{"id":163006,"date":"2021-02-08T14:38:35","date_gmt":"2021-02-08T13:38:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=163006"},"modified":"2021-02-08T14:38:35","modified_gmt":"2021-02-08T13:38:35","slug":"zbardhet-komunikimi-mes-tires-dhe-infermiereve-te-arrestuara-ik-nderroje-pak-muhametin-ta-jap-kafen-kur-te-vij-jepi-ndonje-10-ce-se-ajo-e-lan-babin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbardhet-komunikimi-mes-tires-dhe-infermiereve-te-arrestuara-ik-nderroje-pak-muhametin-ta-jap-kafen-kur-te-vij-jepi-ndonje-10-ce-se-ajo-e-lan-babin\/","title":{"rendered":"Zbardhet komunikimi mes Tires dhe infermiereve t\u00eb arrestuara: Ik nd\u00ebrroje pak Muhametin\u2026 ta jap kafen kur t\u00eb vij, jepi ndonj\u00eb 10-\u00e7e se ajo e lan babin\u2026"},"content":{"rendered":"<p>B\u00ebhet publike dosja e p\u00ebrgjimeve, mes Tire Alldervishit dhe 4 bashk\u00ebpun\u00ebtoreve t\u00eb saj, n\u00eb spitalin \u201cShefqet Ndroqi\u201d. N\u00eb dat\u00eb 05\/12\/2020 shtetases Tire Alldervishi, i ka ardhur nj\u00eb mesazh (SMS), nga\u00a0 kontakti i regjistruar n\u00eb telefonin e saj me emrin \u201cSheqere kati 3\u201d me num\u00ebr 06****** ku p\u00ebrmbajtja e bised\u00ebs s\u00eb zhvilluar mes tyre, \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>08:57, 05\/12\/2020 \u2013 Sheqere kati 3: \u201dTire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe.\u00a0 Ne rregull.\u00a0 Mos harro.\u00a0 Me thuaj pastaj\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ne sistemin \u201cDeepSee\u201d rezulton se numri telefonik celular 06***i perket shtetases Sheqerije Jonuz Ko\u00e7i, e cila rezulton e pun\u00ebsuar pran\u00eb Spitalit Univeristar \u201cShefqet Ndroqi\u201d. Gjithashtu ajo figuron n\u00eb list\u00ebn e infermier\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij spitali, me num\u00ebr celular 06****<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shtetasi me emrin \u201dMuhamet\u201d \u00ebsht\u00eb identifikuar si shtetasi M. S. p\u00ebrdorues i numrit t\u00eb telefonit 0693524722, i cili sipas dokumentacionit t\u00eb administruar me pro\u00e7esverbal \u201cmbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave\u201d nga spitali \u201cShefqet Ndroqi\u201d Tiran\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i shtruar si pacient n\u00eb spital gjat\u00eb p\u00ebriudh\u00ebs kohore q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar mesazhi.<\/p>\n<p>Nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur shtetasi M. S. i cili ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb shtruar n\u00eb spitalin \u201cShefqet Ndroqi\u201d rreth dat\u00ebs 1 dhjetor 2020 dhe ka dal\u00eb nga spitali n\u00eb dat\u00ebn 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjeksor q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere n\u00eb at\u00eb spital, pasi vajz\u00ebn e saj e ka menaxhere n\u00eb biznesin e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu mban mend dhe nj\u00eb infermiere q\u00eb quhet Elda e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdoruese e numrit 06**** e cila i ka sh\u00ebrbyer. Ai pohon se i ka l\u00ebn\u00eb bakshish (duke mos dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb tjera). Tire Alldervishin ai nuk e njeh dhe nuk mban mend q\u00eb ajo ti ket\u00eb sh\u00ebrbyer atij gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb i shtruar n\u00eb spital, shkruan tch.<\/p>\n<p>II). N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij episodi, n\u00eb dat\u00eb 12\/12\/2020 shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 06****t\u00eb rregjistruar n\u00eb telefonin e saj me emrin \u201cMira Vod\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ne sistemi \u201cDeepSee\u201d rezulton se numri telefonik celular 06*****i perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton figuron n\u00eb list\u00ebn e infermier\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij spitali.<\/p>\n<p>Nga biseda e dat\u00ebs 12.12.2020 Tirja i thot\u00eb Mir\u00ebs q\u00eb ka hyr\u00eb mik p\u00ebr t\u00eb tek Ana n\u00eb dhom\u00ebn 6 dhe Mira i thot\u00eb q\u00eb ska gj\u00eb se n\u00eb i ndajm\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb p\u00ebrmendet shtetasja me emrin \u201dSheqere\u201d ku pas verifikimeve t\u00eb b\u00ebra nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar \u201cShefqet Ndroqi\u201d e cila gjithashtu p\u00ebrmendet n\u00eb episodin e m\u00ebsip\u00ebrm. Nga biseda kuptohet gjithashtu q\u00eb dikush q\u00eb ka qen\u00eb i shtruar, i ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka Sheqerijes q\u00eb sipas bindjes son\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrfitim monetar.