{"id":148933,"date":"2020-10-11T15:01:41","date_gmt":"2020-10-11T13:01:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=148933"},"modified":"2020-10-11T15:01:41","modified_gmt":"2020-10-11T13:01:41","slug":"kura-me-e-mire-per-depresionin-tek-shqiptaret-eshte-palestra-ja-se-cfare-thone-psikiatrit-dhe-psikologet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kura-me-e-mire-per-depresionin-tek-shqiptaret-eshte-palestra-ja-se-cfare-thone-psikiatrit-dhe-psikologet\/","title":{"rendered":"Kura m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr depresionin tek shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb palestra?\/Ja se \u00e7far\u00eb thon\u00eb psikiatrit dhe psikolog\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDhe mos harro t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebr vrap apo qoft\u00eb edhe p\u00ebr ecje nga liqeni!\u201d, u kujdes t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebriste psikiatrja, nd\u00ebrsa e p\u00ebrcillte pa ndonj\u00eb recet\u00eb ku i rekomandonte qoft\u00eb edhe nj\u00eb qet\u00ebsues p\u00ebr ankthin a ndonj\u00eb antidepresant. Me t\u00eb qarat e pakontrolluara, nd\u00ebrsa i rr\u00ebfente shqet\u00ebsimet q\u00eb e kishin \u00e7uar deri n\u00eb der\u00ebn e saj, duke kap\u00ebrcyer stigm\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn shoq\u00ebria vishte Spitalin Psikiatrik ende sot e k\u00ebsaj dite, ajo ishte e bindur se vuante nga depresioni. Bindje q\u00eb, mjekja me em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb krijese interesante t\u00eb mitologjis\u00eb shqiptare, ia rr\u00ebzoi. \u201cTi vuan nga trishtimi dhe dashuron si n\u00eb shekullin e 17-t\u00eb\u201d, i tha e n\u00eb at\u00eb moment, e drejtuar p\u00ebr nga dera si p\u00ebr t\u2019iu arratisur atij vendi q\u00eb e lidhte ve\u00e7 me filmat me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb psikologjike, mjekja me iu duk si krijes\u00eb e p\u00ebrtej bote, e mbuluar me nj\u00eb aur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Me siguri ishte efekti i p\u00ebrpar\u00ebses.<\/p>\n<p>Ecja e aq m\u00eb tep\u00ebr vrapi nuk iu duk pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Peshonte di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se 40 kilogram\u00eb ato dit\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me ushqimin i kishte si mos m\u00eb keq dhe luhatjet e humorit ia b\u00ebnin t\u00eb pap\u00ebrballueshme edhe pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMerr nga ato kokrrat q\u00eb t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb. I pin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, tek puna ime nuk nisin pa e pir\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb. Madje edhe mjek\u00ebt vet\u00eb. Ty t\u00eb duhet nj\u00eb gjysm\u00eb nga ai \u201c0.25 mg\u201d dhe do t\u00eb ndihesh mir\u00eb\u201d, e k\u00ebshilloi nj\u00eb mik. Ky ishte takimi i par\u00eb me \u201cxanax\u201d-in, q\u00eb fuqi \u00e7udib\u00ebr\u00ebse kishte pak. Duke eksperimentuar, kuptoi se nj\u00eb gjysm\u00eb doze ia kontrollonte lot\u00ebt e i jepte nj\u00eb topitje, ku p\u00ebr pak koh\u00eb harronte \u00e7do gj\u00eb. I kujtonte vetes \u00e7do dit\u00eb se ishte nga ai lloj q\u00eb ia dilte vet\u00eb, pa ndihm\u00ebn e medikamenteve, por nj\u00eb dor\u00eb ndihm\u00eb nga jasht\u00eb saher\u00eb e kapte nj\u00eb kriz\u00eb e beft\u00eb paniku apo i mbahej fryma nga ankthi ia ktheu mendjen se i duhej.<\/p>\n<p>\u201cM\u2019u desh\u00ebn vite t\u2019i rikthesha k\u00ebshill\u00ebs s\u00eb psikiatres s\u00eb par\u00eb\u201d, rr\u00ebfen Ana, nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb t\u00eb tridhjetat, duke pohuar se stigm\u00ebn e kap\u00ebrceu qysh n\u00eb at\u00eb takim dhe nuk ka hezituar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mendimin e psikolog\u00ebve saher\u00eb mendonte se sh\u00ebndeti i saj mendor kishte nevoj\u00eb. \u201cNdoshta vitet e kaluara jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ma b\u00ebn\u00eb ta kap\u00ebrcej k\u00ebt\u00eb mentalitetin prapanik dhe etiketimin e \u00e7do shqet\u00ebsimi t\u00eb mendjes me \u201c\u00e7menduri\u201d, vijon ajo nd\u00ebrsa zbulon se gjeti nj\u00eb terapi p\u00ebr veten n\u00eb internet.