{"id":145048,"date":"2020-09-21T12:38:34","date_gmt":"2020-09-21T10:38:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=145048"},"modified":"2020-09-21T12:38:34","modified_gmt":"2020-09-21T10:38:34","slug":"ministria-e-drejtesise-kerkese-kuvendit-ja-cili-nen-bie-ne-kundershtim-me-kushtetuten-dhe-praktiken-e-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ministria-e-drejtesise-kerkese-kuvendit-ja-cili-nen-bie-ne-kundershtim-me-kushtetuten-dhe-praktiken-e-gjykates-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Kuvendit\/Ja cili nen bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjonaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Kuvendit, ku i k\u00ebrkon ndryshimin e nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj pengohet procesi i ngritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ministres, dy paragraf\u00ebt e k\u00ebtij neni, bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cMinistri i Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e institucionit p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb harton dhe ndjek zbatimin e politikave n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, po parashtron argumentet mbi nevoj\u00ebn e ndryshimeve t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe argumentat n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn t\u00eb k\u00ebtyre parashikimeve si dhe ndikimet q\u00eb ato kan\u00eb n\u00eb zbatimin e objektivave t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ngritjen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e ministres Gjonaj.<\/p>\n<p><strong>Kerkesa e Etilda Gjonajt drejtuar Kuvendit<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Kuvendit p\u00ebr ndryshimin e nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor. Ministrja Gjonaj \u2013 Me parashikimin e kufizimeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor pengohet procesi p\u00ebr ngritjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/p>\n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj i ka d\u00ebrguar Kuvendit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fillimin e nj\u00eb iniciative ligjore q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb nenin 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor pasi n\u00eb mendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi parashikimet e nenit 149 paragrafi \u201ca\u201d dhe \u201cb\u201d bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos argumenteve mbi antikushtetutshm\u00ebrin\u00eb e tyre, k\u00ebto dispozita paraqesin nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb q\u00ebn\u00ebsishme n\u00eb drejtim t\u00eb realizimit t\u00eb nj\u00eb prej objektivave madhore t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, si dhe objektiv ekzigjent, lidhur me plot\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb por edhe si nj\u00eb prioritet n\u00eb perspektiv\u00ebn e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor t\u00eb dispozitave q\u00eb lidhen me Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor, pengojn\u00eb vijimin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb procedurave p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakancave dhe em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nenit 149, t\u00eb ligjit nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar s\u00eb fundmi me ligjin nr. 101\/2020, parashikohet se gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet hetimit apo procedimit disiplinor si dhe t\u00eb l\u00ebvizet nga detyra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme apo t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr tre arsye q\u00eb lidhen me: shkaqe disiplinore; organizimi gjyq\u00ebsor, apo ngritje n\u00eb detyr\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto shkaqe jan\u00eb vendosur nga ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00eb funksion t\u00eb garantimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb gjyqtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, k\u00ebto parashikime nuk mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet kushtetuese dhe nuk duhet t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb garancit\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur por edhe llogaridh\u00ebn\u00ebs, t\u00eb vendosura p\u00ebrmes ndryshimeve kushtetuese t\u00eb realizuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e institucionit p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb harton dhe ndjek zbatimin e politikave n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, po parashtron argumentet mbi nevoj\u00ebn e ndryshimeve t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe argumentat n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn t\u00eb k\u00ebtyre parashikimeve si dhe ndikimet q\u00eb ato kan\u00eb n\u00eb zbatimin e objektivave t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ngritjen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi hetimin apo\/dhe procedimin disiplinor t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ndryshimet e reja t\u00eb Kodit Zgjedhor kan\u00eb parashikuar q\u00eb gjyqtari gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet hetimit apo procedimit disiplinor gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar Kolegji. An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor delegohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 4 vje\u00e7ar.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor ndalohet hetimi apo procedimi disiplinor i gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb gjyqtar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale ose etike q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat neni 140 i Kushtetut\u00ebs parashikon marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, neni 149, pika 1, shkronja \u201ca\u201d e Kodit Zgjedhor, duke parashikuar ndalimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb hetimit apo procedimit disiplinor t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor p\u00ebr sa koh\u00eb ata ushtrojn\u00eb funksionin e an\u00ebtarit t\u00eb k\u00ebtij Kolegji, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb bie ndesh me nenin 140, nenin 147\/a pik\u00ebn \u201cb\u201d dhe nenin 147\/d t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke i p\u00ebrjashtuar, pa nj\u00eb shkak t\u00eb p\u00ebrligjur, gjyqtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore.<\/p>\n<p>Konkretisht, neni 140 i Kushtetut\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar se gjyqtari mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore sipas ligjit. Po ashtu, ky nen ka p\u00ebrcaktuar q\u00eb gjyqtari shkarkohet nga detyra kur kryen shkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale ose etike q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga parashikimi i nenit 147\/a pika \u201cb\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha masat disiplinore ndaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve. Sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb nenit 149, pika 1, shkronja \u201ca\u201d t\u00eb Kodit Zgjedhor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, n\u00eb kund\u00ebrshtim me sa parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni n\u00eb fuqi, nuk mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr masat disiplinore ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor. Ngjashm\u00ebrisht, ky lloj parashikimi i Kodit Zgjedhor c\u00ebnon edhe kompetenc\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 147\/d t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe filluar procedimin disiplinor ndaj t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve. Sidoqoft\u00eb, duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb nj\u00eb parashikim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb kishte edhe paragrafi i par\u00eb i nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, p\u00ebrpara ndryshimit nga ligji 101\/2020. Megjithat\u00eb, sillet n\u00eb vemendje q\u00eb ky lloj parashikimi ishte miratuar p\u00ebrpara ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016 dhe ishte miratuar n\u00eb koh\u00ebn kur sipas nenit 34 t\u00eb ligjit nr.9877, dat\u00eb 18.2.2008 \u201cP\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (i shfuqizuar), t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb e kishte Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ky lloj parashikimi kishte si q\u00ebllim t\u00eb mbronte an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor nga fillimi i procedimit disiplinor nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb nga forcat politike q\u00eb mund t\u00eb ishin pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje dhe rrjedhimisht, mund t\u00eb paraqisnin k\u00ebrkesa p\u00ebrpara Kolegjit Zgjedhor. Me ndryshimet kushtetuese t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, si\u00e7 u arsyetua m\u00eb sip\u00ebr, fillimi i procedimit disiplinor dhe vendimi p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore jan\u00eb vendimmarrje t\u00eb Institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, parashikimi i shkronj\u00ebs \u201ca\u201d i paragrafit 1 t\u00eb nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor (t\u00eb ndryshuar) bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin kushtetues t\u00eb barazis\u00eb. Garantimi i imunitetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nga procedimi disiplinor p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ato sh\u00ebrbejn\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Kolegji, i vendos k\u00ebta gjyqtar\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb privilegjuar n\u00eb raport me gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Sidoqoft\u00eb, instrumentat q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj mbrojtje duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb bien ndesh me frym\u00ebn e ndryshimeve kushtetuese t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga nevoja e garantimit t\u00eb nj\u00eb mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e k\u00ebtij Kolegji, p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb vendimarrje e pavarur dhe e paanshme, mund t\u00eb parashikohet p\u00ebrjashtimisht, nj\u00eb kufizim proporcional dhe i p\u00ebrkohsh\u00ebm i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hetuar ose p\u00ebr t\u00eb filluar procedimin disiplinor t\u00eb k\u00ebtyre gjyqtar\u00ebve p\u00ebr shkaqe q\u00eb lidhen vet\u00ebm me ushtrimin e funksionit si an\u00ebtar t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij parashikimi, nga nj\u00ebra an\u00eb arrihet q\u00ebllimi i ligjv\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb krijuar mbrojtjen e nevojshme t\u00eb k\u00ebtyre gjyqtar\u00ebve p\u00ebr vendimarrje t\u00eb pavarur gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit n\u00eb Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor dhe nga ana tjet\u00ebr, garantohet zbatimi i dispozitave kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat argumenta shprehim edhe sugjerimin p\u00ebr shfuqizimin e parashikimit t\u00eb nenit 149\/1 shkronja \u201cc\u201d p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional t\u00eb gjyqtar\u00ebve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kolegjit zgjedhor gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e sip\u00ebrp\u00ebrm\u00ebndura, propozojm\u00eb q\u00eb neni 149, pika 1, shkronja \u201ca\u201d e Kodit Zgjedhor t\u00eb riformulohet e si vijon:<br \/>\n1. Gjyqtari gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nuk mund:<br \/>\na) t\u2019i n\u00ebnshtrohet hetimit apo procedimit disiplinor gjat\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar Kolegji p\u00ebr shkaqe q\u00eb lidhen me ushtrimin e funksionit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb k\u00ebtij Kolegji.<br \/>\n2. Mbi kufizimin e ngritjes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nuk mund t\u00eb ngrihen n\u00eb detyr\u00eb. Ky lloj parashikimi, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb vendosur si nj\u00eb lloj mbrojtje e posa\u00e7me p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij Kolegji. N\u00eb vler\u00ebsimin e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ky parashikim jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mbron an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij Kolegji, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me garancit\u00eb kushtetuese p\u00ebr ushtrimin e funksionit t\u00eb gjyqtarit si dhe ngre probleme serioze n\u00eb zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, dhe ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar m\u00eb sip\u00ebr, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ngritjen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vler\u00ebsojm\u00eb se parashikimi ligjor q\u00eb gjyqtari gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor nuk mund t\u00eb l\u00ebvizet nga detyra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme apo t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebrmes ngritjes n\u00eb detyr\u00eb, gjendet n\u00eb papajtueshm\u00ebri me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke cenuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejtat dhe garancit\u00eb kushtetuese dhe ligjore t\u00eb gjyqtarit si dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, c\u00ebnon gjithashtu statusin e gjyqtar\u00ebve duke penguar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr ngritje profesionale dhe p\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb karrier\u00ebs profesionale t\u00eb tyre. Nevoja e sanksionimit t\u00eb k\u00ebtij parashikimi ligjor nuk qart\u00ebson arsyet e ligjv\u00ebn\u00ebsit mbi vendosjen e k\u00ebtij kufizimi t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte, dhe mbi t\u00eb gjitha sanksionimin e tij n\u00eb cil\u00ebsimin e mbrojtjes s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb gjyqtarit. Ky parashikim nuk garanton mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me si dhe cenon garancit\u00eb kushtetuese dhe ligjore t\u00eb statusit t\u00eb gjyqtarit, t\u00eb cilat duhet t\u2019i g\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit kushtetues q\u00eb ushtron.