{"id":148184,"date":"2020-10-05T16:57:57","date_gmt":"2020-10-05T14:57:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=148184"},"modified":"2020-10-05T16:57:57","modified_gmt":"2020-10-05T14:57:57","slug":"komisioneri-publik-ankimon-vendimin-per-gjyqtaren-e-apelit-elona-toronuk-arrin-nivel-te-besueshem-per-konfirmimin-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/komisioneri-publik-ankimon-vendimin-per-gjyqtaren-e-apelit-elona-toronuk-arrin-nivel-te-besueshem-per-konfirmimin-ne-detyre\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik ankimon vendimin p\u00ebr gjyqtaren e Apelit Elona Toro:&#8221;Nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"article-introtext\">\n<p>Komisioni Publik ka ankimuar vendimin e KPK p\u00ebr Elona Toron, gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, duke k\u00ebrkuar dhe rihapjen e \u00e7\u00ebshtjes ndaj saj.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"article-fulltext\">\n<p>Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, konstaton se p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Elona Toro, jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb hetimi jo t\u00eb plot\u00eb administrativ.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit q\u00eb t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor, pasi vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kund\u00ebr vendimit nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, znj. Elona Toro, me detyr\u00eb gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, konstaton se p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Elona Toro, jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb hetimi jo t\u00eb plot\u00eb administrativ. Komisioneri Publik k\u00ebrkon nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit q\u00eb t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor, pasi vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt Publik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesin publik gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, thekson Komisioneri Publik.<\/p>\n<p><strong>II. Shkaqet e ankimit<\/strong><\/p>\n<p>5. N\u00eb kuptim t\u00eb nenit 179\/b, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit nr. 84\/2016, Komisioneri Publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tri institucionet q\u00eb kryejn\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar (Vetting).<\/p>\n<p>6. Bazuar n\u00eb k\u00ebto parashikime kushtetuese dhe ligjore, Komisionerit Publik, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i interesit publik n\u00eb kryerjen e k\u00ebtij procesi, i njihet e drejta e ankimit kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Komisionit dhe paraqitjen e tyre juridiksionit rivler\u00ebsues t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (n\u00eb vijim referuar si Kolegji).<\/p>\n<p>7. N\u00eb krahasim me kompetencat e njohura p\u00ebr Komisionin dhe Kolegjin nga neni \u00c7, i aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenet 48 \u2013 52, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, Komisioneri Publik \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb kompetenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ushtruar ankim ndaj vendimeve t\u00eb Komisionit ta mb\u00ebshtes\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e akteve dhe provave t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni.<\/p>\n<p>8. N\u00eb t\u00eb tilla rrethana ligjore, me q\u00ebllim garantimin e mbrojtjes s\u00eb interesit publik gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Komisioneri Publik ka detyrimin q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll mbi vendimet e dh\u00ebna nga Komisioni, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, duke vler\u00ebsuar n\u00ebse vendimmarrja \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat kushtetuese e ligjore, bazohet n\u00eb nj\u00eb hetim administrativ t\u00eb gjithansh\u00ebm e shterues dhe n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave t\u00eb administruara.<br \/>\n9. N\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, vler\u00ebson se p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Toro, nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb prova dhe n\u00eb ligjin e zbatuesh\u00ebm, si dhe nuk bazohen n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb gjithansh\u00ebm, t\u00eb plot\u00eb dhe shterues p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>10. Komisioneri Publik, duke \u00e7muar se ky vendim, objekt ankimi, shfaq mang\u00ebsi n\u00eb hetimin administrativ, konstaton se \u00e7\u00ebshtjet e konstatuara, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb akteve t\u00eb administruara\u00a0p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr t\u2019 u paraqitur p\u00ebr shqyrtim, juridiksionit kontrollues dhe rivler\u00ebsues t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>11. N\u00eb k\u00ebto kushte, Komisioneri Publik e vler\u00ebson t\u00eb nevojshme q\u00eb brenda juridiksionit rivler\u00ebsues\/kontrollues t\u00eb Kolegjit, ky i fundit, n\u00eb shqyrtim t\u00eb k\u00ebtij ankimi, t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor, pasi rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qen\u00eb shterues n\u00eb drejtim t\u00eb identifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, t\u00eb ardhura q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive mbi t\u00eb cilat ushtron t\u00eb drejta subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson t\u00eb nevojshme rishikimin e analiz\u00ebs financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn e deklarimit. P\u00ebr sa koh\u00eb, eventualisht, konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit realizohet pasi \u00ebsht\u00eb analizuar secili nga kriteret p\u00ebrkat\u00ebse, por edhe n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb procedurave, Kolegji do t\u00eb mund ta ushtroj\u00eb juridiksionin e tij rivler\u00ebsues\/kontrollues p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit. 12. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, bazuar n\u00eb nenin C, pika 2, nenin F, pikat 3 dhe 7, t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe nenin 4 dhe 66, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, ky ankim i Komisionerit Publik ndaj vendimit nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, t\u00eb Komisionit, ushtrohet p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>13. N\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, referuar nenit D, t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe neneve 30 \u2013 33, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, si dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Komisioneri Publik mban n\u00eb konsiderat\u00eb se gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procedurave t\u00eb rivler\u00ebsimit, objekti i hetimit dhe i vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb ndaj subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij procesi sipas nenit 179\/b, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, materializohet n\u00eb kontrollin e sakt\u00ebsis\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit (\u201cVetting\u201d dhe ato periodike). N\u00eb \u00e7do rast, subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb saj, si dhe ekzistenc\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, sipas p\u00ebrkufizimit kushtetues.<\/p>\n<p>14. Komisioneri Publik, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb aktet e administruara dhe rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb cilat, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb, paraqesin nevoj\u00ebn p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, pasi konstatohet se hetimi administrativ i kryer nga Komisioni nuk ka qen\u00eb i gjithansh\u00ebm, i plot\u00eb dhe shterues.<\/p>\n<p>14.1 Nga verifikimi i akteve rezulton se hetimi i Komisionit mbi verifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb posedim apo p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me subjektin, deklaruar: dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e huave apo dhurimeve t\u00eb ndryshme nd\u00ebr vite, nuk paraqitet i plot\u00eb, p\u00ebrkundrejt rrethanave q\u00eb jan\u00eb konstatuar.<\/p>\n<p>14.2 Metodologjia e ndjekur nga Komisioni, n\u00eb rastin konkret, p\u00ebr analizimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e deritanishme, pasi nga verifikimi i akteve n\u00eb dosje konstatohet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar mund\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme, huat dhe dhurimet ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit: (i) nuk p\u00ebrputhet periudha kohore e t\u00eb ardhurave t\u00eb marra n\u00eb analiz\u00eb me periudh\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs; (ii) numri i personave q\u00eb realizojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga numri i personave t\u00eb llogaritur n\u00eb shpenzimet jetike, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentet e administruara n\u00eb dosje; (iii) n\u00eb shpenzimet e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e dala nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p>14.3 N\u00eb rastet e shumave t\u00eb deklaruara t\u00eb dhuruara nga personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb hetuar duke administruar t\u00eb plota aktet p\u00ebrkat\u00ebse me vler\u00eb provuese n\u00eb lidhje me eventualitetin e konsiderimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave si t\u00eb ligjshme, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>14.4 Nga aktet e administruara rezulton se n\u00eb analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb jet\u00eb arritur n\u00eb konkluzione t\u00eb plota p\u00ebr sa i takon t\u00eb ardhurave dhe disa z\u00ebrave t\u00eb shpenzimeve, t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb konstatimin e deklarimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>14.5 Vler\u00ebsimi i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, eventualisht, do t\u00eb ndikonte n\u00eb vler\u00ebsimin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb dhe burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive dhe shpenzimeve t\u00eb deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>15. Rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Elona Toro, \u00ebsht\u00eb subjekt deklarues p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 9049, dat\u00eb 10.4.2003, \u201cP\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, t\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb t\u00eb zgjedhurve dhe t\u00eb disa n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe ligjit nr. 9367, dat\u00eb 7.4.2005, \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d, t\u00eb ndryshuar, ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI deklaratat e interesave private periodike p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2016 (n\u00eb vijim DV -20\u2013) dhe n\u00eb dat\u00ebn 25.1.2017 ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, sipas shtojc\u00ebs nr. 2 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Publik ka ankimuar vendimin e KPK p\u00ebr Elona Toron, gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, duke k\u00ebrkuar dhe rihapjen e \u00e7\u00ebshtjes ndaj saj. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, dat\u00eb 17.6.2020, konstaton se p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Elona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":148188,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148184","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}