{"id":146961,"date":"2020-09-30T08:54:29","date_gmt":"2020-09-30T06:54:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=146961"},"modified":"2020-09-30T08:54:29","modified_gmt":"2020-09-30T06:54:29","slug":"trump-dhe-john-biden-perballja-ne-debatin-e-pare-presidencial-ja-kush-eshte-fituesi-sipas-sondazheve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/trump-dhe-john-biden-perballja-ne-debatin-e-pare-presidencial-ja-kush-eshte-fituesi-sipas-sondazheve\/","title":{"rendered":"Trump dhe John Biden p\u00ebrballja n\u00eb debatin e par\u00eb presidencial\/ Ja kush \u00ebsht\u00eb fituesi sipas sondazheve&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-n\u00ebnpresidenti Joe Biden, u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb ndezur t\u00eb mart\u00ebn, q\u00eb u karakterizua nga sulme t\u00eb nd\u00ebrsjellta, shpesh me nd\u00ebrprerje fjale e n\u00eb disa raste me ofeza direkte. Dy pretendent\u00ebt n\u00eb zgjedhjet presidenciale amerikane, u angazhuan n\u00eb shk\u00ebmbime me tone luftarake n\u00eb debatin e tyre t\u00eb par\u00eb presidencial.<\/p>\n<p>Debati u zhvillua n\u00eb sall\u00ebn \u201cSheila and Eric Samson\u201d n\u00eb mjediset e universitetit \u201cCase Western\u201d n\u00eb qytetin Klivland t\u00eb Ohajos, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbeten pes\u00eb jav\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e 3 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur q\u00eb nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.<\/p>\n<p>Pak sekonda pas fillimit t\u00eb debatit, Presidenti Trump nd\u00ebrpreu rivalin Joe Biden, gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit shpesh gjat\u00eb nat\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00ebnpresidenti Biden reagonte shpesh me irritim nga nd\u00ebrprerjet.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin kaotik 90 minut\u00ebsh, Biden siguroi 48% t\u00eb votave kundrejt 41% t\u00eb votave q\u00eb shkuan p\u00ebr Donald Trump.<\/p>\n<p>Komentuesit than\u00eb pas debatit, se ishte nj\u00eb nat\u00eb e keqe dhe humb\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Amerika, nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb e nxjerr n\u00eb drit\u00eb edhe sondazhi.<\/p>\n<p>Sondazhi i par\u00eb presidencial, b\u00ebri 69% t\u00eb votuesve t\u00eb m\u00ebrzitur me kandidat\u00ebt dhe 19% e tyre u ndjen\u00eb pesimist\u00eb. P\u00ebr 31% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve debati ishte arg\u00ebtues, nd\u00ebrsa p\u00ebr 17% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve u informuan nga sondazhi.<\/p>\n<p>COVID-19<\/p>\n<p>\u201cPresidenti nuk ka plan,\u201d tha zoti Biden, duke folur p\u00ebr reagimin e administrat\u00ebs ndaj pandemis\u00eb. \u201cAi e dinte se ishte s\u00ebmundje vdekjeprur\u00ebse dhe nuk ju informoi ju (popullin amerikan)\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Donald Trump tha se tubimet e tij p\u00ebr fushat\u00eb nuk kan\u00eb pasur ndikim negativ tek pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb nuk ndjekin rekomandimet p\u00ebr distancim fizik.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr mask\u00ebs, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb mask\u00eb nga xhepi dhe duke th\u00ebn\u00eb \u201cUn\u00eb v\u00eb mask\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d.<\/p>\n<p>Por ai shtoi se n\u00eb aktivitetet e tij vijn\u00eb \u201c35 mij\u00eb deri n\u00eb 40 mij\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs,\u201d duke shtuar se rivali i tij Joe Biden zhvillon aktivitete t\u00eb pap\u00ebrfillshme \u201cku i vijn\u00eb vet\u00ebm tre vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Biden ka zhvilluar aktivitete m\u00eb t\u00eb vogla fushate, ku njer\u00ebzit q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb distanc\u00eb fizike nga njeri-tjetri. Duke e cil\u00ebsuar presidentin &#8220;plot\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm&#8221; n\u00eb ragimin ndaj COVID-19, zoti Biden tha se; presidenti &#8220;\u00ebsht\u00eb budalla n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb&#8221; dhe shtoi se zoti Trump, mendonte p\u00ebr mask\u00eb vet\u00ebm kur ishte p\u00ebr interes t\u00eb tij dhe jo t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit lidhur me tem\u00ebn e vendit bosh n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, debati devijoi tek COVID-19 dhe presidenti tha, pa ofruar prova, se 2 milion\u00eb njer\u00ebz do t\u00eb kishin vdekur n\u00ebse Joe Biden do t\u00eb kishte qen\u00eb president gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i debatit, gazetari Chris Wallace iu lut disa her\u00eb Presidentit Trump t\u00eb ndalte komentet p\u00ebr COVID, meq\u00eb ajo tem\u00eb do t\u00eb diskutohej m\u00eb pas. Ai e pyeti presidentin n\u00ebse do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte planin p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb miratuar gjat\u00eb administrat\u00ebs Obama.