{"id":142852,"date":"2020-09-12T12:34:56","date_gmt":"2020-09-12T10:34:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=142852"},"modified":"2020-09-12T12:34:56","modified_gmt":"2020-09-12T10:34:56","slug":"flet-ish-deputeti-i-ps-se-agostin-marku-rama-hashashizoi-vendin-dhe-kriminalizoi-voten-meta-duhet-te-rikthehet-ne-ekzekutiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/flet-ish-deputeti-i-ps-se-agostin-marku-rama-hashashizoi-vendin-dhe-kriminalizoi-voten-meta-duhet-te-rikthehet-ne-ekzekutiv\/","title":{"rendered":"Flet ish-deputeti i PS-s\u00eb Agostin Marku: Rama hashashizoi vendin dhe kriminalizoi vot\u00ebn\/ Meta duhet t\u00eb rikthehet n\u00eb ekzekutiv"},"content":{"rendered":"<p>Agostin Marku, ish- deputet i PS-s\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d shkruan se \u201cLazarati\u201d i nd\u00ebrmarr\u00eb nga kryeministri Rama n\u00eb 2015, sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll monopolin e hashashit, sepse me hashashin kriminalizoi votat n\u00eb 2015, 2017 dhe n\u00eb 2019, nd\u00ebrsa p\u00ebrmasat e m\u00ebdha t\u00eb kultivimit t\u00eb hashashit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb potencial financiar i rilindasve, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat edhe n\u00eb 25 prill 2021.<\/p>\n<p>Zoti Marku pohon se socialist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga qeverisja e kryeministrit Rama, sepse nuk mbajti asnj\u00eb premtim dhe i braktisi socialist\u00ebt dhe t\u00eb Majt\u00ebn, derisa u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb oligark\u00ebve. Zoti Marku, pohon se Presidenti Meta ka qen\u00eb kryeministri m\u00eb i suksessh\u00ebm i socialist\u00ebve dhe, n\u00ebse nd\u00ebrmerr iniciativ\u00ebn, q\u00eb nn\u00eb 26 prill t\u00eb marr\u00eb kreun e qeveris\u00eb s\u00eb re, at\u00ebhere do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkrahjen edhe t\u00eb socialist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt duan sundimin e ligjit dhe t\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>-Zoti Marku, kryeministri Rama, n\u00eb fillimin e fushat\u00ebs elektorale, \u00e7on me urgjenc\u00eb projektligjin p\u00ebr hapjen e kumarit, kur para 4 viteve, ato i mbylli me forc\u00eb, duke shkat\u00ebrruar mij\u00ebra biznese, la t\u00eb papun\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb, burgosi ata q\u00eb e kund\u00ebrshtuan at\u00eb operacion policor. Sipas jush, cilat jan\u00eb arsyet politike q\u00eb kryeministri Rama \u201cRilind\u201d kumarin?<\/p>\n<p>\u2013 Kryeministri Rama \u201cRilind\u201d gjith\u00e7ka q\u00eb nuk duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe lufton e shkat\u00ebrron at\u00eb q\u00eb duhet. Kjo tashm\u00eb shihet e d\u00ebgjohet nga kushdo dhe cilido shqiptar q\u00eb ka sy e vesh\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebta shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb sy e shikojn\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb vesh\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb ken\u00eb edhe memorien e fresket q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb dhe t\u2019i japin at\u00eb q\u00eb meriton me 25 Prill 2021. Ai d\u00ebrgon me urgjenc\u00eb n\u00eb parlament projektligjn p\u00ebr hapjen e kumarit, kur para kat\u00ebr viteve, ato i mbylli m\u00eb forc\u00eb dhe shkat\u00ebrroi me dhun\u00eb, sepse tani \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019i miratuar dhe p\u00ebr t\u00eb pasur monopol edhe k\u00ebt\u00eb sektor. Ndryshe m\u00eb von\u00eb nuk do t\u2019i binden as t\u00eb tij\u00ebt, sepse mjaft mir\u00eb shum\u00eb prej tyre deputet\u00eb, do t\u2019i lej\u00eb n\u00eb balt\u00eb, duke i mos i kandiduar, sipas teoris\u00eb s\u00eb limonit t\u00eb shtrydhur, q\u00eb i shkon m\u00eb p\u00ebr shtat se \u00e7do politikani tjet\u00ebr. T\u00eb gjitha veprimet kryeministri Rama i b\u00ebn gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reformave. Pra edhe rastin e mbylljes s\u00eb kazinove para kat\u00ebr viteve e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reformave, por n\u00eb fakt veprimet e tanishme tregojn\u00eb se e ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht se nuk kishte akses dhe kontroll