{"id":145819,"date":"2020-09-24T16:13:57","date_gmt":"2020-09-24T14:13:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=145819"},"modified":"2020-09-24T16:14:23","modified_gmt":"2020-09-24T14:14:23","slug":"protesta-ne-qsut-nenkryetari-i-vasili-i-lsi-sekerkesat-e-mjekeve-jane-te-drejta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/protesta-ne-qsut-nenkryetari-i-vasili-i-lsi-sekerkesat-e-mjekeve-jane-te-drejta\/","title":{"rendered":"Protesta n\u00eb QSUT\/ N\u00ebnkryetari Vasili i LSI-s\u00eb:&#8221;K\u00ebrkesat e mjek\u00ebve jan\u00eb t\u00eb drejta&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili i konsideroi t\u00eb drejta k\u00ebrkesat e mjek\u00ebve drejtuar qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb seli, Vasili u shpreh se situata me sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor pa dyshim \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb delikate dhe kritike me t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt p\u00ebrballen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cSot ne p\u00ebrballemi me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pabesueshme q\u00eb mjeket detyrohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb grev\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb pak t\u00eb thuash bazike, minimale, k\u00ebrkesa q\u00eb as nuk duhet t\u00eb kishin vend p\u00ebr tu diskutuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pandemie pas mobilizimi i fondeve dhe i mb\u00ebshtetjes financiare do t\u00eb ishte i till\u00eb kaq i plot\u00eb saq\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto momente nuk mund t\u00eb ndodhte, pasi qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb tregohej e pakursyer p\u00ebr nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor i cili p\u00ebrballet me nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrballur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj dhe p\u00ebrkundrejt nj\u00eb bat\u00ebrdie, premtimesh dhe mashtrimesh, nj\u00eb profesion tashm\u00eb i konsoliduar i rilindjes qoft\u00eb nga kryeministri dhe ministrat e tij kemi pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ne kemi d\u00ebgjuar dhe rritjet e z\u00ebrit anormale, alogjike t\u00eb trashe dhe vulgare t\u00eb qeveritar\u00ebve duke filluar nga ata q\u00eb drejtojn\u00eb ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb lidhur me pandemin\u00eb, t\u00eb guxojn\u00eb t\u2019u drejtojn\u00eb gishtin shqiptar\u00ebve, teknicien\u00ebve, politik\u00ebs s\u00eb gjithkujt, a thua se menaxhuan pandemin\u00eb si\u00e7 duhet apo a thua se d\u00ebgjuan mendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb profesional dhe shkencor.\u201d<\/em>\u2013 u shpreh Vasili.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, situata me sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor pa dyshim \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb delikate dhe kritike me t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt p\u00ebrballen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre, por edhe n\u00eb planin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror lidhur me miq t\u00eb af\u00ebrm apo edhe familjar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot ne p\u00ebrballemi me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pabesueshme q\u00eb mjeket detyrohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb grev\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb pak t\u00eb thuash bazike, minimale, k\u00ebrkesa q\u00eb as nuk duhet t\u00eb kishin vend p\u00ebr tu diskutuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pandemie pas mobilizimi i fondeve dhe i mb\u00ebshtetjes financiare do t\u00eb ishte i till\u00eb kaq i plot\u00eb saq\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto momente nuk mund t\u00eb ndodhte, pasi qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb tregohej e pakursyer p\u00ebr nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor i cili p\u00ebrballet me nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrballur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj dhe p\u00ebrkundrejt nj\u00eb bat\u00ebrdie, premtimesh dhe mashtrimesh, nj\u00eb profesion tashm\u00eb i konsoliduar i rilindjes qoft\u00eb nga kryeministri dhe ministrat e tij kemi pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ne kemi d\u00ebgjuar dhe rritjet e z\u00ebrit anormale, alogjike t\u00eb trashe dhe vulgare t\u00eb qeveritar\u00ebve duke filluar nga ata q\u00eb drejtojn\u00eb ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb lidhur me pandemin\u00eb, t\u00eb guxojn\u00eb t\u2019u drejtojn\u00eb gishtin shqiptar\u00ebve, teknicien\u00ebve, politik\u00ebs s\u00eb gjithkujt, a thua se menaxhuan pandemin\u00eb si\u00e7 duhet apo a thua se d\u00ebgjuan mendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb profesional dhe shkencor.