<\/p>\n<p>Biseda mes tyre:<\/p>\n<p>17:49, 12\/12\/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6\u00a0 Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.<\/p>\n<p>17:50, 12\/12\/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj<\/p>\n<p>17:51, 12\/12\/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von<\/p>\n<p>17:51, 12\/12\/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha<\/p>\n<p>17:52, 12\/12\/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta\u00a0 Ti e di qe punojm bashke<\/p>\n<p>17:52, 12\/12\/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma<\/p>\n<p>17:52, 12\/12\/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken<\/p>\n<p>17:52, 12\/12\/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm<\/p>\n<p>17:54, 12\/12\/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes<\/p>\n<p>17:57, 12\/12\/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort<\/p>\n<p>07:55, 13\/12\/2020 Tire Alldervishi; Kafja te beft mir<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 26\/09\/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 06*** t\u00eb rregjistruar n\u00eb telefonin e saj me emrin \u201cSidorela Kat 3\u201d. Nga verifikimet ne sistemi \u201cDeepSee\u201d rezulton se numri telefonik celular \u201c06*****\u201d nuk gjeneron t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr personin n\u00eb posedim t\u00eb tij, por sipas dokumentacionit t\u00eb administruar me pro\u00e7esverbal rezulton se shtetasja Sidorela \u00c7ela figuron n\u00eb list\u00ebn e infermjereve t\u00eb k\u00ebtij spitali, me num\u00ebr celular 06****. Nga verifikimet ne sistemin \u201cDeepSee\u201d rezulton q\u00eb shtetasja Sidorela Remzi \u00c7ela figuron e pun\u00ebsuar n\u00eb spitalin \u201cShefqet Ndroqi\u201d Tiran\u00eb. P\u00ebrmbajtja e bised\u00ebs s\u00eb zhvilluar mes tyre \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>15.21, 26\/09\/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10<\/p>\n<p>15:21, 26\/09\/2020 \u2013 Sidorela Kat 3: Kur ta dha<\/p>\n<p>15.23, 26\/09\/2020 \u2013 Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit<\/p>\n<p>15:23, 26\/09\/2020 \u2013 Sidorela Kat 3: Mua sme dha<\/p>\n<p>15:53, 26\/09\/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz \u2026 vl sa pa ic<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrmbajtja e nj\u00eb tjet\u00ebr bisede t\u00eb zhvilluar mes tyre n\u00eb aplikacionin \u00cbhatsApp \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:20 \u2013 Sidorela Kat 3: Tire<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:20 \u2013 Sidorela Kat 3: Ca ben<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:20 \u2013 Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:20 \u2013 Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:20 \u2013 Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:21 \u2013 Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:21 \u2013 Sidorela Kat 3: Mthuaj<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:21 \u2013 Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi<\/p>\n<p>30\/08\/2020, 22:21 \u2013 Sidorela Kat 3: Tlutem<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 10:55 \u2013 Tire Alldervishi: Nuk me ngre tlf<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 10:55 \u2013 Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 10:58 \u2013 Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter<\/p>\n<p>06****<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 22:53 \u2013 Sidorela Kat 3: Vajte<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 22:53 \u2013 Sidorela Kat 3: Atje<\/p>\n<p>31\/08\/2020, 22:53 \u2013 Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:43 \u2013 Sidorela Kat 3: Ku je ti<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:44 \u2013 Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:44 \u2013 Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:44 \u2013 Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:44 \u2013 Sidorela Kat 3: Ok<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:44 \u2013 Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:45 \u2013 Tire Alldervishi: You deleted this message<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:45 \u2013 Sidorela Kat 3: Kush e ka kte<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:45 \u2013 Sidorela Kat 3: Nr<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:45 \u2013 Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:46 \u2013 Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:46 \u2013 Tire Alldervishi: Quhet Lume<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:47 \u2013 Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel<\/p>\n<p>02\/09\/2020, 17:47 \u2013 Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:14 \u2013 Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:14 \u2013 Sidorela Kat 3: Ma gjejcik<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:14 \u2013 Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:14 \u2013 Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:15 \u2013 Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:15 \u2013 Sidorela Kat 3: Kafe<\/p>\n<p>05\/10\/2020, 19:15 \u2013 Sidorela Kat 3:<\/p>\n<p>\u201dGzimi\u201d \u00ebsht\u00eb pacienti i shtruar n\u00eb spital, shtetasi G. L. dhe personi q\u00eb ka mbajtur kontakte me Tiren \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e G\u00ebzimit, shtetasja Fatime Lemnushi p\u00ebrdoruese e numrit t\u00eb telefonit 06****Ndersa, Ferzi Ymetllari q\u00eb citohet m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb shtetasi F. H. i cili gjithashtu nga analizimi i list\u00ebs s\u00eb pacienteve, ka qen\u00eb pacient n\u00eb spitalin \u201dShefqet Ndroqi\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rezulton q\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +35**** t\u00eb cilin nuk e ka t\u00eb rregjistruar n\u00eb telefonin e saj. P\u00ebrdoruesi i k\u00ebtij numri interesohet p\u00ebr shtetasin A. A. t\u00eb shtruar n\u00eb at\u00eb spital, gjithashtu i thot\u00eb q\u00eb Elona nuk i p\u00ebrgjigjet por e ka falenderuar p\u00ebr porosin\u00eb. Biseda \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>20:00, 12\/12\/2020: Po pat\u00e9 ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo Elona nk me prgj. Vetem thjesht me falenderoj per porosin<\/p>\n<p>08:04, 13\/12\/2020 \u2013 +355696545815: Mgjesi.\u00a0 Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi<\/p>\n<p>08:15, 13\/12\/2020 \u2013 Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi<\/p>\n<p>08:16,13\/12\/2020 \u2013 +355696545815: Ska gje<\/p>\n<p>08:19, 13\/12\/2020 \u2013 +355696545815: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me episodin e m\u00ebsip\u00ebrm, \u00ebsht\u00eb pyetur shtetasi M. A. i cili \u00ebsht\u00eb nipi i shtetasit A. A. i cili sqaron se: ka pasur t\u00eb shtruar n\u00eb spitalin \u201dShefqet Ndroqi\u201d xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qen\u00eb shtruar n\u00eb dat\u00eb 29.11.2020 dhe ka q\u00ebndruar n\u00eb katin e dyt\u00eb dhoma 5, kirurgjia tarakale. N\u00eb dat\u00ebn 16.12.2020, xhaxhai i tij ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Marigleni pohon q\u00eb e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi n\u00eb der\u00ebn e spitalit kur ka q\u00ebn\u00eb duke dor\u00ebzuar ushqimet p\u00ebr xhaxhain e tij. Aty ka par\u00eb Tiren dhe i ka k\u00ebrkuar si nder q\u00eb ti d\u00ebrgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb or\u00ebn 18:00 kur ishte orari i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar ushqimet. M. i ka dh\u00ebn\u00eb asaj nj\u00eb pes\u00ebmij\u00eb dhe dhjet\u00ebmij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb ri. Marigleni pohon q\u00eb ka pasur kontakte vet\u00ebm me infermier\u00ebt Ai ju ka dh\u00ebn\u00eb atyre, nga nj\u00eb dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjet\u00ebr. Infermieret t\u00eb cil\u00ebve ju ka l\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb\u00a0 dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh, kan\u00eb qen\u00eb shtetasja me emrin \u201dElona\u201d p\u00ebrdoruese e numrit 06**** dhe \u201dSidorela\u201d p\u00ebrdoruese e numrit 06*****<\/p>\n<p>Sidorela q\u00eb p\u00ebrmendet m\u00eb sip\u00ebr rezulton t\u00eb jet\u00eb shtetasja Sidorela Cela, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sqaruar dhe m\u00eb sip\u00ebr, me detyr\u00eb infermiere e spitalit dhe ka kontakte t\u00eb vazhdueshme me Tiren.