<\/p>\n<p>\u201cLexoja histori t\u00eb shum\u00eb blogereve t\u00eb fitness-it, q\u00eb rr\u00ebfenin se e kishin nisur rrug\u00ebtimin me ushtrimet fizike dhe palestr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike p\u00ebr jet\u00ebn. Dikush kishte vuajtur nga anoreksia a bulimia, nj\u00eb tjet\u00ebr nga depresioni, nj\u00eb tjet\u00ebr nga ankthi apo ajo q\u00eb njihet si OCD-medimet obsesivo-kompulsive. T\u00eb gjitha rr\u00ebfenin se ia kishin dal\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcenin problemet e sh\u00ebndetit mendor duke iu dedikuar palestr\u00ebs, jogas, vrapit e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb vendosi t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb palest\u00ebr. \u201cIsha skeptike dhe p\u00ebrtace\u201d, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn pranon ajo duke qeshur \u201cdhe e nisa me iden\u00eb e nj\u00eb benefiti fizik. Kisha disbalanc\u00eb hormonale dhe kisha shtuar n\u00eb pesh\u00eb. Por pas disa vitesh m\u2019u kthye n\u00eb stil jetese\u201d. Fiziku i saj duket shum\u00eb i formuar dhe me muskuj t\u00eb duksh\u00ebm, por a ka pasur t\u00eb nj\u00ebjtat benefite edhe sh\u00ebndeti i saj mendor?<\/p>\n<p>\u201cNdihem shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb. \u00c7do seanc\u00eb n\u00eb palest\u00ebr m\u00eb duket si shkarkim i t\u00eb gjith\u00eb toksicitetit dhe stresit t\u00eb mbledhur gjat\u00eb dit\u00ebs\u201d, vijon ajo q\u00eb megjith\u00ebse thot\u00eb se e ka kap\u00ebrcyer disi stigm\u00ebn q\u00eb i lidh njer\u00ebzit q\u00eb vuajn\u00eb nga sh\u00ebndeti mendor, nuk do t\u00eb donte t\u00eb tregohej me gisht, nga masa e paqart\u00eb q\u00eb formon shum\u00ebsia e individ\u00ebve, q\u00eb ndoshta shk\u00ebputur nga turma mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat apo n\u00eb mos probleme edhe m\u00eb thella, q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019i adresoj\u00eb.\u201cPor vijoj t\u00eb ndjek seanca me psikolog\u00eb\u201d, rr\u00ebfen ajo \u201cvet\u00ebm se tani nuk shkoj e bindur se vuaj nga depresioni\u201d, qesh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb anketim i Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, i kryer m\u00eb 2018-n, p\u00ebrllogariste se afro 70 p\u00ebrqind e grave t\u00eb anketuara dhe 57 p\u00ebrqind e burrave pohuan se kishin kaluar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb depresioni, dy jav\u00eb para sondazhit.<\/p>\n<p>Por edhe 31 p\u00ebrqind e grave dhe 43 p\u00ebrqind e burrave, nuk p\u00ebrjashtuan se kishin p\u00ebrjetuar depresion para studimit. Por edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, p\u00ebr shkak t\u00eb stigm\u00ebs, nuk dukeshin ato q\u00eb tregojn\u00eb ralitetin.Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb globale me depresion vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb 4.4%, raport ky q\u00eb ndryshon sipas gjinis\u00eb dhe mosh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cMonitor\u201d, thuhej se importet e qet\u00ebsuesve si Loram, Xanax apo Citolex, ishin rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb tre vitet e fundit. Po ashtu ishte rritur ndjesh\u00ebm edhe konsumimi i tyre pa recet\u00eb. Ana thot\u00eb se gjat\u00eb viteve q\u00eb jetoi jasht\u00eb e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i siguronte pa recet\u00eb, \u201cpor edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndryshuar vitet e fundit. N\u00eb Farmaci nuk t\u2019i japin pa recet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me nisjen e ushtrimeve fizike, pohon se i ka eliminuar pothuajse fare qet\u00ebsuesit. \u201cPor e b\u00ebra gradualisht\u201d, pohon, e fokusuar tek fuqia q\u00eb ka vet\u00eb mendja p\u00ebr ndryshim \u201cpraktikoj gjithashtu meditimin dhe jog\u00ebn\u201d, thot\u00eb, duke shtuar se i sh\u00ebrben ta nis\u00eb dit\u00ebn me pozitivitet.