{"id":139659,"date":"2020-09-03T18:56:56","date_gmt":"2020-09-03T16:56:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=139659"},"modified":"2020-09-03T18:56:56","modified_gmt":"2020-09-03T16:56:56","slug":"mercedes-benz-ka-prezantuar-modelin-e-ri-s-class-xhevahirin-e-markes-dhe-padiskutim-modelin-me-magjepses-te-kompanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mercedes-benz-ka-prezantuar-modelin-e-ri-s-class-xhevahirin-e-markes-dhe-padiskutim-modelin-me-magjepses-te-kompanise\/","title":{"rendered":"Mercedes-Benz ka prezantuar modelin e ri S-Class, \u201cxhevahirin\u201d e mark\u00ebs dhe padiskutim modelin m\u00eb magjeps\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mercedes-Benz S-Class i ri.<br \/>\nLuksi automobilistik i p\u00ebrjetuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re.<br \/>\n\u201cS-Class \u00ebsht\u00eb salloni luksoz dhe m\u00eb i shitur n\u00eb bot\u00eb. Me gjenerat\u00ebn e fundit ne duam t&amp;#39;u ofrojm\u00eb klient\u00ebve<br \/>\ntan\u00eb risi, siguri, komoditet dhe cil\u00ebsi t\u00eb paprovuar m\u00eb pare\u201d, thot\u00eb Ola K\u00e4llenius, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i<br \/>\nDaimler AG dhe Mercedes-Benz AG. \u201cS-Class i ri p\u00ebrforcon bindjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar automjetin m\u00eb t\u00eb<br \/>\nmir\u00eb n\u00eb bot\u00eb\u201d, thot\u00eb Markus Sch\u00e4fer, An\u00ebtar i Bordit t\u00eb Menaxher\u00ebve t\u00eb Daimler AG dhe Mercedes-Benz<br \/>\nAG; p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Daimler Group Research dhe Mercedes-Benz Cars COO. Ky \u00ebsht\u00eb automjeti ku luksi i<br \/>\nlakmuesh\u00ebm plot\u00ebson sigurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme dhe nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komoditetit. S-Class i<br \/>\nri mund t\u00eb porositet n\u00eb Gjermani duke filluar nga mesi i Shtatorit 2020 dhe n\u00eb Dhjetor 2020 dhe n\u00eb fillim t\u00eb<br \/>\nvitit 2021 n\u00eb vendet e tjera.<br \/>\nLuksi modern n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e modelit t\u00eb ri S-Clss arrin nj\u00eb nivel t\u00eb paimagjuesh\u00ebm dhe t\u00eb paprovuar m\u00eb<br \/>\npar\u00eb. Projektuesit kan\u00eb krijuar nj\u00eb ambient q\u00eb t\u00eb ofron nj\u00eb ndjesi, eleganc\u00eb dhe qet\u00ebsi t\u00eb pakrahasueshme<br \/>\nme asnj\u00eb model tjet\u00ebr. Paneli me arkitektur\u00ebn e saj t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb re, nj\u00eb risi p\u00ebr modelet Mercedes-Benz,<br \/>\ndizajnin modern t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb panelit dhe ekranin ergonomic, jan\u00eb disa prej risive kryesore t\u00eb interiorit<br \/>\nt\u00eb S-Class. Por, aspektet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rehatin\u00eb dhe mir\u00ebq\u00ebnien shkojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj: Me cil\u00ebsin\u00eb<br \/>\nm\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimit dhe nivelet m\u00eb minimale t\u00eb mundshme t\u00eb zhurm\u00ebs, si dhe me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb<br \/>\nprogrameve t\u00eb ENERGIZING Comfort, S-Class kujdeset p\u00ebr mir\u00ebqenien e pasagjer\u00ebve t\u00eb saj si asnj\u00eb mjet<br \/>\ntjet\u00ebr i krijuar deri m\u00eb sot. Dhe kjo mb\u00ebshtetet gjithashtu dhe me sistemin e ri dhe efektit filtrimit t\u00eb ajrit, i<br \/>\ncili sinjalizon aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb sapo konfirmuara n\u00ebn emrin e ri ENERGIZING Air Control.<br \/>\nMercedes-Benz S-Class tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb inteligjent n\u00eb shum\u00eb fusha dhe p\u00ebrvoja n\u00eb drejtimin e mjetit<br \/>\n\u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nivel, absolutisht t\u00eb paprovuar m\u00eb par\u00eb dhe i pakrahasuesh\u00ebm me asnj\u00eb model tjet\u00ebr.<br \/>\nInovacionet dixhitale t\u00eb MBUX (Mercedes-Benz User Experience) n\u00eb modelin e ri S-Class, tashm\u00eb<br \/>\nkombinohen me t\u00eb tjera inovacione q\u00eb rrisin k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb n\u00eb drejtimin e mjetit, nd\u00ebrsa mjeti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb<br \/>\nm\u00eb i sigurt: nj\u00eb risi \u00ebsht\u00eb dhe l\u00ebvizshm\u00ebria e aksit t\u00eb pas\u00ebm, i cili rrit zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb dhe inovacionet<br \/>\nairbag-ut t\u00eb pas\u00ebm. Si nj\u00eb funksion i ri PRE-SAFE \u00ae Impulse Side, suspension aktiv i E-ACTIVE BODY<br \/>\nCONTROL mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb p\u00ebr lart trupin e automjetit (n\u00eb dy an\u00ebt) n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje\/aksidenti n\u00eb<br \/>\npjes\u00ebn an\u00ebsore. Zhvillimi i vazhduesh\u00ebm i sistemeve t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb drejtimit jan\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm<br \/>\ndrejt l\u00ebvizjes autonome. Fal\u00eb sensor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme, p\u00ebr shembull, sistemet e<br \/>\nparkimit leht\u00ebsojn\u00eb n\u00eb maksimum pun\u00ebn e drejtuesit t\u00eb mjetit edhe kur manovron me shpejt\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Integrimi n\u00eb sistemin e ri t\u00eb MBUX \u2013 Mercedes-Benz User Experience do t\u00eb thot\u00eb se niveli i vizualizimit<br \/>\ntani ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb dimension krejt\u00ebsisht t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 100 vite klasi luksoz \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i mark\u00ebs Mercedes-Benz<br \/>\nS-Class \u00ebsht\u00eb \u201cxhevahiri\u201d i mark\u00ebs dhe padiskutim \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb magjeps\u00ebs i Mercedes-Benz:<br \/>\nekspertiza legjendare e inxhinieris\u00eb dhe nj\u00eb trash\u00ebgimi e zejtaris\u00eb, e plot\u00ebsuar inovacionin progresiv<br \/>\ndixhital. S-Class kombinon inteligjenc\u00ebn artificiale me p\u00ebrvoj\u00ebn e fituar n\u00eb 135 vite t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb<br \/>\ninxhinieris\u00eb automobilistike. Rreth 70 vite m\u00eb par\u00eb, Mercedes-Benz hodhi themelet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb seri me<br \/>\nmodelin 220. Q\u00eb nga fillimi i tij n\u00eb treg n\u00eb 1951, m\u00eb shum\u00eb se 4 milion S-Class u jan\u00eb dor\u00ebzuar klient\u00ebve<br \/>\nn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Em\u00ebrtimi \u201cS-Class\u201d u prezantua zyrtarisht me serit\u00eb 116 n\u00eb vitin 1972. Gjat\u00eb 10 viteve<br \/>\nt\u00eb fundit S-Class ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht popullor n\u00eb Kin\u00eb, SHBA, Koreja e Jugut dhe Gjermani. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, q\u00eb<br \/>\nnga fillimi i gjenerat\u00ebs s\u00eb tanishme, e cila tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij t\u00eb fundit, m\u00eb shum\u00eb se 500,000 S-Class<br \/>\njan\u00eb shitur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nShkalla e besnik\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb seri \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e lart\u00eb. P\u00ebr shembull, rreth 80% e klient\u00ebve n\u00eb<br \/>\nEvrop\u00ebn Per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb par\u00eb kan\u00eb patur nj\u00eb S-Class, e kan\u00eb zgjedhur s\u00ebrish at\u00eb. N\u00eb SH.B.A.,<br \/>\np\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 70 p\u00ebrqind t\u00eb klient\u00ebve, S-Class \u00ebsht\u00eb zgjedhja e par\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn S-Class shitet<br \/>\nkryesisht n\u00eb versionin e Long: Rreth 9 n\u00eb 10 klient\u00eb zgjedhin versionin e gjat\u00eb t\u00eb S-Class.<br \/>\nMBUX: nj\u00eb dimension i ri n\u00eb personalizimin dhe nd\u00ebrveprimin me automjetin<br \/>\nAsnj\u00eb risi tjet\u00ebr n\u00eb vitet e fundit nuk ka ndryshuar kaq rr\u00ebnj\u00ebsisht funksionimin e nj\u00eb Mercedes-Benz sa<br \/>\nMBUX (Mercedes-Benz User Experience). Gjenerata e dyt\u00eb e k\u00ebtij sistemi t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, tani<br \/>\ndebuton n\u00eb modelin e ri S-Class. Interiori i automjetit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb dixhital dhe inteligjent, pasi<br \/>\nedhe hardueri edhe softueri kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: ekran\u00eb me rezulucion t\u00eb lart\u00eb, deri<br \/>\nn\u00eb pes\u00eb ekran\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, pjes\u00ebrisht me teknologjin\u00eb OLED, e b\u00ebjn\u00eb kontrollin e funksioneve t\u00eb<br \/>\nautomjetit dhe komoditetit edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr personalizim dhe nd\u00ebrveprim intuitiv jan\u00eb b\u00ebr\u00eb<br \/>\nshum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Kjo sigurisht q\u00eb vlen dhe p\u00ebr pjes\u00ebn e pasme, por edhe p\u00ebr drejtuesin e mjetit: P\u00ebr<br \/>\nshembull, ekrani i ri 3D i drejtuesit i lejon atij nj\u00eb pamje hap\u00ebsinore vet\u00ebm me prekjen e nj\u00eb butoni, dhe kjo<br \/>\np\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb risi. Nj\u00eb efekt i v\u00ebrtet\u00eb tre-dimensional arrihet pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb vendosni syze 3D.<br \/>\nDy ekran\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb vendosur n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme jan\u00eb n\u00eb dispozicion sipas k\u00ebrkes\u00ebs. Ekrani i<br \/>\nmadh n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme mund\u00ebson p\u00ebrmbajtje t\u00eb realitetit t\u00eb shtuar (augmentet reality). Kur jeni n\u00eb<br \/>\ndrejtimin e mjetit, p\u00ebr shembull, shigjetat projektohen virtualisht dhe sakt\u00ebsisht n\u00eb korsin\u00eb e rrug\u00ebs. P\u00ebr<br \/>\nfunksionet e ndihm\u00ebs n\u00eb drejtimin e mjetit, informacioni p.sh. shfaqet nga Asistenti i Distanc\u00ebs Aktive.<br \/>\nImazhi shfaqet virtualisht n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej 10 metrash. Zona e ekranit korrespondon me nj\u00eb monitor<br \/>\nme nj\u00eb madh\u00ebsi diagonale 77 in\u00e7.<br \/>\nAsistenti i z\u00ebrit &amp;quot;Hej Mercedes&amp;quot; \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe dialoguar me aktivizimin e<br \/>\nsh\u00ebrbimeve n\u00eb internet n\u00eb aplikacionin Mercedes me. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, veprime t\u00eb caktuara mund t\u00eb kryhen<br \/>\nedhe pa fjal\u00ebn ky\u00e7e t\u00eb aktivizimit &amp;quot;Hej Mercedes&amp;quot;. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb pranimin e nj\u00eb thirrje telefonike. &amp;quot;Hej<br \/>\nMercedes&amp;quot; tani gjithashtu shpjegon funksionet e automjetit dhe u p\u00ebrgjigjet pyetjeve p\u00ebr njohuri t\u00eb<\/p>\n<p>p\u00ebrgjithshme. N\u00eb S-Class asistenti i z\u00ebrit mund t\u00eb kontrollohet edhe nga pjesa e pasme, pra nga<br \/>\npasagjer\u00ebt.<br \/>\nDuke p\u00ebrdorur kamerat e vendosura n\u00eb panelin e kontrollit n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme dhe algoritmet m\u00ebsimore<br \/>\n(learning algorithms), Asistenti n\u00eb Bord i MBUX njeh dhe parashikon d\u00ebshirat dhe q\u00ebllimet e drejtuesit t\u00eb<br \/>\nmjetit dhe pasagjer\u00ebve. Nj\u00eb gje t\u00eb till\u00eb ai e b\u00ebn duke interpretuar drejtimin e kok\u00ebs, l\u00ebvizjet e duarve apo<br \/>\nduke lexuar gjuh\u00ebn e trupit, dhe pastaj p\u00ebrgjigjet p\u00ebrmes funksioneve p\u00ebrkatese t\u00eb automjetit. Ai gjithashtu<br \/>\nduke rritur komoditetin e funksionimit, Asistenti n\u00eb Bord i MBUX p\u00ebrmir\u00ebson ndjesh\u00ebm sigurin\u00eb e<br \/>\npasagjer\u00ebve. Edhe para se t\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebtimi, ai njofton shoferin n\u00ebse kamera ka zbuluar nj\u00eb ndenj\u00ebse p\u00ebr<br \/>\nf\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sediljen e pasagjerit, por rripi i sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb i lidhur si\u00e7 duhet, p\u00ebr shembull.<br \/>\nP\u00ebrmes funksionit MBUX Smart Home, S-Class tani b\u00ebhet gjithashtu nj\u00eb qend\u00ebr kontrolli p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb,<br \/>\nsepse sht\u00ebpit\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb inteligjente: inteligjenca mobile siguron leht\u00ebsin\u00eb<br \/>\nmaksimale t\u00eb funksionimit nga larg. \u00cbLAN dhe sensor\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar:<br \/>\ntemperatura dhe ndri\u00e7imi, perdet dhe pajisjet elektrike mund t\u00eb monitorohen dhe kontrollohen n\u00eb distanc\u00eb.<br \/>\nDetektor\u00ebt e l\u00ebvizjes dhe kontaktet e dritareve informojn\u00eb p\u00ebrdoruesin p\u00ebr vizitor\u00ebt e mir\u00ebpritur ose t\u00eb<br \/>\npad\u00ebshiruar.