{"id":142806,"date":"2020-09-12T11:29:35","date_gmt":"2020-09-12T09:29:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142806"},"modified":"2020-09-12T11:31:18","modified_gmt":"2020-09-12T09:31:18","slug":"gara-per-zgjedhjet-2021-basha-eshte-shume-hapa-para-rames-drejt-finishit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gara-per-zgjedhjet-2021-basha-eshte-shume-hapa-para-rames-drejt-finishit\/","title":{"rendered":"Gara p\u00ebr zgjedhjet 2021: Basha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb hapa para Ram\u00ebs drejt finishit"},"content":{"rendered":"<p>Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i gazet\u00ebs MAPO rezulton se Bash\u00ebs i mjafton rezultati i vitit 2013, dhe aleat\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pozitat e dy zgjedhjeve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb rreth 830 mij\u00eb vota ose diku te 76-77 mandate, edhe me ndryshimin e sistemit. Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb disfavorshme, prandaj k\u00ebrkon 800 mij\u00eb vota p\u00ebr 74 mandate, aq sa ka aktualisht. N\u00eb vitin 2017, mesatarja e nj\u00eb mandati ishte 11.500 vota, por p\u00ebr shkak se votat e opozit\u00ebs shkuan d\u00ebm, PS arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr me 10300 vota p\u00ebr mandat, ose 88 mij\u00eb vota m\u00eb pak se k\u00ebrkoheshin.<\/p>\n<p>Edi Rama q\u00eb prej mbledhjes s\u00eb Labinotit, po i m\u00ebshon thuajse \u00e7do dit\u00eb faktit se i duhen 74 deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 qershorit 2021, dhe jo m\u00eb kot. Nj\u00ebsoj si n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019, ai k\u00ebrkon t\u00eb ushtroj\u00eb trysni mbi kund\u00ebrshtarin. Tepsia e votave, nuk e lejon t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb makinacione. Firot e pushtetit dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e shkaktuar nga qeverisja e keqe, nuk mund t\u00eb rikuperohen n\u00eb m\u00eb pak se tet\u00eb muaj q\u00eb i kan\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Faktin se Rilindja tashm\u00eb e ka n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pamundur\u00ebs t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb, e pranojn\u00eb n\u00eb heshtje dhe vet\u00eb deputet\u00ebt e Ram\u00ebs. T\u00eb vetmit q\u00eb i bashkohen \u201cberihajit\u201d, t\u00eb fitores jan\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrhershmit, Balla, Spiropali apo Veliaj q\u00eb edhe mes vet\u00eb militant\u00ebve m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb PS-s\u00eb e kan\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb af\u00ebr nivelit zero.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2020\/September\/12\/auto_119229803_234922351294321_2386837147662797343_n1599896446.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>Karikatura e Bujar Kapexhiut me titull \u201cVrapi i fitores\u201d n\u00eb numrin e sot\u00ebm t\u00eb\u00a0MAPO\u00a0ka nj\u00eb dometh\u00ebnie mjaft t\u00eb madhe. Kryetari i opozit\u00ebs Lulzim Basha, ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb lodhur, pa ide, t\u00eb gjunj\u00ebzuar dhe gati t\u00eb dor\u00ebzuar. Dhe n\u00eb rast se ndjekim sjelljen e elektoratit, \u00ebsht\u00eb tamam k\u00ebshtu. Lulzim Basha, e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb rrug\u00ebn drejt fitores. Atij i duhet vet\u00ebm t\u00eb menaxhoj\u00eb burimet njer\u00ebzore, t\u00eb afroj\u00eb qejfmbeturit e vjet\u00ebr apo t\u00eb rinj, t\u00eb ngushtoj\u00eb distanc\u00ebn me njer\u00ebzit, t\u2019i bind\u00eb se n\u00ebn qeverisjen e tij bilancet do jen\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Avantazhi i tij ndaj kund\u00ebrshtarit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm. Rama s\u2019ka m\u00eb k\u00eb faj\u00ebson p\u00ebr qeverisjen e keqe. Sidomos n\u00eb mandatin e dyt\u00eb ku ai k\u00ebrkoi timon e tepsi i vet\u00ebm, gj\u00ebrat vet\u00ebm sa u p\u00ebrkeq\u00ebsuan. Atij (Ram\u00ebs) s\u2019i ka mbetur gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shantazhoj\u00eb t\u00eb tijt\u00eb. T\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u2019i kthejn\u00eb \u201cnderin\u201d q\u00eb i mbajti tet\u00eb vite n\u00eb pushtet. T\u00eb zhvesh\u00eb nga vetja pesh\u00ebn e fajit p\u00ebr ta shkarkuar atje ku nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb kuptuar s\u00eb fundmi emra si Sand\u00ebr Lleshi apo si Besa Shahini, q\u00eb n\u00eb prag fushate e kuptuan se Rama i p\u00ebrdori sa mundi dhe tashm\u00eb i flaku tej. Ata nuk arrit\u00ebn dhe nuk do arrijn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e enturazhit rilindas, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb: Nuk sjellin vota.