{"id":140416,"date":"2020-09-06T17:41:20","date_gmt":"2020-09-06T15:41:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=140416"},"modified":"2020-09-06T17:41:20","modified_gmt":"2020-09-06T15:41:20","slug":"pd-nderron-serish-mendje-per-mini-shengenin-ballkanik-pollo-projekt-i-padobishem-i-qendrojme-sulmeve-ndaj-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pd-nderron-serish-mendje-per-mini-shengenin-ballkanik-pollo-projekt-i-padobishem-i-qendrojme-sulmeve-ndaj-rames\/","title":{"rendered":"PD nd\u00ebrron s\u00ebrish mendje p\u00ebr &#8216;Mini-Shengenin Ballkanik&#8217;, Pollo: Projekt i padobish\u00ebm, i q\u00ebndrojm\u00eb sulmeve ndaj Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb pasi e quajt\u00ebn historike Ish deputeti i PD-s\u00eb,\u00a0Genc Pollo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb ku i q\u00ebndron akuzave ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ai nuk \u00ebsht\u00eb patriot.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Pollo shkruan se insistimi i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur Marr\u00ebveshjen e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t&#8217;u vet\u00ebshpallur s\u00ebrish edhe patriot edhe vizionar, sipas tij t\u00eb kujton hilera e marifete q\u00eb b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb hequr sikletin.<\/p>\n<p><em>Mini Shengeni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e cila sot e k\u00ebsaj dite nuk ka nj\u00eb dokument themelues apo program t\u00eb shkruar; \u00ebsht\u00eb iniciuar nga shteti i vet\u00ebm n\u00eb Ballkan q\u00eb ka marr\u00ebveshje me bllokun tregtar e organizat\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb udhehequr nga Rusia dhe n\u00eb rastin m\u00eb pozitiv i sh\u00ebrben vet\u00ebm egomanis\u00eb s\u00eb udheheq\u00ebsit t\u00eb dit\u00ebs e partner\u00ebve t\u00eb tij rreth e rrotull<\/em>&#8220;, shkruan Pollo.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Mini Shengeni si rrota e Minush Jeros<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur nga vitet shtat\u00ebdhjet\u00eb thuhet se regjizori Minush Jero p\u00ebrdori nj\u00eb rrot\u00eb st\u00ebrmadhe traktori si truk p\u00ebr t\u00eb gozhduar aty v\u00ebmendjen e censor\u00ebve t\u00eb realizmit socialist n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos v\u00ebrenin devijimiet e pjes\u00ebs teatrale nga dogma artistike e koh\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs Jero pranoi t\u00eb hiqte rrot\u00ebn nga skena, pjesa teatrale nuk p\u00ebsoi tjet\u00ebr g\u00ebsh\u00ebr\u00eb dhe Jero, censor\u00ebt e publiku i teatrit mbet\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqur.<\/em><\/p>\n<p><em>Varrosja e coptimit t\u00eb Kosov\u00ebs si fitore e madhe por e heshtur<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrot\u00ebs s\u00eb traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik \u00ebsht\u00eb i duhur e i p\u00ebrshtatsh\u00ebm por insistimi i z Rama p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur Marr\u00ebveshjen e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t&#8217;u vet\u00ebshpallur s\u00ebrish edhe patriot edhe vizionar t\u00eb kujton hilera e marifete q\u00eb b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb hequr sikletin.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket rolit t\u00eb z. Rama n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb thoja se Marr\u00ebveshja spikat me &#8220;elefantin q\u00eb mungon&#8221; ose me cop\u00ebtimin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs i cili vite m\u00eb par\u00eb fatkeq\u00ebsisht u mb\u00ebshtet nga aventurizmi i zonj\u00ebs Federica Mogherini, asokohe P\u00ebrfaqsuese e Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jasht\u00ebme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Presidentit t\u00eb ShBA. E p\u00ebr t\u00eb mos ja l\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb fajin n\u00eb der\u00eb tjetrit apo t\u00eb huajit, si\u00e7 b\u00ebhet shpesh n\u00eb viset tona, duhet t\u00eb rithemi se ata nuk e shpik\u00ebn vet\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbis\u00eb, homologu i tij n\u00eb Prishtin\u00eb me mb\u00ebshtetijen e angazhimin superaktiv t\u00eb kryeministrit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo ide e cila do t\u00eb gjymtonte funksionimin e Kosov\u00ebs si shtet e si ekonomi si dhe do t\u00eb destabilizonte Ballkanin e m\u00eb gjer\u00eb fillimisht u bllokua n\u00eb Europ\u00eb nga lider\u00eb serioz\u00eb e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe me marr\u00ebveshjen e jav\u00ebs s\u00eb shkuar mund t\u00eb quhet e varrosur nga administrata Trump.