{"id":151086,"date":"2020-10-24T12:34:05","date_gmt":"2020-10-24T10:34:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=151086"},"modified":"2020-10-24T12:34:05","modified_gmt":"2020-10-24T10:34:05","slug":"u-shoqerua-forcerisht-ne-polici-ish-deputeti-ndocaj-i-nis-sms-rames-ja-mesazhi-qe-ndocaj-i-shkruan-ish-shefit-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-shoqerua-forcerisht-ne-polici-ish-deputeti-ndocaj-i-nis-sms-rames-ja-mesazhi-qe-ndocaj-i-shkruan-ish-shefit-te-tij\/","title":{"rendered":"U shoq\u00ebrua forc\u00ebrisht n\u00eb Polici\/ Ish-deputeti Ndocaj i nis sms Ram\u00ebs\/ Ja mesazhi q\u00eb Ndocaj i shkruan ish-shefit t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, i cili u shoq\u00ebrua dje nga ana e Policis\u00eb n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs, i ka shkruar nj\u00eb sms Kryeminsitrit t\u00eb vendit Edi Rama, ku i shpjegon t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, Ndocaj shprehet se ai ka pasur nj\u00eb ftes\u00eb nga Drejtori i Kultur\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb Pjeter Zefi, ku ka qen\u00eb Pjerin Ndreu, ai q\u00eb ka dashur t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e takimit.<\/p>\n<p><em>&#8220;Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti q\u00eb krijoi Pjerin Ndreu, pa asnj\u00eb motiv. Isha i ftuar t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb aktivitet nga Drejtori Kultur\u00ebs Pjet\u00ebr Zefi. Ftes\u00ebn ma b\u00ebri me telefon, pasi kam vet\u00ebm dy dit\u00eb q\u00eb kam ardhur nga Milano. U g\u00ebzova shum\u00eb q\u00eb do isha i pranishem n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni. Mora me vete dhe nj\u00eb mikun tim italian, q\u00eb kishte ardhur me mua nga Italia. N\u00eb postbllokun e par\u00eb, m\u00eb than\u00eb q\u00eb italiani, nuk mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. I thash\u00eb pa problem, m\u00eb pas italiani u largua t\u00eb m\u00eb priste n\u00eb sht\u00ebpi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb postbllokun e dyt\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkuan ftes\u00ebn. P\u00ebr fat, aty u ndodh Drejtori i Kultur\u00ebs, i cili u tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ftuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kalon Pjerin Ndreu dhe u thot\u00eb polic\u00ebve: &#8220;Mos lejoni njer\u00ebz t\u00eb pad\u00ebshiruar&#8221;. Polic\u00ebt menj\u00ebher\u00eb m\u00eb larguan me forc\u00eb, duke m\u00eb \u00e7uar m\u00eb pas n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb. Zoti Kryeminist\u00ebr; m\u00eb erdhi shum\u00eb keq q\u00eb m\u00eb ndaluan t\u00eb merrja pjes\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni historike.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00ebndrimet politike, nuk kan\u00eb lidhje me ngjarjet historike. Politikisht, un\u00eb shpreh at\u00eb q\u00eb mendoj p\u00ebr ju, por institucionalisht, ju jeni edhe Kryeministri im. Po k\u00ebshtu edhe Pjerin Ndeu, i cili shfryt\u00ebzoi pozicionin shtet\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb inatin kund\u00ebr meje. Humba nj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb vjen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb&#8221;,<\/em> shkruan Ndocaj n\u00eb mesazhin q\u00eb i ka d\u00ebrguar Ram\u00ebs, q\u00eb sigurisht i ka mbetur pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1032300 visible\" src=\"https:\/\/www.faxweb.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/rrr.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/www.faxweb.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/rrr.jpg 640w, https:\/\/www.faxweb.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/rrr-195x400.jpg 195w, https:\/\/www.faxweb.