<\/p>\n<p>Blogerja Kelsey Well ka pranuar se vuant nga depresioni post-partum, duke e kap\u00ebrcyer me fitness<br \/>\nPor efeket pozitive t\u00eb ushtrimeve fizike ndaj depresionit nuk i pohon vet\u00ebm Ana apo dhjetra blogere fitness-i- shum\u00eb prej tyre t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb personal trainer-, por edhe shkenca.Shum\u00eb studime kan\u00eb zbuluar se aktiviteti fizik lidhet me nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zhvillimit t\u00eb depresionit dhe sjell rezultate m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb vuajn\u00eb nga depresioni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim, i botuar n\u00eb JAMA Psychiatry, hedh drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pyetje. Duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna gjenetike nga m\u00eb shum\u00eb se 600 mij\u00eb t\u00eb rritur t\u00eb regjistruar n\u00eb studime t\u00eb shumta gjenomike, studiuesit zbuluan \u201cm\u00eb shum\u00eb prova se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb se aktiviteti fizik luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb mundsh\u00ebm shkak\u00ebsor n\u00eb uljen e rrezikut p\u00ebr depresion\u201d, thot\u00eb Karmel Choi, nj\u00eb studiues klinik n\u00eb gjenetik\u00ebn psikiatrike dhe neuro-zhvillimore n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Massachusetts dhe bashkautor i studimit.<\/p>\n<p>Psikiatri Pasho Maksuti<br \/>\nP\u00ebr psikiatrin shqiptar, Pasho Maksuti, trajtimi i depresionit dhe \u00e7rregullimeve t\u00eb tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb ankthin apo edhe skizofrenin\u00eb, duhet trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shumanshme. \u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pas diagnostifikimit t\u00eb sakt\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb plani i trajtimit. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb krahas terapis\u00eb medikamentoze, t\u00eb p\u00ebrdoret terapia okupacionale. Terapia fizikale me shtim t\u00eb aktiviteti fizik, jane shum\u00eb t\u00eb nevojshme krahas terapis\u00eb me mjekime dhe psikoterapive\u201d, p\u00ebrfundon psikiatri Maksuti.<\/p>\n<p>Por, ndon\u00ebse ushtrimet fizike mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb trajtimin e depresionit ato nuk jan\u00eb nj\u00eb kur\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit mendor dhe vet\u00eb depresioni mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mjaft aktivitet fizik. (Pavar\u00ebsisht nga gjetjet e studimit JAMA, shum\u00eb prova anekdotale sugjerojn\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz me depresion e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve an\u00ebsore t\u00eb antidepresivv\u00eb e si lodhja dhe shtimi i pesh\u00ebs dhe v\u00ebshtir\u00ebsia e gjetjes s\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar. Por nd\u00ebrsa ushtrimet nuk jan\u00eb zgjidhja e p\u00ebrsosur p\u00ebr depresionin, studimet kan\u00eb treguar se mund t\u00eb sjellin ndryshimin. Nj\u00eb v\u00ebzhgim i vitit 2018 zbuloi se aktiviteti fizik \u2013 posa\u00e7\u00ebrisht trajnimi i rezistenc\u00ebs, si ngritja e peshave \u2013 mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb simptomat e depresionit, ndoshta edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, ashtu si trajtimet konvencionale si terapia njoh\u00ebse e sjelljes dhe medikamentet p\u00ebr disa njer\u00ebz. Studime t\u00eb tjera kan\u00eb zbuluar se praktikisht \u00e7do lloj st\u00ebrvitjeje, nga kardio n\u00eb joga, mund t\u00eb ul\u00eb simptomat e depresionit.