{"id":161653,"date":"2021-02-01T15:32:15","date_gmt":"2021-02-01T14:32:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=161653"},"modified":"2021-02-01T16:44:52","modified_gmt":"2021-02-01T15:44:52","slug":"kosova-dhe-izraeli-nenshkruan-marreveshjen-historike-te-njohjes-dokumenti-ne-gjuhen-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-dhe-izraeli-nenshkruan-marreveshjen-historike-te-njohjes-dokumenti-ne-gjuhen-serbe\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebdh\u00ebniet Kosove \u2013 Izrael ne stad historik shume pozitiv"},"content":{"rendered":"<p>Sot m\u00eb dat\u00eb 1 shkurt, me nj\u00eb ceremoni solemne virtuale, u firmos formalizmi i marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetit t\u00eb Izraelit. Firmosja zyrtare e lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike u b\u00eb nga ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.<\/p>\n<p>\u201cKy moment tejet i r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsim i miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjat\u00eb, mes popujve tan\u00eb, q\u00eb tani po kuror\u00ebzohet me lidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur shefja e diplomacis\u00eb kosovare n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, ku shtoi se Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebse ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2008. Deri m\u00eb tani Kosov\u00ebn e kan\u00eb njohur si shtet t\u00eb pavarur 116 vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Njohja e Izraelit si dhe iniciativa p\u00ebr hapjen e ambasad\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Jerusalem, mund dhe ka shkaktuar reagime t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, porse parimisht nuk ka prodhuar dhe gjsat jan\u00eb qe nuk, do prodhoje d\u00ebme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Kosova beri zgjedhjen e duhur dhe Serbia te gabuar\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kosova beri zgjedhjen e duhur sugjeruar nga aleati i saj strategjik me i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr te dhe per te gjith\u00eb shqiptaret ne Ballkan. Aleati i saj SHBA q\u00eb t\u00eb parat njoh\u00ebn Jerusalemin si kryeqytet t\u00eb Izraelit n\u00eb vitin 2017 do te mbeten gjithmon\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi me i madh i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Problematika specifike e problemeve te mundshme me miqt\u00eb e tjer\u00eb si Turqia dhe shtetet arabe qe e kane njohur Kosov\u00ebn shtet te pavarur duhet ta dine qe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje bilaterale mes Izraelit dhe Kosov\u00ebs.<br \/>\nKujtojm\u00eb qe lajmi p\u00ebr njohje reciproke dhe vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Izraelit, u b\u00eb publik m\u00eb 4 shtator n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, n\u00ebnshkruan nga nj\u00eb dokument me zotime p\u00ebr normalizim ekonomik dhe administrata e re amerikan\u00eb e Presidentit Joe Biden ja ka njohur k\u00ebt\u00eb merite administrat\u00ebs se shkuar duke e cil\u00ebsuar si hapin e duhur, pra nuk do te l\u00ebvize asnj\u00eb grime nga ky q\u00ebndrim politik.<\/p>\n<p>Gazeta izraelite \u2018The Jerusalem Post\u2019, teksa publikoi nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie te re, b\u00ebn me dije se Beogradi \u00ebsht\u00eb i zhg\u00ebnjyer me zhvillimet e fundit midis Kosov\u00ebs dhe Izraelit. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Serbia mund ta hap\u00eb ende nj\u00eb ambasad\u00eb n\u00eb Jerusalem, si\u00e7 p\u00ebrcakton marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe s\u2019mund te beje ndryshe, por nj\u00eb burim i paidentifikuar diplomatik Serb ka shtuar se marr\u00ebdh\u00ebniet me Izraelin do t\u00eb degradohen. Nj\u00eb gj\u00eb e tille duke njohur forc\u00ebn ekonomike e diplomatike te Izraelit, do beje dem vet\u00ebm Serbis\u00eb dhe do te ndihmoje Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Izraeli e ka kuptuar qe me pare te drejt\u00ebn Kosovare te pavar\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Akri \u00c7ipa ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, master shkencor n\u00eb Zgjidhjen e Konflikteve nga Columbia University n\u00eb Nju Jork, Izraeli ka shprehur gjithmon\u00eb simpati p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb popullit kosovar, por p\u00ebr hir t\u00eb arsyeve pragmatike ka hezituar t\u00eb vendos\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie zyrtare me Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Lajm\u00ebrimi n\u00eb Uashington padyshim q\u00eb nuk ka lidhje me procesin e paqes n\u00eb Lindjen e Mesme. Gjithsesi, vendosja e ambasadave t\u00eb reja n\u00eb Jeruzalem e ndihmon pozicionin e Izraelit edhe nga fakti qe Kosova e mbajti premtimin e dh\u00ebn\u00eb dhe kryeministri Hoti konfirmoi se ambasada e Kosov\u00ebs do t\u00eb vendoset n\u00eb Jeruzalem.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e p\u00ebrsh\u00ebndeti lajmin dhe n\u00ebnvizoi se ky do t\u00eb ishte \u201cvendi i par\u00eb me shumic\u00eb myslimane q\u00eb do hap\u00eb ambasad\u00ebn n\u00eb Jeruzalem.