{"id":161405,"date":"2021-01-29T17:52:13","date_gmt":"2021-01-29T16:52:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=161405"},"modified":"2021-01-29T17:52:13","modified_gmt":"2021-01-29T16:52:13","slug":"tani-eshte-vone-por-ja-se-perse-duhej-ta-kish-marre-nobelin-ismail-kadare-nga-armir-shkurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tani-eshte-vone-por-ja-se-perse-duhej-ta-kish-marre-nobelin-ismail-kadare-nga-armir-shkurti\/","title":{"rendered":"Tani \u00ebsht\u00eb von\u00eb, por ja se p\u00ebrse duhej ta kish marr\u00eb Nobelin Ismail Kadare\/ Nga Armir SHKURTI"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armir SHKURTI<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb m\u00ebndyshje Ismail Kadare e ka patur hak \u00e7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb, por kjo duhej t\u00eb kish ndodhur her\u00ebt, n\u00eb \u00e7erekun e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. Natyrisht ajo \u00ebsht\u00eb e bukur dhe ai i talentuar, por p\u00ebrmasat \u201cgjigand\u201d, \u201ckolos\u201d, \u201cgjeni\u201d e t\u00eb tjera k\u00ebsisoj ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb vogla t\u00eb atij q\u00eb gjykon e jo atij q\u00eb shkruan.<\/p>\n<p>N\u00eb detin e madh t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore Kadareja yn\u00eb u l\u00ebshua q\u00eb n\u00eb agim t\u00eb viteve \u201990 e u p\u00eblqye. Por deri n\u00eb mas\u00ebn e \u201ct\u00eb mirit\u201d, \u201cshum\u00eb t\u00eb mirit\u201d, por jo t\u00eb nobelistit. Sepse matan\u00eb, p\u00ebrmasat e atyre q\u00eb gjykojn\u00eb si dhe atyre p\u00ebrreth atij q\u00eb shkruan, jan\u00eb krejt t\u00eb tjera nga tonat.<\/p>\n<p>Por un\u00eb v\u00ebrtet besoj se ka patur nj\u00eb \u00e7ast n\u00eb karier\u00ebn e shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb madh t\u00eb realizmit socialist q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat q\u00eb s\u2019ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb at\u00eb viran Nobel. Dhe ky \u00ebsht\u00eb rasti i romanit \u201cDimri i madh\u201d. Aty Kadareja meriton t\u00eb quhet gjeniu i realizmit socialist p\u00ebr shkak se ka prodhuar neorealizmin socialist.<\/p>\n<p>Me a pa dashje, k\u00ebt\u00eb nuk e di njeri. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Dimri i madh \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb kufijt\u00eb e realizmit socialist, saq\u00eb , p\u00ebr mendimin tim modest, mund t\u00eb quhet e vetmja vep\u00ebr e neorealizmit socialist. N\u00eb Shqip\u00ebri po nj\u00eb her\u00eb. Mbase edhe n\u00eb gjith\u00eb Lindjen komuniste.<\/p>\n<p>Arti i realizmit socialist kishte kritere t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb dhe parime strikte. Sot e k\u00ebsaj dite dim\u00eb njer\u00ebz konkret\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb litar e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb rr\u00ebnuar burgjeve p\u00ebr shkak se kan\u00eb rr\u00ebshkitur tej sinoreve. Arti i realizmit socialist mbeti mjet i fuqish\u00ebm dhe tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i propagand\u00ebs dhe formimit t\u00eb \u201cnjeriut t\u00eb ri\u201d, ndaj dhe pushteti dhe udh\u00ebheqja ishin skajsh\u00ebm t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7dokujt q\u00eb mund t\u00eb luate qoft\u00eb edhe nj\u00eb fije nga shinat.<\/p>\n<p>Dimri i madh u b\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb fakt edhe prej \u201cgoditjes\u201d q\u00eb mori nga Enveri. U tha se udh\u00ebheq\u00ebsi kishte vrejtje. E ku ka reklam\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb se kaq? Nj\u00eb diktator ka v\u00ebretje p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr? E kush nuk do ta lexonte at\u00eb lib\u00ebr! Miq e armiq. Natyrisht po aq lexuan edhe ripunimin me titullin \u201cDimri i madh\u201d. Po \u00e7\u2019i b\u00ebri Enverit shkrimtari?