<br \/>\nKoncepti dimensional dhe dizajni i brendsh\u00ebm: ambient m\u00eb bujar me nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb ngjashme me sallonet<br \/>\nluksoze<br \/>\nS-Class gjithmon\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mjet ideal p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb rehatshme dhe t\u00eb qeta pune. Me gjenerat\u00ebn e<br \/>\nre, pjesa e brendshme ka evoluar plot\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb \u201cvend t\u00eb tret\u00eb\u201d, nj\u00eb streh\u00eb e nd\u00ebrmjetme midis sht\u00ebpis\u00eb<br \/>\ndhe vendit t\u00eb pun\u00ebs. Pothuajse t\u00eb gjitha dimensionet e lidhura me komoditetin e t\u00eb dy varianteve, S-Class<br \/>\nn\u00eb versionin standard dhe versionin e gjat\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme si dhe n\u00eb sediljet e<br \/>\npasme. Ndjesia e hap\u00ebsir\u00ebs \u00ebsht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat, shum\u00eb m\u00eb bujare dhe ofron nj\u00eb komoditet<br \/>\nt\u00eb paprovuar m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu jan\u00eb dimensionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/p>\n<p>S-Class Standard Modeli<br \/>\npararend\u00eb<br \/>\ns<br \/>\nDif. I gjat\u00eb Modeli<br \/>\npararend\u00eb<br \/>\ns<br \/>\nDif.<\/p>\n<p>Doimensionet e jashtme (mm)<br \/>\nGjat\u00ebsia 5179 5125 +54 5289 5255 +34<br \/>\nGjer\u00ebsia 1954\/1921 1899 +55\/+22 1954\/1921 1899 +55\/+22<br \/>\nGjer\u00ebsia p\u00ebrf. pasqyras 2109 2130 -21 2109 2130 -21<br \/>\nLart\u00ebsia 1503 1493 +10 1503 1491 +12<br \/>\nAksi 3106 3035 +71 3216 3165 +51<br \/>\nPjesa p\u00ebrparme 1660 1624 +36 1660 1624 +36<br \/>\nPjesa e pasme 1688 1637 +51 1688 1637 +51<br \/>\nDimensionet e brendshme (mm)<br \/>\nMak. hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs para 1070 1069 +1 1070 1069 +1<br \/>\nHap\u00ebsira kok\u00ebs, pas. 974\/1003 958\/995 +16\/+8 974\/1003 958\/995 +16\/+8<br \/>\nHap\u00ebsira e k\u00ebmb\u00ebve, para. 1051 1051 0 1051 1051 0<br \/>\nHap\u00ebsira e k\u00ebmb\u00ebve, pas. 1004 963 +41 1115 1091 +24<br \/>\nHap\u00ebsira e brrylit, para. 1592 1554 +38 1592 1554 +38<br \/>\nHap\u00ebsira e brrylit, pas. 1583 1560 +23 1572 1561 +11<br \/>\nHap\u00ebsira e shpatullave, para. 1516 1516 0 1516 1516 0<br \/>\nHap\u00ebsira e shpatullave, pas. 1469 1499 -30 1469 1501 -32<br \/>\nKapaciteti 550 530 +20 550 530 +20<\/p>\n<p>Harmonia e d\u00ebshiruar nd\u00ebrmjet luksit dixhital dhe analog rezulton n\u00eb nj\u00eb dizajn revolucionar t\u00eb interiorit,<br \/>\nduke p\u00ebrfshir\u00eb kombinimet me arkitektur\u00ebn e brendshme dhe elementet e dizajnit t\u00eb jahteve. Pamja e<br \/>\nskulpturuar e panelit t\u00eb kontrollit, konsol\u00ebs qendrore dhe pjes\u00ebs an\u00ebsore, t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen sikur noton<br \/>\nmbi nj\u00eb peizazh t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb gjer\u00eb. Reduktimi sistematik i numrit t\u00eb kontrolleve n\u00ebnvizon pamjen<br \/>\nminimaliste n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e automjetit. Nj\u00eb ndarje e imt\u00ebsishme nd\u00ebrmjet pjes\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb panelit t\u00eb<br \/>\nkontrollit dhe element\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb prer\u00eb, strukturon zon\u00ebn dhe krijon gjer\u00ebsi horizontale.<br \/>\nKrahas, pes\u00eb ekraneve, pikat kryesore tregojn\u00eb zonat e m\u00ebdha t\u00eb zbukurimeve n\u00eb pjes\u00ebn q\u00ebndror\u00eb dhe<br \/>\nn\u00eb pjes\u00ebn e pasme (n\u00eb variantin Comfort Seat). K\u00ebto rrjedhin natyrsh\u00ebm n\u00eb pjes\u00ebn e dedikuar p\u00ebr<br \/>\npasagjer\u00ebt dhe jan\u00eb nj\u00eb zhvillim sistematik i m\u00ebtejsh\u00ebm i efektit t\u00eb kombinimeve. Nj\u00eb version ve\u00e7an\u00ebrisht<br \/>\nt\u00ebrheq\u00ebs i zbukurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lust\u00ebr druri me pore t\u00eb hapura me shtresa prej alumini q\u00eb ndjek konturet.<br \/>\nElementet e reja t\u00eb dizajnit p\u00ebrfshijn\u00eb grop\u00ebzat e shesht\u00eb, kat\u00ebr katrore me hap\u00ebsira horizontale. Dy<br \/>\ngrop\u00ebza an\u00ebsore vertikale n\u00eb secil\u00ebn an\u00eb rrethojn\u00eb skajet e panelit.<br \/>\nEkrani i shoferit dhe ekrani kryesor ofrojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse estetike. Pamja e ekraneve mund<br \/>\nt\u00eb individualizohet me zgjedhjen e kat\u00ebr stileve t\u00eb ekranit (Diskrete, Sportive, Ekskluzive, Klasike) dhe tre<br \/>\nm\u00ebnyrave (Navigim, Ndihm\u00eb, Sh\u00ebrbim).<br \/>\nNdenj\u00ebset: Teknologji shum\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr komoditet t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb distanca t\u00eb gjata<br \/>\nNdenj\u00ebset jan\u00eb nj\u00eb tundim i parezistuesh\u00ebm p\u00ebr pasagjer\u00ebt dhe p\u00ebrve\u00e7 komoditetit ofrojn\u00eb dhe nj\u00eb<br \/>\nmund\u00ebsi fantastike p\u00ebr \u00e7loddhje. Dizajni i shtresave t\u00eb kombinuara tre-dimensionale t\u00eb ofron ndjesin\u00eb e<br \/>\nleht\u00ebsimit. Punimet e ndryshme u japin ndjenj\u00ebseve karaktere t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull, punimet dhe<br \/>\nqepja vertikale n\u00eb materialin prej l\u00ebkure Lugano u japin atyre nj\u00eb pamje fisnike, avantgarde, nd\u00ebrsa modeli<br \/>\nprogresiv i diamantit me l\u00ebkur\u00eb nappa dhe l\u00ebkure \u2018exclusive nappa\u2019 \u00ebsht\u00eb m\u00eb klasik dhe m\u00eb ekspresiv.<br \/>\nDeri n\u00eb 19 motor\u00eb n\u00eb sediljet e p\u00ebrparme i b\u00ebjn\u00eb ndenj\u00ebst t\u00eb rehatshme, nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb tregon<br \/>\nkompleksitetin e teknologjis\u00eb s\u00eb instaluar n\u00eb sedilje. Megjithat\u00eb, komoditeti nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm vet\u00ebm<br \/>\nme kaq, sediljet gjithashtu luajn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb e drejtuesit t\u00eb mjetit dhe<br \/>\npasagjer\u00ebve. Dhe sigurisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien luksoze: t\u00eb gjitha vendet e disponueshme p\u00ebr S-<br \/>\nClass mbajn\u00eb vul\u00ebn e miratimit nga fushata e Ndenj\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebndetshme.<br \/>\nDhjet\u00eb programe t\u00eb ndryshme masazhi jan\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb modelin e ri S-Class t\u00eb ri. K\u00ebto p\u00ebrdorin<br \/>\nmotor\u00ebt e dridhjeve dhe mund t\u00eb rrisin efektin e nj\u00eb masazhi relaksues me ngroht\u00ebsi mbi parimin e gur\u00ebve<br \/>\nvullkanike t\u00eb nxeht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ngrohja e sediljeve \u00ebsht\u00eb e kombinuar me dhom\u00ebzat e ajrit n\u00eb sediljet<br \/>\naktive me shum\u00eb konture. Dhom\u00ebzat e ajrit tani jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr sip\u00ebrfaqes s\u00eb sediljes, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye<br \/>\njan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u kontrolluar dhe ndjer\u00eb.<br \/>\nPes\u00eb variante t\u00eb ndryshme t\u00eb sediljeve t\u00eb pasme b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur konfigurimin e pjes\u00ebs s\u00eb pasme t\u00eb S-<br \/>\nClass si nj\u00eb zon\u00eb pune ose pushimi dhe \u00e7lodhjeje. Nj\u00eb tipar i ri \u00ebsht\u00eb jast\u00ebku shtes\u00eb m\u00eb ngrohje p\u00ebr<br \/>\nmb\u00ebshtet\u00ebsen e kok\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm p\u00ebr dy sediljet e pasme, t\u00eb rregullueshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<br \/>\nelektrike. Diapazoni i rregullimit dhe k\u00ebndi i sediljes s\u00eb pasagjerit n\u00eb konfigurimin e shoferit dhe sedilja e<br \/>\nmb\u00ebshtetur pas tij jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithashtu.<br \/>\nProgramet ENERGIZING COMFORT: Udh\u00ebtim i rehatsh\u00ebm duke q\u00ebndruar n\u00eb form\u00eb optimale<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me prekjen e nj\u00eb butoni ose me an\u00eb t\u00eb komandave zanore, qasja holistike e \u201cFit &amp;amp; Healthy\u201d e<br \/>\nENERGIZING COMFORT ofron nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb prekshme t\u00eb sistemeve t\u00eb ndryshme t\u00eb komoditetit n\u00eb<br \/>\nmodelin e ri S-Class, dhe p\u00ebrmban programe q\u00eb i bashkojn\u00eb ato n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrvoje. N\u00eb t\u00eb<br \/>\nnj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sistemi krijon nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb brend\u00ebsi, p\u00ebr shembull, gjall\u00ebruese n\u00eb rast<br \/>\nt\u00eb shtrirjeve monotone gjat\u00eb rrug\u00ebs ose relaksuese n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb stres. ENERGIZING<br \/>\nCOACH madje sugjeron programin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vitalizimit ose mir\u00ebqenies, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e<br \/>\nautomjetit dhe udh\u00ebtimit. Ai gjithashtu faktorizon informacionin n\u00eb lidhje me cil\u00ebsin\u00eb e gjumit dhe nivelin e<br \/>\nstresit n\u00eb algoritmin e tij inteligjent, n\u00ebse shoferi ka nj\u00eb veshje t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<br \/>\nMercedes-Benz ka p\u00ebrmir\u00ebsuar rr\u00ebnj\u00ebsisht ENERGIZING Comfort Control n\u00eb S-Class t\u00eb ri. Inovacione t\u00eb<br \/>\ntilla si nj\u00eb masazh i bazuar n\u00eb motor\u00eb vibrues n\u00eb jast\u00ebkun e sediljes dhe transmetimi i rezonanc\u00ebs nga<br \/>\ncil\u00ebsia e lart\u00eb 4D e Burmester\u00ae jan\u00eb pjes\u00eb integrale e saj. Kjo i b\u00ebn tonet e basit t\u00eb pranueshme.<br \/>\nRiprodhimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i rezonanc\u00ebs s\u00eb tingullit n\u00eb sedilje shton nj\u00eb nivel tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn d\u00ebgjimore<br \/>\ntre-dimensionale, tingulli 4D i frym\u00ebzuar nga masazhi akustik. Intensiteti i perceptuar i z\u00ebrit mund t\u00eb<br \/>\nrregullohet individualisht p\u00ebr secil\u00ebn ndjenj\u00ebs. Muzika b\u00ebhet edhe m\u00eb emocionuese fal\u00eb k\u00ebtij komponenti<br \/>\nt\u00eb ndjesh\u00ebm. Dy \u2018eksitues\u2019 jan\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsen e secil\u00ebs ndjes\u00ebse pik\u00ebrish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<br \/>\nSisteme t\u00eb automatizuara t\u00eb drejtimit dhe ndihm\u00ebs n\u00eb drejtimin e mjetit: edhe m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr<br \/>\ndrejtuesin e mjetit<br \/>\nZyra n\u00eb sht\u00ebpi (home office) s\u00eb shpejti do t\u00eb jet\u00eb e l\u00ebvizshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas<br \/>\ntimonit. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebse drejtojn\u00eb nj\u00eb automjet q\u00eb mban yllin me tre cepa: Mercedes-Benz d\u00ebshiron t\u00eb<br \/>\nsjell\u00eb realizimin teknik dhe funksionimin e sigurt t\u00eb drejtimit t\u00eb S-Class, n\u00eb modalitetin e automatizuar me<br \/>\nkusht dhe duke p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat ligjore t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njihet si nj\u00eb sistem i Niveli 3. Pritet q\u00eb nga<br \/>\ngjysma e dyt\u00eb e vitit 2021, S-Class t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb automatizuar t\u00eb<br \/>\nkusht\u00ebzuar me an\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ri PILOT DRIVE, n\u00eb situata kur dend\u00ebsia e trafikut \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb ose kur<br \/>\ntrafiku l\u00ebviz\u00ebn shum\u00eb pak, kryesisht n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb autostradave n\u00eb Gjermani. Duke<br \/>\nhequr presionin dhe stresin nga shoferi, kjo i lejon ata t\u00eb nd\u00ebrmarrin aktivitete dyt\u00ebsore si\u00e7 jan\u00eb navigimi<br \/>\nn\u00eb internet, leximi i post\u00ebs elektronike n\u00eb Zyr\u00ebn e Automjetit (In-Car-Office), dhe k\u00ebshtu t\u00eb fitojn\u00eb koh\u00eb<br \/>\nshtes\u00eb.<br \/>\nN\u00eb modelin e ri S-Class, Mercedes-Benz vjen me nj\u00eb hap tjet\u00ebr t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe shum\u00eb<br \/>\nm\u00eb pran\u00eb vizionit t\u00eb drejtimit t\u00eb automjetit pa aksidente. Shoferi mb\u00ebshtetet nga shum\u00eb sistemet m\u00eb t\u00eb<br \/>\nfundit dhe m\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb drejtimin e mjetit dhe mund t\u00eb mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht tek<br \/>\nndihma e tyre. Ai\/ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka m\u00eb par\u00eb stress n\u00eb situatat tte p\u00ebrditshme, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb<br \/>\ndrejtoj\u00eb mjetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb komode dhe t\u00eb sigurt. N\u00eb raste t\u00eb nj\u00eb rreziku, sistemet e ndihm\u00ebs jan\u00eb n\u00eb<br \/>\ngjendje t&amp;#39;i p\u00ebrgjigjen p\u00ebrplasjeve t\u00eb af\u00ebrta si\u00e7 k\u00ebrkon situata. Parimi i funksionimit t\u00eb sistemeve b\u00ebhet i<br \/>\nduksh\u00ebm nga nj\u00eb koncept i ri i ekranit n\u00eb ekranin e drejtuesit t\u00eb mjetit.