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse themi se n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Basha e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb s\u00eb bashku me aleat\u00ebt finishin e pushtetit. P\u00ebr nj\u00eb arsye fare t\u00eb thjesht\u00eb, i mjafton t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb nj\u00eb nga rezultatet e dy zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare 2013 ose 2017, nd\u00ebrsa aleat\u00ebt t\u00eb ruajn\u00eb pozitat e tyre t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2017.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Rama e pranoi vet\u00eb, se ka firo votash. Kur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb arrin t\u00eb artikulohet nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr, at\u00ebher\u00eb eksperienca ka treguar se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 1 mandat nga 75 q\u00eb ka aktualisht n\u00eb 74. Firo elektorale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se aq. Pas tet\u00eb vitesh pushtet n\u00eb vitin 2013, Sali Berisha pati nj\u00eb firo prej gati 200 mij\u00eb votash, dhe megjithat\u00eb s\u00ebrish arriti t\u00eb marr\u00eb 57 deputet\u00eb me gjith\u00eb aleat\u00ebt. P\u00ebr sa u p\u00ebrket k\u00ebtyre t\u00eb fundit, k\u00ebta kan\u00eb ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebri votash t\u00eb pakt\u00ebn po t\u2019u referohemi zgjedhjeve t\u00eb 2015 dhe atyre t\u00eb 2017.<\/p>\n<p><strong>Bash\u00ebs dhe aleat\u00ebve iu mjaftojn\u00eb votat e 2013-\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 77 mandate<\/strong><\/p>\n<p>Synimi i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00eb forc\u00eb e par\u00eb, dhe m\u00eb pas t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shkel\u00eb syrin sa andej k\u00ebtej partive t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb gjirin e tij ndonj\u00eb deputet me q\u00ebllim formimin e qeveris\u00eb. P\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebsaj i duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb pozitat e Sali Berish\u00ebs n\u00eb vitin 2009, kur numrat e mandateve t\u00eb fituara nuk e lejonin t\u00eb formonte kabinet, dhe thirri n\u00eb qeveri Ilir Met\u00ebn, me kat\u00ebr mandate t\u00eb fituara. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb shum\u00ebn e 70 deputet\u00ebve Ram\u00ebs i duhen mbi 700 mij\u00eb vota q\u00eb n\u00eb terrenin elektoral \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2020\/September\/12\/auto_119168671_3517237224963128_4496771924131963075_n1599896448.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij Rama, nuk ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 713 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhje t\u00eb ndershme, dhe ky ishte viti 2013. Kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2009 Rama nuk arriti t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb se 620 mij\u00eb vota, \u00e7ka u konvertuan n\u00eb 65 deputet\u00eb. N\u00eb vitin 2017, pas kat\u00ebr vitesh konsum politik ai shkoi n\u00eb shifr\u00ebn e 764 mij\u00eb vota, pra u rrit me di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se 50 mij\u00eb vota nga viti 2013. N\u00eb fakt kjo nuk shkon me asnj\u00eb logjik\u00eb elektorale zgjedhore.