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lart\u00ebsimit. Por le t\u00eb mbetemi tek ajo q\u00eb un\u00eb modestisht e quaj \u201cneorealizmi socialist\u201d.<\/p>\n<p>Realizmi socalist kishte detyrim nj\u00eb hero pozitiv, i cili sakrifikonte jet\u00ebn p\u00ebr komunizmin. Nga Gorki e k\u00ebtej k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb&#8230;p\u00ebrve\u00e7 Dimrit t\u00eb madh. Aty kemi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dy heronj pozitiv\u00eb: Enver Hoxha dhe Besniku, p\u00ebrkthyesi. \u00c7\u2019them un\u00eb, heronj! Titan\u00eb, Atlas\u00eb t\u00eb mitologjis\u00eb greke. I vet\u00ebm kund\u00ebr 80 tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunizmit Enveri mbajti mbi supe qiellin e kuq stalinist, i vet\u00ebm. Sakrific\u00eb m\u00eb sublime se kaq v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb realizmit socialist. Dikush jep jet\u00ebn p\u00ebr idealin, nj\u00eb tjet\u00ebr fal jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, por i vetmi q\u00eb lufton globalisht kund\u00ebr tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb marksiz\u00ebm \u2013 leninizmit \u00ebsht\u00eb ai Enveri q\u00eb ka skalitur Ismail Kadare n\u00eb librin e tij. Forca e artit! T\u00eb b\u00ebn ta dashurosh, mor pse jo ta adhurosh k\u00ebt\u00eb superhero q\u00eb, faqe gjysm\u00ebs s\u00eb globit q\u00eb tradh\u00ebtoi idealin, lufton e b\u00ebhet gati t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7do \u00e7mim p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit. Natyrisht, n\u00eb jet\u00ebn reale at\u00eb \u00e7mim e paguam ne t\u00eb tjet\u00ebr, por kur e lexon n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb dhimbset Enveri, sepse ai po sakrifikon di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe se jet\u00ebn: po sakrifikon m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs. Jo Krishti por Enveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rruga, e v\u00ebrteta, jeta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Ungjill sipas Kadares\u00eb, Ecce Homo! Ai q\u00eb mbart kryqin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Ai q\u00eb sakrifikohet p\u00ebr komunizmin. Heroi mistik i b\u00ebmave profetike e nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbinjeriu i Ni\u00e7es. Ai, Enveri!<\/p>\n<p>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Nobel n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryevep\u00ebr t\u00eb realizmit socialist \u00ebsht\u00eb heroi i dyt\u00eb. Besniku. Nga intelektuali diktaturat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb patur e kan\u00eb nj\u00eb fobi t\u00eb p\u00ebrjetshme. Ismaili yn\u00eb e \u00e7on deri n\u00eb skaj intelektualin ton\u00eb: p\u00ebrkthyes! K\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dyshimt\u00ebt nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr shkak se gjuh\u00ebt e huaja, pra bota, ishin rreziku i par\u00eb e m\u00eb i madh. Prej andej vinte dekadenca, reaksioni, sulmi, rreziku. Kaq do t\u00eb mjaftonte, por shkrimtari e \u00e7on tutje fare, n\u00eb vij\u00eb t\u00eb zjarrit, n\u00eb mbledhjen e 81 partive! E ku kishte rast m\u00eb art\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intelektual t\u00eb rrahur me kultur\u00ebn e huaj q\u00eb, kur t\u00eb shihte se gjith\u00eb bota ishte kund\u00ebr Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb dezertonte i pari? Kushdo do ta b\u00ebnte, p\u00ebrve\u00e7 dishepujve e shenjtor\u00ebve. \u00c7\u2019do t\u00eb qe Jezusi pa apostojt? Pa Pjetrin, Gjonin, Mateun, Palin&#8230;.edhe pa Jud\u00ebn? A do kish kuptim ringjallja e Krishtit pa Sh\u00ebn Thomain q\u00eb vendos gishtin n\u00eb plag\u00ebn e hapur t\u00eb Mesis\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar se ai qe ngritur prej s\u00eb vdekuri? A do ta besonim ne plot\u00ebsisht q\u00eb nj\u00eb Enver \u2013 Titan kishte mundur 80 dragonj, n\u00ebse nj\u00eb intelektual i formuar me kultur\u00eb bot\u00ebrore nuk do ta adhuronte dhe nuk do t\u00eb zhytej me mish e me shpirt n\u00eb \u201cfen\u00eb\u201d e kuqe, t\u00eb Mesis\u00eb \u2013 Enver?