{"id":162999,"date":"2021-02-08T14:03:42","date_gmt":"2021-02-08T13:03:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=162999"},"modified":"2021-02-08T14:06:05","modified_gmt":"2021-02-08T13:06:05","slug":"shpetim-idrzi-edi-rames-lidhe-gjuhen-mos-me-detyro-ta-zgjidh-une-bashke-njihemi-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shpetim-idrzi-edi-rames-lidhe-gjuhen-mos-me-detyro-ta-zgjidh-une-bashke-njihemi-mire\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebtim Idrizi Edi Ram\u00ebs: Lidhe gjuh\u00ebn mos m\u00eb detyro ta zgjidh un\u00eb, bashk\u00eb njihemi mir\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PDIU, Shp\u00ebtim Idrizi, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit\u00a0 Edi Rama, t\u00eb b\u00ebra dit\u00ebn e djeshme nga Saranda, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit t\u00eb detit nga ana e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Idrizit, dje\u00a0<em>\u201cRama e l\u00ebshoi goj\u00ebn jo sikur t\u00eb ishte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, por si llazorja e dikurshme e pazarit q\u00eb p\u00ebrgojon e shtremb\u00ebron emra e pasthirrma\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Idrizi i ka sugjeruar Kryeministrit, q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb gjuh\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c<em>M\u00eb duhet t\u00eb t\u00eb k\u00ebshilloj ta lidh\u00ebsh gjuh\u00ebn, Edvin Rama! Un\u00eb e kam emrin Shp\u00ebtim Idrizi, em\u00ebr q\u00eb ma kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit e mi dhe nuk e kam nd\u00ebrruar ndonj\u00ebher\u00eb si ti nga Edvin n\u00eb Edi. Andaj ta p\u00ebrs\u00ebris, lidhe gjuh\u00ebn se pastaj do t\u00eb m\u00eb detyrosh ta zgjidh un\u00eb e ne njihemi mir\u00eb bashk\u00eb\u201d<\/em>.- k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur Shp\u00ebtim Idrizi.<\/p>\n<p>Reagimi plot\u00eb:<\/p>\n<p><em>Rilindasi Edvin Rama dje n\u00eb Sarand\u00eb, si \u201ccjapi q\u00eb po i vjen ngordhja\u201d, e l\u00ebshoi goj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb publikisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar nga piruetat e tij t\u00eb rrezikshme me Greqin\u00eb. Nj\u00eb nga ata q\u00eb u anatemuan se kishin shqet\u00ebsuar kot dynjan\u00eb dhe \u201cfaraonin\u201d p\u00ebr zgjerimin nga 6 n\u00eb 12 milje t\u00eb detit territorial grek n\u00eb drejtim t\u00eb Jonit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, isha dhe un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cFaraoni\u201d q\u00eb nuk skuqet kur i b\u00ebn avokatin\u00eb Greqis\u00eb, \u201cq\u00eb ajo ka t\u00eb drejt\u00eb dhe nuk e ka me ne\u201d, e l\u00ebshoi goj\u00ebn jo sikur t\u00eb ishte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, por si llazorja e dikurshme e pazarit q\u00eb p\u00ebrgojon e shtremb\u00ebron emra e pasthirrma, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb kujtoi G\u00ebzim Kulufin e viteve \u201880-\u201890-t\u00eb, q\u00eb v\u00ebrtitej n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb e s\u2019linte njeri pa ngacmuar, por gjithsesi ishte m\u00eb i mir\u00eb se ky, se nuk b\u00ebnte d\u00ebme.<\/em><\/p>\n<p><em>Arroganca e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pashembullt n\u00eb komplekset e veta. Ai kur ka ndonj\u00eb funksionar t\u00eb lart\u00eb grek a serb af\u00ebr, apo kur \u00ebsht\u00eb af\u00ebr Greqis\u00eb, buz\u00eb detit, u vet\u00ebserviloset me d\u00ebshir\u00eb dhe sulmon bashk\u00ebpatriot\u00ebt e vet, t\u00eb cil\u00ebve ka detyrimin t\u2019iu b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mbrojtur me jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm, apo dhe t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri politike q\u00eb kemi sot.<\/em><\/p>\n<p><em>Rama nuk e ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb: \u00ebsht\u00eb \u201cluan\u201d me bashk\u00ebkombasit e vet dhe kone me Greqin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebnte kur n\u00eb krah t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb Serbis\u00eb Vu\u00e7i\u00e7, telendiste liderat e Kosov\u00ebs me radh\u00eb, aq sa hodhi n\u00eb gjyq edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb po ky \u201cluan\u201d i k\u00ebrkonte Presidentit serb, numrin e telefonit t\u00eb Mihajllovi\u00e7it, q\u00eb t\u2019i shkruante nj\u00eb let\u00ebr meraku e solidariteti kur ishte s\u00ebmur\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e din\u00eb, ish-futbollisti i Interit ishte miku i ngusht\u00eb i Arkanit, q\u00eb p\u00ebrplasej ashp\u00ebr n\u00eb fush\u00eb dhe jasht\u00eb saj, kur Kosova \u00e7lirohej nga NATO dhe U\u00c7K-ja.