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/rrr-292x600.jpg 292w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"1315\" \/><\/p>\n<p>Ishte n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Pjerin Ndreut, q\u00eb dha urdh\u00ebr t\u00eb largohen njer\u00ebzit e pad\u00ebshiruar p\u00ebr pushtetin aktual. Gjergj Fishta, nuk \u00ebsht\u00eb as i Edi Ram\u00ebs, as i Pjerin Ndreut. Isha ftuar nga drejtori q\u00eb kishte organizuar eventin, jam telefonuar sot n\u00eb m\u00ebngjes. Por edhe sikur t\u00eb mos e kisha k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kundravajtje penale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni, ku merr pjes\u00eb Kryeministri q\u00eb \u00ebsht\u00eb si qytetar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>E kishte b\u00ebr\u00eb me postoblloqe, sikur po vinte Kryeministri. Nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb kishte 3 postoblloqe. T\u00eb parin e kalova, por kur shkova tek rrethimi i nd\u00ebrtes\u00ebs, ishte Garda e Republik\u00ebs me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kryeministris\u00eb q\u00eb than\u00eb ku e keni ftes\u00ebn. I thash\u00eb drejtori m\u00eb ka ftuar dhe erdhi drejtori Paulin Zefi, duke i th\u00ebn\u00eb e kam ftuar un\u00eb dhe po e sistemojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment, vjen kryetari i Bashkis\u00eb dhe thot\u00eb njer\u00ebzit e paftes\u00eb dhe t\u00eb pad\u00ebshiruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, t\u00eb largohen menj\u00ebher\u00eb, i dha urdh\u00ebr drejtorit t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i policis\u00eb, a*rrestoi dhe nj\u00eb gazetar t\u00eb Lezh\u00ebs. Urdhri kishte dal\u00eb nga Kryetari i Bashkis\u00eb. M\u00eb than\u00eb do t\u00eb largojm\u00eb me dh*un\u00eb. I thash\u00eb mos b\u00ebni gabim se jam i s\u00ebmur\u00eb dhe jam i operuar, mos m\u00eb prekni me dor\u00eb i thash\u00eb ju lutem. Nuk e mor\u00ebn parasysh k\u00ebt\u00eb, sepse i sh\u00ebrbejn\u00eb pushtetit dhe pse \u00ebsht\u00eb i kalbur qorrazi&#8221;, tha Ndocaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i pyetur p\u00ebr konfliktet me Ndreun, ish-deputeti, tha se jan\u00eb vet\u00ebm politike, si dhe zbuloi se dhimbjet ishin t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr shkak t\u00eb dh*un\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr. Ndocaj theksoi se do t\u00eb denoncoj\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe Pjerin Ndreun.<\/p>\n<p>&#8220;Patjet\u00ebr se kam qen\u00eb kund\u00ebrshtar politik. Nuk kam armiq\u00ebsi me Pjerin Ndreun, pavar\u00ebsisht Ndreu se pas akuzave t\u00eb Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i a*kuzuar p\u00ebr tentativa v-rasje, v*jedhje, m*ashtrime, p\u00ebr t\u00eb gjitha. Kjo ka qen\u00eb ajo, q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kemi qen\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb politik, q\u00eb t\u00eb mos kemi nj\u00eb h*ajdut n\u00eb qytetin ton\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 se politik\u00eb, tjet\u00ebr gj\u00eb nuk kemi pasur me aq sa di un\u00eb. Me avokatin kemi marr\u00eb vendim, q\u00eb t\u00eb denoncojm\u00eb dh*un\u00ebn e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Do e ndjek n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Jam marr\u00eb me dh*un\u00eb nga nj\u00eb vend, pavar\u00ebsisht se isha i s\u00ebmur\u00eb. Dh*una ishte e eg\u00ebr dhe dhimbjet ishin t\u00eb m\u00ebdha. Nuk m\u00eb dhan\u00eb ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb dhe as s&#8217;m\u00eb dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb merrja nj\u00eb avokat, apo familjen n\u00eb telefon. Do t\u00eb padis Policin\u00eb e Shtetit dhe Pjerin Ndreun, p\u00ebr ab*uzimin me postin e tij&#8221;, tha Ndocaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, i cili u shoq\u00ebrua dje nga ana e Policis\u00eb n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs, i ka shkruar nj\u00eb sms Kryeminsitrit t\u00eb vendit Edi Rama, ku i shpjegon t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, Ndocaj shprehet se ai ka pasur nj\u00eb ftes\u00eb nga Drejtori i Kultur\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb Pjeter Zefi, ku ka qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151086","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151086","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151086"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151086\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151086"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151086"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151086"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}