<br \/>\nFal\u00eb sensor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm, sistemet e parkimit i japin shoferit mb\u00ebshtetje edhe<br \/>\nm\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur manovrojn\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt. Operacioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb dhe m\u00eb intuitiv fal\u00eb<br \/>\nintegrimit me sistemin e ri MBUX. Drejtimi opsional i boshtit t\u00eb pas\u00ebm \u00ebsht\u00eb i integruar n\u00eb paket\u00ebn e<br \/>\nasistentit t\u00eb parkimit, me llogaritjen e trajektor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrshtatura n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat. Funksionet e<br \/>\nfrenimit emergjent sh\u00ebrbejn\u00eb gjithashtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrdoruesit e tjer\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Shoferi mund t\u00eb parkoj\u00eb dhe zbarkoj\u00eb makin\u00ebn p\u00ebrmes smartphone-it me ndihm\u00ebn e parkimit n\u00eb distanc\u00eb.<br \/>\nOperacioni \u00ebsht\u00eb thjeshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme. N\u00ebse specifikohet me parainstalim p\u00ebr<br \/>\nINTELLIGENT PARK PILOT, S-Class \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Parkimit Automatik (Automated<br \/>\nValet Parking, SAE Niveli 4). N\u00eb bashk\u00ebpunim me pajisjet e nevojshme opsionale dhe sh\u00ebrbimin p\u00ebrkat\u00ebs<br \/>\nConnect (n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vendit), S-Class i ri \u00ebsht\u00eb e pajisur me teknologjin\u00eb e nevojshme n\u00eb bord p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb<br \/>\ndhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga vendi i parkimit shum\u00ebkat\u00ebsh, p\u00ebr nd\u00ebrtesat e pajisura me infrastruktur\u00ebn e<br \/>\nnevojshme AVP n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb automatizuar dhe pa shofer, me kusht q\u00eb legjislacioni komb\u00ebtar t\u00eb<br \/>\nlejoj\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nSistemet e pezullimi: m\u00eb manovruese dhe dinamike me drejtimin e boshtit t\u00eb pas\u00ebm<br \/>\nFal\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aksit t\u00eb pas\u00ebm (opsional), S-Class \u00ebsht\u00eb po aq e manovrueshme sa nj\u00eb makin\u00eb<br \/>\nkompakte n\u00eb qytet. K\u00ebndi i drejtimit n\u00eb boshtin e pas\u00ebm mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb deri 10 grad\u00eb. Rrethi i kthimit<br \/>\nnd\u00ebrkoh\u00eb zvog\u00eblohet deri n\u00eb dy metra.<br \/>\nSistemi opsional i pezullimit, plot\u00ebsisht aktiv E-ACTIVE BODY CONTROL, me baz\u00eb 48 V, ofron nj\u00eb<br \/>\nsintez\u00eb unike t\u00eb komoditetit dhe shkatht\u00ebsis\u00eb, plus mbrojtje shtes\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje an\u00ebsore.<br \/>\nPezullimi AIRMATIC me amortizim t\u00eb adaptuesh\u00ebm ADS + \u00ebsht\u00eb pajisje standarde. Rrjeti i ngusht\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrmjet sistemeve t\u00eb pezullimit dhe kontrollit, siguron q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe siguri maksimale. Mercedes-<br \/>\nBenz tani ka shtuar nj\u00eb funksion t\u00eb ri t\u00eb PRE-SAFE\u00ae Impulse Side n\u00eb masat e tij n\u00eb faz\u00ebn para aksidentit.<br \/>\nKur nj\u00eb ndikim an\u00ebsor k\u00ebrc\u00ebnon automjetit, trupi i automjetit mund t\u00eb ngrihet deri n\u00eb 80 milimetra nga E-<br \/>\nACTIVE BODY CONTROL brenda disa t\u00eb dhjetave t\u00eb sekond\u00ebs. Kjo zvog\u00eblon forcat n\u00eb strukturat e der\u00ebs,<br \/>\npasi pragu i der\u00ebs mund t\u00eb thith\u00eb m\u00eb shum\u00eb energji fal\u00eb pozicionit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Si rezultat, deformimi i<br \/>\nqeliz\u00ebs s\u00eb pasagjerit dhe forcat q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb banor\u00ebt mund t\u00eb zvog\u00eblohen. Sensor\u00ebt e radarit p\u00ebrdoren<br \/>\np\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb mundshme an\u00ebsore.<br \/>\nDizajni i jasht\u00ebm: p\u00ebrmasa perfekte p\u00ebr nj\u00eb prezenc\u00eb klasike<br \/>\nMe nj\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nj\u00eb bosht m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe pjes\u00eb t\u00eb pasme m\u00eb t\u00eb ekuilibruar, S-<br \/>\nClass \u00ebsht\u00eb projektuar si nj\u00eb sallon klasik me p\u00ebrmasa perfekte. Gjer\u00ebsia dhe disqet me dizajne moderne i<br \/>\njapin automjetit nj\u00eb pamje muskulore. T\u00eb ashtuquajturat linja karakteristike jan\u00eb zvog\u00ebluar shum\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb<br \/>\npjes\u00ebve an\u00ebsore. Sip\u00ebrfaqet e konturuara me zgjuarsi me nj\u00eb pamje t\u00eb gdhendur, krijojn\u00eb efekte t\u00eb<br \/>\nve\u00e7anta drite. N\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme bie n\u00eb sy grila e radiatorit me status edhe m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nFener\u00ebt karakterizojn\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb modelit t\u00eb ri S-Class. Ata kan\u00eb sh\u00ebnjen e tre pikave p\u00ebr<br \/>\ndrejtimin gjat\u00eb dit\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr S-Class, por kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shesht\u00eb dhe disi m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb<br \/>\np\u00ebrgjith\u00ebsi. Dorezat e dyerve t\u00eb montuara n\u00eb brend\u00ebsi (opsionale) jan\u00eb nj\u00eb zhvillim krejt\u00ebsisht i ri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<br \/>\nmodel. Ato zgjaten elektrikisht kur shoferi afrohet, ose kur drejtuesi i mjetit prek sip\u00ebrfaqen e jashtme e<br \/>\ndorez\u00ebs s\u00eb der\u00ebs. Hyrja pa \u00e7el\u00ebs sigurohet nga KEYLESS-GO.<br \/>\nPamja dinamike e mjetit vijon dhe n\u00eb pjes\u00ebn e pasme. Fal\u00eb ve\u00e7orive t\u00eb brendshme t\u00eb dizajnuara<br \/>\nsakt\u00ebsisht, shum\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme dhe funksioneve t\u00eb animuara, dritat e pasme japin p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb<br \/>\ncil\u00ebsie t\u00eb lart\u00eb. Ata e b\u00ebjn\u00eb S-Class t\u00eb ri t\u00eb pagabuesh\u00ebm si n\u00eb modelin e tyre dit\u00ebn ashtu edhe nat\u00ebn.