ndaj tyre. Forma e vetme p\u00ebr t\u2019i menaxhuar, kontrolluar dhe patur monopolin, ishte q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb tregun dhe investimin e mij\u00ebra bizneseve, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb papun\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb, ishte t\u2019i rihapte tani. Pra atij nuk i intereson fare se ka shkat\u00ebrruar biznese, apo ka l\u00ebn\u00eb mijra veta pa siguruar buk\u00ebn e gojes. P\u00ebr at\u00eb, n\u00eb sherbim t\u00eb monopoleve, kon\u00e7ensioneve dhe oligarkis\u00eb, duhet v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka; partia, morali, vota, besimi, ideali, fjala reforme, burimet njer\u00ebzore, integrimi e \u00e7far\u00eb t\u00eb \u00ebnderroj\u00eb n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr ta realizuar t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>\u2013 Paralelisht, n\u00eb fillimin e qeverisjes n\u00eb mandatin e qeverisjes s\u00eb par\u00eb kryeministri Rama nd\u00ebrmori operacionin policor t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr hashashit, q\u00eb u kuror\u00ebzua me r\u00ebnien e Lazaratit. Mir\u00ebpo, k\u00ebt\u00eb vit hashashizimi i Shqip\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. Rast\u00ebsisht, kjo, n\u00eb vitin elektoral t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021?<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fillimin e mandatit t\u00eb par\u00eb qeveris\u00ebs kur kryeministri Rama nd\u00ebrmori operacionin policor t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr hashashit, q\u00eb u kuror\u00ebzua me r\u00ebnien e Lazaratit, cilido e p\u00ebrg\u00ebzoi, sepse u mendua se tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtja e kultivimit t\u00eb drogave dhe tregtimit t\u00eb tyre do t\u00eb marr\u00eb fund n\u00eb vendin ton\u00eb. Jo pa q\u00ebllim edhe organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, e sidomos strukturat e BE-s\u00eb, e p\u00ebrshendet\u00ebn dhe inkurajuan qeverin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Edhe ajo pjes\u00eb e asaj opozite, q\u00eb e kund\u00ebrshtoi ishte n\u00eb gjys\u00ebm z\u00ebri kund\u00ebrshtie, duke p\u00ebrmendur m\u00eb shum\u00eb veprimet e dhunshme tek-tuk ndaj trafikanteve, dhe n\u00eb heshtje duke p\u00ebrshendetur veprimet e qeveris\u00eb. Por realisht nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo qeveri t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm, gjat\u00eb mandatit t\u00eb p\u00ebrmendet p\u00ebr nj\u00eb veprim n\u00eb sherbim t\u00eb sigurise dhe luft\u00ebs kund\u00ebr prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk u desh shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohej se ai veprim i qeveris\u00eb nuk ishte p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb rreziksh\u00ebm, por p\u00ebrkundrazi p\u00ebr ta shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin dhe me pronar\u00eb t\u00eb rinj. Pra, nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se nj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb monopolin edhe t\u00eb k\u00ebsaj industrie t\u00eb fuqishme me t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur si\u00e7 u v\u00ebrtetua m\u00eb von\u00eb deri dhe n\u00eb kriminalizimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nga militant\u00eb histerik\u00eb t\u00eb rilindjes, persona t\u00eb inkriminuar dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi bota e krimit, q\u00eb u vendos p\u00ebrkrah kryeministrit p\u00ebr t\u00eb siguruar vota edhe n\u00eb 2013, ndan\u00eb zonat e influenc\u00ebs dhe shum\u00eb shpejt, Shqip\u00ebria do t\u00eb gjelb\u00ebrohej nga kanabisi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatohej ky gjelb\u00ebrim i vendit me kultivimin e drog\u00ebrave nga m\u00eb t\u00eb fortat, pothuajse \u00e7do nat\u00eb n\u00eb mediet komb\u00ebtare dhe rrjete sociale, do t\u00eb kishim t\u00eb nj\u00ebtat deklarata nga titullar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mbillet dhe as kultivohet asnj\u00eb bim\u00eb kanabis apo lloj tjet\u00ebr drog\u00eb. K\u00ebshtu \u00e7\u00ebshtja e kanabizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do vit, por ka pasur oshilacione, dhe n\u00eb vitet elektorale ka arritur kulmin. Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re n\u00eb \u00e7do vit elektoral t\u00eb qeverisjes s\u00eb k\u00ebtij kryeministri ashtu si\u00e7 tashme e shikon kushdo edhe tani kurb\u00ebn e rritjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Pra, kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka rast\u00ebsore pasi p\u00ebrkon n\u00eb vitin elektoral t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021. E nj\u00ebjta strategji, nga i nj\u00ebjti dirigjent, nga e nj\u00ebjta struktur\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb njejtin q\u00ebllim. T\u00eb kriminalizoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb njerez duke shtuar bot\u00ebn e krimit, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb blerjes dhe kriminalizimit t\u00eb vot\u00ebs elektoral\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb botes tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vertetuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht se kur dhe ku \u00ebsht\u00eb kultivuar dhe trafikuar drogat e \u00e7do lloji, kan\u00eb pasur vrasje, p\u00ebrplasje, krim, vota t\u00eb deformuara p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtete t\u00eb pamerituar dhe q\u00eb t\u00eb gjitha s\u00eb bashku sjellin pasiguri e deformim t\u00eb sistemit demokratik. Ndaj kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ky popull t\u00eb zgjohet dhe t\u2019i th\u00ebrras\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebs sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ram\u00ebn, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb monopoleve, koncensioneve dhe oligarkis\u00eb, duhet t\u00eb vihen gjith\u00e7ka: partia, morali, vota, besimi, ideali, fjala reform\u00eb, burimet njer\u00ebzore, integrimi dhe e nes\u00ebrmja e shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Marku, kryetari i PS-s\u00eb, duke hapur zyrtarisht fushat\u00ebn elektorale t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021, u k\u00ebrkoi drejtuesve politik\u00eb dhe kryebashkiak\u00ebve \u201crilindas\u201d 800 mij\u00eb vota dhe 74 mandate, por nuk iu drejtua elektoratit t\u00eb Majt\u00eb dhe as socialist\u00ebve. Sipas jush, pse Rama votat nuk i k\u00ebrkoi nga socialist\u00ebt?<\/p>\n<p>\u2013 Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb shpallur dekreti i zgjedhjeve parlamentare, realisht dhe ligj\u00ebrisht fushata elektorale nuk ka filluar, por p\u00ebrs\u00ebri kryeministri nuk do t\u2019ia dij\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ai u k\u00ebrkoi drejtuesve politik\u00eb dhe kryebashkiak\u00ebve rilindas 800 mij\u00eb vota dhe 74 mandate, sepse e di shum\u00eb mir\u00eb se nuk ka asnj\u00eb argument, apo arsye q\u00eb t\u00eb marr\u00eb jo aq, por as gjysm\u00ebn e tyre. Si mund t\u2019ja sigurojn\u00eb 800 mij\u00eb vota dhe 74 mandate, drejtuesit e tij politik\u00eb dhe kryebashkiak\u00ebt rilindas kur ato u deskretituan n\u00eb fushat\u00ebn pa gar\u00eb n\u00eb vitin 2019, duke marr\u00eb minimumin e votave q\u00eb ka marr\u00eb e majta edhe n\u00eb situatat me kritike t\u00eb saj? Nuk iu drejtua elektoratit t\u00eb Majt\u00eb dhe as socialist\u00ebve p\u00ebr votat, sepse Rama nuk punoi p\u00ebr afro tet\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb merituar votat e socialist\u00ebve dhe progresist\u00ebve. Socialist\u00ebt, shtresa e mesme e popullsis\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebrit p\u00ebrfundimisht ndjehen t\u00eb tradh\u00ebtuar nga kjo qeverisje.<\/p>\n<p>Meta hyn tek politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb m\u00eb produktiv n\u00eb ekzekutiv dhe n\u00ebqoft\u00ebse ndodh nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb un\u00eb do ta quaja nj\u00eb politikan t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar pushtet dhe privilegje duke pranuar sakrifica p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve<\/p>\n<p>\u2013 Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka qeverisur 2 mandate rresht, i akuzuar p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr inkriminim, p\u00ebr kapje t\u00eb pushteteve, p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb instaloj\u00eb shtet monist, \u00e7udit\u00ebrisht em\u00ebron drejtues politik n\u00eb qarqe p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale, ministra dhe ish ministra t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. Pse kryeministri zbaton k\u00ebt\u00eb strategji elektorale?