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht e nisa me ushtrime t\u00eb lehta kardio, nd\u00ebrsa tani nuk mund t\u00eb b\u00ebj pa ngritje peshash\u201d, thot\u00eb Ana, e cila n\u00eb t\u00eb ardhmen d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb si trajnere personale. \u201cPor m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb p\u00ebrgatitja t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb fizik perfekt, p\u00ebr arsye vanitoze, do t\u00eb doja t\u00eb merresha me ata q\u00eb luftojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me s\u00ebmundje t\u00eb padukshme si ankthi dhe depresioni\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Psikiati dhe psikoterapisti Neli Demi<br \/>\nEdhe psikiatri Neli Demi rendit disa t\u00eb mira t\u00eb ushtrimeve fizike n\u00eb leht\u00ebsimin e simptomave t\u00eb depresionit dhe t\u00eb ankthit \u201c\u2026duke l\u00ebshuar endorfinat dhe disa neurotransmetues t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ndjesi mir\u00ebqenieje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Heq p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga v\u00ebmendja shqet\u00ebsimet dhe ju shk\u00ebput nga cikli negativ i t\u00eb menduarit q\u00eb ushqen ankthin apo depresionin\u201d, vijon psikiatri dhe psikoterapisti, Demi.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas ti, ushtrimet fizike rritin vet\u00ebbesimin, duke v\u00ebn\u00eb disa pik\u00ebsynime n\u00eb ushtrimet tuaja dhe duke i arritur ato. \u201cRekomandohet te fillohet me hapa t\u00eb ngadalt\u00eb e m\u00eb pas, t\u00eb mund t\u00eb shtohet intensiteti i ushtrimeve. Arritja e nj\u00eb forme t\u00eb mir\u00eb fizike dhe pamje trupore m\u00eb t\u00eb tonifikuar mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndiheni m\u00eb mir\u00eb n\u00eb veten dhe pamjen tuaj.\u201d, vijon psikiatri, duke shtuar se aktiviteti fizik rrit edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrveprim social, mungesa e t\u00eb cilit vihet re tek individ\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga ankthi apo depresioni. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje apo bised\u00eb e shkurt\u00ebr me kalimtar\u00eb apo ushtrues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb park mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e humorit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrballojeni gjendjen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te sh\u00ebndetshme. P\u00ebrdorimi i alkoolit apo drogave p\u00ebr t\u00eb \u201dmbytur\u201d dhimbjen psikologjike, apo t\u00eb priturit se do t\u00eb kaloj\u00eb vet\u00eb , mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb akoma m\u00eb shume gjendjen. K\u00ebrkojini ndihme burimeve tuaja t\u00eb brendshme, familjes dhe miqve, si dhe profesionist\u00ebve!\u201d, p\u00ebrfundon Demi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ende e paqart\u00eb se si ushtrimet fizike mund t\u00eb arrijn\u00eb k\u00ebto efekte, por studiuesit kan\u00eb teori. Ushtrimet rigoroze, si ngritja e peshave dhe vrapimi, mund t\u00eb rrisin qarkullimin e gjakut n\u00eb tru, duke ndryshuar potencialisht struktur\u00ebn e tij dhe p\u00ebrb\u00ebrjen qelizore. Ushtrimet gjithashtu mund t\u00eb shkaktojn\u00eb \u00e7lirimin e endorfinave q\u00eb rrisin humorin. Theks i jog\u00ebs n\u00eb pun\u00ebn e frym\u00ebmarrjes dhe v\u00ebmendjen mund t\u00eb luaj\u00eb gjithashtu nj\u00eb rol.