<br \/>\nDritat: me teknologji inovative dixhitale si brenda ashtu edhe jasht\u00eb<\/p>\n<p>Sistemi opsional DIGITAL LIGHT hyn n\u00eb prodhim serial p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tek Mercedes-Benz. N\u00eb secilin<br \/>\nfener, DIGITAL LIGHT ka nj\u00eb modul t\u00eb drit\u00ebs me tre LED jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqish\u00ebm me drit\u00eb q\u00eb thyhet<br \/>\ndhe drejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra. Rezolucioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2.6 milion piksel p\u00ebr<br \/>\nautomjet. Kjo lejon shp\u00ebrndarjen e drit\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb precize. Kjo e b\u00ebn Asistetin Highbeam mbi<br \/>\n100 her\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb se drita 84 pixel, kur p\u00ebrjashtohen shenjat e trafikut q\u00eb vijn\u00eb ose rrug\u00ebs nga dritat<br \/>\nkryesore. Shkall\u00ebzimet e drit\u00eb-hijeve dhe shp\u00ebrndarja e drit\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha funksioneve t\u00eb tjera t\u00eb ndri\u00e7imit<br \/>\nadaptiv realizohen gjithashtu me m\u00eb shum\u00eb sakt\u00ebsi, duke optimizuar ndri\u00e7imin nga p.sh. drita e mjegull\u00ebs,<br \/>\ndrita e autostrad\u00ebs ose drita e qytetit.<br \/>\nFal\u00eb teknologjis\u00eb LED, S-Class i ri gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb ndri\u00e7imin e saj t\u00eb brendsh\u00ebm:<br \/>\nMercedes-Benz tani ka realizuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndri\u00e7imin e brendsh\u00ebm interaktiv. Ndri\u00e7imi aktiv i<br \/>\nambientit (opsional) plot\u00ebson ndri\u00e7imin e ambientit (pajisje standarde) me nj\u00eb shtres\u00eb shtes\u00eb drite. Ai<br \/>\n\u00ebsht\u00eb i integruar n\u00eb sistemet e ndihm\u00ebs n\u00eb drejtimin e mjetit dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb sinjalizimet<br \/>\nvizualisht. Kjo gjithashtu b\u00ebn t\u00eb mundur reagimin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr sistemet e komoditetit. Kjo vlen p\u00ebr sistemin<br \/>\ne kontrollit t\u00eb klim\u00ebs ose asistentin e z\u00ebrit \u201cHey Mercedes\u201d<br \/>\nMotor\u00ebt: m\u00eb shum\u00eb elektrifikim, m\u00eb shum\u00eb efi\u00e7enc\u00eb<br \/>\nMotor\u00ebt me gjasht\u00eb cilindra me benzin\u00eb dhe naft\u00eb me kategori t\u00eb ndryshme fuqie jan\u00eb variantet e para t\u00eb<br \/>\nmotorit p\u00ebr S-Class t\u00eb ri. Nj\u00eb motor V8 me nj\u00eb gjenerator-startues t\u00eb integruar (Integrated Starter-<br \/>\nGenerator) dhe nj\u00eb sistem elektrik n\u00eb bord 48 volt\u00ebsh, do t\u00eb jet\u00eb i disponuesh\u00ebm s\u00eb shpejti. Nj\u00eb hibrid<br \/>\nplug-in i gjithi elektrik me nj\u00eb diapazon rreth 100 kilometra do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb vitin n\u00eb 2021.<br \/>\nModelet n\u00eb dispozicion S-Class<\/p>\n<p>S 450<br \/>\n4MATIC<br \/>\nS 500<br \/>\n4MATIC<\/p>\n<p>S 350 d S 350 d<br \/>\n4MATIC<\/p>\n<p>S 400 d<br \/>\n4MATIC<\/p>\n<p>Transmisioni automatik 9G-TRONIC<br \/>\nMotori (seria, nr. i cilindrave, vendosja) M 256, 6 n\u00eb linj\u00eb OM 656, 6 n\u00eb linj\u00eb<br \/>\nCilindrata cc 2999 2999 2925 2925 2925<br \/>\nFuqia k\u00cb\/hp 270\/367 320\/435 210\/286 210\/286 243\/330<br \/>\nne rpm 5500-<br \/>\n6100<\/p>\n<p>5900-<br \/>\n6100<\/p>\n<p>3400-<br \/>\n4600<\/p>\n<p>3400-<br \/>\n4600<\/p>\n<p>3600-<br \/>\n4200<\/p>\n<p>Fuqi e shtuar me EQ<br \/>\nBoost<\/p>\n<p>k\u00cb\/hp<br \/>\n16\/22 16\/22 &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>Mom. p\u00ebrdredh\u00ebs<br \/>\nmaksimal<\/p>\n<p>Nm<br \/>\n500 520 600 600 700<\/p>\n<p>ne rpm 1600-<br \/>\n4500<\/p>\n<p>1800-<br \/>\n5.500<\/p>\n<p>1200-<br \/>\n3200<\/p>\n<p>1200-<br \/>\n3200<\/p>\n<p>1200-<br \/>\n3200<\/p>\n<p>Mom. P\u00ebrdredh\u00ebs me EQ<br \/>\nBoost<\/p>\n<p>Nm<br \/>\n250 250 &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>Komsumi i kombinuar i<br \/>\nkarburantit l\/100 km 8.4-7.8<br \/>\n(8.3-7.8)<\/p>\n<p>8.4-7.8<br \/>\n(8.4-7.8)<\/p>\n<p>6.7-6.2<br \/>\n(6.7-6.2)<br \/>\n6,9-6,4<br \/>\n(6,8-6,3)<\/p>\n<p>7.0-6.5<br \/>\n6.9-6.4)<\/p>\n<p>Em\u00ebtimet e kombinuara<br \/>\nt\u00eb CO 2 g\/km 191-178<br \/>\n(191-178)<\/p>\n<p>192-179<br \/>\n(192-178)<\/p>\n<p>176-163<br \/>\n(176-163)<\/p>\n<p>183-168<br \/>\n(180-166)<\/p>\n<p>186-171<br \/>\n(183-169)<br \/>\nP\u00ebrshpejtimi 0-100\u00a0km\/h s 5.1 4.9 6.4 6.2 5.4<br \/>\nShpejt\u00ebsia maksimale km\/h 250 250 250 250 250<br \/>\nTrupi i mjetit dhe mbrojtja nga aksidentet: jastek\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr airbag-\u00ebt e p\u00ebrparm\u00eb dhe t\u00eb pasme t\u00eb<br \/>\npasagjer\u00ebve<\/p>\n<p>Dizajni inteligjent i trupit t\u00eb automjetit dhe inovacionet n\u00eb sistemet e ruajtjes konfirmojn\u00eb rolin kryesor t\u00eb S-<br \/>\nClass kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb pasive. Trupi i ri me p\u00ebrb\u00ebrje hibride alumini, me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje alumini<br \/>\nq\u00eb tejkalon 50 p\u00ebr qind, plot\u00ebson k\u00ebrkesa t\u00eb shumta: Nj\u00eb nivel m\u00eb i lart\u00eb i siguris\u00eb nga p\u00ebrplasja, pesha<br \/>\nm\u00eb e ul\u00ebt dhe nj\u00eb trup shum\u00eb i ngurt\u00eb, sigurojn\u00eb karakteristika t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb<br \/>\nshoq\u00ebruara minimizimin maksimal t\u00eb zhurm\u00ebs dhe eleminimin e dridhjeve.<br \/>\nN\u00eb vitin 2019, n\u00eb Automjetin e Siguris\u00eb Eksperimentale ESF 2019, Mercedes-Benz prezantoi idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb<br \/>\ncilat punojn\u00eb specialist\u00ebt e siguris\u00eb. Nd\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 inovacione, ishin zhvillimet af\u00ebr serive t\u00eb tilla si<br \/>\njast\u00ebku i pas\u00ebm, i cili tani b\u00ebhet i disponuesh\u00ebm si pajisje opsionale n\u00eb modelin e ri S-Class. Jast\u00ebku i ajrit<br \/>\nn\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme dhe at\u00eb t\u00eb pasme t\u00eb sediljes s\u00eb pasme t\u00eb pasagjerit reagon ve\u00e7an\u00ebrisht but\u00ebsisht<br \/>\nn\u00eb saj\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb saj inovative duke p\u00ebrdorur nj\u00eb struktur\u00eb tubalare. Gjat\u00eb p\u00ebrplasjeve t\u00eb forta<br \/>\nballore, jast\u00ebku i pas\u00ebm i ajrit mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb ndjesh\u00ebm forc\u00ebn dhe presionin q\u00eb vepron n\u00eb kok\u00ebn dhe<br \/>\nqaf\u00ebn e rripit t\u00eb sigurimit q\u00eb vendosin pasagjer\u00ebt n\u00eb sediljen e pasme.