<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrvoja demokratike e shum\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara na ka treguar s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb e nj\u00ebjta forc\u00eb apo bllok politik t\u00eb qeveris\u00eb pa nd\u00ebrprerje m\u00eb shum\u00eb se dy mandate. Edhe sikur t\u00eb kishte qeverisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, ne nuk jemi Gjermania dhe as Suedia. E them k\u00ebt\u00eb, sepse edhe vet\u00eb kryeministri, jo vetem q\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb se kjo nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb, por dhe \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se si ka qeverisur dhe \u00e7far\u00eb interesash ka mbrojtur. Nuk mund ta realizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ndaj po vepron ekzakt sikur kemi par\u00eb n\u00eb sistemet moniste, t\u00eb cilet p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjet sikur kan\u00eb reflektuar, apo p\u00ebr t\u00eb justifikuar gabimet kurban b\u00ebjn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb tilla d\u00ebshp\u00ebruese, si nd\u00ebrrime drejtuesish politik, apo pse jo dhe struktur\u00eb qeveritare apo emra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ministrash. E gjitha kjo strategji \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur sa \u00ebsht\u00eb e mundur at\u00eb kontigjent \u201crilindas\u201d q\u00eb i ka mbetur aktualisht.<\/p>\n<p>\u2013 Shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare pa u d\u00ebnuar krimi elektoral i dosjeve 339 dhe 184, fakte t\u00eb dokumentuara nga Prokuroria t\u00eb shitblerjes dhe manipulimit t\u00eb votave, tjet\u00ebrsim i rezultatit zgjedhor nga ministra, kryebashkiak\u00eb e deputet\u00eb socialist\u00eb. A mendoni se n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021 vota do t\u00eb jet\u00eb e garantuar se nuk do t\u00eb blihet masivisht, nuk do t\u00eb manipulohet?<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e papritur q\u00eb me k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr nuk mbyllet asgj\u00eb, as edhe \u00e7\u00ebshtja e dosjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar korrupsionin apo krime t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme. Po t\u00eb nd\u00ebshkohen krime t\u00eb k\u00ebsaj natyre, at\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb kapje pushteti, si mund t\u00eb nd\u00ebshkohet dirigjenti i tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb drejton k\u00ebto pushtete t\u00eb kapura? Fakti q\u00eb nuk ka nd\u00ebshkime tregon se pavar\u00ebsisht q\u00eb trumbetohet m\u00eb t\u00eb madhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, akoma n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7alon shum\u00eb sistemi drejtesis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb alarmante, por jo t\u00eb biem n\u00eb pesimiz\u00ebm. Ky popull \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka shkelmuar diktatur\u00ebn 50- vje\u00e7are n\u00eb vitin 1990, jo t\u00eb mos largoj\u00eb nj\u00eb klik\u00eb t\u00eb korruptuar sado e pasuruar me parat\u00eb e drog\u00ebs dhe krimit. Populli t\u00eb nd\u00ebshkon pik\u00ebrisht kur drejtuesi kalon n\u00eb delir. Dhe deliri i madh\u00ebshtis\u00eb tashm\u00eb ka kaluar \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb k\u00ebtij pushteti, ndaj sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb klima parazgjedhore, un\u00eb besoj se vota popullore, do ta ul\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb k\u00ebt\u00eb delir. Sado kanabis t\u00eb mbillet, sado vota t\u00eb blihen, sovrani shqiptar \u00ebsht\u00eb aq i zgjuar sa te largoj\u00eb deformuesit e demokracis\u00eb dhe abuzuesit e pushtetit.