<\/p>\n<p>Presidenti tha &#8220;S\u00eb pari, m\u00eb duket se debatin po e zhvillojm\u00eb ne t\u00eb dy, dhe jo un\u00eb e Joe Biden. S\u2019ka problem. Nuk m\u00eb vjen \u00e7udi&#8221;. Zoti Biden shpesh qeshte n\u00ebn buz\u00eb gjat\u00eb komenteve t\u00eb presidentit, por n\u00eb disa raste dukej qart\u00eb i irrituar.<\/p>\n<p>&#8220;Fakti \u00ebsht\u00eb se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thot\u00eb ai (presidenti) \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Nuk kam ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me g\u00ebnjeshtrat e tij. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr momenti kur presidenti po nd\u00ebrhynte, zoti Biden pyeti \u201cIa ka njeri iden\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn ky pala\u00e7o?\u201d<\/p>\n<p>Trazirat Sociale\/ Grupet Ekstremiste<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit t\u00eb trazirave t\u00eb fundit sociale, i pyetur nga drejtuesi i debatit, Chris Wallace n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebnonte supremacist\u00ebt e bardh\u00eb dhe grupet e tjera ekstremiste, presidenti nuk dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thoja se thuajse t\u00eb gjitha problemet q\u00eb shoh jan\u00eb shkaktuar nga e majta, jo nga e djathta,\u201d u p\u00ebrgjigj presidenti. \u201cJam gati t\u00eb b\u00ebj \u00e7do gj\u00eb. Dua t\u00eb shoh paqe\u201d.<\/p>\n<p>Pas ngulmimit t\u00eb gazetarit Wallace, zoti Trump tha \u201cSi doni ju q\u00eb t\u2019i quaj. Ma thuaj, m\u00eb jep nj\u00eb term\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, presidenti tha \u201cP\u00ebrmbahuni, q\u00ebndroni gati \u201cProud Boys\u201d. N\u00eb fakt, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Antifa-s sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb problem i s\u00eb djatht\u00ebs, por i s\u00eb majt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cProud Boys\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, nd\u00ebrsa Antifa \u00ebsht\u00eb grupim q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson grupe e individ\u00eb t\u00eb kahut t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuesit e Antifa-s kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protesta me thirrjet kund\u00ebr racizmit, por nuk ka prova t\u00eb konsiderueshme q\u00eb mb\u00ebshtesin pretendimet e republikan\u00ebve se an\u00ebtar\u00ebt e Antifa-s kan\u00eb qen\u00eb pas akteve t\u00eb dhunshme n\u00eb protesta.<\/p>\n<p>Vota Afrikano-Amerikane<\/p>\n<p>Dy konkurrent\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn gjat\u00eb debatit t\u00eb t\u00ebrheqin vot\u00ebn e komunitetit afrikano-amerikan. Zoti Biden ngriti pyetjen me nj\u00eb ton ironik: \u201cKy burr\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtari i afrikano-amerikan\u00ebve? Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb praktikisht asgj\u00eb\u201d. Ish-n\u00ebnpresidenti demokrat tha se 1 nd\u00ebr 1000 afrikano-amerikan\u00eb kan\u00eb vdekur nga koronavirusi dhe n\u00ebse presidenti nuk vepron menj\u00ebher\u00eb, shifra do t\u00eb rritet n\u00eb 1 nd\u00ebr 1500.<\/p>\n<p>Presidenti e zhvendosi diskutimin nga COVID-19, tek ligji kund\u00ebr krimit i miratuar n\u00eb 1994, n\u00eb t\u00eb cilin zoti Biden ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i cili forconte nd\u00ebshkimet p\u00ebr persona q\u00eb kapeshin me drog\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti tha \u201cUn\u00eb po i nxjerr njer\u00ebzit nga burgu,\u201d duke shtuar se zoti Biden i kishte trajtuar afrikano-amerikan\u00ebt \u201cm\u00eb keq se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb\u200b Shenjest\u00eb\u200br An\u00eb\u200btar\u00eb\u200bt e Familjes<\/p>\n<p>Presidenti Donald Trump dhe ish-n\u00ebnpresidenti Joe Biden nuk kursyen as sulmet q\u00eb