{"id":147150,"date":"2020-09-30T16:37:20","date_gmt":"2020-09-30T14:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=147150"},"modified":"2020-09-30T16:37:20","modified_gmt":"2020-09-30T14:37:20","slug":"debati-trump-biden-beteja-e-pare-ishte-nje-kaos-i-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debati-trump-biden-beteja-e-pare-ishte-nje-kaos-i-plote\/","title":{"rendered":"Debati Trump-Biden, beteja e par\u00eb ishte nj\u00eb KAOS i plot\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"article-introtext\">\n<p>N\u00eb duelin e par\u00eb televiziv mes presidentit Trump e kandidatit demokrat, Joe Biden nuk pati shk\u00ebmbim replikash, sepse Trump nuk e linte Biden t\u00eb fliste. P\u00ebr nj\u00eb pseudodebat t\u00eb till\u00eb nuk kemi nevoj\u00eb, mendon Carla Bleiker.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>\u00c7far\u00eb ishte dreqi kjo? K\u00ebt\u00eb pyetje mund t&#8217;i b\u00ebje vetes si spektator pas debatit t\u00eb par\u00eb televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit t\u00eb tij, Joe Biden. Ajo q\u00eb ishte menduar si shk\u00ebmbim faktesh, p\u00ebr t&#8217;ua b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb vendimin votuesve t\u00eb pavendosur, i ngjasoi q\u00eb n\u00eb minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallar\u00ebve t\u00eb moshuar n\u00eb nj\u00eb familje, ku nj\u00ebri nuk respektoi asnj\u00eb rregull, dhe tjetri qeshte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si i detyruar dhe tundte kok\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos klithte.<\/p>\n<p>SHBA ndodhen n\u00eb nj\u00eb krizat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pandemia e Coron\u00ebs, katastrofat natyrore p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb klim\u00ebs dhe nj\u00eb hendek gjithnj\u00eb e m\u00eb i thell\u00eb mes amerikan\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb dhe atyre me ngjyr\u00eb e kan\u00eb tronditur vendin. Por n\u00eb p\u00ebrballjen e par\u00eb televizive mes kandidatit t\u00eb republikan\u00ebve dhe atij t\u00eb demokrat\u00ebve shikoje nj\u00eb president, q\u00eb nuk e la kund\u00ebrshtarin e tij t\u00eb mbaronte as edhe nj\u00eb fjali, dhe vet\u00eb nuk prezantoi gati asnj\u00eb plan p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur moderatori Chris \u00cballace i kujtoi Trumpit, q\u00eb ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me k\u00ebt\u00eb presidenti pranoi q\u00eb Biden t&#8217;u p\u00ebrgjigjej pyetjeve dy minuta pa u nd\u00ebrprer\u00eb, nga Biden erdhi p\u00ebrgjigja e that\u00eb: &#8220;Ai nuk e mban kurr\u00eb fjal\u00ebn.&#8221; Por q\u00eb Trump ta fuste kaq n\u00eb kaos debatin, dhe moderatori as t\u00eb mos ia dilte t&#8217;i tregonte vendin ishte mjaft d\u00ebshp\u00ebruese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb &#8220;debat&#8221; i till\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos zhvillohet<\/p>\n<p>Edhe Biden pati problemet e veta gjat\u00eb debatit. Ai e quajti Trumpin &#8220;kloun&#8221;, gj\u00eb q\u00eb shihet si e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb sken\u00ebn politike. Kurse shpjegimet e Bidenit p\u00ebr tem\u00ebn, kush, ku dhe sa koh\u00eb mund t\u00eb votoj\u00eb me post\u00eb rezultuan n\u00eb nj\u00eb kompleks fjalish t\u00eb tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnj\u00eb lidhje m\u00eb me fillimin.<\/p>\n<p>Por ishte Trump ai, q\u00eb konceptin e debatit presidencial e ktheu n\u00eb absurditet. Moderatori \u00cballace nuk ishte n\u00eb gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vet\u00ebm nj\u00eb moment u b\u00eb kaq i ashp\u00ebr toni i Bidenit, dhe e nd\u00ebrpreu pak sekonda lumin e rr\u00ebmbyer t\u00eb Trumpit: kur ai foli p\u00ebr djalin q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, Beau dhe angazhimin e tij n\u00eb Irak, nd\u00ebrsa Trump p\u00ebrpiqej ta kthente v\u00ebmendjen tek djali tjet\u00ebr, Hunter dhe akuzat p\u00ebr korrupsion kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Kur nuk arrihet t\u00eb krijohet nj\u00eb debat i v\u00ebrtet\u00eb, sepse nj\u00ebri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin t\u00eb flas\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai nuk ka kuptim. Tani n\u00eb radh\u00ebn e debateve q\u00ebndron ai mes z\u00ebvend\u00ebspresidentit, Mike Pence dhe kandidates s\u00eb zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs m\u00eb 7 tetor. Pas k\u00ebsaj do t\u00eb zhvillohen edhe dy debate t\u00eb tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do t\u00eb ishte l\u00ebvizje e zgjuar shahu, n\u00ebse\u00a0 Biden i zhg\u00ebnjyer do t&#8217;i refuzonte k\u00ebto debate, shpejt at\u00eb mund ta quanin frikacak. Por pas k\u00ebtij &#8220;debati&#8221; katastrofal nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do ishte e kuptueshme.\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb duelin e par\u00eb televiziv mes presidentit Trump e kandidatit demokrat, Joe Biden nuk pati shk\u00ebmbim replikash, sepse Trump nuk e linte Biden t\u00eb fliste. P\u00ebr nj\u00eb pseudodebat t\u00eb till\u00eb nuk kemi nevoj\u00eb, mendon Carla Bleiker. \u00c7far\u00eb ishte dreqi kjo? K\u00ebt\u00eb pyetje mund t&#8217;i b\u00ebje vetes si spektator pas debatit t\u00eb par\u00eb televiziv mes presidentit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147150\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}