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebta sharlatan\u00eb meritojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7mim, e meq\u00eb meritojn\u00eb p\u00ebr\u00e7mim \u00ebsht\u00eb vendi p\u00ebr t\u2019i kujtuar se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me pandemin\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb p\u00ebrbuzur, \u00e7far\u00eb kan\u00eb p\u00ebshtyr\u00eb dhe kan\u00eb l\u00ebpir\u00eb n\u00eb rrug\u00eb sip\u00ebr duke treguar mediokritetin e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u2019i marrim me radh\u00eb k\u00ebto fenomene nj\u00ebri pas tjetrit, asnj\u00eb nuk mund t\u00eb harroj\u00eb se megjith\u00ebse sot p\u00ebrdorim mediat gjer\u00ebsisht dhe l\u00ebshojn\u00eb mesazhet e tyre dhe t\u00eb \u00e7mendura n\u00eb ato media, thirrja e vetme e kryeministrit t\u00eb tyre, jo tonit ishte ju sugjeroj t\u00eb mbyllni televizorin dhe t\u00eb fikni telefonat, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb telefon l\u00ebshonte mesazhe, e n\u00ebse shqiptar\u00ebt do ta kishin d\u00ebgjuar at\u00eb nuk do ta lexonin as mesazhin idiot t\u00eb tij.<\/em><br \/>\n<em>S\u00eb dyti kam d\u00ebgjuar po nga qeveria, jo nga opozita, kam d\u00ebgjuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nga opozita, ekspert\u00ebt e saj kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrdorimin e maskave, por ishte kryeministri i vendit i mb\u00ebshtetur dhe nga ministrja q\u00eb sot b\u00ebrtet me tone t\u00eb larta, se nuk i b\u00ebrtet dot kryeministrit kuptohet si t\u00eb gjith\u00eb frikacak\u00ebt q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb dhe kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb dyert e rilindjes, i cili thoshte maskat jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb panevojshme edhe absurde madje dhe nuk b\u00ebn sens p\u00ebrdorimi i tyre, \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebrtet\u00eb saq\u00eb absurditeti ka p\u00ebrvijuar edhe m\u00eb<\/em>\u00a0<em>tej me sugjerimin e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur maska t\u00eb skeduara prej 10 vitesh, k\u00ebta b\u00ebjn\u00eb sikur harrojn\u00eb, por ne nuk kemi harruar, ne kemi par\u00eb idiot\u00ebsia t\u00eb tilla t\u00eb organizimit dhe t\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb pandemis\u00eb si\u00e7 ishte mesazhi me videon spanjolle, ku kryeministri e tregoi tjet\u00ebr p\u00ebr tjet\u00ebr dhe ngat\u00ebrroi protestat e opozit\u00ebs me masat kundra pandemis\u00eb sepse kishte shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb p\u00ebrballonte pandemin\u00eb me tanke dhe autoblinda dhe jo me mjetet q\u00eb shkenca sugjeron dhe duke i q\u00ebndruar besnik trinomit testo-gjurmo-trajto, i cili ishte nj\u00eb trinom i huaj, i papajtuesh\u00ebm p\u00ebr kryeministrin dhe p\u00ebr k\u00ebta q\u00eb drejtojn\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vend t\u00eb mesazheve shkencore, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ne kemi par\u00eb se si nj\u00eb cub i dal\u00eb nga mendja si kryeministri, me 12 badigard\u00eb p\u00ebrleshej me t\u00eb moshuar t\u00eb varf\u00ebr dhe pambrojtje, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sho\u00eb-n e tij t\u00eb radh\u00ebs se si p\u00ebrballohet pandemia me sukses t\u00eb papar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po vijm\u00eb te ky\u00e7i, te zemra e \u00e7\u00ebshtjes, te testet. Nuk qe opozita, sepse ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet strategjia e OBSH \u201ctesto-testo-testo\u201d. Ishte kryeministri i k\u00ebtyre, i cili jo vet\u00ebm e dekurajoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por tha q\u00eb testimet nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb, jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe ne do t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb si\u00e7 e gjykojm\u00eb ne dhe jo si\u00e7 e gjykonte OBSH, do veprojm\u00eb dhe si Zvicra q\u00eb ka nj\u00eb model t\u00eb caktuar. Ishte po ky kryeminist\u00ebr q\u00eb proklamonte q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte deri n\u00eb 2 mij\u00eb testime n\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ministri i tij pohonte q\u00eb kemi gjithsej 2 mij\u00eb teste n\u00eb gjendje.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto jan\u00eb fakte! Asnj\u00eb gj\u00eb e stisur apo e sajuar dhe kishim vet\u00ebm 2 mij\u00eb teste, kur duhej t\u00eb testonim 2 mij\u00eb n\u00eb dit\u00eb minimumi. \u00c7far\u00eb u tha opozita pa filluar ende pandemia?<\/em><\/p>\n<p><em>Mobilizoni fondin e plot\u00eb, blini teste, blini maska, blini respirator dhe aktivizoni sh\u00ebndetin par\u00ebsor, sh\u00ebrbimin ambulator dhe jo vet\u00ebm 127, vrim\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn donin t\u00eb fusnin pandemin\u00eb apo shtratin e lumit n\u00eb nj\u00eb hink\u00eb t\u00eb vetme.