<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb an\u00ebsore, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtimit t\u00eb goditjes, ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb goditjes dhe z\u00ebnies s\u00eb<br \/>\nsediljes s\u00eb p\u00ebrparme, jast\u00ebku i ri q\u00ebndror pozicionohet nd\u00ebrmjet drejtuesit t\u00eb mjetit dhe sediljes s\u00eb<br \/>\npasagjerit, duke ulur rrezikun e kontaktit me kokat e tyre. Ai \u00ebsht\u00eb integruar n\u00eb sediljen e shoferit, n\u00eb mes<br \/>\nt\u00eb automjetit.<br \/>\nQ\u00ebndrueshm\u00ebria: zhvillim i pajtuesh\u00ebm me mjedisin<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb se 98 kg p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga materiale t\u00eb ricikluara, jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb modelin e ri S-Class.<br \/>\nNumri i p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve me p\u00ebrmbajtje t\u00eb riciklueshme tani \u00ebsht\u00eb 120, dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb modelin e<br \/>\nm\u00ebparsh\u00ebm. 40 kg t\u00eb tjera ose m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb prodhuar nga l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para t\u00eb riciklueshme. Procesi i<br \/>\nzhvillimit n\u00eb mbrojtje t\u00eb mjetit, me synime specifike \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb kryesore e procesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb<br \/>\nzhvillimit. Aspektet mjedisore tashm\u00eb jan\u00eb marr\u00eb parasysh q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn konceptuale t\u00eb mjetit.<br \/>\nNj\u00eb fije e re, e ricikluar, tani p\u00ebrdoret p\u00ebr mbulesat e tapiceris\u00eb. Kjo fije, e mark\u00ebs ECONYL\u00ae , p\u00ebrb\u00ebhet<br \/>\nnga najloni i ricikluar. Prodhohet duke rikuperuar mbetjet e najlonit t\u00eb destinuara p\u00ebr landfille, p\u00ebr shembull<br \/>\nrrjeta t\u00eb vjetra peshku dhe mbetje p\u00eblhurash nga mullinjt\u00eb dhe qilimat. K\u00ebto mblidhen dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb<br \/>\nnj\u00eb fije t\u00eb re q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat veti si najloni nga l\u00ebnda e par\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e re. Procesi i riciklimit i p\u00ebrdorur<br \/>\np\u00ebr prodhimin e fijes kursen m\u00eb shum\u00eb CO2 n\u00eb krahasim me materilin e ri. Ai gjithashtu mund\u00ebson q\u00eb<br \/>\nMercedes-Benz, t\u00eb rris\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e materialeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mercedes-Benz S-Class i ri.<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebrmbledhje e risive t\u00eb ikon\u00ebs s\u00eb Mercedes-Benz.<br \/>\nVler\u00eb e shtuar p\u00ebr klient\u00ebt: Dhjet\u00eb inovacionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<br \/>\nS-Class pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb magjeps\u00ebs i Mercedes-Benz: nj\u00eb pik\u00ebtakimi e ekspertiz\u00ebs<br \/>\nlegjendare dhe tradicionale t\u00eb inxhinieris\u00eb s\u00eb automobilizmit, e cila p\u00ebrcakton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer<br \/>\nsegmentin m\u00eb luksoz t\u00eb industrin\u00eb e automobil\u00ebve. S-Class i ri mund t\u00eb p\u00ebrjetohet me t\u00eb gjitha shqisat,<br \/>\np\u00ebrmes shikimit, ndjesis\u00eb, d\u00ebgjimit dhe nuhatjes, nd\u00ebrsa ofron inovacione t\u00eb shumta ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb<br \/>\nasistenc\u00ebs p\u00ebr drejtuesin e mjetit, mbrojtjes dhe nd\u00ebrveprimit. Mercedes-Benz p\u00ebrmes modelit t\u00eb ri S-<br \/>\nClass, po i jep form\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb individuale t\u00eb epok\u00ebs ton\u00eb, duke<br \/>\nimplementuar inovacione q\u00eb kan\u00eb n\u00eb fokus njer\u00ebzit. S-Class i ri p\u00ebrdor t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron<br \/>\ndixhitalizimi dhe i p\u00ebrgjigjet me ndjeshm\u00ebri nevojave dhe d\u00ebshirave t\u00eb drejtyesit t\u00eb mjetit dhe pasagjer\u00ebve<br \/>\nt\u00eb saj. N\u00eb foton e m\u00ebposhtme mund t\u00eb gjeni nj\u00eb p\u00ebrmbledhje grafike t\u00eb risive:<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb risit\u00eb kryesore t\u00eb modelit t\u00eb ri S-Class:<br \/>\nGjenerata e dyt\u00eb e MBUX (Mercedes-Benz User Experience) debuton zyrtarisht bashk\u00eb me modelin e ri<br \/>\nS-Class. N\u00eb fakt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment historik i nd\u00ebrveprimit nd\u00ebrmjet dejtuesit t\u00eb mjetit,<br \/>\npasagjer\u00ebve dhe automjetit: n\u00eb bord ndodhen deri n\u00eb pes\u00eb ekrane, disa prej tyre me teknologji OLED. Me<br \/>\nprekjen e nj\u00eb butoni, ekrani i ri 3D i drejtuesit t\u00eb mjetit lejon perceptimin hap\u00ebsinor t\u00eb sken\u00ebs me efekte<br \/>\nreal 3D fal\u00eb gjurmimit t\u00eb syve. Nj\u00eb tipar i ngjash\u00ebm mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekrani shum\u00eb i madh n\u00eb pjes\u00ebn e<br \/>\np\u00ebrparme, i cili \u00ebsht\u00eb i pajisur me p\u00ebrmbajtje t\u00eb realitetit t\u00eb shtuar (augmentet reality). Kur lundroni, p\u00ebr<br \/>\nshembull, shigjetat orientuese projektohen virtualisht dhe sakt\u00ebsisht n\u00eb korsin\u00eb e rrug\u00ebs.<br \/>\nDuke p\u00ebrdorur kamerat e vendosura n\u00eb panelin e kontrollit t\u00eb sip\u00ebrm dhe algoritmet m\u00ebsimore (learning<br \/>\nalgorithms), Asistenti n\u00eb Bord i MBUX njeh dhe parashikon d\u00ebshirat dhe q\u00ebllimet e drejtuesit t\u00eb mjetit.<br \/>\nNj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai e b\u00ebn duke interpretuar drejtimin e kok\u00ebs, l\u00ebvizjet e duarve dhe gjuh\u00ebn e trupit dhe<br \/>\np\u00ebrgjigjet me funksionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb automjetit. P\u00ebr shembull, n\u00ebse shoferi shikon mbi shpatull\u00ebn e tij<br \/>\ndrejt xhamit t\u00eb pas\u00ebm, Asistenti n\u00eb Bord hap automatikisht perden p\u00ebr mbrotjen ndaj diellit<br \/>\n(antiverbuesen).