<\/p>\n<p>Komunikimi i m\u00ebposht\u00ebm \u00ebsht\u00eb mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +3556*** t\u00eb rregjistruar n\u00eb telefonin e saj me emrin \u201cAltini Djanes\u201d identifikuar si (A. R. S.). Biseda \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>07:51, 07\/12\/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam<\/p>\n<p>07:54, 07\/12\/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim<\/p>\n<p>07:55, 07\/12\/2020 Altini Djanes: Ok<\/p>\n<p>07:56, 07\/12\/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin<\/p>\n<p>07:57, 07\/12\/2020 Altini Djanes: Ok<\/p>\n<p>07:34, 08\/12\/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm<\/p>\n<p>07:37, 08\/12\/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne \u00ebhatsup<\/p>\n<p>07:38, 08\/12\/2020 Tire Alldervishi: +3556****<\/p>\n<p>07:36, 10\/12\/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je<\/p>\n<p>07:36, 10\/12\/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen<\/p>\n<p>07:38, 10\/12\/2020 AltiniDjanes: Ok flm<\/p>\n<p>07:40, 10\/12\/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un<\/p>\n<p>Nga verifikimet ne sistemi \u201cDeepSee\u201d rezulton se numri telefonik celular \u201c06****\u201d q\u00eb Tirja e prezanton si shoqen e saj q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb porosin\u00eb i p\u00ebrket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton t\u00eb jet\u00eb vajza e shtetases Rukije Ramazan Hoxhaj, e cila \u00ebsht\u00eb e pun\u00ebsuar n\u00eb Spitalit Univeristar \u201cShefqet Ndroqi\u201d.<\/p>\n<p>Referuar dokumentacionit t\u00eb administruar me pro\u00e7esverbal \u201cmbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave\u201d nga Spitali \u201cShefqet Ndroqi\u201d Tiran\u00eb, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e sh\u00ebnuar\u00a0 n\u00eb planin javor t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb sanitareve, pavioni 3 B.<\/p>\n<p>Nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur shtetasi A. S. i cili sqaron se: me shtetasen Tire Alldervishi ka lidhje t\u00eb larg\u00ebt miq\u00ebsie. Me dat\u00eb 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij R. S., \u00ebsht\u00eb shtruar n\u00eb spitalin Shefet Ndroqi, Tiran\u00eb. Babai i tij ka q\u00ebndruar i shtruar n\u00eb spital pothuaj 10 dit\u00eb dhe ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb spital. Infermjerja qe ka ndjekur ecurin\u00eb e s\u00ebmundjes se babait t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb, quhet Irma me t\u00eb cil\u00ebn ai ka komunikuar n\u00eb telefon pothuajse \u00e7do dit\u00eb, dhe ajo e ka sqaruar per gjendjen e babait. Kryeinfermierja qe ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Per shkak t\u00eb njohjes q\u00eb Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me t\u00eb p\u00ebr gjendjen e babait, ushqimin dhe pastrimin e tij. Babi i tij ka qene i shtruar n\u00eb katin e tret\u00eb, dhom\u00ebn e shtrimit nuk e kujton. Gjat\u00eb k\u00ebtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Shtetasi Altin sqaron se n\u00eb dy apo tre raste i ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh. Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton q\u00eb Tirja i ka dh\u00ebn\u00eb numrin e nj\u00eb shoqes s\u00eb saj qe ishte santitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb dilte tek porta p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb ushqimin e babait. P\u00ebrvec qeses me ushqime ai i ka dh\u00ebn\u00eb sanitares n\u00eb fjal\u00eb nj\u00eb dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen q\u00eb ajo tregonte ndaj babait t\u00eb tij. Sanitaren q\u00eb doli tek porta nuk e njeh.<\/p>\n<p>Nga biseda e zhvilluar m\u00eb dat\u00eb\u00a0 04\/12\/2020 mes pacientes L. K. dhe sanitares Tire Alldervishi del q\u00eb e ndjera i ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb ndihm\u00eb Tires p\u00ebr ti sjell\u00eb ushqim apo p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr t\u00eb. Nga biseda me Tiren del q\u00eb ajo ka qen\u00eb disa her\u00eb edhe pa ngr\u00ebn\u00eb dhe po i k\u00ebrkonte q\u00eb ti sillnin ushqim. Biseda e plot\u00eb \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>04\/12\/2020, 19:35 \u2013 Tire Alldervishi: Gzohem te jsh mir<\/p>\n<p>05\/12\/2020, 18:32 \u2013 Liljana: Mos u merzit per zotin te duam shum<\/p>\n<p>05\/12\/2020, 18:59 \u2013 Tire Alldervishi: Pa merak<\/p>\n<p>05\/12\/2020, 19:01 \u2013 Tire Alldervishi:<\/p>\n<p>06\/12\/2020, 08:49 \u2013 Liljana: Ta honksha m**** hajde nje sekont<\/p>\n<p>06\/12\/2020, 09:36 \u2013 Liljana: O tire hajde ta honksha m****<\/p>\n<p>06\/12\/2020, 20:15 \u2013 Tire Alldervishi: Ate po pres<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 08:16 \u2013 Tire Alldervishi: Mgjes TEZE<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 