<\/p>\n<p>Psikologia Enila Cenko<br \/>\n\u201cEfektet pozitive te aktivitetit fizik n\u00eb trajtimin e shqet\u00ebsimeve psikologjike si depresioni apo ankthi jan\u00eb t\u00eb njohura dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura nga studime shkencore t\u00eb shumta. Studimet tregojn\u00eb se ushtrimet fizike p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gjendjet depresive dhe p\u00ebrjetimin e ankthit, ulin nivelin e stresit, p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb kujtes\u00ebn dhe p\u00ebrqendrimin, ndihmojn\u00eb me pagjum\u00ebsin\u00eb, rrisin nivelin e energjis\u00eb dhe stabilizojn\u00eb humorin\u201d, thot\u00eb psikologia Enila Cenko, duke shtuar se k\u00ebto efekte psikologjike jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara dhe me efekte pozitive n\u00eb funksionimin e trurit, duke relaksuar muskujt dhe ulur tensionin trupor. \u201cTe gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb pozitivisht ne gjendjet emocionale dhe funksionimin mendor.\u201d, p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>Por nuk keni pse t\u00eb ushtroheni shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndryshime. Ana thot\u00eb se sa m\u00eb n\u00eb form\u00eb fizike \u00ebsht\u00eb, aq m\u00eb e fort\u00eb ndihet mend\u00ebrisht. Ajo thot\u00eb se edhe gjat\u00eb karantin\u00ebs nuk i nd\u00ebrpreu ushtrimet fizike megjith\u00ebse t\u00eb gjitha palestrat vun\u00eb drynat deri n\u00eb qershor, kur nj\u00eb urdh\u00ebr i qeveris\u00eb i rihapi, me kushtin e zbatimit t\u00eb masave anti-covid. \u201cJam ushtruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi. E nisja me joga n\u00eb m\u00ebngjes dhe e p\u00ebrfundoja duke ngritur bidonat me uj\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb girave\u201d, qesh ajo, nd\u00ebrsa shton se tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer palestr\u00ebs me ritmin normal, duke e frekuentuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe mjeku psikiat\u00ebr, Eugjen Sotiri thot\u00eb se e rekomandon kryerjen e aktiviteteve fizike, krahas metodave t\u00eb tjera, duke shtuar se ato kan\u00eb efekt, por varet gjithnj\u00eb se \u00e7\u2019efekt k\u00ebrkon mjeku dhe pacienti n\u00eb trajtimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk kisha qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb tip palestre, madje edhe n\u00eb shkoll\u00eb i lija gjithnj\u00eb or\u00ebt e fizkultur\u00ebs duke gjetur ndonj\u00eb justifikim\u201d, thot\u00eb duke qeshur Ana, nd\u00ebrsa ngre \u00e7ant\u00ebn e palestr\u00ebs n\u00eb shpin\u00eb dhe thot\u00eb se po b\u00ebhet von\u00eb. A nuk ke frik\u00eb se mund t\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb var\u00ebsi?, e pyes. \u201cGjithsesi do t\u00eb ishte var\u00ebsi e mir\u00eb\u201d, thot\u00eb, \u201cpasi nuk jam e interesuar tek suplementet p\u00ebr rritje t\u00eb mas\u00ebs muskulore dhe \u00e7do dit\u00eb zbuloj dhe mahnitem se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb trupi im\u201d.<\/p>\n<p>Palestrat apo ushtrimet fizike mund t\u00eb mos jen\u00eb kura mrekullib\u00ebr\u00ebse p\u00ebr s\u00ebmundje si depresioni apo ankthi, por krahas trajtimit profesional, mund t\u00eb ishte nj\u00eb alternativ\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkarkuar stresin, nd\u00ebrsa mendja forcohet bashk\u00eb me trupin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDhe mos harro t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebr vrap apo qoft\u00eb edhe p\u00ebr ecje nga liqeni!\u201d, u kujdes t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebriste psikiatrja, nd\u00ebrsa e p\u00ebrcillte pa ndonj\u00eb recet\u00eb ku i rekomandonte qoft\u00eb edhe nj\u00eb qet\u00ebsues p\u00ebr ankthin a ndonj\u00eb antidepresant. Me t\u00eb qarat e pakontrolluara, nd\u00ebrsa i rr\u00ebfente shqet\u00ebsimet q\u00eb e kishin \u00e7uar deri n\u00eb der\u00ebn e saj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":148934,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[233],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148933","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendeti"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}