<\/p>\n<p>Pra, Rama maksimumi mund t\u00eb ruante rezultatin e kat\u00ebr viteve m\u00eb par\u00eb por jo nj\u00eb rritje t\u00eb till\u00eb, e cila bazuar dhe n\u00eb numrin e pak\u00ebt t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb at\u00eb vit i siguroi atij nj\u00eb mandat t\u00eb vet\u00ebm. N\u00eb ato zgjedhje ai hyri pa program, pa ide dhe pa bilanc. Thjesht me akuza ndaj ish-aleatit t\u00eb tij, duke k\u00ebrkuar i vet\u00ebm timonin pushtetit. Si\u00e7 rrodh\u00ebn m\u00eb von\u00eb ngjarjet, u m\u00ebsua se n\u00eb jo pak qarqe t\u00eb vendit, rritja e votave ishte siguruar me an\u00eb t\u00eb presionit apo blerjes s\u00eb votave. Pra e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkurt, Ram\u00ebs i duhet t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb s\u00eb paku rezultatin e 2013-\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mandatet e 2017-\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr politik kemi nj\u00eb tjet\u00ebr panoram\u00eb. Pavar\u00ebsisht manovrave hileqare t\u00eb kryeministrit, me ndryshimet kushtetuese ku q\u00ebllimi ishte goditja e koalicioneve parazgjedhore, s\u00ebrish ato s\u2019mund t\u00eb ndalohen plot\u00ebsisht. Natyrisht dalja me kandidat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb lista do i hapte jo pak pun\u00eb PD-s\u00eb. Por me sa duket dhe kjo e ka nj\u00eb zgjidhje. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb tha se e djathta mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb koalicione t\u00eb ndryshme, dhe partit\u00eb aleate t\u00eb dalin n\u00eb koalicion m\u00eb vete. Pra, PD t\u00eb dal\u00eb e vetme, dhe LSI, PDIU dhe partit\u00eb e tjera me lista t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr do ishte dhe ajo e koalicionit mes partive aleate q\u00eb sjellin m\u00eb shum\u00eb vota dhe t\u00eb tjer\u00ebve s\u00eb bashku. Ekspert\u00ebt e zgjedhjeve shprehen se kjo do sillte maksimizimin e vot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn dhe m\u00eb pas bashkimin n\u00eb koalicion qeveris\u00ebs sipas votave q\u00eb kan\u00eb hedhur n\u00eb thesin e p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs s\u00eb bashku me aleat\u00ebt PD-s\u00eb do i mjaftonte q\u00eb t\u00eb ruante rezultatin e vitit 2013 ku ajo arriti t\u00eb merrte s\u00eb bashku me partit\u00eb e vogla 57 deputet\u00eb, ose diku te 528 mij\u00eb vota me t\u00eb cilat mori rreth 50 mandate nd\u00ebrsa shtat\u00eb i mor\u00ebn aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre t\u00eb fundit, do i mjaftonte t\u00eb ruanin rezultatin e dy viteve zgjedhore, 2015-2017, ku LSI-PDIU mor\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebsisht 226 mij\u00eb dhe 76 mij\u00eb vota. N\u00eb total vet\u00ebm nga k\u00ebto tre parti mund t\u00eb sigurohen 830 mij\u00eb vota, ose diku te 76-77 mandate, pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb n\u00eb lista t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Po t\u2019i shtojm\u00eb k\u00ebsaj dhe shumatoren q\u00eb sigurojn\u00eb PAA, PDK apo PR at\u00ebher\u00eb rezultati del deri n\u00eb tri mandate m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn. Bazuar n\u00eb analizat zgjedhore, eksperienca ka treguar se si LSI si PDIU q\u00eb nga 2013 e k\u00ebtej kan\u00eb ditur t\u2019i ruajn\u00eb pozitat e tyre n\u00eb elektorat.<\/p>\n<p>Gjithsesi nga nj\u00eb projeksion i gazet\u00ebs\u00a0MAPO, duke iu referuar vitit m\u00eb t\u00eb keq zgjedhor p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, duke llogaritur si vota p\u00ebr PS-n\u00eb dhe manipulimet e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, del n\u00eb rezultatin se si pasoj\u00eb e sistemit, koalicioni opozitar s\u00ebrish del fitues t\u00eb pakt\u00ebn me dy vende m\u00eb shum\u00eb se e majta. Shkrimi \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 20 qershor me titullin \u201cE v\u00ebrteta e koalicioneve, Opozita do t\u00eb fitonte edhe n\u00eb 2017\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pushtet i pavotuar dhe me 88 mij\u00eb vota m\u00eb pak<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama mori nj\u00eb fitore hilacake n\u00eb vitin 2017 dhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkon ta rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb s\u00ebrish. N\u00eb