi dhe e falenderoi p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsimin:<\/p>\n<p>\u201cIshte ide brilante ardhja juaj k\u00ebtu. Nuk mund ta lija Lukashenkon t\u00eb t\u00eb priste ty, duhej t\u00eb vija vet\u00eb. Mos ke merak fare, \u00e7do gj\u00eb do shkoj\u00eb vaj. Lukashenko do t\u00eb dor\u00ebhiqet, shefja e Opozit\u00ebs do zgjdhet Presidente dhe e gjitha kjo do t\u2019i atribuohet bashk\u00ebpunimit ton\u00eb dypal\u00ebsh. Do hyj\u00eb n\u00eb histori si \u201cMarr\u00ebveshja e Minskut\u201d dhe ne t\u00eb dy do jemi negociator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebrave moderne.\u00a0 Merkel dhe Macron ishin t\u00eb bindur q\u00eb vet\u00ebm ne t\u00eb dy mund ta zgjidhnim.<\/p>\n<p>Shefi i Madh ishte i lumtur! Si rrall\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb zhurm\u00eb e fort\u00eb e zgjoi p\u00ebrdhunsh\u00ebm nga \u00ebnd\u00ebrra! Gjeniu i Vog\u00ebl, i lodhur nga tendosja absolute p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebvizur dhe i bezdisur nga nj\u00eb miz\u00eb q\u00eb ia ngacmonte\u00a0 hund\u00ebn pa m\u00ebshir\u00eb, kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb teshtim\u00eb gjigande\u2026<\/p>\n<p>Realiteti ishte si teshtima e Gjeniut! I zhurmsh\u00ebm, kaotik, i friksh\u00ebm. N\u00eb aeroport e priti vet\u00ebm shoferi i Ambasad\u00ebs, n\u00eb Minsk rr\u00ebmuja dhe pasiguria e b\u00ebn\u00eb t\u00eb harronte \u00e7do plan q\u00eb kishte n\u00eb avion. P\u00ebrve\u00e7 emrit \u201cLuka\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo sikur t\u00eb m\u00eb vij\u00eb me automatik\u201d\u2013mendoi dhe u tmerrrua.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr 30 minuta Lukashenko do mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb hotel\u201d-\u00a0 e njoftuan. \u201cKe vet\u00ebm 10 minuta koh\u00eb n\u00eb dispozicion sepse menj\u00ebher\u00eb do niset n\u00eb mbrojtje t\u00eb pozicioneve luftarake\u201d!<\/p>\n<p>Shefi shkoi n\u00eb banj\u00eb prej ku doli pas 20 minutash. U vesh shpejt dhe doli n\u00eb hollin e Hotelit, aty ku ishte l\u00ebn\u00eb vendi i takimit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pas 10 minutash pa t\u2019i drejtohej nj\u00eb burr\u00eb trupmadh q\u00eb mbante veshur nj\u00eb xhup pilot\u00ebsh, pantallona kamuflazhi e kapele tezgash. I hodhi nj\u00eb sy veshjes s\u00eb vet Yamammoto dhe u ndie keq. Por e p\u00ebrmblodhi veten dhe i b\u00ebrtiti nga larg:<\/p>\n<p>\u201cZdrastvujtje Luka\u201d!<\/p>\n<p>\u201cFol shpejt se nuk kam koh\u00eb\u201d-\u00a0iu drejtua pa kortezi Lukashenko-\u00a0si mendon ti se e zgjidhm k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo ja Luka, un\u00eb kam iden\u00eb e rib\u00ebrjes s\u00eb zgjedhjeve presidenciale\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ohu se nuk ka gj\u00eb k\u00ebtu\u201d iu drejtua Lukashenko bashk\u00ebluft\u00ebtarit.<\/p>\n<p>\u201cPrit Luka, ta them nga p\u00ebrvoja\u201d- vazhdoi Shefi i Madh.<\/p>\n<p>\u201cPasi t\u00eb shpall\u00ebsh dat\u00ebn e zgjedhjeve presidenciale mbushi mendjen Opozit\u00ebs t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb to. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast je n\u00eb rregull me Organizat\u00ebn ton\u00eb. Ne ankohemi kur merr pjes\u00eb Opozita, kur nuk merr pjes\u00eb nuk themi asgj\u00eb. M\u00eb beso, e kam provuar vet\u00eb n\u00eb katundin tim. T\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqur, ambasadat, Organizata\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk t\u00eb paska dal\u00eb nami kot p\u00ebr qerrata ty\u201d- ia priti Lukashenko.\u00a0Bjere marr\u00ebveshjen ta firmos\u201d.<\/p>\n<p>Gjeniu i Vog\u00ebl kishte mbetur me goj\u00eb hapur. Nj\u00eb miz\u00eb, p\u00ebr dreq iu fut n\u00eb goj\u00eb dhe\u2026<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ermal Mulosmani\u00a0 Shefi i Madh ishte si n\u00eb ethe.\u00a0 Momenti q\u00eb kishte pritur prej vitesh ishte m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb. Avioni po udh\u00ebtonte mbi Poloni, p\u00ebr pun\u00eb or\u00ebsh do vinte zbritja n\u00eb Minsk. Gjith\u00eb Evropa po priste takimin e tij me Lukashenkon, fryma e kancelarive m\u00eb t\u00eb larta evropiane mbahej pezull nga rezultatet e atij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":136894,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136893","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136893\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}