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ishim ne, por ishte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb fliste n\u00eb Facebook, kur kishte vet\u00ebm 27 raste dhe ku u paralajm\u00ebrua q\u00eb pandemia mund t\u00eb dilte jasht\u00eb kontrollit dhe kemi arritur deri n\u00eb 6-fishimin e rasteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, po ky sharlatan \u00e7irrej n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe thonte q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb menaxhimin nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb vendet, e nxor\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb parafundit n\u00eb glob p\u00ebrsa i takon menaxhimit t\u00eb pandemis\u00eb. Edhe k\u00ebto jan\u00eb fakte dhe nuk jan\u00eb shpikje t\u00eb tjet\u00ebrkujt.<\/em><\/p>\n<p><em>Me insistimin ton\u00eb u shfaq pas nj\u00eb kohe tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb se cili ishte Komiteti i Ekspert\u00ebve, i cili vepronte n\u00eb ilegalitet t\u00eb plot\u00eb, pa identitetet dhe ku pesha e epidemiolog\u00ebve. Ky komitet ishte thuajse zero, pasi epidemiologia e mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb komitetin ishte nj\u00eb specialiste e njohur dhe e zonja, por e vetme n\u00eb at\u00eb komitet. K\u00ebto jan\u00eb fakte dhe jo sajesa t\u00eb tjet\u00ebrkujt.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb tej me metaforat dhe me budallall\u00ebqet q\u00eb Rilindja e ka si zanat t\u201di thot\u00eb, kan\u00eb merakun dhe \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr pushime. Un\u00eb jam i bindur ministrja sigurisht ka nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb tmerrshme nga kryeministri apo adhurim, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e saj, por kur flet p\u00ebr pushime sigurisht ka parasysh ato t\u00eb kryeministrit, q\u00eb kur rastet ishin 6-fishuar, jepte direktiva nga Dh\u00ebrmiu edhe nj\u00ebherazi edhe nj\u00eb problem t\u00eb madh t\u00eb sh\u00ebndetit publik, si\u00e7 qe grumbullimi masiv i mij\u00ebra qytetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Kakavij\u00eb, vazhdonte pushimet i qet\u00eb, i patrazuar s\u00eb bashku me ministren e tij, e cila nuk u shfaq n\u00eb at\u00eb moment q\u00eb kishte nj\u00eb potencial t\u00eb lart\u00eb epidemiologjik.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe pse ndodhi ajo pjes\u00eb dramatike? Se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb certifikoheshin me koh\u00eb laborator\u00ebt privat\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet e testimit, u izoluan, u bllokuan dhe u quajt\u00ebn t\u00eb paligjsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji i s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse, shprehej qart\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e certifikimit dhe pun\u00ebn e tyre. Pra e mbyll\u00ebn n\u00eb grusht at\u00eb q\u00eb quhet testim i gjer\u00eb i popullat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot e k\u00ebsaj dite asnj\u00eb nuk i harron k\u00ebto pushime t\u00eb kryeministrit dhe t\u00eb ministrave t\u00eb tij kur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kishin ata n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb. Nuk jan\u00eb k\u00ebta ata q\u00eb tregojn\u00eb se ku e ka vendin opozita.<\/em><\/p>\n<p><em>Opozita nuk do t\u00eb rrij\u00eb te dera e Spitalit Infektiv, por \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb publikun, t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha. E n\u00ebse nuk i p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebtyre sharlatan\u00ebve, le t\u00eb mos u p\u00eblqejn\u00eb, ne kemi hallin e sh\u00ebndetit t\u00eb popullit.<\/em>\u00a0<em>Dhe kur t\u00eb gjitha ato q\u00eb tham\u00eb, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, nga e para te e fundit, u verifikuan nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb, gj\u00ebja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllin goj\u00ebn. Sepse ishin k\u00ebta, q\u00eb ne i lajm\u00ebruam p\u00ebr testet dhe gjithashtu p\u00ebr respirator\u00ebt dhe vet\u00ebm pas nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb q\u00eb pandemia kishte filluar, u hap\u00ebn tender\u00ebt p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb ato e nuk u realizuan asnj\u00ebher\u00eb, me gjith\u00eb mashtrimet q\u00eb dhjet\u00ebra respirator\u00eb po vinin.