<\/p>\n<p>Por nuk mbaron k\u00ebtu. Po t\u00eb qe se Besniku do t\u00eb qe vendosur n\u00eb lib\u00ebr thjesht p\u00ebr t\u00eb forcuar e lart\u00ebsuar figur\u00ebn e heroit kryesor, kjo do t\u00eb qe thjesht nj\u00eb gjetje artistike e aq. Por mjesht\u00ebrisht Besniku \u00ebsht\u00eb hero m\u00eb vete dhe p\u00ebr nj\u00eb lexues jasht\u00eb kontekstit shqiptar duket se libri i kushtohet atij. Bashkudh\u00ebtimi me Enverin \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr, por fati i pandar\u00eb. Madje kur nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit fizikisht p\u00ebrkthyesi \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu kthehet n\u00eb hero, po aq t\u00eb madh sa i pari. Ky madje b\u00ebn nj\u00eb sakrific\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se jeta: sakrifikon jet\u00ebn private! Ndahet nga e fejuara sepse nuk e gjen t\u00eb virgj\u00ebr&#8230;. n\u00eb botkuptim. N\u00eb betej\u00ebn mitologjiko \u2013 biblike t\u00eb Enverit t\u00eb Mosk\u00eb Besniku u trondit p\u00ebr mir\u00eb. \u00c7\u2019mbetje e dhjam\u00eb q\u00eb i kish mbetur nga konteksti mikroborgjez, me shfaqje t\u00eb huaja q\u00eb vetvetiu i mbijn\u00eb nj\u00eb intelektuali me gjuh\u00eb t\u00eb huaja, iu tret\u00ebn si kripa n\u00eb uj\u00eb dhe erdhi po aq proletar e bolshevik sa udh\u00ebheq\u00ebsi. Ndarja nga e fejuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb fundi i bot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb familjes, miq\u00ebsis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb. Po edhe sot, nuk \u00ebsht\u00eb hap i thjesht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb emocionale dhe traumave q\u00eb sjell pas. Ama Besniku qe gati t\u00eb sakrifikoj\u00eb, t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb krejt t\u00eb ardhmen e tij dhe t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb mir\u00eb, por jo aq bolshevike sa ai, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi na sakrifikoi t\u00eb gjith\u00ebve ne.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht guxim artistik. As talent apo gjeni n\u00eb thurjen e g\u00ebrshetit artistik t\u00eb kryevepr\u00ebs s\u00eb tij. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryevep\u00ebr e pashembull t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn autori duhej t\u00eb kish marr\u00eb at\u00eb Nobel. Por koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar, po ashtu edhe konteksti. Mbase duhet nj\u00eb gjetje e re, e pakonsumuar deri m\u00eb sot, n\u00eb koh\u00ebn dhe kontekstin e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armir SHKURTI Pa asnj\u00eb m\u00ebndyshje Ismail Kadare e ka patur hak \u00e7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb, por kjo duhej t\u00eb kish ndodhur her\u00ebt, n\u00eb \u00e7erekun e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. Natyrisht ajo \u00ebsht\u00eb e bukur dhe ai i talentuar, por p\u00ebrmasat \u201cgjigand\u201d, \u201ckolos\u201d, \u201cgjeni\u201d e t\u00eb tjera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":161406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-161405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}