at\u00eb vit mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje sipas KQZ 1.613.960 votues, ose 47.6 %. Mesatarja e nj\u00eb mandati sipas sistemit proporcional duhej t\u00eb ishte rreth 11.500 vota, por nga p\u00ebr\u00e7arja e koalicionit t\u00eb djatht\u00eb dhe shkuarja d\u00ebm e votave t\u00eb mbledhura Ram\u00ebs i ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesatare prej 10300 votash p\u00ebr mandat, ose 1200 m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb llogari t\u00eb thjesht\u00eb, i bie q\u00eb p\u00ebr 74 mandatet e marra i duheshin jo pak por 88 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb cilat i mungojn\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se p\u00ebrse Rama n\u00eb k\u00ebto zgjedhje k\u00ebrkon shifr\u00ebn prej 800 mij\u00eb votash, q\u00eb korrespondojn\u00eb me 74 mandate, aq sa mori dhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara. Listat e hapura ishin zgjidhja e fundit e tij, pavar\u00ebsisht se ai nuk i ka dashur. Por q\u00eb t\u00eb marr\u00eb 74 mandate n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem zgjedhor, atij nuk i b\u00ebn m\u00eb pun\u00eb as rezultati i vitit 2013, kur qeverin\u00eb ia formoi LSI-ja dhe as ato t\u00eb vitit 2017, ku mori qeverin\u00eb me gati 90 mij\u00eb vota mang\u00ebt, pavar\u00ebsisht manipulimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb shoq\u00ebron t\u00eb majt\u00ebn \u00ebsht\u00eb dhe statura e personave q\u00eb ajo do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb rrethe. Deri m\u00eb tani, Rama ka p\u00ebrzgjedhur 11 t\u00eb deleguarit q\u00eb do drejtojn\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb 11 qarqe. Mes tyre bien n\u00eb sy emra t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, apo manipulime zgjedhjesh. Shum\u00eb analist\u00eb politik\u00eb e shpjegojn\u00eb me faktin, se Rama tashm\u00eb nuk ka ku zgjedh m\u00eb element\u00eb t\u00eb rinj. Taulant Balla tha se n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e emrave do aplikohet me platform\u00eb online, por a mjafton. N\u00eb krahun tjet\u00ebr, opozita ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb proces tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb votimit direkt nga baza. Nga 3600 emra t\u00eb paraqitur n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kandidat\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb procesit jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur 960 emra, deri sa n\u00eb fund do mbeten me gjith\u00eb bashkit\u00eb rreth 200 emra. Natyrisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb delikate p\u00ebr opozit\u00ebn, ku Basha duhet t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm sidomos me personat q\u00eb kan\u00eb mbetur jasht\u00eb gare, q\u00eb kan\u00eb pretendimet e tyre mbi drejt\u00ebsin\u00eb e procesit, p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur s\u00ebrish situata e vitit 2017, ku an\u00ebtar\u00ebsia u nda m\u00eb dysh.<\/p>\n<p>Kryetari i PD s\u00eb Fierit Luan Ba\u00e7i, paraqiti dje nj\u00eb formular t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga Bashkia e Fierit, ku sipas tij b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr shantazhin q\u00eb i b\u00ebhej administrat\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb deklaruar votat p\u00ebr familje, por edhe angazhimin n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb. Sipas tij \u00e7do drejtues n\u00eb at\u00eb bashki duhet t\u00eb siguronte 30 vota e lart p\u00ebr PS-n\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb ndryshimet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kodit Zgjedhor d\u00ebnohet me ligj.