{"id":139228,"date":"2020-09-02T18:03:42","date_gmt":"2020-09-02T16:03:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=139228"},"modified":"2020-09-02T18:03:42","modified_gmt":"2020-09-02T16:03:42","slug":"kam-marre-trajtim-ne-psikiatri-pjerin-ndrecaj-del-para-gjykates-nuk-e-dija-qe-vrava-gruan-dhe-vajzen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kam-marre-trajtim-ne-psikiatri-pjerin-ndrecaj-del-para-gjykates-nuk-e-dija-qe-vrava-gruan-dhe-vajzen\/","title":{"rendered":"\u201cKam marr\u00eb trajtim n\u00eb psikiatri\u201d, Pjerin Ndrecaj del para Gjykat\u00ebs: Nuk e dija q\u00eb vrava gruan dhe vajz\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen e tij i akuzuari p\u00ebr vrasjen e gruas dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij, Pjet\u00ebr Ndrecaj. I akuzuari Ndrecaj tha se her\u00ebn e fundit, dit\u00ebn kritike kur edhe ka ndodhur vrasja, kishte shkuar p\u00ebr ta marr\u00eb gruan dhe se me vete kishte nj\u00eb kallashnikov.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje kam shku me marr\u00eb familjen. Kur e kam qel der\u00ebn e kam pa Valbon\u00ebn dhe n\u00ebn\u00ebn e saj dhe pasi q\u00eb m\u00eb ka ra dera kam gjuajtur menj\u00ebher\u00eb.\u201d, deklaroi i akuzuari Ndrecaj. Ai tha se pasi q\u00eb i ishte p\u00ebrplasur dera, e kur dera ishte hapur her\u00ebn e dyt\u00eb, e kishte par\u00eb Shk\u00eblz\u00ebnin, v\u00ebllain e t\u00eb ndjer\u00ebs, prapa der\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shtoi se pas t\u00eb sht\u00ebnave me arm\u00eb dhe derisa kishte shkuar tek nj\u00eb uj\u00eb, ku i kishte lar\u00eb syt\u00eb, nuk i kujtohet asgj\u00eb. Ai tutje tha se n\u00eb Stacion Policor i kishin th\u00ebn\u00eb se e ka vra gruan e tij, mir\u00ebpo se ai ka menduar se e ka vra Shk\u00eblzenin, v\u00ebllain e t\u00eb ndjer\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, shtoi se n\u00eb gjykat\u00eb ka d\u00ebgjuar se edhe f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb vra, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. I akuzuari Ndrecaj, n\u00eb fillim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, tha se v\u00ebllai i t\u00eb ndjer\u00ebs kishte dashur ta merrte bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu tregoi se ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga burgjet n\u00eb Serbi dhe se ka pasur probleme m\u00eb pas, p\u00ebr \u00e7ka edhe \u00ebsht\u00eb trajtuar tek psikiatri. Ndryshe, n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit, avokati Ndrec\u00eb Dodaj ka propozuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb ekspertiz\u00eb e re psikiatrike, pasi q\u00eb ekspertiza e p\u00ebrpiluar nga grupi i ekspert\u00ebve, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte si\u00e7 ka k\u00ebrkuar gjykata.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.faxweb.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/burri-780x405.png\" \/>K\u00ebt\u00eb propozim t\u00eb avokatit Dodaj e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar prokurori Ali Uka dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i autorizuar i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, avokati Isa Osdautaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykat\u00ebsi G\u00ebzim Pozhegu e ka refuzuar propozimin e avokatit Dodaj, me arsyetimin se e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb e pabaz\u00eb dhe se ekspertiza e grupit t\u00eb ekspert\u00ebve e ka sqaruar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e se edhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me ekspertiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2018 n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Fjala p\u00ebrfundimtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pritet t\u00eb jepet me 8 shtator, n\u00eb ora 10:00. Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, m\u00eb 2 n\u00ebntor 2018, p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe arm\u00ebmbajtje pa leje, e kishte d\u00ebnuar Ndrecajn me 24 vjet burgim efektiv.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij vendimi, kishin b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt, p\u00ebrderisa Prokurori i Shtetit dhe pala e d\u00ebmtuar kishin k\u00ebrkuar burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, mbrojtja kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 1 mars 2019, Gjykata e Apelit, kishte njoftuar se kishte ndryshuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb dhe Ndrecajn e kishte d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikat\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit thuhej se veprimet e t\u00eb akuzuarit Ndrecaj jan\u00eb ri cil\u00ebsuar si \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d nga neni 179, paragrafi 1, n\u00ebn-paragrafi 1.11., i Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (KPRK), dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb shqiptuar d\u00ebnimi me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, gjykata e shkalles s\u00eb par\u00eb, nuk i ka vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb rrethanat r\u00ebnduese, e ato posa\u00e7\u00ebrisht r\u00ebnduese dhe se k\u00ebto rrethana mbizot\u00ebrojn\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb tep\u00ebr se ato leht\u00ebsuese. Mir\u00ebpo, m\u00eb pas Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs e ka kthyer rastin n\u00eb rigjykim, duke prishur k\u00ebshtu vendimet e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb dhe asaj t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Kolegji i Gjykat\u00ebs Supreme, kishte gjetur se aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb me shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale dhe se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb pranimin e k\u00ebtyre defekteve, n\u00eb procedur\u00ebn e pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, ka qen\u00eb e detyruar q\u00eb aktgjykimin ta shqyrtoj\u00eb dhe ta anuloj\u00eb at\u00eb, e jo t\u00eb kaloj\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb shkelje, e cila \u00ebsht\u00eb e pranishme dhe q\u00eb kusht\u00ebzon cil\u00ebsimin juridik, ngase mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga neni 179 par.1 n\u00ebnp.1.11.t\u00eb KPK-\u00ebs, vet\u00ebm n\u00ebse dy e m\u00eb shum\u00eb vrasje jan\u00eb kryer me dashje.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari m\u00eb 7 gusht 2018, n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb viktim\u00ebs, me dashje ka privuar nga jeta bashk\u00ebshorten e tij V.N, dhe vajz\u00ebn e tij K.N.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se i akuzuari ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb viktim\u00ebs i armatosur, ku ka q\u00eblluar m\u00eb pushk\u00ebn automatike n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, si dhe ka q\u00eblluar me arm\u00eb ish-bashk\u00ebshorten dhe vajz\u00ebn e tij, t\u00eb nj\u00ebjtat nga plag\u00ebt e marra kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore Gjakov\u00eb ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Pjet\u00ebr Ndrecajt, p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cvrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d nga 179 paragrafi 1 n\u00ebnparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 t\u00eb KPRK-s\u00eb, dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtja n\u00eb pron\u00ebsi kontroll ose posedim t\u00eb pa autorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 374 paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb mbrojtjen e tij i akuzuari p\u00ebr vrasjen e gruas dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij, Pjet\u00ebr Ndrecaj. I akuzuari Ndrecaj tha se her\u00ebn e fundit, dit\u00ebn kritike kur edhe ka ndodhur vrasja, kishte shkuar p\u00ebr ta marr\u00eb gruan dhe se me vete kishte nj\u00eb kallashnikov. \u201cUn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139228","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139228\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}