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb duhet t\u00eb t\u00eb k\u00ebshilloj ta lidh\u00ebsh gjuh\u00ebn, Edvin Rama! Un\u00eb e kam emrin Shp\u00ebtim Idrizi, em\u00ebr q\u00eb ma kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit e mi, dhe nuk e kam nd\u00ebrruar ndonj\u00ebher\u00eb si ti nga Edvin n\u00eb Edi. Andaj ta p\u00ebrs\u00ebris, lidhe gjuh\u00ebn se pastaj do t\u00eb m\u00eb detyrosh ta zgjidh un\u00eb e ne njihemi mir\u00eb bashk\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Jasht\u00eb natyr\u00ebs time e aq me pak n\u00eb publik, m\u2019u desh t\u2019i shkruaj k\u00ebto rreshta t\u00eb par\u00eb, jo se nuk di apo s\u2019mundem , por si kryetar i PDIU-s\u00eb, m\u00eb interesojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr qytetetar\u00ebt shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb din\u00eb:<br \/>\n\u2013 Pse hesht si greku m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr \u201cLigjin e Luft\u00ebs\u201d q\u00eb Greqia mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me vendin ku ti je kryeminist\u00ebr, teksa na ishe betuar q\u00eb s\u2019do shkoje n\u00eb Greqi pa u hequr ky ligj dhe pasojat e tij mbi shqiptar\u00ebt?<br \/>\n\u2013 \u00c7far\u00eb t\u00eb detyroi t\u00eb shkosh dy her\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, ku nj\u00ebher\u00eb t\u00eb servir\u00ebn nj\u00eb drek\u00eb t\u00eb bukur e her\u00ebn tjet\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb shijshme, si\u00e7 je shprehur vet\u00eb?<br \/>\n\u2013 Pse e hoqe nga programi i qeveris\u00eb n\u00eb vitin 2017-t\u00eb zgjidhjen e \u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame, q\u00eb e kishe n\u00eb programin e PS-s\u00eb dhe at\u00eb qeveritar n\u00eb 2013?<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Pse nuk e kund\u00ebrshtove Greqin\u00eb, kur ajo me dekret zgjeroi ujrat e veta territoriale nga 6-12 milje n\u00eb drejtim t\u00eb detit Jon dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas pik\u00ebs 15- t\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Detit, ky zgjerim b\u00ebhet vet\u00ebm me marr\u00ebveshje?<br \/>\n\u201cKryeministri grek deklaronte n\u00eb parlamentin grek: \u201cSot n\u00eb agimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dyt\u00eb t\u00eb madh, Ajo u parapri nga hapi i par\u00eb, dekreti p\u00ebr gjiret e mbyllura. Ne po zgjerohemi. Vendi yn\u00eb shtrin dominimin e tij n\u00eb detin Jon n\u00eb 12 milje. Un\u00eb kisha njoftuar zgjerimin e ujrave tona territoriale q\u00eb nga Gushti\u201d.<br \/>\n\u2013 Pse Greqia pas 87 vjet\u00ebsh, q\u00eb nga ligji i kufirit t\u00eb Greqis\u00eb, apo 39 vjet pas Konvent\u00ebs p\u00ebr Detin t\u00eb vitit 1982, zgjeron ujrat territoriale nga 6-12 milje n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ty kryeminist\u00ebr?<br \/>\n\u2013 Kush ta jep t\u00eb drejt\u00ebn pa pyetur ask\u00ebnd, q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e sovranitetit dhe integritetit t\u2019ia delegosh nj\u00eb gjykate t\u00eb huaj? Pse po shkon n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs e jo t\u00eb Hamburgut, si\u00e7 e p\u00ebrcakton Konventa e Detit? Po t\u00eb kujtoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb konfliktit Kroaci-Slloveni, p\u00ebr t\u2019ja deleguar sovranitetin territorial nj\u00eb gjykate t\u00eb huaj, Sllovenia shpalli referendum komb\u00ebtar. Ti pse nuk e b\u00ebn?<br \/>\n\u2013 P\u00ebrse varrezat e ushtar\u00ebve grek\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn si pushtues n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ul\u00ebn flamurin shqiptar e vun\u00eb tabelat greke, u nd\u00ebrtuan pik\u00ebrisht tani n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ti je kryeminist\u00ebr, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Traktatin e Vien\u00ebs t\u00eb vitit 1949, q\u00eb trupat e r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor tjet\u00ebr duhet t\u00eb zhvarrosen dhe t\u00eb kthehen n\u00eb vendin am\u00eb?<br \/>\n\u2013 P\u00ebrse nuk ke k\u00ebrkuar kurr\u00eb ngritjen e varrezave p\u00ebr shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb q\u00eb dergjen n\u00eb varre pa em\u00ebr n\u00eb \u00c7am\u00ebri? Apo dhe p\u00ebr ty si p\u00ebr qeverin\u00eb greke ushtar\u00ebt e vrar\u00eb grek\u00eb vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb masakruar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre?<br \/>\n\u2013 Pse s\u2019ke shkuar kurr\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh nj\u00eb tuf\u00eb lule n\u00eb \u201cVarrezat Monumentale t\u00eb Kllogjerit\u201d, ku dergjen 2900 shqiptar\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, q\u00eb vdiq\u00ebn nga uria e s\u00ebmundjet n\u00eb territorin shqiptar? K\u00ebto varreza i kishe vet\u00ebm disa kilometra nga vendi ku p\u00ebrgojoje pasardh\u00ebsit e tyre?<br \/>\n\u2013 Pse nuk i jep statusin e varrezave historike \u201cVarrezave Monumentale t\u00eb Kllogjerit\u201d, k\u00ebrkes\u00eb e kahershme e Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d dhe PDIU-s\u00eb, status ia ke dh\u00ebn\u00eb varrezave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb?<br \/>\n\u2013 A t\u00eb skuqet pak fytyra kur shkon n\u00eb Bashkin\u00eb e \u00c7am\u00ebris\u00eb, n\u00eb Konispol, me flamurin grek nga mbrapa, bashki q\u00eb e kishe zhdukur nga harta territoriale n\u00eb projektin t\u00ebnd t\u00eb Rilindjes dhe e kishe bashkuar me Bashkin\u00eb minoritare t\u00eb Finiqit? Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb PDIU-s\u00eb, jo t\u00ebnden, sot Bashkia e \u00c7am\u00ebris\u00eb egziston.<br \/>\n\u2013 Pse nuk e zbaton Rezolut\u00ebn p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb t\u00eb vitit 2004, kur kishe premtuar me z\u00eb e figur\u00eb n\u00eb vitin 2013-t\u00eb q\u00eb do b\u00ebje nj\u00eb Rezolut\u00eb tjet\u00ebr e \u00e7do 6 muaj do raportoje si kryeminist\u00ebr n\u00eb Parlament p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame?<br \/>\n\u2013 A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ke r\u00ebn\u00eb dakort t\u00eb barazosh emrin e shenjt\u00eb \u00c7am\u00ebri me Vorio-Epir dhe ta heq\u00ebsh emrin \u00c7am\u00ebri nga tekstet e Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\n\u2013 Pse hesht si greku m\u00eb i mir\u00eb kur qeveria greke me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebrcakton si minoritar\u00eb dhe banor\u00ebt e Mursis\u00eb, Xarr\u00ebs, Vrin\u00ebs, Shkall\u00ebs dhe \u00c7iflikut n\u00eb Konispol; Zv\u00ebrnecit n\u00eb Vlor\u00eb; qytetin e Himar\u00ebs dhe fshatrat Muzin\u00eb, Pec\u00eb, Kardhiq n\u00eb Delvin\u00eb?<br \/>\n\u2013 Pse i ke premtuar Greqis\u00eb q\u00eb censusi i ardhsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebdeklarimit, q\u00eb PDIU me amendamentet e saj n\u00eb Ligjin p\u00ebr Censusin dhe shqiptar\u00ebt e hodh\u00ebn posht\u00eb 10 vjet m\u00eb par\u00eb?<br \/>\n\u2013 A u ndje i k\u00ebnaqur prej teje, ministri i jasht\u00ebm grek Dendias, kur n\u00eb protest\u00ebn e Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d para Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme shqiptare, nj\u00eb pjes\u00eb e policis\u00eb t\u00ebnde, me eg\u00ebrsi q\u00eb do t\u2019ia kishte zili dhe ajo greke, godiste dhe arrestonte 25 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Patriotike \u201c\u00c7ameria\u201d?<\/em><\/p>\n<p><em>Kam edhe shum\u00eb pyetje t\u00eb tjera si ligji p\u00ebr minoritet, ku e nxorre Shqip\u00ebrin\u00eb me 9 minoritete, apo ligji p\u00ebr toponimet q\u00eb iu heq vendlindjen \u00c7am\u00ebri pleqve 80 vje\u00e7ar\u00eb \u00e7am\u00eb? Por u b\u00ebn\u00eb si shum\u00eb e p\u00ebr sot mjaftojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ta mbyllur po t\u00eb kujtoj:<br \/>\nUn\u00eb nuk e ngrita kurr\u00eb traun para 17 vjet\u00ebsh, as kur ti ma k\u00ebrkoje p\u00ebr miqt\u00eb e tu; kurse ti e ngrite traun p\u00ebr 350 mij\u00eb bij n\u00ebnash q\u00eb t\u00eb iknin nga Shqip\u00ebria prej teje e grabit\u00ebsve t\u00eb tu, dhe po ti e ule traun p\u00ebr 2 milion\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PDIU, Shp\u00ebtim Idrizi, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit\u00a0 Edi Rama, t\u00eb b\u00ebra dit\u00ebn e djeshme nga Saranda, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit t\u00eb detit nga ana e Greqis\u00eb. Sipas Idrizit, dje\u00a0\u201cRama e l\u00ebshoi goj\u00ebn jo sikur t\u00eb ishte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, por si llazorja e dikurshme e pazarit q\u00eb p\u00ebrgojon e shtremb\u00ebron emra e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":163001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1231],"class_list":{"0":"post-162999","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-idrzi-rames-lidhe-gjuhen-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162999\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}