{"id":142792,"date":"2020-09-12T11:02:16","date_gmt":"2020-09-12T09:02:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142792"},"modified":"2020-09-12T11:02:16","modified_gmt":"2020-09-12T09:02:16","slug":"partia-demokratike-ben-akuzen-e-rende-illyrian-guard-ka-marre-4-mln-euro-ne-vit-nga-buxheti-i-shtetit-i-duhet-rames-ne-zgjedhjet-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/partia-demokratike-ben-akuzen-e-rende-illyrian-guard-ka-marre-4-mln-euro-ne-vit-nga-buxheti-i-shtetit-i-duhet-rames-ne-zgjedhjet-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Partia: Demokratike b\u00ebn akuz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb\/ Illyrian Guard ka marr\u00eb 4 mln euro n\u00eb vit nga buxheti i shtetit, i duhet Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka akuzuar dhe nj\u00ebher\u00eb policin\u00eb private Illyrian Guard. Departamenti i antikorrupsionit dhe aksesit n\u00eb sh\u00ebrbime dhe transparenc\u00ebs pran\u00eb selis\u00eb blu, thot\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1-vje\u00e7arekjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $.<\/p>\n<p>Sipas tyre, krijimi i nj\u00eb policie private nga kryeministri Rama i vjen n\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri me kapital t\u00ebr\u00ebsisht shtet\u00ebror, me objekt veprimtarie ofrimin e sh\u00ebrbimit me pages\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e rendit dhe siguris\u00eb, u denoncua nga Partia Demokratike si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin e siguris\u00eb me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, duke shmangur konkurrenc\u00ebn dhe duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, duke shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe MSA.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh lidhet, mbi t\u00eb gjitha me p\u00ebrcaktimin mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebsaj kompanie: ofrimin e sh\u00ebrbimit me pages\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e rendit dhe siguris\u00eb juridike, fush\u00eb e cila, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit nr. 108\/2014 \u201cP\u00ebr policin\u00eb e shtetit\u201d, p\u00ebrb\u00ebn atribut eskluziv t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politika e ndjekur dhe proklamuar si shp\u00ebtimtare nga kryeministri ishte ajo e dh\u00ebnies me PPP deri laborator\u00ebve n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb apo parkut t\u00eb Butrintit s\u00eb fundmi, n\u00eb drejtim plot\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt u vendos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor, i cili kishte vite q\u00eb ishte hapur drejt konkurrenc\u00ebs n\u00eb tregun p\u00ebrkat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Dy muaj m\u00eb par\u00eb Ministri i Brendsh\u00ebm, deklaroi se krijimi i nj\u00eb kompanie 100% n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit erdhi si rezultat i dy nevojave, rritja e cil\u00ebsis\u00eb, por dhe ulja e kostove n\u00eb ruajtjen e objekteve shtet\u00ebrore. Shoq\u00ebria \u201cIllyrian Guard\u201d sh.a, e krijuar me VKM-n\u00eb nr. 177, dat\u00eb 04.04.2019. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit dhe ulja e kostove, si ka mund\u00ebsi q\u00eb kryeministri dha me PPP sh\u00ebrbime kaq specifike dhe t\u00eb r\u00ebndesishme, q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve?!<\/em><\/p>\n<p><em>Sa p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb, u pa nga i gjith\u00eb publiku, fal\u00eb denoncimit nga emisioni investigativ \u201cSTOP\u201d, se sa kjo \u00ebsht\u00eb e c\u00ebnuar kur b\u00ebhet fjal\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Brendshme, \u201cIllyrian Guard\u201d. N\u00ebse do t\u00eb flisnim p\u00ebr sigurin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ofroj\u00eb, s\u00ebrish t\u00eb gjith\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb, teksa punonj\u00ebs t\u00eb rekrutuar me rryshfet kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb aksesojn\u00eb pa kufizim institucionet q\u00eb ruajn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i takon uljes s\u00eb kostos, kujtojm\u00eb se sipas tarifave p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb miratuara n\u00eb udh\u00ebzimet p\u00ebrkat\u00ebse, vlera \u00ebsht\u00eb larg asaj t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi n\u00eb kompani private, ndaj rritja e kostos ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek buxheti i shtetit, nga i cili do t\u00ebpaguhet kjo shoq\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1 -vje\u00e7are, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e thesarit, kjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimin e ruajtjes dhe 72 punonj\u00ebs s\u00ebadministrat\u00ebs s\u00eb saj, num\u00ebr i cili \u00ebsht\u00eb projektuar t\u00eb rritet.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebsaj skeme q\u00ebndron larg atij t\u00ebrritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe uljes s\u00eb kostove. Kjo skem\u00eb \u00ebsht\u00eb ideuar p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb sh\u00ebrbim nj\u00eb q\u00ebllimi shum\u00eb m\u00eb madhor dhe jetik p\u00ebr kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit t\u00eborganizuar, autorin e kanabizimit t\u00eb vendit, rr\u00ebnuesit t\u00ebekonomis\u00eb dhe zbrazjes s\u00eb vendit: krijimi i nj\u00eb policie politike, e cila m\u00eb shum\u00eb se kurdo, do t\u2019i duhet dhe do t\u00ebp\u00ebrpiqet t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ky kryeminist\u00ebr nuk ka q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb lejuar realizimin e zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, p\u00ebrkundrazi, ai po riaktivizon t\u00eb nj\u00ebjta skema dhe vegla q\u00eb e soll\u00ebn dhe e mbajt\u00ebn n\u00eb pushtet. K\u00ebtyre t\u00eb fundit, kryeministri ka menduar t\u2019i shtohet edhe policia politike e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo struktur\u00eb e politizuar si e gjith\u00eb administrata, e korruptuar deri n\u00eb palc\u00eb si vet\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb se si ka funksioniar e funksionon kjo qeverisje! Kjo polici private, ku vet\u00ebm b\u00ebhen tendera e merren para korrupsioni p\u00ebr tu futur n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebnim dhe p\u00ebr sigurin\u00eb shtet\u00ebrore!<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike e ka denoncuar k\u00ebt\u00eb afer\u00eb pa u krijuar ende kjo kompani, duke e ditur q\u00eb k\u00ebshtu funksionon kjo qeveri, se k\u00ebt\u00eb filozofi ka, por \u00ebsht\u00eb angazhimi yn\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb ka ideuar, krijuar e zbatuar struktura t\u00eb tilla, do t\u00eb vendoset para ligjit!<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta ndaj korrupsionit nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00eb, por do t\u00eb jet\u00eb me shembuj konkret duke vendosur para ligjit k\u00ebta grabit\u00ebs q\u00eb sot kan\u00eb privatizuar \u00e7do gj\u00eb, dhe buxhetin e shtetit!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka akuzuar dhe nj\u00ebher\u00eb policin\u00eb private Illyrian Guard. Departamenti i antikorrupsionit dhe aksesit n\u00eb sh\u00ebrbime dhe transparenc\u00ebs pran\u00eb selis\u00eb blu, thot\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1-vje\u00e7arekjo shoq\u00ebri ka p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Sipas tyre, krijimi i nj\u00eb policie private nga kryeministri Rama i vjen n\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":142793,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142792","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142792\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}