{"id":147681,"date":"2020-10-03T10:35:51","date_gmt":"2020-10-03T08:35:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=147681"},"modified":"2020-10-03T10:35:51","modified_gmt":"2020-10-03T08:35:51","slug":"nese-nje-kandidat-vdes-cfare-ndodh-ne-zgjedhjet-presidenciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nese-nje-kandidat-vdes-cfare-ndodh-ne-zgjedhjet-presidenciale\/","title":{"rendered":"N\u00ebse nj\u00eb kandidat vdes? \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb zgjedhjet presidenciale?!"},"content":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb njofton se Presidenti Trump, ka shfaqur simptoma t\u00eb lehta pas diagnostikimit me koronavirus. Por diagnoza, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur kat\u00ebr jav\u00eb e gjysm\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet presidenciale, ka ngritur pyetje mbi skenar\u00eb t\u00eb ndryshme: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb kandidat presidencial, ose fituesi i zgjedhjeve t\u00eb 3 n\u00ebntorit vdes, ose \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, rregulloret partiake dhe interpretimet ligjore n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre skenareve:<\/p>\n<p>A mund t\u00eb shtyhen zgjedhjet e 3 n\u00ebntorit?<\/p>\n<p>Po, por nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb. Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin, p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve. Sipas ligjit amerikan, zgjedhjet zhvillohen t\u00eb mart\u00ebn, pas t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit, \u00e7do kat\u00ebr vjet. \u00cbsht\u00eb thuajse e garantuar q\u00eb Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, e kontrolluar nga demokrat\u00ebt do t\u00eb kund\u00ebrshtonte shtyrjen e zgjedhjeve, edhe n\u00ebse Senati i kontrolluar nga republikan\u00ebt, e miraton nj\u00eb ndryshim t\u00eb till\u00eb. Zgjedhjet presidenciale nuk jan\u00eb shtyr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb nga kandidat\u00ebt vdes para zgjedhjeve?<\/p>\n<p>Komiteti Komb\u00ebtar Demokrat, si dhe Komiteti Komb\u00ebtar Republikan, kan\u00eb rregullore n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave an\u00ebtar\u00ebsia, voton p\u00ebr nj\u00eb kandidat z\u00ebvend\u00ebsues. Por n\u00eb k\u00ebto momente, mund t\u00eb jet\u00eb pak von\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb kandidati kat\u00ebr jav\u00eb e gjysm\u00eb para zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka filluar votimi i hersh\u00ebm. M\u00eb shum\u00eb se 2.2 milion\u00eb amerikan\u00eb kan\u00eb votuar, sipas Projektit p\u00ebr Zgjedhjet pran\u00eb Universitetit t\u00eb Florid\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb shtete ka skaduar afati p\u00ebr ndryshimin e flet\u00eb-votimeve; votat me post\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb mas\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb dhjet\u00ebra shtete.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kongresi nuk voton p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve, votuesit do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedhin ose republikanin Donald Trump, ose demokratin Joe Biden, edhe n\u00ebse nj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. Ky skenar hap dilema t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00ebri nga kandidat\u00ebt vdes para se t\u00eb votoj\u00eb Kolegji Elektoral?<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb sistemit zgjedhor p\u00ebrmes Kolegjit Elektoral, zgjedhjet i fiton ai q\u00eb merr shumic\u00ebn e votave elektorale, q\u00eb ndahen mes shteteve dhe kryeqytetit Uashington n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb drejt\u00eb me numrin e popullat\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kolegji Elektoral, do t\u00eb mblidhet m\u00eb 14 dhjetor p\u00ebr t\u00eb votuar. P\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb kandidat, duhet t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 270 nga 538 votat elektorale. Zakonisht votat elektorale t\u00eb \u00e7do shteti, i merr ai q\u00eb ka siguruar shumic\u00ebn e vot\u00ebs popullore n\u00eb at\u00eb shtet. Por disa shtete lejojn\u00eb delegat\u00ebt n\u00eb Kolegjin Elektoral, t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr k\u00eb t\u00eb duan dhe jo detyrimisht p\u00ebr kandidatin q\u00eb siguroi shumic\u00ebn n\u00eb at\u00eb shtet. Por ligjet n\u00eb shumic\u00ebn e shteteve, nuk specifikojn\u00eb si do t\u00eb votojn\u00eb delegat\u00ebt n\u00ebse vdes kandidati.