{"id":139840,"date":"2020-09-04T12:40:21","date_gmt":"2020-09-04T10:40:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=139840"},"modified":"2020-09-04T12:40:21","modified_gmt":"2020-09-04T10:40:21","slug":"tendera-korruptiv-kush-eshte-kamikazi-i-portit-te-durresit-qe-con-qindra-milione-euro-ne-llogari-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tendera-korruptiv-kush-eshte-kamikazi-i-portit-te-durresit-qe-con-qindra-milione-euro-ne-llogari-private\/","title":{"rendered":"Tendera korruptiv!\/ Kush \u00ebsht\u00eb &#8220;kamikazi&#8221; i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb \u00e7on qindra milion\u00eb euro n\u00eb llogari private"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb afer\u00eb multimilion\u00ebshe po konsumohet s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb zeza pandemie kur e gjith\u00eb ekonomia bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb gjunj\u00ebzuar nga Covid 19.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qeveris\u00eb Rama, pothuajse \u00e7do dit\u00eb po i denoncohen tender\u00eb korruptiv\u00eb me miliarda lek\u00eb (si\u00e7 ishin s\u00eb fundmi dhe tenderat e AKSHI-s\u00eb p\u00ebr botuesin Carlo Bollino) duket se n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb \u2018l\u00ebshuar\u2019 t\u00eb kafshojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb majme nga paraja publike.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit ka hapur nj\u00eb tender 30 milion\u00eb euro p\u00ebr menaxhimin dhe operimin e terminalit t\u00eb kontenier\u00ebve p\u00ebr 5 vjet, nj\u00eb kontrat\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht korruptive dhe nj\u00eb \u2018\u00e7\u00ebshtje\u2019 praktikisht shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr SPAK, n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb vendoste ta hetonte.<\/p>\n<p>Sipas \u2018kushteve\u2019 me t\u00eb cilat e hedh n\u00eb treg k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit e kthen at\u00eb n\u00eb nj\u00eb koncesion t\u00eb maskuar ku koncesionari merr fitimet nd\u00ebrsa shpenzimet dhe investimet kryhen po s\u00ebrish nga shteti.<\/p>\n<p>Gazetari Klodian Tomorri n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb Facebook e ka quajtur kamikaz, drejtorin Pirro Vengu i cili sipas tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb biznesmeni t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Durr\u00ebs i cili q\u00ebndron pas nj\u00eb firme bullgare, tashm\u00eb e p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb menaxhuar terminalin e kontenier\u00ebve n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit. Sipas Tomorrit e gjith\u00eb procedura \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse: Kalimi i paras\u00eb publike t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb llogari private nd\u00ebrsa b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shuma marramend\u00ebse deri n\u00eb 750 milion\u00eb lek\u00eb dhe procedura e cila k\u00ebrkon tenderim nd\u00ebrkomb\u00ebtar por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebrzgjedhje nga 52 dit\u00eb n\u00eb 20 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Kamikazi 30 milione euro i Portit<\/p>\n<p>Dy dite me pare, Autoriteti Portual i Durresit hapi nje tender 3.7 miliarde leke ose 30 milione euro per te dhene menaxhimin dhe operimin e terminalit te konteniereve tek privati per 5 vjet. Ne fakt, tenderi me firmen e drejtorit Pirro Vengu, eshte nje koncesion i maskuar, qe privatizon buxhetin e Autoritetit Portual te Durresit, ndersa procedura e prokurimit nje afere kamikazesh.<\/p>\n<p>Sipas dokumentave, kompania e perzgjedhur do te menaxhoje dhe operoje terminalin e konteniereve per 5 vjet dhe per kete sherbim do te paguhet 30 milione euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk ben asnje investim dhe asnje shpenzim mirembajtje te infrastruktures se Portit. Thjesht ngarkon-shkarkon kontenieret dhe paguhet me shifren e majme nga Autoriteti Portual, nderkohe qe investimet dhe mirembajtjen do e kryej vete Autoriteti me para publike. Kjo e ben koncesionin praktikisht nje instrument te transferimit te parave publike ne llogari private.<\/p>\n<p>Praktikisht permes ketij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar te gjithe fitimin e nje ndermarrje publike tek nje biznes privat. Ne vitin 2018, fitimi i terminalit te konteniereve ishte sipas te dhenave zyrtare 430 milione leke. Permes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 750 milione leke ne vit. Ky eshte nje mekanizem i paster i transferimit te parase publike ne llogari private.<\/p>\n<p>Ky eshte objekti ulerites i koncesionit. Procedura e Prokurimit eshte edhe me uleritese. Sipas ligjeve ne fuqi, cdo procedure prokurimi me vlere mbi 1 miliarde leke duhet te jete e hapur dhe nderkombetare. Autoriteti Kontraktor eshte i detyruar qe pasi te shpalle garen te beje njoftim ne gazetat nderkombetare dhe te vendos nje afat te pakten 52 dite per dorezimin e ofertave, per t\u2019u lene kohe sa me shume kompanive qe te marrin pjese ne tender. Kjo rrit konkurrencen ne tender dhe ul koston qe paguajne qytetaret.<\/p>\n<p>Por ne vend te tenderit te hapur nderkombetar qe dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durresit ka zgjedhur nje procedure te kufizuar, thuajse prokurim te drejteperdrejte, qe zhvillohet me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njofton kompanite te shprehin interes, skualifikon ato qe sipas tij nuk plotesojne kriteret dhe kompanine ose kompanite e kualifikuara i fton te dorezojne ofertet ekonomike. E gjithe kjo procedure zhvillohet brenda vetem 20 diteve duke asgjesuar praktikisht konkurrencen ne gare dhe duke e servirur koncesionin e maskuar, atje ku eshte paracaktuar.<\/p>\n<p>Nen ze flitet se koncesioni eshte pergatitur per nje kompani bullgare, pas te ciles qendron nje politikan i fuqishem ne Durres. Gjithcka thuhet se ka nisur nje vit e ca me pare, gjate nje vizite ne Athine, ku ka qene i pranishem edhe vete kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Koicidencat ne gjithe kete histori jane te shumta. Vete drejtori i Autoritetit Portual zoti Vengu, eshte nenshtetas grek, qe para disa vitesh, kur punonte ne Ministrine e Jashteme, i pat ardhur edhe fletethirrja per ushtar nga shteti grek. Njekohesisht ne ate kohe, opozita shqiptare sapo kishte djegur mandatet, por nje numer i vogel deputetesh vendosi te qendroje ne Parlament, dhe me sa duket, nderet shlyhen me ndere. Kjo ishte dhe pikenisja e koncesionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb afer\u00eb multimilion\u00ebshe po konsumohet s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb zeza pandemie kur e gjith\u00eb ekonomia bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb gjunj\u00ebzuar nga Covid 19. Nd\u00ebrsa qeveris\u00eb Rama, pothuajse \u00e7do dit\u00eb po i denoncohen tender\u00eb korruptiv\u00eb me miliarda lek\u00eb (si\u00e7 ishin s\u00eb fundmi dhe tenderat e AKSHI-s\u00eb p\u00ebr botuesin Carlo Bollino) duket se n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":139841,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139840","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139840\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139841"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}