sh\u00ebnjestronin persona t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Kur zoti Biden po thoshte se marr\u00ebveshjet tregtare t\u00eb administrat\u00ebs Trump me Kin\u00ebn nuk kishin dh\u00ebn\u00eb rezultatet e d\u00ebshiruara, presidenti i preu fjal\u00ebn duke p\u00ebrmendur pretendimet e ngritura m\u00eb par\u00eb ndaj djalit t\u00eb rivalit t\u00eb tij, Hunter Biden dhe kontratave t\u00eb tij me kompani t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Presidenti tha se Hunter Biden ka fituar miliona n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb pandershme nga Kina dhe kompani t\u00eb huaja, duke rigjall\u00ebruar akuza q\u00eb jan\u00eb diskredituar. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,\u201d tha zoti Biden, duke shtuar \u201cMund t\u00eb vazhdojm\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs me gj\u00ebrat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb familja e tij\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti e nd\u00ebrpreu duke u p\u00ebrgjgijur se f\u00ebmij\u00ebt e tij kishin l\u00ebn\u00eb pun\u00eb me fitime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb qeveri \u201cq\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb popullin\u201d gj\u00eb q\u00eb u pasua nga nd\u00ebrhyrja e gazetarit q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb kontrollonte shk\u00ebmbimet pa kriter gjat\u00eb debatit.<\/p>\n<p>Zoti Biden iu drejtua kamerave me nj\u00eb koment direkt p\u00ebr votuesit, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri disa her\u00eb gjat\u00eb debatit, duke u shprehur \u201cK\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr familjen time apo t\u00eb tij (t\u00eb presidentit). Por p\u00ebr familjet tuaja\u201d.<\/p>\n<p>Taksat e Presidentit Trump<\/p>\n<p>Presidenti Donald Trump nuk pranoi t\u00eb thoshte n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebnte publike dokumentet fiskale, si\u00e7 pat premtuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit, presidenti u pyet lidhur me nj\u00eb artikull koh\u00ebt e fundit nga The New York Times se ai ka paguar vet\u00ebm 750 dollar\u00eb taksa p\u00ebr t\u00eb ardhurat vitet e fundit. Megjith\u00eb premtimet, presidenti nuk dha nj\u00eb dat\u00eb specifike p\u00ebr dat\u00ebn e publikimit.<\/p>\n<p>Rivali demokrat e sulmoi presidentin, duke th\u00ebn\u00eb se ka shfryt\u00ebzuar kodin fiskal p\u00ebr t\u00eb paguar taksa m\u00eb pak se nj\u00eb m\u00ebsues shkolle. Presidenti tha se t\u00eb gjith\u00eb binzesmen\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u201cve\u00e7se n\u00ebse jan\u00eb budallenj\u201d.<\/p>\n<p>Kontrasti n\u00eb\u200b Stilin e Debatit<\/p>\n<p>Debati b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb edhe stilet shum\u00eb t\u00eb ndryshme mes dy rival\u00ebve: Presidenti Trump me nj\u00eb stil agresiv, duke e nd\u00ebrprer\u00eb zotin Biden, gj\u00eb q\u00eb u pasua shpesh me komente dhe kritika nga gazetari Chris Wallace p\u00ebr thyerjen e protokollit t\u00eb debatit.<\/p>\n<p>Zoti Biden ndoqi nj\u00eb stil m\u00eb komunikues me shikuesin, duke iu drejtuar kameras disa her\u00eb me fjal\u00ebt \u201cju q\u00eb na ndiqni nga sht\u00ebpia\u201d me komente p\u00ebr votuesit amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Toni i debatit, me nd\u00ebrprerje, me komente t\u00eb b\u00ebra nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga t\u00eb dy kandidat\u00ebt, shpesh duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb kuptohej argumenti i nj\u00ebrit apo tjetrit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihej supozimi q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb debat pasues. Por duket se t\u00eb dyja kampet rivale jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb dyt\u00eb presidencial.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-n\u00ebnpresidenti Joe Biden, u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb ndezur t\u00eb mart\u00ebn, q\u00eb u karakterizua nga sulme t\u00eb nd\u00ebrsjellta, shpesh me nd\u00ebrprerje fjale e n\u00eb disa raste me ofeza direkte. Dy pretendent\u00ebt n\u00eb zgjedhjet presidenciale amerikane, u angazhuan n\u00eb shk\u00ebmbime me tone luftarake n\u00eb debatin e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-146961","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146961\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}