{"id":141617,"date":"2020-09-09T14:56:21","date_gmt":"2020-09-09T12:56:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=141617"},"modified":"2020-09-09T14:56:21","modified_gmt":"2020-09-09T12:56:21","slug":"spak-arreston-mimoza-margjeken-pasi-kishte-marre-6-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-arreston-mimoza-margjeken-pasi-kishte-marre-6-mije-euro\/","title":{"rendered":"SPAK arreston Mimoza Margjek\u00ebn pasi kishte marre 6 mije euro"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr mediat, SPAK ka njoftuar sot se ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr \u00e1rrest p\u00ebr kat\u00ebr persona, mes tyre nj\u00eb gjyqtare dhe nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjyqtaren e komanduar s\u00eb fundi n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs Mimoza Margjeka, e cila dyshohet gjithnj\u00eb sipas njoftimit t\u00eb SPAK q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb 6 mij\u00eb euro, kundrejt ndryshimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb ishte kapur n\u00ebn akuz\u00ebn e kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Por emri i k\u00ebsaj gjyqtare nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur, pasi n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ishte pjes\u00eb e gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit vendosi q\u00eb t\u00eb mos i jepte mandatin e kryebashkiakes socialistet Valbona Sako, e cila doli nga zgjedhjet5 nj\u00ebpartiake t\u00eb 30 Qershorit.<\/p>\n<p>Kjo gjyqtare ishte e vetmja q\u00eb konsideroi nul zgjedhjet e 30 Qershorit, n\u00eb ndryshim nga t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e saj n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e tjera t\u00eb vendit. Tashm\u00eb Margjeka do t\u00eb vuaj\u00eb mas\u00ebn e \u00e1rrestit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ana e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK p\u00ebr \u00e1rrestimet e sotme:<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb ka regjistruar procedimin penal Nr.186\/2020. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, (Drejtorin\u00eb Hetimore Qendrore), n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb metodave proaktive dhe t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb hetimit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur evidentimi dhe dokumentimi i nj\u00eb akiviteti korruptiv n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Sk\u00ebnder Demiraj (me profesion avokat), n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin, kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dh\u00ebn\u00eb shtetases Mimoza Margjeka, me detyr\u00eb gjyqtare, aktualisht e komanduar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, shtetasit Arben Cara, nj\u00eb shum\u00eb prej 6.000 (gjasht\u00eb mij\u00eb) eurosh, si p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb parash, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, nga \u201c\u00e1rrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cgaranci pasurore\u201d, ndaj shtetasit Orion Bali, i \u00e1rrestuar nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Pogradec, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d, parashikuar nga neni 298\/3 i Kodit Penal. N\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb ka ndryshuar mas\u00ebn e sigurimit nga \u201c\u00e1rrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cgaranci pasurore\u201d, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb provat e administruara dhe pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, me vendimin nr. 92 dat\u00eb 05.09.2020 ka caktuar :<\/p>\n<p>Mas\u00ebn e sigurimit \u201c\u00e1rrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Mas\u00ebn e sigurimit \u201c\u00e1rrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 319\/\u00e7 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Mas\u00ebn e sigurimit \u201c\u00e1rrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, parashikuar nga neni 237 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetasit Sk\u00ebnder Demiraj, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Mas\u00ebn e sigurimit \u201c\u00e1rrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetases Mimoza Margjeka, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 319\/\u00e7 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dat\u00eb 09.09.2020, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb cakton masat e sigurimit personal, duke \u00e1rrestuar shtetasit e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr mediat, SPAK ka njoftuar sot se ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr \u00e1rrest p\u00ebr kat\u00ebr persona, mes tyre nj\u00eb gjyqtare dhe nj\u00eb avokat. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjyqtaren e komanduar s\u00eb fundi n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs Mimoza Margjeka, e cila dyshohet gjithnj\u00eb sipas njoftimit t\u00eb SPAK q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb 6 mij\u00eb euro, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":141622,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-141617","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}