<\/p>\n<p>Ndri\u00e7imi aktiv i ambientit (opsionale) plot\u00ebson ndri\u00e7imin e ambientit (pajisje standarde) me nj\u00eb shtres\u00eb<br \/>\nshtes\u00eb drite. Me rreth 250 LED-\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e integruar n\u00eb sistemet e ndihm\u00ebs n\u00eb drejtimin e mjetit, dhe<br \/>\n\u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb paralajm\u00ebrimet e tyre vizualisht. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, reagimet jan\u00eb t\u00eb mundshme<br \/>\nkur veprojn\u00eb sistemi i kontrollit t\u00eb klim\u00ebs ose asistenti i z\u00ebrit \u201cHey Mercedes\u201d, p\u00ebr shembull.<br \/>\nGjenerata e fundit e Paket\u00ebs s\u00eb Ndihm\u00ebs n\u00eb Drejtimin e Mjetit ka funksione t\u00eb reja dhe shum\u00eb t\u00eb<br \/>\np\u00ebrmir\u00ebsuara. P\u00ebr shembull p\u00ebrshtatja inteligjente me kufijt\u00eb e shpejt\u00ebsis\u00eb. Ekrani i ri ndihm\u00ebs, i cili<br \/>\nshfaqet n\u00eb xhamin kryesor t\u00eb mjetit tregon qart\u00eb principet e funksionimit t\u00eb sistemeve t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb<br \/>\ndrejtimin e mjetit, dhe gjith\u00e7ka shfaqet si nj\u00eb ekran i madh dhe i plot\u00eb.<br \/>\nN\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrplasjeve t\u00eb forta ballore, jast\u00ebku i pas\u00ebm i airbag (opsional p\u00ebr modelin S-Class Long)<br \/>\nmund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb ndjesh\u00ebm forcat q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e kok\u00ebs dhe qaf\u00ebs s\u00eb pasagjer\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb<br \/>\nrripin e sigurimit n\u00eb sediljet e pasme. Jastiku i p\u00ebrpar\u00ebm i airbag p\u00ebr sediljet e pasme, hapet ve\u00e7an\u00ebrisht<br \/>\nbut\u00ebsisht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tij inovativ duke p\u00ebrdorur nj\u00eb struktur\u00eb tubulare.<br \/>\nFal\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aksit t\u00eb pas\u00ebm (opsional), S-Class \u00ebsht\u00eb po aq e manovrueshme sa nj\u00eb makin\u00eb<br \/>\nkompakte n\u00eb qytet. K\u00ebndi i drejtimit n\u00eb boshtin e pas\u00ebm mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb deri 10 grad\u00eb. Rrethi i kthimit<br \/>\nnd\u00ebrkoh\u00eb zvog\u00eblohet deri n\u00eb dy metra.<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb se 50 komponent\u00eb elektronik\u00eb t\u00eb S-Class t\u00eb ri mund t\u00eb azhurnohen me softuer\u00ebt e rinj n\u00eb koh\u00eb<br \/>\nreale over-the-air (OTA) [nj\u00eb teknologji q\u00eb u mund\u00ebson prodhuesve t\u00eb automjeteve t\u00eb rregullojn\u00eb,<br \/>\nmir\u00ebmbajn\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb automjetet p\u00ebrmes azhurnimeve t\u00eb programeve n\u00eb distanc\u00eb nga nj\u00eb server<br \/>\ncloud]. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin e informacionit dhe arg\u00ebtimit MBUX \u2013 Mercedes-Benz User<br \/>\nExperience, ekranin e shoferit, sistemet ndihm\u00ebse n\u00eb drejtimin e mjetit dhe sistemet e ndri\u00e7imit<br \/>\nMULTIBEAM LED dhe DIGITAL LIGHT. Kjo teknologji i kursen klienti koh\u00eb, pasi ai\/ajo nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb<br \/>\nvizitoj\u00eb servisin e autorizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, automjeti mbetet i azhurnuar gjat\u00eb<br \/>\ngjith\u00eb ciklit t\u00eb tij t\u00eb jet\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb i pajisur me ve\u00e7ori t\u00eb reja. Miratimi eksplicit i p\u00ebrdoruesit \u00ebsht\u00eb<br \/>\ngjithmon\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimet e OTA-s.<br \/>\nN\u00eb rastet e p\u00ebrplasjeve an\u00ebsore me nj\u00eb automjet tjet\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnon, trupi i automjetit mund t\u00eb ngrihet p\u00ebrmes<br \/>\nE-ACTIVE BODY CONTROL (opsional) brenda disa t\u00eb dhjetave t\u00eb sekond\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb funksion i ri i<br \/>\nPRE-SAFE\u00ae Impulse Side: Mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb forcat q\u00eb veprojn\u00eb tek drejtuesi i mjetit dhe pasagjer\u00ebt,<br \/>\nsepse drejton forcat e goditjes drejt strukturave ve\u00e7an\u00ebrisht rezistente n\u00eb zon\u00ebn e poshtme t\u00eb automjetit.<br \/>\nPritet q\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e vitit 2021, S-Class do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb automatizuar<br \/>\nt\u00eb kusht\u00ebzuar, p\u00ebrmes DRIVE PILOT t\u00eb ri (opsional), n\u00eb kushtet e trafikut t\u00eb r\u00ebnduar ose kur trafiku<br \/>\nl\u00ebviz\u00ebn shum\u00eb ngadal\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebt e p\u00ebrshtatshme t\u00eb autostradave n\u00eb Gjermani. Duke eleminuar presionin<br \/>\ndhe stresin q\u00eb ushtrohet ndaj shoferit, kjo i lejon ata t\u00eb kryejn\u00eb aktivitete dyt\u00ebsore si\u00e7 jan\u00eb shfletimi n\u00eb<br \/>\ninternet ose leximi i post\u00ebs elektronike n\u00eb Zyr\u00ebn e Automjetit (In-Car Office), dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund<br \/>\nt\u00eb fitojn\u00eb koh\u00eb shtes\u00eb.<br \/>\nTeknologjia revolucionare e dritave DIGITAL LIGHT (opsionale) lejon funksione krejt\u00ebsisht t\u00eb reja, p.sh.<br \/>\nprojeksionit t\u00eb sinjalistik\u00ebs rrugore ose simboleve paralajm\u00ebruese n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrpara. N\u00eb secilin fener,<br \/>\nDIGITAL LIGHT ka nj\u00eb modul t\u00eb drit\u00ebs me tre LED jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqishme me drit\u00eb q\u00eb thyhet dhe<br \/>\ndrejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra. Rezolucioni \u00ebsht\u00eb pra m\u00eb shum\u00eb se 2.6 milion piksel p\u00ebr automjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mercedes-Benz S-Class i ri. Luksi automobilistik i p\u00ebrjetuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re. \u201cS-Class \u00ebsht\u00eb salloni luksoz dhe m\u00eb i shitur n\u00eb bot\u00eb. Me gjenerat\u00ebn e fundit ne duam t&amp;#39;u ofrojm\u00eb klient\u00ebve tan\u00eb risi, siguri, komoditet dhe cil\u00ebsi t\u00eb paprovuar m\u00eb pare\u201d, thot\u00eb Ola K\u00e4llenius, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":139667,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139659\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}