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot dhjet\u00ebra respirator\u00eb merren borxh me qira nga Danimarka. K\u00ebto jan\u00eb fakte, t\u00eb cilat nuk i l\u00ebviz topi dhe nuk jan\u00eb sajuar nga ne. Nuk po shkoj m\u00eb tej te spitalet q\u00eb do t\u00eb hapeshin, Covid 3 e Covid 4. Me mij\u00ebra reportazhe live dhe online, ku kryeministri e ministrja shfaqeshin e demonstronin mure t\u00eb lyera e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb spitalet nuk ekzistojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbingarkesa q\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Covid 1 dhe Covid 2 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anormalitet q\u00eb ul nivelin e sh\u00ebrbimit, i mundon e st\u00ebrmundon mjek\u00ebt, i ezauron e i dekurajon ata, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hap\u00eb struktura t\u00eb tjera. E mbi t\u00eb gjitha decentralizoi t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, e n\u00ebp\u00ebr rajone t\u00eb ishin pikat t\u00eb cilat trajtonin pacient\u00ebt me Covid, e jo ata t\u00eb p\u00ebrqendroheshin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto situata, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nuk mund t\u00eb mbulohen nga asgj\u00eb dhe fakti q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite mesatarja e testimeve shtet\u00ebrore nuk l\u00ebviz nga 500-600, nuk do t\u00eb thot\u00eb as intensifikim dhe as lexim i rezultateve.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndonj\u00eb shejtan po e themi me ironi, e mashtron ministren e pazonj\u00eb dhe t\u00eb paditur dhe i thot\u00eb ne e kemi gjendje platoje. Zonj\u00eb nuk ka plato, bindu nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga ana profesionale, kur b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr testesh p\u00ebrdit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duhet t\u00eb testoje minimumi 4 fishin q\u00eb t\u00eb kishe mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtoje nj\u00eb kurb\u00eb e t\u00eb kishe at\u00eb ecuri n\u00eb r\u00ebnie, sikurse ka Kosova, q\u00eb n\u00eb teori ka potenciale m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta mjek\u00ebsore, teknologjike e t\u00eb tjera, se sa Shqip\u00ebria. Kur nuk teston shum\u00eb, aq sa shkenca k\u00ebrkon, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar sigurisht fillon e shet d\u00ebngla, plato e gjendje t\u00eb shesht\u00eb e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera. Shqip\u00ebria nuk mundi kurr\u00eb t\u00eb evidentonte kurb\u00ebn e saj, t\u00eb kishte ecurin\u00eb, t\u00eb kishte masa, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk i doli p\u00ebrpara pandemis\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk i b\u00ebri penges\u00eb asaj, por e ndoqi at\u00eb nga pas duke i sh\u00ebrbyer propagand\u00ebs dhe jo shkenc\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha, t\u00eb cilat nuk l\u00ebvizin, ashtu si\u00e7 nuk l\u00ebvizin demagogjit\u00eb p\u00ebr pagat, t\u00eb cil\u00ebt kujtohen pas 8 vitesh q\u00eb do t\u2019i rrisin. E gjith\u00eb rritja e marr\u00eb s\u00eb bashku \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak sesa rritja e vet\u00ebm nj\u00eb here e qeverive t\u00eb tjera, q\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb veprim i dyfishuan ose dhe m\u00eb shum\u00eb pagat. E megjithat\u00eb jan\u00eb modest e nuk flasin, sepse nevojat e mjek\u00ebve p\u00ebr pagat m\u00eb t\u00eb larta, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa kaq. Praktikisht i gjith\u00eb ky sistem sh\u00ebndet\u00ebsor, i konkluduar pa asnj\u00eb spital t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ri, asnj\u00eb, t\u00eb premtuar, t\u00eb shfaqur n\u00eb 3D, 4K e \u00e7far\u00eb t\u00eb doni ju, por q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb e nuk u nd\u00ebrtuan.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas 8 vitesh fillojn\u00eb premtimet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb e cilat jan\u00eb \u00ebndrrat p\u00ebr vitet q\u00eb do vijn\u00eb. K\u00ebto \u00ebndrra kan\u00eb vdekur. Sh\u00ebndet\u00ebsia, s\u00eb bashku me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas, q\u00eb do t\u00eb realizohej brenda 4 viteve t\u00eb para, brenda 2017, jan\u00eb t\u00eb gjitha vet\u00ebm mashtrime t\u00eb rr\u00ebnuara, t\u00eb cilat vet\u00ebm ndonj\u00eb i marr\u00eb, si kryeministri apo ndonj\u00eb minist\u00ebr klientelist mund t\u2019i besoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfundimisht k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb th\u00ebna nga foltoret tona, jo nga divanet. Divanet shum\u00eb p\u00ebrdorimshe k\u00ebta zot\u00ebrinj le t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb zyrat e tyre luksoze p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb kursyer, vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shpenzime edhe ne koh\u00eb pandemie. Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrit Vasili i konsideroi t\u00eb drejta k\u00ebrkesat e mjek\u00ebve drejtuar qeveris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb seli, Vasili u shpreh se situata me sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor pa dyshim \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb delikate dhe kritike me t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt p\u00ebrballen n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre. \u201cSot ne p\u00ebrballemi me nj\u00eb situat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":145820,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145819","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}