\u201d Por ne qe jemi shqiptar dhe e njohim realitetin dhe historin\u00eb e shqiptareve me fete e dim\u00eb shume mire qe Kosova \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vend me shumic\u00eb myslimane, por sigurisht qe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Kosova si edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet laik qe ne themelim dhe shoq\u00ebria kosovare karakterizohet nga pluralizmi fetar ashtu si te gjith\u00eb shqiptaret na te kat\u00ebr ish Vilajete e ish Perandoris\u00eb Otomane dhe toleranca fetare mbizot\u00ebron edhe ne Kosove si kudo ku ka shqiptare. Kosova ruan si tradit\u00ebn e saj myslimane, edhe at\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kategorike n\u00eb angazhimin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb gjitha feve dhe komuniteteve, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe komunitetin e saj t\u00eb vog\u00ebl hebre, te cilin historikisht shqiptaret ngado e kane mbrojtur dhe respektuar me mire se serbet, apo greket.<\/p>\n<p><strong>Opinioni i Diaspor\u00ebs shqiptare ne USA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap historik te Kosov\u00ebs dhe Izraelit?<\/strong><\/p>\n<p>Perqasje.com e bindur p\u00ebr rolin historik dhe aktual te Diaspor\u00ebs Shqiptar\u00eb ne USA, ne lidhje me k\u00ebt\u00eb zhvillim te r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeopolitik kontaktoi z. Ekrem Bardha, filantrop dhe biznesmen i njohur shqiptaro amerikan, lideri i Frontit Komb\u00ebtar Shqiptar n\u00eb Michigan, bashk\u00ebthemelues i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) i cili \u00ebsht\u00eb shume i vler\u00ebsuar p\u00ebr rolin si atdhetar n\u00eb njohjen, pavar\u00ebsimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Z Bardha si gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm na u p\u00ebrgjigj duke n\u00ebnvij\u00ebzuar faktin qe Tel Aviv-i \u00ebsht\u00eb duke arritur q\u00ebllimin e tij p\u00ebr t\u00eb normalizuar lidhjet e tij me shtetet q\u00eb nuk pranuan ta njohin at\u00eb p\u00ebr dekada, nd\u00ebrsa thekson se Prishtina mori vendimin e duhur politik duke rene dakord p\u00ebr hapjen e misionit t\u00eb saj diplomatik n\u00eb Jerusalem, nj\u00eb veprim ky q\u00eb, sipas z. Bardha, forcon vendimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb Izraelit p\u00ebr shpalljen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.<\/p>\n<p>Z Bardha, ne analiz\u00ebn e tij gjeopolitik\u00eb thekson se te dyja pal\u00ebt jan\u00eb treguar kurrajoze kjo sipas tij sepse Kosova do t\u00eb jet\u00eb vendi i par\u00eb me shumic\u00eb myslimane q\u00eb njeh Jeruzalemin si kryeqytet t\u00eb Izraelit, n\u00eb shkelje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por ne k\u00ebmbim fiton njohjen nga Izraeli qe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb mik t\u00eb shtuar p\u00ebr Izraelin. P\u00ebrve\u00e7 deklaratave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tyre, shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndajn\u00eb nj\u00eb simpati t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr komunitetin hebre dhe shtetin hebre, i cili manifestohet edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyera midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shtetit t\u00eb Izraelit. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie midis shqiptar\u00ebve dhe hebrenjve u krijua qe me n\u00eb tragjedin\u00eb e Holokaustit, kur shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb refuzuan t\u00eb dor\u00ebzonin an\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve lokale hebraike n\u00eb Italin\u00eb fashiste dhe Gjermanin\u00eb naziste \u2013 nd\u00ebrsa ndihmuan gjithashtu shum\u00eb refugjat\u00eb hebrenj q\u00eb iknin nga Qendra dhe Evrop\u00ebn Jugore duke u siguruar atyre ushqim dhe strehim.\u201d \u2013 Thot\u00eb z. Bardha duke shtuar se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie u p\u00ebrforcua n\u00eb 1999 kur, gjat\u00eb spastrimit etnik t\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb nga Serbia, Izraeli mir\u00ebpriti refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb hap tjet\u00ebr historik ne forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve me simbolike te madhe p\u00ebr boten dhe rajonin e Ballkanit, \u2013 p\u00ebrfundoi z. Bardha prononcimin e tij p\u00ebr Perqasje.com\u2026<\/p>\n<div class=\"addtoany_share_save_container addtoany_content addtoany_content_bottom\">https:\/\/perqasje.com\/2021\/02\/marredheniet-kosove-izrael-ne-stad-historik-shume-pozitiv\/?fbclid=IwAR3mhkDQBFLjp4CCKTECiwfSGOMmM4xaVkmvloVvQomb28b_97w3JHasylE<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot m\u00eb dat\u00eb 1 shkurt, me nj\u00eb ceremoni solemne virtuale, u firmos formalizmi i marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetit t\u00eb Izraelit. Firmosja zyrtare e lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike u b\u00eb nga ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Izraelit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":161654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-161653","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161653\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}