<br \/>\nSi\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije publikisht, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrmbyllur procedurat p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e kandidat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb jan\u00eb zgjedhur, n\u00ebp\u00ebrmjet shortit, si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pavar\u00ebsisht vullnetit t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb parashikimit t\u00eb shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, k\u00ebtyre gjyqtar\u00ebve i ndalohet vijimi i procedurave p\u00ebr ngritjen n\u00eb detyr\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor krijohen v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb numrit t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr ngritjen n\u00eb detyr\u00eb. Vonesat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, kan\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe n\u00eb plot\u00ebsimin e atyre vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen nga Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 125 pika 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, parashikimet e shkronj\u00ebs \u201cb\u201d t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor paraqesin nj\u00eb penges\u00eb serioze n\u00eb mir\u00ebfunksionimin e k\u00ebtyre dy institucioneve kushtetuese si dhe n\u00eb avancimin e objektivave t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, sugjerojm\u00eb se parashikimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb ndalon ngritjen n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor, duhet t\u00eb shfuqizohet. Mbi l\u00ebvizjen nga detyra p\u00ebr shkaqe t\u00eb organizimit gjyq\u00ebsor<\/p>\n<p>Neni 149 paragrafi 1 \u201cb\u201d i Kodit Zgjedhor ka konsideruar si nj\u00eb mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Kolegjit edhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u l\u00ebvizur nga detyra p\u00ebr shkaqe q\u00eb lidhen me organizimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Neni 13 i ligjit p\u00ebr 98\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d ka parashikuar q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor b\u00ebn vler\u00ebsimin e organizimit t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore dhe kompetencave tok\u00ebsore t\u00eb gjykatave t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7do pes\u00eb vjet. Po k\u00ebshtu, n\u00eb rast se nga vler\u00ebsimi rezulton se harta gjyq\u00ebsore n\u00eb fuqi nuk i p\u00ebrmbush objektivat, parimet dhe kriteret e parashikuara nga legjislacioni n\u00eb fuqi, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr riorganizimin e rretheve gjyq\u00ebsore dhe kompetencave tok\u00ebsore t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt i cili po p\u00ebrfundon procesin e studimit dhe hartimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me misionet e asistenc\u00ebs teknike n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas planit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, do t\u00eb duhet q\u00eb brenda k\u00ebtij viti t\u00eb miratohet harta e re gjyq\u00ebsore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb zgjidh\u00eb edhe shum\u00eb probleme t\u00eb krijuara me funksionimin e gjykatave p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit nga detyra ose dor\u00ebheqjes s\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb gjyqtar\u00ebsh dhe prokuror\u00ebsh si pasoj\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Parashikimi i m\u00ebsip\u00ebrm i Kodit Zgjedhor krijon v\u00ebshtir\u00ebsi madhore n\u00eb riorganizimin gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe hartimin e hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit q\u00eb ka vendosur n\u00eb l\u00ebvizjen nga detyra t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor. P\u00ebr m\u00eb tej, ky lloj kufizimi pamund\u00ebson q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet miratimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb zgjidhen problematikat q\u00eb po hasen n\u00eb administrimin e sistemit gjyq\u00ebsor si dhe n\u00eb garantimin e aksesit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb gjykata. Avancimi i objektivave t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi kusht\u00ebzohet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga ringritja e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor efektiv dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, p\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr arsyetuam, shkronjat \u201ca\u201d, \u201cb\u201d dhe \u201cc\u201d t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 149 t\u00eb ligjit nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar s\u00eb fundmi me ligjin nr. 101\/2020, bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet kushtetuese, jurisprudenc\u00ebn kushtetuese p\u00ebrkat\u00ebse, por dhe me frym\u00ebn e legjislacionit t\u00eb miratuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shpres\u00ebplot\u00eb se propozimi i konsultuar n\u00eb parim edhe me misionet e asistenc\u00ebs teknike, do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb garantimit t\u00eb efektivitetit t\u00eb zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjonaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Kuvendit, ku i k\u00ebrkon ndryshimin e nenit 149 t\u00eb Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj pengohet procesi i ngritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas ministres, dy paragraf\u00ebt e k\u00ebtij neni, bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. \u201cMinistri i Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":145049,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}