<\/p>\n<p>Si mund t\u2019ja sigurojn\u00eb 800 mij\u00eb vota dhe 74 mandate, drejtuesit politik\u00eb dhe kryebashkiak\u00ebt rilindas kur ato u deskretituan n\u00eb fushat\u00ebn pa gar\u00eb n\u00eb vitin 2019, duke marr\u00eb minimumin e votave. Socialist\u00ebt, shtresa e mesme e popullsis\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebrit p\u00ebrfundimisht ndjehen t\u00eb tradh\u00ebtuar nga kjo qeverisje<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Marku, nj\u00eb lajm q\u00eb u p\u00ebrhap dje, se Presidenti Meta mund t\u00eb marr\u00eb postin e kryeministrit dhe ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, a mendoni se ngjall shpres\u00eb tek socialist\u00ebt e zhg\u00ebnjyer nga \u201cRilindja\u201d Socialiste?<\/p>\n<p>\u2013 Nuk e di sa i vertet\u00eb \u00ebsht\u00eb ky lajm kur me sa di un\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb akoma i konfirmuar nga vet\u00eb Zoti Meta. Dihet tashm\u00eb jo vet\u00ebm nga opinioni publik dhe politik, por dhe nga njer\u00ebzit mbar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se Politikani Meta hyn n\u00eb kategorin\u00eb e politikan\u00ebv\u00eb aktiv\u00eb dhe dihet se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb produktiv n\u00eb poste ekzektutive se ato ligjv\u00ebn\u00ebse apo honorifike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb funksioni presidentit. Tashm\u00eb, ai, ka dh\u00ebn\u00eb prova q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re n\u00eb funksione ekzekutive n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, n\u00eb diplomaci, poste t\u00eb tilla si zv\/kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs kosovare me nj\u00eb menaxhim t\u00eb shk\u00eblqyer, apo dhe kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur qeverisja e PS-s\u00eb ka patur treguesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomik\u00eb dhe zhvillimor\u00eb. Ka patur edhe shum\u00eb funksione n\u00eb koh\u00eb e situata t\u00eb tjera t\u00eb v\u00ebshtira ku \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr kompromise transparente politike, n\u00eb sh\u00ebrbim te konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb duke afruar shum\u00eb her\u00eb edhe dor\u00ebheqjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb krizave. P\u00ebrmenda m\u00eb konkretisht ato funksione t\u00eb periudh\u00ebs para 2005 q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me qeverisjen e socialisteve, dhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb far\u00eb t\u00eb re, me ato suksese t\u00eb padiskutueshme t\u00eb nj\u00eb politikani shum\u00eb energjitik q\u00eb ka len\u00eb gjurm\u00eb te pashlyera n\u00eb historin\u00eb e sukseseve t\u00eb socialisteve. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr politikanet e rrall\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare si personalitet i fjal\u00ebs dhe premtimeve t\u00eb mbajtura. P\u00ebrfundimisht, Meta hyn tek politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb m\u00eb produktiv n\u00eb ekzekutiv dhe n\u00ebqoft\u00ebse ndodh nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb un\u00eb do ta quaja nj\u00eb politikan t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar pushtet dhe privilegje duke pranuar sakrifica p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet n\u00eb sherbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e till\u00eb i sh\u00ebrben edhe socialist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se kushdo duan sundimin e ligjit dhe t\u00eb shtetit ligjor, dhe e kan\u00eb provuar suksesin e Met\u00ebs n\u00eb qeverisjet e suksesshme t\u00eb PS n\u00eb mandatet 1997-2005.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agostin Marku, ish- deputet i PS-s\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d shkruan se \u201cLazarati\u201d i nd\u00ebrmarr\u00eb nga kryeministri Rama n\u00eb 2015, sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll monopolin e hashashit, sepse me hashashin kriminalizoi votat n\u00eb 2015, 2017 dhe n\u00eb 2019, nd\u00ebrsa p\u00ebrmasat e m\u00ebdha t\u00eb kultivimit t\u00eb hashashit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb potencial financiar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":142853,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142852","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}