{"id":160570,"date":"2021-01-21T15:45:50","date_gmt":"2021-01-21T14:45:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=160570"},"modified":"2021-01-21T15:45:50","modified_gmt":"2021-01-21T14:45:50","slug":"si-i-trefishoi-te-ardhurat-fatmir-xhafaj-dhe-borxhi-54-mije-eurosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-i-trefishoi-te-ardhurat-fatmir-xhafaj-dhe-borxhi-54-mije-eurosh\/","title":{"rendered":"Si i trefishoi t\u00eb ardhurat Fatmir Xhafaj dhe borxhi 54 mij\u00eb eurosh"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti dhe ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj zot\u00ebron pasuri familjare me vler\u00eb 57.4 milion\u00eb lek\u00eb, e cila ka pasur si burim kryesor rritjeje shitjen e pasurive t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Fatmir Xhafaj u zgjodh minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb kabinetin e kryeministrit Edi Rama n\u00eb mars 2017 dhe e u largua me dor\u00ebheqje n\u00eb tetor 2018, pas nj\u00eb serie akuzash t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb lidhje me v\u00ebllan\u00eb e tij t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>Fatmir Xhafaj ka kryer studimet n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Fakulteti i Shkencave Politiko \u2013 Juridike, dega Drejt\u00ebsi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jasht\u00eb vendit n\u00eb fushat e konsulenc\u00ebs ligjore, menaxhimit dhe administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1982-1986 ka qen\u00eb hetues n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 1999- 2001 ka kryer profesionin e lir\u00eb t\u00eb avokatit. Xhafaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aktivisht n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 1997 si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nd\u00ebrsa ka mbajtur postet e ministrit t\u00eb Rregullimit t\u00eb Territorit dhe Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kabinetin e kryeministrit Fatos Nano n\u00eb vitet 2002-2005.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb zgjidhej minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, Z. Xhafaj ka ushtruar detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ky raport \u00ebsht\u00eb prodhuar nga BIRN pas administrimit t\u00eb deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ish-ministrit Fatmir Xhafaj nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Ai ka p\u00ebr q\u00ebllim b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs mbi pasurit\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve apo ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave gjat\u00eb viteve 2013-2020.<\/p>\n<p>Skeda grafike e m\u00ebposhtme paraqet pasurin\u00eb e deklaruar nga deputeti Fatmir Xhafaj nga viti 2003 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018. [Kliko p\u00ebr sked\u00ebn n\u00eb PDF]<\/p>\n<p>Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar nga ish-ministri i Brendsh\u00ebm, c p\u00ebr vitet 2003-2018.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2003, Fatmir Xhafaj deklaronte pasuri familjare prej 17.6 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, pasuria familjare \u00ebsht\u00eb rritur me 3 her\u00eb dhe kap vler\u00ebn e 57.4 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, Z. Xhafaj zot\u00ebron familjarisht pasuri t\u00eb paluajtshme me vler\u00eb 20.9 milion\u00eb lek\u00eb, likujditete bankare prej 12.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, automjete me vler\u00eb 7.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursime n\u00eb cash prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Xhafaj deklaron gjithashtu huadh\u00ebnie prej 14.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat familjare p\u00ebr periudh\u00ebn deklaruese jan\u00eb 110.9 milion\u00eb lek\u00eb, ku gati 30% e totalit kan\u00eb si burim shitjen e pasurive t\u00eb patundshme. T\u00eb ardhurat nga paga e Z. Xhafaj z\u00ebn\u00eb 26% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale, nd\u00ebrsa 25% kan\u00eb si burim pagat e familjar\u00ebve. Nj\u00eb burim tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jan\u00eb t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 15% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 analiz\u00ebs p\u00ebr rritjen\/uljen e pasuris\u00eb, struktur\u00ebn e aseteve dhe t\u00eb ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik\/logjik t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit si dhe \u2018flamujt e kuq\u2019 q\u00eb identifikohen gjat\u00eb kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik\/logjik p\u00ebr 15 vite t\u00eb deklarimit, t\u00eb cilat rezultuan pa probleme.<\/p>\n<p>Nga analiza cil\u00ebsore e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, BIRN identifikoi disa \u2018flamuj t\u00eb kuq\u2019, t\u00eb cilat lidhen kryesisht me transaksionet me pasurit\u00eb e patundshme dhe vlerat e konsiderueshme t\u00eb parave t\u00eb dh\u00ebna dhe t\u00eb marra hua gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Z. Xhafaj deklaron shitjen e nj\u00eb automjeti me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa \u00e7mimi i blerjes. Automjeti \u2018Benz\u2019 \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003 i bler\u00eb p\u00ebr 1 milion lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po n\u00eb 2005, Z. Xhafaj deklaron pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti prej 40 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 115 mij\u00eb euro. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, subjekti deklaron nj\u00eb kredi bankare \u2018p\u00ebr blerje apartamenti\u2019 me vler\u00eb 100 mij\u00eb euro, por nuk cil\u00ebsohet n\u00ebse kjo kredi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e detyrimit t\u00eb mbetur p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 apo p\u00ebr blerje t\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, bashk\u00ebshortja e Z. Xhafaj deklaron dh\u00ebnien e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb Pogradec p\u00ebr nd\u00ebrtim, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate sip\u00ebrmarrjeje, ndon\u00ebse pron\u00ebsia mbi truallin nuk ishte deklaruar n\u00eb vitet e m\u00ebparshme. Gjithashtu, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat mbi sip\u00ebrfaqen e truallit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim apo kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, mbi baz\u00ebn e s\u00eb cilave jan\u00eb realizuar kontrata shitjeje apo shk\u00ebmbimi apartamentesh, dyqanesh apo garazhe pas vitit 2011.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat n\u00eb total nga shitja e pasurive t\u00eb patundshme kapin vler\u00ebn e 32.2 milion\u00eb lek\u00ebve, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr shtimin e pasuris\u00eb dhe huadh\u00ebniet ndaj familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs deklaruese, Z. Xhafaj deklaron vlera t\u00eb konsiderueshme t\u00eb dh\u00ebna hua ndaj familjar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast edhe vet\u00eb huamarr\u00ebs. Huadh\u00ebniet p\u00ebrgjat\u00eb viteve kapin vler\u00ebn e 23.1 milion\u00eb lek\u00ebve, nga t\u00eb cilat familjes Xhafaj nuk i jan\u00eb kthyer n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 rreth 14.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2008, Z. Xhafaj deklaron se ka marr\u00eb hua prej 54, 400 eurosh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti, e cila \u00ebsht\u00eb shlyer plot\u00ebsisht me dy k\u00ebste n\u00eb vitet 2012 dhe 2013.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti dhe ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj zot\u00ebron pasuri familjare me vler\u00eb 57.4 milion\u00eb lek\u00eb, e cila ka pasur si burim kryesor rritjeje shitjen e pasurive t\u00eb patundshme. Fatmir Xhafaj u zgjodh minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb kabinetin e kryeministrit Edi Rama n\u00eb mars 2017 dhe e u largua me dor\u00ebheqje n\u00eb tetor 2018, pas nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":160571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[1026,451,317,329],"class_list":{"0":"post-160570","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-fatmir-xhafaj","11":"tag-lajme-zjarr","12":"tag-vendi","13":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160570\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}