{"id":148076,"date":"2020-10-05T11:06:37","date_gmt":"2020-10-05T09:06:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=148076"},"modified":"2020-10-05T11:06:37","modified_gmt":"2020-10-05T09:06:37","slug":"ruci-i-lan-fytyren-rames-me-kodin-zgjedhor-po-permbushim-pritshmerite-e-shqiptareve-i-falenderoj-te-dyja-opozitat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ruci-i-lan-fytyren-rames-me-kodin-zgjedhor-po-permbushim-pritshmerite-e-shqiptareve-i-falenderoj-te-dyja-opozitat\/","title":{"rendered":"Ru\u00e7i i lan fytyr\u00ebn Ram\u00ebs\/ Me Kodin Zgjedhor po p\u00ebrmbushim pritshm\u00ebrit\u00eb e shqiptar\u00ebve: I falenderoj t\u00eb dyja opozitat"},"content":{"rendered":"<p>Ka nisur n\u00eb Kuvend, seanca ku do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb votim propozimet e socialist\u00ebve p\u00ebr Kodin Zgjedhor, t\u00eb cilat jan\u00eb pritur me kund\u00ebrshti nga ana e opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare, dhe nj\u00eb pjese t\u00eb asaj q\u00eb ka mbetur n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kreu i Kuvendit Ru\u00e7i, tha se Kuvendi iu afrua maksimalisht propozimeve t\u00eb pal\u00ebve, dhe se socialist\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund, po plot\u00ebsojn\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Deklerata e Ru\u00e7it n\u00eb Kuvend:<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar kolege dhe koleg\u00eb deputet\u00eb, Kjo seanc\u00eb \u00ebsht\u00eb stacioni i fundit i nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb nisi me ngritjen e Komisonit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, n\u00eb\u00a0 fillim t\u00eb k\u00ebsaj legjislature.<\/em><\/p>\n<p><em>Miratimi sot i ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve t\u00eb reja t\u00eb administrimit t\u00eb zgjedhjeve, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare dhe pozitive n\u00eb proceset zgjedhore t\u00eb ardhshme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte t\u00eb mundur, alternativave t\u00eb forcave politike p\u00ebr nd\u00ebrtimin legjislacionit dhe infrastruktur\u00ebs zgjedhore, q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryesorja \u00ebsht\u00eb se; plot\u00ebsuam pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb artikuluar qart\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr rregulla zgjedhore, q\u00eb nuk deformojn\u00eb dhe anashkalojn\u00eb, por garantojn\u00eb vullnetin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Standardet per\u00ebndimore, mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve q\u00eb po miratojm\u00eb sot, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga rekomandimet e K\u00ebshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udh\u00ebhartat kryesore nga t\u00eb cilat udh\u00ebhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik dhe ligjor, t\u00eb\u00a0 rrug\u00ebtimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Askush nuk e kishte menduar se kjo dit\u00eb, do t\u00eb vononte kaq shum\u00eb, duke pasur parasysh se Komisionin p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, e ngrit\u00ebm q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb legjislatur\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Vonesa ndodhi, jo se nuk d\u00ebshiruam, por nuk mund\u00ebm. Miratimii reform\u00ebs zgjedhore, u v\u00ebshtir\u00ebsua nga pengesa t\u00eb paparashikuara. Por asgj\u00eb nuk e pengoi Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ec\u00eb me vullnet e guxim drejt konkludimit t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb arrinim deri k\u00ebtu, duke harmonizuar alternativat e shumic\u00ebs me opozit\u00ebn parlamentare dhe opozit\u00ebn jasht\u00eb Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Disa her\u00eb dhe p\u00ebr mjaft \u00e7\u00ebshtje, diferencat midis\u00a0 projekteve t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare dhe asaj joparlamentare, ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, ju ftoj t\u00eb shohim p\u00ebrpara. Ne as prisnim dhe as insistojm\u00eb t\u00eb kemi konsensus politik\u00a0 p\u00ebr gjith\u00e7ka. N\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare, konsensusi i plot\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ideal, i cili n\u00eb jet\u00ebn reale realizohet si\u00a0 nj\u00eb konsensus parlamentar kushtetues.<\/em><\/p>\n<p><em>Ligjet dhe vendimet q\u00eb\u00a0 miratojm\u00eb sot, nuk jan\u00eb\u00a0 nj\u00eb produkt laboratori, por rezultat i nj\u00eb procesi\u00a0 politik e parlamentar real, q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb themele t\u00eb forta kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuvendi, \u00ebsht\u00eb i bindur se p\u00ebrfitimet nga ligjet q\u00eb miratojm\u00eb sot, jan\u00eb joproporcionale me kontributet n\u00eb proces. Por k\u00ebt\u00eb e pranuam me vet\u00ebdije, p\u00ebr hir t\u00eb rikthimit n\u00eb proces t\u00eb opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare.<\/em><\/p>\n<p><em>Si Kryetar i Kuvendit, sot i falenderoj t\u00eb gjith\u00eb, si kontribuesit, ashtu edhe oponent\u00ebt e k\u00ebtij procesi dhe t\u00eb k\u00ebtyre produkteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Falenderoj Komisonin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, Komisionin e Ligjeve,\u00a0 komisionet parlamentare, komisionet e tjera t\u00eb ngritura nga Kuvendi, si edhe gjith\u00eb deputet\u00ebt p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/em><\/p>\n<p><em>Falenderoj K\u00ebshillin Politik, i cili si nj\u00eb organiz\u00ebm jasht\u00ebparlamentar, kontribuoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces si edhe opozit\u00ebn joparlamentare p\u00ebr hapin e par\u00eb t\u00eb kthimit n\u00eb sistem. Falenderoj opozit\u00ebn parlamentare, q\u00eb pranoi sfid\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me opozit\u00ebn jasht\u00eb-parlamentare.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht, falenderoj shumic\u00ebn parlamentare, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nuk u soll si triumfatore, por si\u00a0 nj\u00eb shumic\u00eb dor\u00ebshtrir\u00eb, e cila disa her\u00eb e vendosi me vet\u00ebdije veten n\u00eb pozit\u00ebn e negociatorit, madje edhe t\u00eb opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju ftoj t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb votojm\u00eb pro ligjeve dhe vendimeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj seance. Ju faleminderit.<\/em><\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se p\u00ebr miratimin e Kodit Zgjedhor k\u00ebrkohet, shumic\u00eb e cil\u00ebsuar votash p\u00ebr miratim, 3\/5 e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, q\u00eb jan\u00eb 84 vota, q\u00eb Rama ka treguar q\u00eb mund t&#8217;i arrij\u00eb dhe me disa blerje, nga radh\u00ebt e opozit\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto ndryshime Ram\u00ebs, do t\u2019i mjaftonte Myslim Murrizi dhe grupi i tij, nd\u00ebrsa i pari ka dh\u00ebn\u00eb sinjale dakord\u00ebsie q\u00eb n\u00eb Komisionin e Ligjeve, ku votoi pro n\u00eb parim p\u00ebr ndryshimet pas tolerimeve t\u00eb socialist\u00ebve, p\u00ebr pragun natyral prej 1%, si dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e partive, t\u00eb mund t\u00eb vet\u00ebkandidohen, n\u00eb kat\u00ebr qarqe t\u00eb ndryshme dhe m\u00eb pas t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare, kujtojm\u00eb k\u00ebtu Rudina Hajdarin, Ralf Gjonin apo Andi P\u00ebrmetin, q\u00eb jan\u00eb shprehur kund\u00ebr amendimeve q\u00eb PS i ka b\u00ebr\u00eb Kodit Zgjedhor, ku sipas tyre shmang hapjen reale t\u00eb listave, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kahershme e tyre, si dhe bie ndesh me ndryshimet Kushtetuese q\u00eb kaluan n\u00eb Kuvend n\u00eb 30 Qershor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme nga ana e PD-s\u00eb dhe LSI-s\u00eb, q\u00eb t&#8217;i drejtohen OSBE-OHDIR p\u00ebr koalicionet parazgjedhore, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t&#8217;i mbajn\u00eb n\u00eb fuqi, PS \u00ebsht\u00eb treguar e pal\u00ebkundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb dhe thembra e Akilit dhe p\u00ebr ndryshimet Kushtetuese, q\u00eb u diskutuan dhe u miratuan n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk kan\u00eb drejtuar gishtin nga fajtori, selit\u00eb diplomatike n\u00eb vendin ton\u00eb, nga ajo amerikane te ajo britanike e gjermanike, kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht q\u00eb t\u00eb respektohet marr\u00ebveshja e 5 Qershorit, e arritur n\u00eb K\u00ebshillin Politik me negocimin e gjat\u00eb t\u00eb Yuri Kim. Kjo e fundit, duket se tashm\u00eb nuk mund ta thot\u00eb qart\u00eb, se n\u00eb fush\u00ebn e kujt do t\u00eb jet\u00eb topi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb zvarritjet p\u00ebr t\u00eb arritur te 5 Qershori, b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti asokohe Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb Rama, tha dje n\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebr gazetar\u00ebt, se Kodi do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kuvend, dhe n\u00eb rast se merr 84 votat e nevojshme, ai hyn n\u00eb fuqi dhe askush nuk mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb, dhe t\u00eb dal\u00eb mbi Kuvendin.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb seanca e sotme, n\u00ebse opozita q\u00eb mbajti karriget n\u00eb Kuvend, do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon momenti, apo do t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb e pazareve t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar me formula, qoft\u00eb edhe ndonj\u00eb mandat n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb Prillit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur n\u00eb Kuvend, seanca ku do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb votim propozimet e socialist\u00ebve p\u00ebr Kodin Zgjedhor, t\u00eb cilat jan\u00eb pritur me kund\u00ebrshti nga ana e opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare, dhe nj\u00eb pjese t\u00eb asaj q\u00eb ka mbetur n\u00eb Kuvend. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kreu i Kuvendit Ru\u00e7i, tha se Kuvendi iu afrua maksimalisht propozimeve t\u00eb pal\u00ebve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148076","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}