08:17 \u2013 Tire Alldervishi: Jam ne shpi jo ne pun<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 08:17 \u2013 Liljana: Te du shumhajdepak<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 08:28 \u2013 Tire Alldervishi: Jooo<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 08:29 \u2013 Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 17:04 \u2013 Liljana:\u00a0treo<\/p>\n<p>07\/12\/2020, 17:54 \u2013 Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur<\/p>\n<p>09\/12\/2020, 08:53 \u2013 Liljana: Hsjde pes minuta<\/p>\n<p>11\/12\/2020, 16:15 \u2013 Liljana: Po ku shkove<\/p>\n<p>11\/12\/2020, 16:32 \u2013 Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha<\/p>\n<p>11\/12\/2020, 18:02 \u2013 Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit<\/p>\n<p>11\/12\/2020, 18:05 \u2013 Liljana: Missed voice call<\/p>\n<p>11\/12\/2020, 18:50 \u2013 Liljana: Tire meri te dyja po pate lek\u00a0 e nap dhr bisakor<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 09:33 \u2013 Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 09:35 \u2013 Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 09:36 \u2013 Liljana: Missed voice call<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 10:04 \u2013 Liljana: Tethash me jep icik buk me ike<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 10:15 \u2013 Liljana: Hajde se me ra t<\/p>\n<p>12\/12\/2020, 17:56 \u2013 Tire Alldervishi: TerujtZoti<\/p>\n<p>13\/12\/2020, 14:04 \u2013 Liljana: Kur do haj buk<\/p>\n<p>13\/12\/2020, 14:12 \u2013 Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak<\/p>\n<p>13\/12\/2020, 14:29 \u2013 Liljana: Otire hade pak te lutem<\/p>\n<p>18\/12\/2020, 09:42 \u2013 Liljana: Pse me tradhtove jam keq<\/p>\n<p>18\/12\/2020, 09:43 \u2013 Liljana: Me kthe prgjigje<\/p>\n<p>Pra nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin \u2018\u2019 Shefqet Ndroqi\u2019\u2019, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.<\/p>\n<p>Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper.<\/p>\n<p>Keta persona ne mungese te plote te pergjegjesise qe i ngarkon detyra, ne mungese te plote te solidaritetit, ne shkelje totale te ligjit dhe te moralit shoqeror kane treguar sesi mund te njolloset kemisha e bardhe e cila duhet te perfaqesoje gjithe solidaritetin dhe perkushtimin ndaj pacienteve dhe jo ngritjen ne sistem te abuzimit me detyren dhe perfitmit ne kurriz te pacienteve dhe te familjareve te tyre.<\/p>\n<p>I perket veprimtarise se metejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjere te cilet mund te jene te perfshire apo qe kane perfituar ne kurriz te ushtrimit ne menyre te perkushtuar te detyres.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb ekzistenc\u00eb t\u00eb dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb prova p\u00ebr kryerje vepre penale nga k\u00ebto subjekte, duke pare rendesine e faktit dhe rrezikshmerine shoqerore si edhe duke qene evident rreziku i ikjes pra duke pasur shkaqe te bazuara ne ligj persa me lart, ne perputhje me nenin 253 te K.Pr.Penale, rezultoi e detyrueshme q\u00eb n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre t\u00eb nxirret Urdheri i Ndalimit pasi ndaj tyre plotesohen kushtet dhe kriteret si per te nxjerre Urdherin e Ndalimit por edhe qe me pas ky Ndalim te vleftesohet i ligjshem si edhe te caktohen masa t\u00eb sigurimit personal n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet dhe kriteret ligjore sipas parashikimeve t\u00eb neneve 228, 229, 230,232 e vijues t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>B\u00ebhet publike dosja e p\u00ebrgjimeve, mes Tire Alldervishit dhe 4 bashk\u00ebpun\u00ebtoreve t\u00eb saj, n\u00eb spitalin \u201cShefqet Ndroqi\u201d. N\u00eb dat\u00eb 05\/12\/2020 shtetases Tire Alldervishi, i ka ardhur nj\u00eb mesazh (SMS), nga\u00a0 kontakti i regjistruar n\u00eb telefonin e saj me emrin \u201cSheqere kati 3\u201d me num\u00ebr 06****** ku p\u00ebrmbajtja e bised\u00ebs s\u00eb zhvilluar mes tyre, \u00ebsht\u00eb si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":163008,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1233],"class_list":{"0":"post-163006","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-zbardhet-komunikimi-mes-tires-dhe-infermiereve-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163006"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163006\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/163008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}