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr t\u00eb spostuar v\u00ebmendjen, por edhe debati legjitim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u arrit, apo edhe nuk u arrit n\u00eb \u00cbashington nuk lipset t\u00eb na fshij\u00eb nga kujtesa q\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi nga dora e njeriut n\u00eb postin e gabuar evitua; p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb gjejm\u00eb se si t\u00eb evitohet p\u00ebrs\u00ebritja n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr MiniShengenin n\u00eb grahmat e fundit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb akoma gjall\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryeministri Hoti deklaroi pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes se ai e kishte pranuar p\u00ebrfshirjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Mini Shengen pasi kjo ju k\u00ebrkua nga nd\u00ebrmjet\u00ebsit amerikan\u00eb. Dhe krejt e arsyeshme q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit mbasi i imponuan presidentit serb t\u00eb pranonte me shkrim reduktimin e vart\u00ebsis\u00eb energjitike nga Rusia, refuzimin e teknologjis\u00eb kineze n\u00eb rrjetet 5G e t\u00eb tjera si k\u00ebto nuk mund t&#8217;i refuzonin nj\u00eb karamele pa kosto, madje edhe pa dometh\u00ebnie, si Mini Shengeni, nj\u00eb projekt personal i z. Vu\u010di\u0107.<\/em><\/p>\n<p><em>Por n\u00eb vetvete Mini Shengeni \u00ebsht\u00eb pa dometh\u00ebnie pasi kat\u00ebr lirit\u00eb e BE n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor mund t\u00eb realizohen plot\u00ebsisht vet\u00ebm pas antar\u00ebsimit n\u00eb BE. P\u00ebr realizimin gradual t\u00eb tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojn\u00eb mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit jan\u00eb antare. K\u00ebshtu p.sh jan\u00eb CEFTA me sekretariat n\u00eb Bruksel e K\u00ebshilli Rajonal i Bashk\u00ebpunimit me seli n\u00eb Sarajev\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrkrahjen e plot\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian e t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishin k\u00ebto institucione q\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb koordinim me Komisionin Europian, arrit\u00ebn t\u00eb realizojn\u00eb &#8220;korridoret e gjelbra&#8221; n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar tregtin\u00eb rajonale nga asfiksia e kufijve t\u00eb mbyllur. P\u00ebr. Mini Shengenin nuk u kujtua kush.<\/em><\/p>\n<p><em>Mini Shengeni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e cila sot e k\u00ebsaj dite nuk ka nj\u00eb dokument themelues apo program t\u00eb shkruar; \u00ebsht\u00eb iniciuar nga shteti i vet\u00ebm n\u00eb Ballkan q\u00eb ka marr\u00ebveshje me bllokun tregtar e organizat\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb udhehequr nga Rusia dhe n\u00eb rastin m\u00eb pozitiv i sh\u00ebrben vet\u00ebm egomanis\u00eb s\u00eb udheheq\u00ebsit t\u00eb dit\u00ebs e partner\u00ebve t\u00eb tij rreth e rrotull.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb samiti i Mini Shengenit i njoftuar q\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb Beograd n\u00eb janar (dy muaj para shpalljes s\u00eb pandemis\u00eb) u anullua e u la n\u00eb heshtje mund t\u00eb jet\u00eb fare mir\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se edhe kjo nism\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb rrug\u00ebs drejt Varrez\u00ebs s\u00eb Projekteve t\u00eb Padobishme.<\/em><\/p>\n<p><em>Genc Pollo<\/em><\/p>\n<p><em>Ish minist\u00ebr e deputet<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb pasi e quajt\u00ebn historike Ish deputeti i PD-s\u00eb,\u00a0Genc Pollo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb ku i q\u00ebndron akuzave ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ai nuk \u00ebsht\u00eb patriot. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Pollo shkruan se insistimi i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur Marr\u00ebveshjen e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t&#8217;u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":140417,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140416","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140416\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}