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi, sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD shp\u00ebrndau nj\u00eb let\u00ebr-porosi t\u00eb gjitha deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb rrethe dhe Tiran\u00eb, ku iu k\u00ebrkonte deg\u00ebve q\u00eb \u201cT\u00eb identifikojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb Formular t\u00eb till\u00eb apo q\u00eb shantazhojn\u00eb punonj\u00ebsit e tyre p\u00ebr q\u00ebllime politike\/elektorale, si dhe t\u00eb dokumentohen veprimet e paligjshme t\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore q\u00eb angazhohet n\u00eb veprimtari politike me q\u00ebllim elektoral. P\u00ebr secilin prej tyre t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb Shtabin Qendror n\u00eb PDSH p\u00ebr efekt dokumentimi dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kall\u00ebzimeve penale n\u00eb prokurori\u201d.<\/p>\n<p>Duket se Edi Rama i druhet fort nj\u00eb braktisjeje t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb vitit 2019 n\u00eb zgjedhjet lokale ku hyri i vet\u00ebm. Shifrat zyrtare tregojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej gati 23 % ose 50% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ajo e vitit 2017. Nga 811 mij\u00eb votues PS pretendon se mori 764 mij\u00eb, e nj\u00ebjta shif\u00ebr me at\u00eb t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve pjes\u00ebmarrja deri n\u00eb or\u00ebn 15 ishte vet\u00ebm 11% q\u00eb korrespondon me rreth 388 mij\u00eb votues. Pas angazhimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arsenalit dhe strukturave, n\u00eb or\u00ebn 18.00 kur do mbylleshin qendrat e votimit, mediat n\u00eb koh\u00eb reale raportuan rreth 19% ose diku tej 671 mij\u00eb votues. Ishin pik\u00ebrisht or\u00ebt kur, PD pretendon se filluan t\u00eb mbusheshin kutit\u00eb e votimit nga militant\u00ebt, dhe regjistrat regjistronin firma nga e nj\u00ebjta dor\u00eb. M\u00eb tej KQZ iu desh nj\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rezultatin final, q\u00eb u ngrit me 140 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb, ose 4%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces qesharak, po ta mendosh se pjes\u00ebmarrja del n\u00eb momentin q\u00eb mbyllen qendrat e votimit, nga komisionet. Procesi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, num\u00ebrohen votat e pap\u00ebrdorura q\u00eb kan\u00eb mbetur, dhe zbriten nga shuma q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim komisioni n\u00eb momentin fillestar, diferenca e mbetur jan\u00eb flet\u00ebt e p\u00ebrdorura, krahasohen numrat me regjistrat duke nxjerr\u00eb numrin e votuesve. Gjithsesi, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, m\u00eb shum\u00eb se 46 mij\u00eb vota ose 6% t\u00eb totalit u nxor\u00ebn t\u00eb pavlefshme nga votuesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative duke deklaruar shpesh se jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim nga shefat e tyre n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>PD pretendoi se KQZ me an\u00eb t\u00eb Denar Bib\u00ebs, manipuloi shifrat e pjes\u00ebmarrjes me 280 mij\u00eb persona. Ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i referohej t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb saj nga qendrat e votimit n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb zgjedhje mor\u00ebn pjes\u00eb diku te 530 mij\u00eb persona. Po t\u2019i heqim dhe ata 46 mij\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative, deklaruan vot\u00ebn kund\u00ebr n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, at\u00ebher\u00eb rezulton se \u201ckryeministri m\u00eb i mir\u00eb\u201d e ka rrudhur PS-n\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e vitit 1992, kur ende nuk kishte nd\u00ebrruar emrin q\u00eb nga koha e monizmit.<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i gazet\u00ebs MAPO rezulton se Bash\u00ebs i mjafton rezultati i vitit 2013, dhe aleat\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pozitat e dy zgjedhjeve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb rreth 830 mij\u00eb vota ose diku te 76-77 mandate, edhe me ndryshimin e sistemit. Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb disfavorshme, prandaj k\u00ebrkon 800 mij\u00eb vota [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":142809,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142806","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142806\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}