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb shtetin Indiana, specifikon se delegat\u00ebt, duhet t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb em\u00ebron partia si z\u00ebvend\u00ebsues p\u00ebr kandidatin q\u00eb vdiq. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, partia opozitare mund t\u00eb ngrej\u00eb padi gjyq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb delegat\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsuesin, shpjegon Lara Brown, drejtoresh\u00eb e Departamentit t\u00eb Studimeve Pasuniversitare mbi Menaxhimin Politik n\u00eb Universitetin George Washington.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb me interes do t\u00eb jet\u00eb si do t\u00eb reagoj\u00eb Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb&#8221;, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Por Justin Levitt, profesor n\u00eb Departamentin e Juridikut t\u00eb Universitetit Loyola, thot\u00eb se nuk beson q\u00eb ndonj\u00ebra prej partive, do t\u00eb sfidoj\u00eb vullnetin e votuesve n\u00ebse b\u00ebhet e qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb kandidat i caktuar i fitoi zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse fituesi vdes pasi Kolegji Elektoral ka votuar, por para se Kongresi ta certifikoj\u00eb vot\u00ebn:<\/p>\n<p>Pasi voton Kolegji Elektoral, Kongresi mblidhet m\u00eb 6 janar p\u00ebr t\u00eb certifikuar rezultatin. N\u00ebse nj\u00eb kandidat vdes pasi Kolegji Elektoral e voton fitues, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si Kongresi mund ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Amendamenti i 20-t\u00eb i Kushtetut\u00ebs thot\u00eb se; n\u00ebnpresidenti i zgjedhur b\u00ebhet president, n\u00ebse presidenti i zgjedhur vdes para Dit\u00ebs s\u00eb Inaugurimit. Por ka interpretime t\u00eb ndryshme p\u00ebr skenarin kur kandidati vdes, ende pa u certifikuar vota e Kolegjit Elektoral nga Kongresi.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kongresi nuk e certifikon rezultatin, p\u00ebr nj\u00eb kandidat pasi ai ka vdekur, i takon Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedh\u00eb presidentin e ardhsh\u00ebm. T\u00eb 435 vendet e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 3 n\u00ebntorit, pra p\u00ebrb\u00ebrja e Kongresit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ende e panjohur. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur, q\u00eb nj\u00eb kandidat fitues t\u00eb vdes\u00eb pas zgjedhjeve por para inaugurimit.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse presidenti i zgjedhur vdes, apo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje fizike t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn pasi Kongresi certifikon rezultatin?<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, presidenti i zgjedhur b\u00ebn betimin m\u00eb 20 janar, n\u00eb Dit\u00ebn e Inaugurimit, dy jav\u00eb pasi Kongresi certifikon rezultatin. N\u00ebse presidenti i zgjedhur vdes, n\u00ebnpresidenti i zgjedhur, do t\u00eb b\u00ebnte betimin si president i ri m\u00eb 20 janar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb njofton se Presidenti Trump, ka shfaqur simptoma t\u00eb lehta pas diagnostikimit me koronavirus. Por diagnoza, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur kat\u00ebr jav\u00eb e gjysm\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet presidenciale, ka ngritur pyetje mbi skenar\u00eb t\u00eb ndryshme: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb kandidat presidencial, ose fituesi i zgjedhjeve t\u00eb 3 n\u00ebntorit vdes, ose \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147681","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147681"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147681\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}