{"id":139770,"date":"2020-09-04T10:35:00","date_gmt":"2020-09-04T08:35:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=139770"},"modified":"2020-09-04T10:35:00","modified_gmt":"2020-09-04T08:35:00","slug":"probleme-me-borxhin-qe-u-mori-prinderve-kpk-merr-vendimin-per-gjyqtaren-e-apelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/probleme-me-borxhin-qe-u-mori-prinderve-kpk-merr-vendimin-per-gjyqtaren-e-apelit\/","title":{"rendered":"Probleme me borxhin q\u00eb u mori prind\u00ebrve!\/KPK merr vendimin p\u00ebr gjyqtaren e Apelit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Vojsava Osmanaj \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pak minuta m\u00eb par\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupi gjykues q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Vojsava Osmanaj p\u00ebrb\u00ebhej nga Suela Zhegu kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Osmanaj ka filluar pun\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb vitet 2013-2016, ajo ka punuar si inspektore pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb, Hamitaj evidentoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb Osmanajt p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn totale 1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb bij\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti \u2013 si dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autovetur\u00eb para bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb u konstatua n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, gjyqtarja Osmanaj ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb akt-marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti 78.5 m2 n\u00eb Pogradec kundrejt vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb. Hamitaj shpjegoi se nga verifikimet e KPK ka rezultuar se subjekti ishte bashk\u00ebpronare n\u00eb truallin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati dhe se ishte dakort\u00ebsuar me investitor\u00ebt q\u00eb ta p\u00ebrfitonte banes\u00ebn kundrejt vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb, do t\u00eb paguhej n\u00eb dy k\u00ebste \u2013 i pari 1.1 milion lek\u00eb n\u00eb n\u00ebnshkrimin e aktit t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb kur t\u00eb merrej n\u00eb dor\u00ebzim pasuria.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar si burim t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga prind\u00ebrit. Hamitaj tha se prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 187 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Osmanaj deklaroi se prind\u00ebrit kishin patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua. Ajo tha se kishte depozituar nj\u00eb akt-ekspertimi kontab\u00ebl lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit e saj nga nj\u00eb aktivitet privat. Osmanaj shpjegoi se kishte v\u00ebrtetuar q\u00eb prind\u00ebrit kishin administruar nj\u00eb aktivitet bar-kafe, q\u00eb e kishin nisur prej vitit 2000 dhe k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat minimale t\u00eb mundshme t\u00eb konkluduara bazuar n\u00eb dokumentacionin e siguruar prej saj p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, Osmanaj ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb po k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. Hamitaj pohoi se nga verifikimet kishte rezultuar se kredia ishte disbursuar disa dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes ku sh\u00ebnohej se ishte shlyer k\u00ebsti i dyt\u00eb. Ai shtoi se ishte konstatuar se vlera e p\u00ebrfituar nga kredia ishte depozituar m\u00eb pas nga gjyqtarja Osmanaj n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Sipas Hamitajt, Osmanaj kishte shpjeguar se kredia ishte disbursuar pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shi-blerjes, pasi banka kishte si kusht q\u00eb t\u00eb zot\u00ebronte aktin e hipotekimit t\u00eb pron\u00ebs si garanci.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka deklaruar rregullisht shlyerjen e kredis\u00eb dhe detyrimin e mbetur\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Komisioni nuk konstatoi probleme lidhur me blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 1000 euro dhe shitjen n\u00eb vitin 2017 n\u00eb shum\u00ebn 1400 euro. Gjithashtu, nuk u evidentuan probleme p\u00ebr nj\u00eb gjendje\u00a0cash\u00a0n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr shumat n\u00eb dy llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb vler\u00ebn totale 1 milion e 35 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se Osmanaj kishte provuar burimin e dy vlerave t\u00eb dhuruara nga v\u00ebllai dhe motra n\u00eb vitin 2007, n\u00eb shum\u00ebn totale 4000 euro. Sipas Komisionit, subjekti ka depozituar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna e motr\u00ebs dhe e v\u00ebllait n\u00eb emigracion, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rezultuar se kishin pasur mund\u00ebsi kursimi vlera disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga ato q\u00eb i kan\u00eb dhuruar gjyqtares Osmanaj.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Osmanaj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2017 kundrejt vler\u00ebs 8700 euro. Komisioni ka verifikuar gjithashtu edhe nj\u00eb banes\u00eb dhe truall n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit. Hamitaj tha se nuk kan\u00eb rezultuar probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb shum\u00eb koh\u00eb para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Osmanaj k\u00ebrkoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb rivler\u00ebsimi t\u00eb mos shtrihej edhe n\u00eb k\u00ebto dy pasuri, pasi sipas saj ishin krijuar para nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me bashk\u00ebshortin. E pyetur nga Hamitaj n\u00ebse ajo kishte fituar ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pron\u00ebsie apo p\u00ebrdorimi p\u00ebr k\u00ebto dy pasuri t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, Osmanaj shpjegoi se kishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm autovetur\u00ebn tip Benz, por pas fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Osmanaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Hamitaj tha se jan\u00eb evidentuar vet\u00ebm dy gjetje t\u00eb Komisionit bazuar n\u00eb dy prej 19 denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku pran\u00eb KPK. Ai shtoi se Osmanaj kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebto gjetje t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e pare, gjyqtarja Osmanaj theksoi se nuk q\u00ebndronte pretendimi se nuk ishte kryer nj\u00eb proces i rregullt ligjor n\u00eb vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Ajo shpjegoi se bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Apeli kishte mund\u00ebsi t\u00eb shqyrtonte edhe vendimet e pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Osmanaj u ndal edhe n\u00eb denoncimin e kryer nga nj\u00eb avokat q\u00eb pretendonte se trupi gjykues ky b\u00ebnte pjes\u00eb edhe subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk kishin konsideruar nj\u00eb raport mjek\u00ebsor t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij. Gjyqtarja Osmanaj deklaroi se avokati n\u00eb fjal\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsuar nga gjykata para se t\u00eb dor\u00ebzonte raportin mjek\u00ebsor, p\u00ebr shkak t\u00eb mosjustifikimit t\u00eb paraqitjes s\u00eb tij n\u00eb disa seanca.<\/p>\n<p>Sipas Osmanajt, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt, pasi avokati i zgjedhur prej t\u00eb pandehurit nuk paraqitej n\u00eb seanca dhe nuk kishte dor\u00ebzuar ndonj\u00eb dokumentacion ligjor justifikues, me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm ishte kryer z\u00ebvend\u00ebsimi me nj\u00eb avokat kryesisht. Ajo tha se avokati i zgjedhur nga i pandehuri e kishte dor\u00ebzuar raportin mjek\u00ebsor gjat\u00eb nj\u00eb seance kur ai kishte qen\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuar me avokatin kryesisht dhe se njoftimi i tij kryhej me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u2019i jepej e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin ligjor q\u00eb preferonte.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Vojsava Osmanaj \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pak minuta m\u00eb par\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Trupi gjykues q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Vojsava Osmanaj p\u00ebrb\u00ebhej nga Suela Zhegu kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare. Gjyqtarja Osmanaj ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":139771,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139770","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139770\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}